Adriatik Doçi dhe heshtja e karagjozëve që na ruajnë lirinë e shtypit nga Edi Rama

14 Nëntor 2022, 10:09Blog TEMA

Adriatik Doçi dhe heshtja e karagjozëve që na ruajnë

Nga Ilir Yzeiri

Pesë vjet më parë gazetari Elvi Fundo, botues i blogut të njohur on - line CNA u godit barbarisht në mes të Tiranës dhe tregoi me gisht se kush ishte porositësi. Nuk e di se çfarë bëri policia, por di se autorët që dhunuan Elvi Fundon nuk janë kapur ende. Para pak ditësh dhunohet edhe gazetari i njohur i investigimit që ka bërë bujë këto kohë me raportimet për skandalin e tjetërsimit të ish-klubit « Partizani », me skandalet e çiftit Meta, inceneratorët dhe, mbwshtetur nw dokumente, ka publikuar pasuritw e frikshme të gjyqtarërve e prokurorëve, gjithnjë brenda ekipiti të njohur të "Report Tv". 

Pikërisht për këtë meritë, por edhe për integritetin që ka, unë e kam ftuar si personazh në emisionin tim "ADN – Ilir Yzeiri"  krahas akademikëve e personaliteteve të njohura shqiptare brenda e jashtë vendit sepse ai është model i gazetarisë së përkushtuar. Elvi, Adriatiku dhe pak të tjerë bëjnë pjesë në tipologjinë e gazetarisë që krijoi Zamir Dule i cili është simboli i dhunimit nga ai regjim që sot frymëzon lloj-lloj palaçosh e idiotësh që të mblidhen në tubime karagjozësh para kryeministrisë sepse një gazetar nga ata me ajër të kondicionuar qënka fyer nga Edi Rama. Po ashtu, dhjetëra të tjerë që kanë krijuar me shpejtësi ojq-ra që nuk i njeh askush mbushin vanitozët idiotë të Europës me lloj-lloj marrëzish për gjendjen e mjerë të lirisë së shtypit në Shqipëri duke u marrë gjithë ditën e gjithë natën me batutat e Edi Ramës. 

Kulmin e arriti raportimi i RSF-së ( Reporteres sans frontiers) që e renditte Shqipërinë me vendet ku vriteshin gazetarët dhe Hungarinë e Orbanit e ngjiste lart megjithëse një vit më parë e kishte quajtur masakrues të shtypit. Kur u interesova dhe pashë se kush e furnizon me informacion RSF-në nga Shqipëria ishte për të vënë duart në kokë. Disa çupëlina pa emër dhe dissa djelmoshë që nuk dinë ku bie gazetaria por që frustrohen nga hija e Edi Ramës dhe nga batutat e tij bënin raporte nga Shqipëria.

Ato zyra që merren në Europë me Shqipërinë janë të njohura për mosnjohjen dhe për klishetë e stereotipitë e ndyra ndaj nesh, ndaj dhe raporte të tilla sa vijnë e bëhen edhe më të pabesuseshme. Kulmin e arriti edhe « Zëri i Amerikës » para disa ditëve që ashtu si zëri i Foltores së Berishës raportonte kodra pas bregut për lirinë e shtypit në Shqipëri. Pikërisht në shkrimin që bëra me këtë rast e përmenda edhe Adtriatik Doçin.

Mirëpo, për fat të keq, në Shqipëri, ashtu siç ka ndodhur mot e jet karagjozët do të triumfojnë mbi ata që punojnë. Zhurmën më të madhe në Tiranë për lirinë e medies e bëjnë pothuajse të gjithë ata që në vitin 1997 i dhunonte dhe i masakronte Berisha, ndërsa sot të hedhur si ato fallxhoret nëpër gjithë hapësirën publike ndezin me afshin e lirisë se medeies këta karagjozët që ruajnë lirinë e medies nga Edi Rama për çdo batutë që bën ai. Kështu është krijuar përshtypja se liria e medies në këtë vend varet vetëm nga lloji i batutës që përdor Rama, nga kategoria e satirës dhe e talljes që ai shtie në punë kur është përballë gazetarëve me ajër të kondicionuar.

Të frusturar prej kohësh ndaj Edi Ramës, ata janë strukur pas Berishës e Metës dhe ndjehen më të fortë. Ashtu si ata edhe këto ojq-ra dhe gjithë ato zyra me çupëlina e djem që kanë dalë nga Tirana vetëm për të vizituar Thethin apo Dhërmiun me eurot e dollarët që marrin nga zyrat vanitozëve të Europës nuk mund ta kuptojnë punë që bën Adriatiku dhe Elvi, as dhunën që ata pësojnë.

Ndërsa politika dhe qeveria po ashtu ndjekin me gëzim vetëm deklaratat që bëhen për lirinë e medies nga ata që numërojnë llojet e satirës, të talljes dhe ironive të Edi Ramës. Pas kësaj nuk është çudi që nga këto shoqata të lexojmë një notë proteste për të marrë në mbrojtje Albana Vokshin e cila tha se gjuha e Edi Ramës është e papranuueshme.

Kurajo Adriatik!   

 

20 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Mallkuar qofshin te gjithe gazetaret e Shqiperise, t cilet nuk mbyllen nje dite te tere te gjitha gazetat si proteste qytetare, Europiane, per te vertetuar se jane te lire!

    1. G
      Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

      Degjo ktu ti Yzeir ! Ta dish mirë ti se, unë ta baj ftyrën ma zi se kpuca.......... . Ndërsa Edvin Rama të ha munë........ . Se rruan asnjë gazetar për të..........

    2. P
      Populli

      Kështu esht kur i mban medja turinjt ke oturaku.dajaku ka dal nga xheneti

      1. Y
        Ylli

        Bashkohem me mendinin tuaj. Bravo ju dhe nje bravo te madhe per Adriatikun

        1. T
          Tata luigji

          Blendi fevziu, Artan Hoxha salih bin laden dhe like hajdut spijuni jane aktoret e dhunes, policia aty i ka ti marrin ne pyetje Me kete list do te jete dhe Arben kraja si komeshi i ketyre terroristeve ne gjirin e lalezit

          1. L
            Lida

            Gazetare si nipi bllokut Andi Bushati, Lubonja,Cani, Debilekaj etj Berisha i ka rrahur qe kelysh , prandaj tani i lepihen si sherbetore te pervuajtur.

            1. D
              Dakord

              Lida moj lida po si harron nikoll lesin mi????? Kelyshi me i rrahur ne kete vend. I rrahur dhe i djegur hahaha

            2. N
              Njeres pa (qe sduan)pune

              Sakte Ilir Yzeiri, shume e vertete, sa poshte kemi rene......batak. Rama mund te kete kusure po para ketyre duket engjell ,

              1. I
                Ilir

                O yzeiri , ju konet stimuloni. Ky doli pa nje shenje ne tv.

                1. D
                  Dakord

                  Po ti ilir metaj mezi po prisje para tv ta shihje te shqyer e te gjakosur o funderrine e etur per gjak. O shpellar i dreqit nisu per ne angli te shoket dhe fisi yt e na lini te qete

                2. T
                  Tema e shkrimit ok personazhet no no no

                  ILIR SI IDE E KE MIRE POR PERSONAZHET QE KE MAR PER ILUSTRIM I KE JO FORT TE GODITUR PASI SI FUNDO SI DOCI BOJNE GAZETARI INTERESI . PAS TYRE FSHIHEN INTERESAT E CARLO BOLINOS QE EDHE PSE KA 30 VITE NE SHQIPNI SKA MESU ME FOL SHQIP E QE BO GAZETARI PER INTERES TE PUSHTETIT TE RAMES, KURSE FUNDO DIHET QE GJUN PER INTERES TE FINANCUSIT TE TIJ RIDVAN BODE E SAL BERISHA TE CILET AI I KA IDHUJ. KSHU QE 2 PERSONAZHET E TU JANE FIASKO SEPSE LEHIN PER ATA QE I USHQEJNE DHE JO PER INTERESIN E PUBLIKUT QE E MBROJNE VEÇ GAZETARET NE PROFESION TE LIRE QE TEK NE NUK FUNKSIONOJNE SE NUK I PROMOVON KUSH NGA QE TE GJITHA MEDIAT DHE STAFET E TYRE DUN GAZETARI INTERESI ME MUSH THASET ME PARE E PRONA. NJEJTE DHE MENDER SHOQATAT E PRIVATIZUME QI THON SE MROJNE TE DREJTAT E GAZETAREVE . JANE ZHVATESE LIKE IZEIRI NDAJ MOS U SFORCO ME BO HERONJ NE NJE VEND KU HORRLLIKU SUNDO. APO DON ME I THAN ED RAMES QE PO JA SHLYN BORXHIN I KAPJES SE VENDIT NE RTSH. BO GABIM LIR SE TI E MERITO DHE PA SERVIZEM.

                  1. B
                    Byrektore SHQUP-i

                    Ti më sipër i orës 11:47, shqetësohesh për një të huaj i cili nuk fletë mirë gjuhen shqipe ndërkohë që ti vete nuk artikulon dhe shkruan korrekt gjuhën tëndë. Vetëm në ato pak rreshta që ke shkruajtur në komentin tend ke bërë më shumë se 20 gabime drejtshkrimore. A harrin t'a kuptosh se c'fare idioti je?!

                  2. s
                    skerdi

                    gazetar qe investigon te shkuaren (dhe mire ben) por qe harron te tashmen ...... pse nuk investigon fjala vjen ceshtjen e inceneratoreve ky djali gjithashtu ????? jua them une pse ,se djali punon tek karlo bollino i cili ehste nje media krejtesith e anshme njesoj sic fjala vjen "shoku" i tij Cim Peka per krahun tjeter keta jane gazetare sipas leverdise pra skane pike kurajoje po fare fare te bejne gjene e duhur kur ti investigosh te gjitha atehere e meriton emrin gazetar ,deri atehere je thjeshte i kapur nga njeri apo tjetri krah ska rendesi ..... Keshtu qe boll i bete heronj se skane lidhje fare me ate gje .....

                    1. T
                      Tomi

                      Po kur ti yzeir te mos heshtesh per difektet e Ps dhe qeverisjes Rama dhe mos na tregosh cdo dite se sa e bukur eshte jeta nen qeverisjen rama dhe sesa te mira i ka sjelle popullit, pra me oak fjale kur mos na cash trapin me genjeshtra si te tjeret ndoshta si popull do behemi pak me te ndjeshem per ju. Por deri athere kur ju beni mashen ne duart e kujtdo qe ju paguan, s na vjen fareeee keq per ju. Mire ja u bejne.

                      1. B
                        Berberi

                        SA shume I ngjiska Bes Kallakut.

                        1. J
                          Jugu

                          Ilir je bere nje bythelepires i Rames dhe nuk te ngjisin me shkrimet.

                          1. V
                            Vjola

                            Të lumtë Ilir !

                            1. e
                              ee,

                              More, po beri ndonje shkrim apo fjalim ai udheheqesi i bashkesise se gazetareve shqipfoles se nuk kam pare gje une. Adriatik Doçi eshte konsekuent ne ate qe ben dhe thote dhe do ti qendroje, por a ka ndonje formum qe e mbron apo jane pedagoget e universit se fjales se lire me paraà?

                              1. T
                                TURIEMIGR

                                JA KAM PASUR FRIKEN ADRIATIKUT, POR ME ATA KRIMINELA KA SHPETUR MIRE . SHERIM TE SHPEJTE.

                                1. baftiari tropoje

                                  nuk ben gje edi se ka frik ,ben mbledhje qiverie ne maqedoni

                                  Lini një Përgjigje