Nga Leart Kola
Një muaj më parë, Qeveria shqiptare nëpërmjet kryeministrit të saj ka prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës (KE), një ftesë për të bërë një raport pasues dhe rishikim të pretendimeve të pabaza për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, duke amenduar kështu rezolutën e Dick Marty (Dokumenti 12462, 7 Janar 2011).
Me një fjalim pasionant, Edi Rama ju drejtua anëtarëve të KE, jo vëtëm për të shpjeguar pozicionin e Shqipërisë në raport me këtë rezolutë, por mbi të gjitha për të korrigjuar një gabim historik, që ky institucion ka bërë duke miratuar një rezolutë thelbi i të cilës tashmë është vërtetuar, që është i bazuar në lajme të rreme.
E megjithëse është bërë botërisht e ditur dhe ligjërisht e pranuar, që trafikimi i organeve nuk ka ndodhur, opozita e sotme në Shqipëri me në krye Sali Berishën del kundra kësaj rezolute, duke vazhduar qëndrimin armiqësor, që historikisht ky person ka ndaj Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK).
Çka na bën të mendojmë mbi dokumentat dhe faktet që po dalin çdo ditë në dritë mbi besnikërinë ndaj një marrëdhënie okulte, që kjo parti ka me Rusinë e më shumë se me vetë rusët, me monedhën e tyre.
Pak kontekst historik të ndërtuar nëpërmjet fakteve:
Në 12 Qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë, kjo datë njihet edhe si çlirimi i Kosovës dhe kjo u arrit nga një kombinim i forcave partizane të UÇK dhe kryesisht i forcave të NATO-s, të cilët pas një faze bombardimesh nuk patën alternativë tjetër përpos asaj të ndërhyrjes ushtarake tokësore.
Në atë kohë në krye të Qeverisë Shqiptare ishte Partia Socialiste e ky është një fakt i rëndësishëm historik, pasi nuk ishte koinçidencë, që çlirimi u bë i mundur pikërisht në atë periudhë. Vlen të kujtojmë se është e vërtetuar me fakte dhe e pranuar nga vetë Sali Berisha se gjatë qeverisjes së PD në vitet 1992-1997 qeveria e tij theu embargon për furnizimin e Serbisë me karburant dhe ushtroi në raste të përsëritura persekutimin e aktivistëve të UÇK-së.
Menjëherë pas luftës, Kosova u administrua nga një administratë ndërkombëtare, e cila kishte një pushtet të pakufizuar në punët e përditshme të shtetit, duke e bërë Qeverinë e Kosovës, sidomos në vitet e para, pak më shumë se një ornament në qeverisjen e shtetit.
Ky argument është i rëndësishëm për të kuptuar një gjë; ndërkombëtarët sidmos gjykatës dhe prokurorë, që donin të gjenin të vërtetën për luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri nuk kishin kurrfarë pengese. Përkundrazi, ndonjëherë kishin një zell të panatyrshëm për njerëz, që kërkojnë drejtësi. Zell ky, që u vërtetua i pa arsyeshëm nga gjykatat ndërkombëtare duke i dhënë pafajësinë me rradhë; në fillim vëllezërve Haradinaj e më pas Fatmir Limaj e të tjerë.
Aktorë të rëndësishëm të këtij “zelli” për të bërë pis luftën e shqiptarëve të Kosovës, që punuan për ngritjen e akuzave ndaj tyre, mes shumë njerëzve si staf ndërkombëtar ishin dhe dy shqiptarë të spikatur; Argita Malltezi (vajza e Sali Berishës) dhe Lulzim Basha, i cili më vonë do të ketë poste të rendësishme në qeverisjen e PD-së dhe do jetë dhe kryetar i saj për aq kohë sa donte Saliu.
Në krye të këtij operacioni nderkohë qëndronte Karla Del Ponte, një prokurore me një mandat të pakufizuar hetimi e cila çoi në mënyrë të pasuksesshme përpara akuzës shumë luftëtarë të UÇK, dhe ndër të tjera ajo po hetonte dhe për krime kundra njerëzimit.
Në 2004 ajo ka pasur një mandat të pakufizuar për të hetuar dhe në Republikën e Shqipërisë. Rezultatet e këtij hetimi kishin dalë jo bindëse për Kombet e Bashkuara për të vazhduar me këto akuza për trafikim organesh dhe krime kundër njerëzimit dhe eventualisht në atë kohë u ndaluan nga institucionet ndërkombëtare.
Për të ardhur në një vit shumë të rëndësishëm për shqiptarët, vitin 2008, ku shumica prej nesh e mbajnë mend deklaratën e Presidentit Bush në Tiranë në 2007 “Mjaft është mjaft! Kosova është e pavarur!”. Projekt ky, që u realizua një vit më vonë me dokumentin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës më 17 Shkurt të 2008-ës.
Por për fat të keq, ky vit është i famshëm dhe për një ngjarje, që në fillim duket tërësisht e parëndësishme, por që më pas merr rëndësi të madhe për shtetin e sapo formuar të Kosovës. Karla del Ponte boton një libër me “kujtime” të zhanrit fiksion me titull “Gjuetia – Unë dhe kriminelët e luftës” (The Hunt: Me and the War Criminals).
Në këtë libër zonja del Ponte pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshirë dhe mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore të 300 shtetasve serb. Libri shkaktoi valë tronditje në mbarë botën dhe ishte në faqet e para të gazetave nga Europa në Australi duke provokuar një qëndrim revoltues për akuzat, që zonja del Ponte bëri.
Po cila ishte arsyeja që një prokurore e cila kishte një mandat të pakufizuar hetimi si në Kosovë po ashtu dhe në Shqipëri, të dilte me këto akuza që në 2004 u konsideruan të pabaza?
Nëse ndjekim çka ndodhi kronologjikisht më pas mund të deduktojmë logjikën, sepse bazuar në këtë libër, përfaqësuesit e partisë së Vladimir Vladimoviç Putin në Këshillin e Europës të udhëhequr nga Konstantin Kosachev, paraqitën një mocion me titull “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”.
Sipas këtij pretendimi Senatori Zvicerian Dick Marty nëpërmjet një raporti propozon një mocion për hetimin e këtyre krimeve të supozuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky inkursion Ruso-Serb ndodh pikërisht kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte vlerësuar si të ligjshme pavarësinë e Kosovës në vitin 2010.
Për habinë e askujt, që ka ndjekur këtë vijë politike ky propozim Ruso-Serb votohet PRO pa asnjë mungesë në Këshill nga përfaqësuesit Rusë (gjë që nuk ndodh shpesh në mbledhje të ngjashme dhe është fakt lehtësisht i vërtetueshëm) si dhe nga përfaqësuesit shqiptarë, deputetë të PD-së, dhe KUNDER nga Shpëtim Idrizi, që dhe pse pjesë e mazhorancës nuk ndjek linjën e saj dhe përfaqësuesit të PS në atë kohë, Damian Gjiknuri.
Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të provave për trafikim të organeve themelohen ato, që quhen “Dhomat e Specializuara të Kosovës” që çuan në arrestimin e 4 individëve përfshirë dhe Presidentin e Kosovës në detyrë Hashim Thaçi, Kryetarin e Grupit Parlamentar të VV Rexhep Selimi, ish-Kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Pse vjen pikërisht tani kërkesa e Shqipërisë?
Janë tre ngjarje, që duhet të theksohen përpara se të shpjegoj pse sot Shqipëria po kërkon amendim të kësaj rezolute në Këshillin e Europës.
E para, në kohën e arrestimit të udhëheqësve të UÇK shërbimet sekrete zviceriane zbulojnë një plan për të eleminuar fizikisht senatorin Dick Marty nga agjentë serbë në mënyrë, që të krijohej ideja, që ky akt ishte ndërmarrë nga nacionalistë shqiptarë për t’u hakmarrë për izolimin e krerëve të UÇK.
Zbulim ky, që pasoi dhe rrëfimin e senatorit ku deklaron, që pjesën më të madhe të dokumentave i kishte marrë nga ambasadori serb në takime të përkohshme, që ndodhnin në stacionin e trenit të Gjenevës. Ky rast nga vetë parlamenti dhe qeveria zviceriane është kërkuar, që të hetohet nga hetues ndërkombëtarë.
E dyta, më në fund pas 7 vitesh prokuroria në akuzën e saj, nuk e përmend më atë të trafikimit të organeve, që do të thotë që kjo akuzë e cila shërbeu për të terrorizuar anëtarët e Këshillit të Europës dhe ishte sebep për ngritjen e Gjykatës Speciale nuk përmendet më askund dhe nuk ka prova apo indicie për asnjë gjë të ngjashme të ketë ndodhur.
E treta, ka një hetim të pranuar nga vetë Sali Berisha sa i përket transaksioneve të dyshimta mes lobistëve rus dhe kësaj partie në kohën kur kjo parti dorëzoi mandatet dhe gjatë kohës kur po gatuhej Gjykata Speciale në Kosovë.
Nuk dua të komentoj kundërshtimet, që PD dhe lakejtë e saj kanë bërë në media kundra rezolutës, që ka propozuar Edi Rama për pastrimin e emrit të Shqipërisë nga kjo akuzë, sepse më vjen turp se si shqiptari për hir të interesit personal dhe urrejtjes ndaj kundërshtarit politik mund të katandiset në këtë masë. Sidomos kur sheh fotot, që dolën së fundmi në media të Saliut e përfaqësuesve të tij me arkitektin e kësaj rezolute dhe “bashkë non gratën” nga SHBA, Konstantin Kosachevpor.
Eshtë e rendësishme, që të përmend tre arsye pse mendoj që kjo rezolutë është shumë e rendësishme, që të bëhët pikërisht në këtë kohë dhe jo vetëm për Shqipërinë.
Së pari, tani me zbardhjen e akuzave zyrtare të prokurorisë së Gjykatës Speciale është e vërtetuar katërcipërisht se nuk është bërë trafik organesh në Shqipëri. Pikërisht tani është koha e duhur, për të kërkuar me forcë që ky gabim historik të korrigjohet dhe Shqipërisë ti rikthehet dinjiteti i nëpërmkëmbur nga një rezolutë, lajmi i të cilës bëri xhiron e botës, e ku diskriminimi e ksenofobia na ndjek pas sot e kësaj dite kudo në Europë. Ndërkohë, që sakrifica e shqiptarëve, që përballuan një krizë të papreçedentë humanitare në ato vite duhet të mbetet faqja më e ndritur e historisë sonë.
Së dyti, për të gjithë ata, që mundohen të lidhin lobimin e Kryeminsitrit Rama për amendimin e rezolutës me Gjykatën Speciale, (shpjegimi sigurisht për ata që nuk e bëjnë këtë kundërshtim përkundrejt pagesës) por që janë të hutuar nga “grupi paguar”; pas skenarit të Këshillit të Europës dhe votimit të rezolutës qeveria e Kosovës atë kohë ishte e detyruar nga ndërkombëtarët, posaçërisht nga amerikanët, që nëse nuk do e themelonte vëtë këtë gjykatë kjo e fundit do themelohej nga Këshilli i Sigurimit, në të cilën bëjnë pjesë dhe Kina me Rusinë.
Argumenti tjetër është, që rezoluta nuk ka lidhje me gjykatën, madje as nga ata, që sot mbahen të burgosur në Hagë nuk kundërshtohet gjykata, përkundrazi dhe në deklaratat e tyre e kanë bërë të qartë, që askush nga UÇK nuk është fshehur apo ikur hetimit të plotë. Janë të sigurtë në pastërtinë e një lufte çlirimtare kundra makinerisë kafshërore fashiste dhe gjenocidale të Serbisë.
Rezoluta e propozuar nga Rama ecën paralelisht me këtë, pastrimi i rolit të Shqipërisë në luftë duhet bërë tani, ky korrigjim historik duhet bërë tani, dhe ne shqiptarët jemi të sigurtë që dhe pas këtij gjyqi strapacues në do takohemi bashkë me Kosovën në fund të këtij procesi për të rikonfirmuar për herë të disatë me shpresën, që kjo do jetë sakrifica e fundit e atyre, që sakrifikuan rininë për lirinë.
E treta, dhe më e rendësishmja, kjo Rezolutë vjen dhe si një këmbanë alarmi për atë, që po ndodh sot në Ukrainë, ku Rusia po aplikon të njëjtin skenar, që aplikuan në Kosovë. Sot fjalimi i Sergej Lavrov në Këshillin e Sigurimit për trafikimin e organeve, që ukrainasit po bëjnë në zonat e luftimit i ngjan fjalë për fjalë asaj që Konstantin Kosachev deklaronte në Këshillin e Europës, nëpërmjet korrigjimit të historisë tonë.
Sot Europa shpëton veten nga një turpërim eventual nesër, ku gjarpërimet ligjore e bëjnë viktimën agresor dhe agresorin viktimë. Historia është e rendësishme, dhe kjo betejë, që po bën Shqipëria nëpërmjet kryeministrit të saj, është në kohën e duhur për arsyen e duhur për njerëzit e duhur.
Askush nuk duhet të ketë iluzione as në Tiranë as në Prishtinë, që ajo rezolutë e ndërtuar atë kohë me aq kujdes nga Rusët dhe Serbët është bërë thjesht dhe vetëm për të futur disa njerëz në burg qofshin ata dhe personazhe të rendësishëm politik. Ky inkursion ka një qëllim më të madh, vendosjen në pikëpyetje të ekzistencës së shtetit të Kosovës. Nëpërmjet dënimit të UÇK ata kërkonin krisjen e bazamentit mbi të cilin është themeluar shteti dhe vënien në dyshim të ligjshmërisë së tij.
Ky gjyq nuk po bëhet për individë por për historinë, dhe sot Shqipëria dhe qeveria e saj nëpërmjet kësaj kundërpërgjigje dhe kësaj vëmendje të shtuar për këtë çështje në arenën ndërkombëtare është në anën e duhur të historisë; për këtë arsye madhore na duhet që ti lëmë mënjanë inatet personale për ndarje të vogla politike, ashtu siç kanë bërë dhe ata që sot janë në Hague, që pavarësisht diferencave partiake në Kosovë sot janë më të bashkuar dhe se ata në kohë lufte, sepse e kuptojnë që nuk bëhet fjalë për ata, por për atë për të cilën kanë luftuar.
Në këtë shembull duhet të bashkohemi kur bëhet fjalë për një projekt ekzistencial si ky që ka ndërmarrë qeveria Shqiptare, dhe ta lëmë non gratën të vazhdojë këngën e vet përçarëse në vetmi, sepse ashtu si liria ka emra dhe mban ato të udhëhqjes çlirimtare të Kosovës edhe tradhëtia ka emër.
Dhe mban atë të Sali Berishës.(Dita)
Bravo Laert! Ky shkrim, në të vërtet nuk ka gjëra të panjohura, por ai mund të vlejë si një vademecum, ku përmblidhen në mënyrë të qartë të gjitha këto të vërteta. Ky duhet të mbahet në çantën e çdo shtetari e diplomati, këndej dhe andej kufirit me Kosovën, për t’u përdorur kudo dhe me këdo në ballafaqim me ndërkombëtarë që mund të mos jenë të informuar qartë e saktë rreth kësaj çështje të madhe. Qëllimi të jetë heqja e kësaj njolle të poshtër dhe të stisur serbo-ruse, ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, njollë që po nuk u pastrua, në të ardhmen do të ketë reperkusione për Shqipërinë, por veçanërisht për Kosovën. Krahas një revokimi të rezolutës së Këshillit të Evropës, me besim të plotë dhe në dhënien e pafajësisë nga Gjykata Speciale e Hagës, ndaj udhëheqësve të UÇK, shumë probleme në aspektin politiko-diplomatik që ka sot Kosova, në arenën ndërkombëtare, si vazhdimi i njohjeve të Pavaresise se Kosoves dhe pranimi në OKB i saj, zgjidhen më lehtë dhe më shpejt.
Lulzim Basha Qe kur ja çoj kembet Salehut e ja derdhi perjashtimin , Salehu eshte shtremberuar aq shume Sa as Haloperidoli e 2 me 1-shi si ben pune me kërrmes.
Ke haruar Kloropomozin heee e forte 2 me njeshi ,,dhe Haloperidoli dashi...
Problemi eshte se shqiptaret nuk dijne ala sot mbas kaq shekujsh e deshtime ne Histori ,te mesojne nga Bota dhe bejne Shtet . Shtet nuk mundet te behet kurre ,kur Qeverrite kane per Partner _ Armiqte e Kombit madje i financojne Partit e tyre eshte pse dijne qe jane Antishqiptare ,qe i shkaktojne vetem shkaterrime , e degradime vendit dhe shoqerise , duke mos qen te afte si Qeverri te tregoj Dinjitet e Personalitet . Miljarda nga buxheti i shtetit i shkojne Bandave Antishqiptare qe nga pseudoPartit Politike PD PL etj bishta qeni ,, por edhe Komuniteteve Fetare , kot me kot qe Dreqi e di se ku e con mushka kte shtet , ne nji kohe Krizash qe kercenojne Boten duke len popullin shqiptaret qe e prune ne Pushtet , ne mjerim !!!!!!! Kjo s'ka llogjike Njerzore qe e mban ,qe e pranon . __________________ Nji Qeverri e vertet sot do duhej te realizonte Raforma Radikale , duke shkuar deri aty sa ti peergjysmonte Financimet e Partive , te pergjysmonte RErogat e Deputeteve , te fshinte ne Xerro Inverstime te gjitha seksionet Fetare kto Parazite te neveritshem ,i paimpresionuar se cdo pjerdhe na goja Bota . Ne fund te fundit Qeverria Shqiptare eshte ktu .per t'i sherbyer shqiptareve e jo te huajve ,te cilet : gjithcka bejne dhe rekomandojne ne emer te Lirise e te Drejtave ne Shqiperi gjoja per shqiptaret , i shkelin ato me kembe ne menyren me Kriminale ne Shtetet e tyre ku gjithcka e drejtojn kunder shqiptareve . Gjithcka i kerkojne Shtetit Shqiptare ,eshte nji mashtrim , eshte dicka qe demton Shqiperine dhe shqiptaret ,e aspak si interpretohet . _Pra sepse zgjatja ktu nuk mendoj se ka ndonji efekt , sepse ne si qytetare nuk na perfaqson asnji ne ate Qeverri ,vec Votat na duan , po e mbyll duke then se : Nji Qeverri nqs nuk sakrifikon e rrezikon per popullin e vet ,duke ndermarre Reforma qe te len gjurme ne gjithcka ajo prek , ajo con vendin drejt gremines dhe i largon popullit cdo shpres dhe pasojat pastaj isi edhe te gjithe e dijme e ijohim tashme .ata largojen nga vendi . _ Pa Reaforma Radikale dhe zhdukjen nga faqe e ksaj Toke e bijve te Bushtres Esadiste , dhe atyre qe nuk i gjykojne , Shqiperia do deshtoje deri ne zhdukje ,( nqs kta Qeverritare kuptojn se ku ndodhen si Shtet , perball zhvillimeve e ksaj Bote Gjaprinjesh Vdekjeprures )
Se cfare thua apo do te thuash, vetem ti e di, c'lidhje ka opinioni yt me ato qe analizon gazetari, askush nuk te merr vesh.
Shaqo , jemi lodhur me brockullat e shkrimet e nastradineve aty dhe shkruajme ate qe duhet sot per ate vend edhe pse ju ose ti si Shaqo nuk kupton ne shqip ! Qe ju nuk merrni vesh asgje ju aty , kjo dihet tashme nga te gjithe , (perndryshe sdo jetonit ne Anarshi e kaos mizerje e Kriminalitet ,pa Drejtesi e paShtet ) por e keqja eshte se as tentoni te kuptoni dhe zhgrryeni duke ardh verdall se njejtes idiotesi 31-vjecare tru kaqolash . Shaaaaaqooooooooo shiko rrugen o i mjer
Më vjen keq o Shaqo , po në qoftë se nuk kupton ato që thotë artikulli , mos u lodh duke shkruar budallallëqe , se ndryshe ose je injorant komplet dhe nuk kupton situatat politike në rajon dhe Europë , ose je një militant i pa rekuperueshëm i non gratës Sali mortje Viçidolit. Artikulli flet për mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar nga rusët dhe serbët dhe jo për interesat e ndonjë partie politike apo të atij të gjatit , që dhe unë nuk e kam qejf. Po dhe nga emri që ke Shaqo , duhet të jesh një anadollak i pa gdhëndur . Kujdes dhitë se mos ti çan uku .
NUK ESHTE VETEM SALI BERISHA POR EDHE LULZIM BASHOVICI E ILIT METIC. THASET E RUBLAVE DUHEN GJETUR NGA SPAKU I MUTIT. DUHEN PARE LLOGARITE E KETYRE 3 PERSONAVE NESE KANE HYRJE NE RUBLA GJE QE MUND TE BEHET E SHUMTA PER 10 DITE
Ky bir shkine e far shkau qe mbledh ne shqipri 100mij e ne kosove 1miljon gomare qe i shkojne pas duhet sakatosur e amputuar para se demoni te vije oer shpirtin e kti faqeziu.
Respekte Kosovari. Nuk mbaron Kosova per burra trima e te mencur, por si kudo, ka edhe ne Kosove qenie me trup njeriu dhe me tru gomari. Kemi edhe ne Shqiperi. I keni pare ne Foltoren e Katilit te VIcidolit, dhe i pate ne proteste ne 12 Nentor. Shyqyr qe nuk jane shumica. Do kemi edhe gomere, nuk kemi c'te bejme. Kane mesuar disa fjali permendesh nga Vicidolasi dhe i perserisin ketu. Por kjo analize e Leart Koles tregon qarte se kush eshte ne fakt "vllau i fshehte i Vucicit" dhe agjenti i Putinit ne Shqiperi - Sali Katunar Berisha qe investoi per futjen ne burg te heronjve te Luftes Clirimtare te Kosoves per njollosjen e kesaj lufte. Qe ka shqipetare brenda kufijve ta besojne Sali Qenin, edhe e pranoj. Por qe shqipetaret e Kosoves te hedhin poshte gjakun e derdhur per njemije vjet kunder sllaveve dhe te shkojne mbrapa Sali Serbit kete nuk e kuptoj dot. Dhe ketu nuk ka rendesi fare se sa i korruptuar eshte apo nuk eshte Edi Rama. Korrupsioni i Edi Rames nuk e ndryshon tradhetine e Sali Berishes.
Tani, mjaft te kerkosh kush eshte Leart Kola dhe gjerat qartesohen dhe del besueshmeria e shkronjesit te artikullit. Leart Koma eshte MJAFTIST, i shoqi i Joleza Kokes se edi rames qe flinte ku e zinte gjumi e zgjohej poshte pallatit te Saimir Tahirit. Keto vajza harremi qe sulltani i marton me eunuket e oborrit. Nese doni ta mbushni me shume tablone mjaft te kerkoni ne internet keto emra!!! Hajt nasillsin!!!!!
Po per artikullin vete ke ndonje gje mor kungull, apo je nga ato kurvat e kafenese qe marrin neper goje grate e lagjes. Njeri i ndyre thashethemexhi. Ti duhet te jesh nga ata qe dalin tek liqeni per te pare cifte. Keu flasim per raportin a Dick Marty kunder UCK qe e aprovoi PD, dhe per faktin qe puna e ndyre e Lulezim Bashes plus Argita Malltezit futen ne burg heronjte e Kosoves.
Genjeshtari nuk mund te besohet dhe kur thote te verteten. E ka thene nje njeri i ditur!!! Aq me teper nje politikan qe genjen duke thene te verteta. Po jo eshte nje teori e tere qe ti Debili Eunuk i harremit te Surrelit nuk e kupton dot. Çok ghyzel
Fuck bastardit.....
BRAVO SHUME SAKTE ME NE FUND DIKUSH E THA ATE QE PO THOTE SHUMICA E SHQIPETAREVE QE SALIU ESHTE TRADHETAR ESHTE I FUTUR NGA SERBIA.
.. nuk ke çfar të shtosh më .. tradhëtia ka emlr .. dhe ky është Sali berisha ..!!!!!
Eshte plotesisht e sakte qe tradhetia e ka emrin Sali Berisha.
Shume bukur dhe sakt, ne loje shte dinjiteti i Kombit Shqiptar dhe te gjithe ne Shqiptaret kudo ne bot duhet t'a mbeshtesim. Por habitem se si gazetaruc si Andi Bythati, i daluri nga Cmendia Lubonja, Cimkat dhe Carnat as nuk e marrin mundimin te shkruajn per kete teme.
Dhe ky emer eshte SALI BISHA dhe eshte merita e tije dhe vetem e tije qe e ktheu shtetin ne rrumpalle e pa institucone,dhe plotsoi oreksin e armiqeve tane shekullore Serbis dhe Greqise.
"TRADHEETIJA KA EMER" me kreun e saj Salih Berishen me vajzën Argita, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe të tjerë nga NON GRATA dhe disa bashkëpunëtor të LDK dhe disa pushtetar të lartë të tashëm të Kosovës etj dhe derejtuar nga BIA dhe GRU. Ju qoftë për fytyrë megjithse tradhtari ska as fytyrë e as dinjitet dhe se një ditë do të përgjigjen para drejtësisë. Ata ishin dhe mbetën aleat i qarqeve Ruso- serbe dhe grupim antishqipatre. Do të hapën dosjet e tyre të cilat tash i mban Serbia dhe Rusia por ka mjaftë dëshmtar të gjallë dhe dokumente nga më të pista që akuzojnë UÇK legjendare dhe HEROJT E LUFTËS DHE PAQES. "TRADHEETIJA KA EMER" kriminelët, spijujt, përfituesit e situatës të RUBLAVE ruse dhe DINARËVE serb dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Dhe assistenti i kryetradhëtarit Lulzim Basha të dorëzojë ose të tregojë ku i ka dërguar kasetat me inçizimet marrë nga gazetari kosovar për masakrën e mamushës?
Fakte te Tradhetise salih berishes dhe ilir metaj - i njohin gjithe shqiptaret fare mire . Deri para disa Muajsh ,pa u ndryshuar Faqa e gazetes Dita , (para se te fusnin kte Varian qe eshte edhe ktu ke Tema qe pergjohen gjithcka ke Komentuesit Shqiptare nga "Bota" ) - ka pas qen nji Komentues ke Dita _ qe i jepte me Data e Fakte gjithe Krimet e Tradhetite e bera nga saleh berisha - e ilir metaj ,qysh ne ditet e para kur uli trapin e tij te qelbur prej shurraqi malok ne karrigen e Presidentit . Dhe gjithcka e dokumentuar shume me qerte se ne kte Permbjedhje gjasme Analize qe shikojme ktu ! - Pra , dua te them : Boll u morret me me shkrime ,qe nuk vlejne me askujt ,sepse kjo nuk ndtryshoin asgje ne jeten e Shqiperise dhe vet shqiptareve . Duhet qe ky popull e qeverri ,te ndryshoj e filloj te Veproje . Keni ngelur ne kuadrin e llafeve dhe ska asnji lloj iniciative e deshire per te ndyrshuar jeten e Politikat e vendit .Nji demoralizim e te ambjentuarit me nji menyre te tille te konceptuari te jetes qytetare e politike con ne shkaterrim te gjithckaje jovetem ate financiare por edhe fizike e shendetsore . Traumat qe pesijme si shoqeri ,nga padrejtesia - nga mjerimi - nga poshterimi - shkarkojne ne Organet e Brendeshme te Trupit tone .Truri shkarkon ne organet e trupit gjendja emocionale con drejt vdekjes organet .Pra natyrishte qe ju i dini kto gjera por nuk beni asgje per te ndryshuar gjendjen Katastrofike ku jetoni ,se i jeni nenshtruar Maskarades Politike qe Bota injektoj ne ate vend ,per te shkaterrua Shqiperine dhe shndroj ne skellevetr shqiptaret . Kaq e veshtire per te kuptuar nuk eshte kjo ,prandaj kerkohen Reforma Radikane ne Shtet jo qendrin me koken jashe gropes qe pregatiti djalli
Tradhtia e ka emrin SALI KAFSHA