Carlo Bollino: Heshtja nga ana e politikës pas agresionit, një medalje për gazetarin Adriatik Doçi

14 Nëntor 2022, 09:38Blog TEMA

Carlo Bollino: Heshtja nga ana e politikës pas agresionit, një medalje

Nga Carlo Bollino

Gazetari investigativ i Report TV, Adriatik Doçi, u sulmua në mes të ditës pranë shtëpisë së tij nga një bandit që e goditi dhe më pas u largua. Një akt barbar ndaj një gazetari të guximshëm që prej vitesh denoncon abuzimet që politika kryen kundër të vërtetës. Shumë kolegë reaguan duke i treguar solidaritet Adriatikut, të tjerë u përpoqën ta fshehin emrin e tij duke e shënuar vetëm me iniciale, sikur të ishte ai banditi. Të tjerë akoma e fshehën edhe lajmin vetë, në stilin më vulgar të censurës. 

Arsyeja e heshtjes është e thjeshtë: Duhet të shmangin faktin se agresioni kundër Adriatik Doçit, i ashpër në denoncimet e tij sidomos kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, të mund të bëjë të mendohet se pikërisht Berisha ose Meta janë dërgonjësit. Në të vërtetë, ata që ngrenë dyshimin janë pikërisht Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët gjithnjë të gatshëm të denoncojnë çdo dhunë verbale të "regjimit" kundër medias, këtë herë heshtin kundër barbarëve që përdorën dhunën fizike ndaj gazetarit tonë. Asnjë fjalë denoncimi, asnjë fjalë solidariteti. Por nuk janë të vetmit që heshtën. 

Shqipëria ka nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Drejtoi OSBE, është anëtare e NATO-s dhe e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe pas pak ditësh do të presë takimin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian të mbajtur ndonjëherë në Ballkan. Por pavarësisht kësaj, ndodh që një gazetar investigativ, për t'i mbyllur gojën, e sulmojnë në mes të ditës pranë shtëpisë së tij dhe politika, e gjithë politika, hesht. Hesht opozita dhe e kuptojmë se përse, por hesht edhe qeveria.

Gazetarët në shërbim të opozitës mbrohen nga opozita, ndërsa gazetarët që nuk janë në shërbim të askujt si Adriatik Doçi, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje. Duket një akt dobësie, por në të vërtetë është totalisht e kundërta. Ne presim që policia dhe prokuroria të identifikojnë auitorin dhe dërguesin e tij, pasi sulmi është fiksuar nga një kamera sigurie. Ndërkohë, i dashur Adriatik, heshtjen e politikës pas agresionit ndaj teje, konsideroje si një medalje profesionale. Eshtë prova, përtej çdo dyshimi, e lirisë tënde dhe e pavarësisë sonë. Të jesh vërtetë i pavarur, do të thotë të jesh dhe i vetmuar.

7 Komente

  1. Z
    ZHEJI KOKE PA LARI

    Te ishte rrahur I Qimi Pekes cfare do ndodhte Fevziu direkt emision ne kazanin e Sandrit Bushati te Eni Çobani Lubonja nga italia me Skype Rakipkarret me idiotin Cani e Shkullaku do çaheshin kazanet po rrihen gazetaret shtypi ne çensure po siç duket ky gazetar nuk eshte pjese e kazanit dhe me mire qe nuk flasin se do flasi drejtesia ata do kapen ju siguroje 100% me ato kamera qe ka Tirana as miza nuk shpeton dot .Kush jane ara dihet , njerez te spiunit I.M festa e ashures Teherani vila me 13 wc katundari i lindur ne lartesin 1000 merra

    1. i
      ilir spiuni ka mar hijen e vdekjes

      ku eshte ai maskarai CIPI qe kritikon ramen se ka kapur shtypin me analistet llapaqen te saliut qe bejne thirrje per lufte

      1. t
        tata luigji

        Po blendi fevziu dhe artan hoxha a kishin ndonje komet.???apo keta te dy ishin organizatoret se ky ju preku Salih bin ladn dhe like spijunin Po unioni i gazetaruceve pse nuk beri prononcim!!!

        1. D
          Drejtësia

          Mallkuar qofshin te gjithe gazetaret e Shqiperise, t cilet nuk mbyllen nje dite te tere te gjitha gazetat si proteste qytetare, Europiane, per te vertetuar se jane te lire!

          1. T
            Tropoja

            Shteti duhet te veproje patjeter,dhe edvin rama ish gazetar i njohur u rrah per pasion apo nje pjate makaron dhe nuk duhet te perseriten raste te tilla.Adriatik siç ke emrin det je dhe vete ti plot informacion nje det i tere,te inkurajojme te vazhdosh te na informosh.Ruhu nga veset e keqia

            1. A
              AI

              Gazetaret ne Shqiperi perdoren e blihen shume kane lidhje me banda shume jane rrugace...hiq disa gatetare kurajoze femra....

              1. M
                Mira

                Adriatik Doci eshe gazetare profesionist,kurajoz,trim sepse ka denoncuar dhe ka bere shume denoncime te forta,ka denoncuar korrupsionin e guroereve qe prokuroret vetem ngrejne pazaret.

                Lini një Përgjigje