Zuzarë e nazizstë “kalimtarë” dhe 200 “cezma gjaku” në Tiranë !

16 Nëntor 2022, 17:10Blog Nga Kristo MËRTIRI

 

     Zuzarë e nazizstë “kalimtarë” dhe 200            

Miku im Isufi, vlonjat që sapo ka lënë pas të 80 vitet, është djalë Dëshmori, që babai e la foshnjë dhe nuk e gëzoi dot ! E rriti mëma Fize veshur kokë e këmbë në të zeza, e rriti dhe e seliti me dashuri të pakufishme. Pa e larguar kurrë nga zemra amanetin e patretur të bashkëshortit partizan. E përcolli nëpër shkolla të ulta e të larta. E bëri dhëndër me kurorë në Nartën ortodokse ! Se nuk ishte hic e lehtë si sot…E mëkoi dhe e bekoi në cdo hap të jetës, si djalë e mësues i disa brezave. Bashkë me Qirjakullën, që ia fitoi herët shpirtin e plagosur dhe kujdesin si nënë-bijë…Mirëpo, sa herë vjen në Tiranë, ai nuk harron kurrë të ndalet pak caste te Monumenti i Partizanit të Panjohur, te ai simbol i pavdekshëm i clirimtarëve të Kryeqytetit. Vendos ndonjë lule të bukur ashtu duardridhur, heq kapelen dhe ngre kokën për ta shikuar si njeriun e afërt në cdo pjesë të trupit të derdhur në bronx…

E kujtuam dje jo rastësisht, kur po zbrisnim ngadalë nga Pazari i Ri. E kujtuam në vigjilje të 17 Nëntorit të paharruar ! Ndërsa unë kujtova edhe xhako Fite Nasin (malëshovitin, veteranin dhe mjeshtrin e ndërtimeve, që nuk besoj të ketë pallat në Tepelenë pa ca pika djerse nga balli i tij, bashkë me Sotir Todhen zemër e duarflori që vitet e fundit më merrte i pari në telefon nga Lapraka ku jetonte te vajza e dhëndrri Pali nga Puka. Më merrte e më fliste për cdo shkrim të botuar në shtyp…). Xhako Fitja, kështu e thërrisnin të gjithë, i kishte lëmuar, përkëdhelur e qëndisur me duart e tij cdo pllakë të këtij Monumenti jo dosido, me merak e dhëmbshuri të thellë njerëzore e atdhetare. Vonë e mësova një fakt trishtues për mua: Sa ishin gjallë e nëpër skelat ndërtuese në Tepelenë, të dy i paskan propozuar për t’i shpallur Heronj të Punës. Përse ngeci dhe përse nuk eci ajo kërkesë publike, nuk e mora kurrë vesh të vërtetën e veshur me rroba “sekrete”…

                        Por luftëtarët idealistë për një Shqipëri të Re Demokratike, pa shtypës e të shtypur, nuk i tregonin kollaj plagët e veta në Luftë e në Punë. Ëndrrat për Lirinë e vërtetë të Atdheut të pushtuar e të poshtëruar (jo ato për poste e kolltuqe) i mbajtën ndezur si prush i pashuar. Brez kurdoherë i nderuar ! Brez i ndritur në përjetësi ! ! Mirëpo, disa namusqarë të sotëm mund të rrudhin e përdredhin buzët përballë atij realiteti që dikur binte erë barot. Dhe këta pinjollë “modernë” të kolaboracionistëve, vazhdojnë t’i bien një avazi “të ri” e tepër djallëzor gjatë viteve të Pluralizmit rrumpallë : Fjala vjen, pushtuesit nazistë gjermanë duan t’i pagëzojnë me cdo kusht si “kalimtarë” e shelegurë të pafajshëm nëpër Shqipërinë tonë gjatë Luftës së shenjtë Antifashiste Nacionalclirimtare ! O tempora, o mores ! Këto brockulla e përralla kockëdala, nuk i besojnë as kalamajtë në fshatra e qytete. Akoma më keq kur na fanepset papritur nëpër ekrane edhe një “profesor” i parrjedhur nga Mitrovica dhe deklaron plot ligësi, pa frikë e pa kurrfarë cipe dinjiteti e shqiptarie se “gjermanët kanë vrarë vetëm 3 a 4 partizanë”(?!). C’ti thuash këtij të roituri, që paska si idhull Xhafer Devën e zi e të damkosur përgjithmonë nga masakra ulëritëse e 4 Shkurtit në Tiranë ? Mos vallë ishin thjesht “kalimtarë nate” pa porta e sofate nëpër udhët e shtëpitë kryeqytetase të lyera me gjak të ngrohtë e përjetë akuzuese ?! Si mund t’u hapen dyer e ekrane televizive këtyre zuzarëve të velur me urrejtjen ndaj Lëvizjes Antifashiste Nacionalclirimtare Shqiptare ? Dhe janë po këta prototipa që qahen se Edi Rama u paska cënuar rëndë Lirinë e Fjalës ! Dhe dërdëllisin pa pushim dokrra Kavaje e xhambazllëqe nga pazari i Roskovecit. Dhe harrojnë që edhe brënda së Djathtëve ka mjaft pasardhës të Dëshmorëve e Veteranëve lavdimbuluar. Le të vijë sot në Tiranën tonë ! Le të ndalet pakëz në Mushqeta dhe të na thotë se përse forcat naziste u ndeshën deri trup me trup duke u gdhirë 15 Nëntori, kundër 9 batalioneve partizane të 5 Brigadave të mbushura me djem e vajza nga tërë Atdheu ! C’I panë sytë Qafës së Kërrabës e lumit të Erzenit atë ditë kur u asgjësuan qindra oficerë e ushtarë nazistë ? Historia gjëmon e do të gjëmojë për ato 19 ditë e netë të zjarrta e të arta përballë fatit të Kryeqytetit që po thyente përfundimisht prangat e robërisë nazifashiste dhe naziballiste. Vallë, përse ua vret sytë 52 vite me radhë namusqarëve “pluralistë”, përshembull, Monumenti i mirënjohur i skulptorit të shquar përmetar, Hektor Dule ? Ai flet e do të flasë shumë në breza atje, në një kthesë rruge afër Ibës, bashkë me “një grusht vigan duke shtrënguar grykën e një pushke”. Se Liria e vërtetë nuk dhurohet, por fitohet ! Dhe as shpërdorohet. Në Luftë, por edhe në monizëm a pluralizëm. Këta pinjollë e sahanlëpirës zuzarë, këta namusqarë të përgjëruar e “profesorë” të shpëlarë, a e hapin dot gojën sot tek 200 “cezma gjaku” ende të pampiksura që Lufta për Clirimin e Tiranës ? Janë 200 Dëshmorë të Lirisë e Demokracisë së vërtetë, vajza e djen nënash në palcën e Rinisë Antinazifashiste. Janë 200 demokratë të mëdhenj që nuk u fshehën kurrë pas dy gishtave hipokritë apo pas tellallëve “mendereshpuar” që abuzojnë paturpësisht me lirinë e fjalës e të shtypit. Sistemet poltike shkojnë e vinë. Por ata do të prehen ballëlarë  në themelet e kryeqytetit ku falën gjithcka, deri edhe jetën në lule të jetës ! Ranë partizanë të thjeshtë, por ranë edhe komandantë e komisarë vetullkurorë…Ndonjë buzëpërdredhur e bishtdhelpër mund të thotë me fodullëk e qesimce se “këto janë hartime”(?!). Punë e madhe ! Apo ta mbyll me atë që thosh shpesh gjyshi im i ndjerë, murator me famë e mjeshtër i vecantë i stolisjes së krojeve nëpër nahijen e Përmetit, Tepelenës, Lunxhërisë e Zagorisë :” Ohuu, pordhi kali në derë të hanit !”. Dhe disa kokëtulë bëjnë sikur harrojnë masakrat dhe krimet e “nazistëve kalimtarë”: Gati 30 burra nga vendlindja ime, gjatë Operacionit Armik të Dimrit, i futën me dhunë e bajoneta në rresht e i vunë përpara me tytat e armëve kobzeza për t’I cuar nëpër kampet e internimit e të shfarosjes, pasi u vunë flakën mjaft shtëpive në Peshtan…Por cuditërisht vetëm gjyshin tim, të cilit i mbaj jo pa krenari emrin, e masakruan mbi Buzën e Savës, e torturuan kafshërisht, e pushkatuan dhe e vërvitën me një urrejtje të habitshme në greminë. Atje, mbi brigjet e Vjosës, ka 78 vite që jehona ulëritëse e asaj masakre naziste (jo kalimtare e namusqare), cdo fundjanari me erë, stuhi e ngrica dimërore, trazon ca caste ujërat e lumit tim më të dashur dhe gurgullon të vërtetat historike kapakkuqe. E tha bukur një veteran hokatar e ironik i hollë: “-Ore babam, ata nazistët “kalimtarë” mos kishin nëpër kapotat e tyre ndonjë copë kartë me emrin e gjyshit tënd të shkruar nga Hitleri me dorë ?! Përse e rrëmbyen egërsisht e me aq urrejtje të pashoqe, vetëm atë burrë të urtë e patriot me zemër ?...

                        Gërxhot e Polit(h)ikës pa moral, po vërtisin gjuhën e paranë e vjedhur sipas orekseve elektorale, pasurore e financiare. Duke shkuar cdo vit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, po I ngrejnë në kupë të qiellit maskat dhe laraskat e hipokrizisë. Sepse idealet e të rënëve “për një Botë të Re”, mjerisht janë shkelur me këmbë. Dje dhe sot ! Në këtë rrokullimë morale, heronjtë e vërtetë të LANC rrezatojnë edhe më tepër atdhetari e shqiptari reale e pa asnjë fije hipokrizie. P.sh. Brigadës së 12 Sulmuese, iu vra zv.komisari i Batalionit, Braho Sako. Lotët e djaloshit partizan Selim Zenjelaj nga Karbunari nuk pushonin. Vetëm trimi di si ta nderojë e ta vajtojë trimin ! “Kur hyri në Cetën “Ismail Qemali” të Treblovës, xhaxhai nuk i kish mbushur 16 vjec,-më tregon Xhevati, miku im i mencur që i dhuroi fshatit një thesar historik(libër dinjitoz) jo të vogël,-Selimi truppakët u sëmur rëndë nga një plevit jetëmarrës. E pruri në krahë një bashkëluftëtar i fuqishëm nga Kurveleshi. Gjyshja dhe nëna ime therën menjëherë një dash dhe e veshën me lëkurën e tij të ngrohtë. 9 ditë e 9 netë kështu. Ditën e dhjetë u ngrit në këmbë..Po vinte Kongresi i Përmetit. Nuk e mbante vendi dhe u nis prapë për të gjetur shokët. Në atë lëndinën bukuroshe të Sukës së Dëshnicës, hyri në Brigadën e 12. “Babë Qemali” (kështu e thërrisnin partizanët burrin e mirë e të zgjuar Qemal Klosi dhe po kështu e thirrën edhe hamenjtë e Portit Detar më vonë pas Clirimit. Thonë se Selimin e vogël sedërli e sypatrembur, e donte shumë.. Më vonë, kur u martua me Qamilen, u gëzuan edhe gurët e sokakut . La vetëm një vajzë që i vuri emrin e shtrenjtë Liri. Qamilja që po mbush të 90-at, jeton në Tiranë. Ndërsa Liria mësuese sot është me fëmijët nëpër udhët e kurbetit…

                        Sahanlëpirësit mbeten sahanlëpirës. Harrojnë se gjatë Luftës për Clirimin e Tiranës, bashkë me robërit nazistë u kapën mbi 500 kuislingë e bashkëpunëtorë shqiptarë të shpërfytyruar. Dhe sot disa nga këta myteberë cirren e ngjiren ndryshe, duke mbrojtur “nazistët kalimtarë” e zuzarë. Kycin gojën kur media nxjerr dokumente origjinale nga arkivat. Ja, një prej tyre: “Cakrani njoftoi Divizionin se ai kish marrë urdhër nga drejtuesi më I lartë I organizatës, Midhat Frashëri…që të luftonte hapur kundër komunistëve në krah të gjermanëve, e sidomos kundër Brigadës së Mehmet Shehut dhe kundër Myslim Pezës”. Kështu shkruhej në raportet e Divizionit 100. Politikë me rrënjët në Mukje. Dhe harrojnë Borovën martire të Kolonjës ku pasi dogjën e shkretuan tërë fshatin “vranë 107 veta, fëmijë deri 15 vjec, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur”. Tani vonë, një ambassador gjerman kërkoi ndjesë publike. Po ata që mbrojnë “nazistët kalimtarë”, përse e qepin gojën ?!

                        Tirana do të ishte preludi i Clirimit të Shqipërisë. Një foto me 3 partizanë parakalues fitimtarë, sot mbush 78 vjece ! Po kaq vite  ka në qarkullim nëpër media e libra historikë. I pari majtas, është babai i Gavroshit nga Vunoi, shokut tim të Fakultetit. Një foto e rrallë që do vazhdojë të flasë bukur edhe përballë zuzarëve shërbëtorë të nazistëve “kalimtarë”. Bashkë me 200 “cezma gjaku” të Dëshmorëve që ranë për Tiranën tonë…

47 Komente

  1. V
    Vërtësia triumfon

    Të lumtë shpirti i pasur me dashuri njerzore, te lumtë pena e mendjes që dëshmon me kurajo të vërtetat e atyre kohë te shenjtëruara por dhe fëlliqësirat e atyre qe lyen me gjak krahet deri në bëryl dhe që kjo kohë sa antinjerzore aq edhe antishqiptare po i ngre në piedistalin e heronjëve te kësaj zallahije 30 vjeçare. Le të mësojnë brezat të vërtetat e pandryshueshme të historisë së paraardhësve te tyre dhe le të jenë krenar për atë luftë të shenjtë që e radhiti popullin tonë midis fitimtarëve kundër bishën nazifashite dhe zagarëve të tyre.

    1. S
      Selamiu

      Me ke emocionuar z.Kristo Mertiri me kete shkrim, te pasur me fakte nga lufta jone e lavdishme antifashiste clirimtare, me bijat dhe bijte e rene perballe pushtuesit dhe tradhtareve te vendit. Lavdia e kesaj lufte nuk do te vdes kurre brez pas brezi. Xhafer Devat do te mbeten po ata me vulen e tradhtareve si bashkpuntore te nazizmit. Te renet per atdhe do te flasin gjithnje ballelart me gjakun qe sbehet uje. Si tiranas, me Tiranen tone jane ne zemrat e qindra mijra njerzve, te luftetareve qe nuk jetojne, te nipervve dhe mbesave dhe sternipve e stermbesave qe do vine. Pena top o Mertiri.

      1. T
        Tartufi

        Ky ,,,, super lepiresi i lloj lloj bytherave ,na shkruan ,,,,,,pas clirimit,,,,, O super byth lepiresi ,,,,ke kupton ti clirim ?? Barbaria si Gjermane me barbarine komuniste te shtipjes ,nuk ka shum ndrishim , vetem se barbarija komuniste qe e prodhimit vendas qe vinte nga llumi i llumit i ketij populli . Ku ben pjese dhe ti o byth lepires i shtipjes.

        1. P
          Pellati

          O Tari, po car bën a të q… udhët. Por u rrite e mbete veç koqe. Ik O derman e lina rehat. Se djemtë Vlorë të c`pojnë për nate. Shko o Tari, e merru me pune, se do të ngelesh me hu në sumë

          1. T
            Tironci

            O Prap ti o Trartuf, shkruan idiotsi, se ti aq mbush. Po shko mer ballist e bir fashisti. Kush je mer ti qe ke dhe goje te komentosh per luften dhe gjakun e deshmoreve. Po zaten do jeshe ndonje Sali-Sllobodano-Vic. Qe doni qe te harrohet historia e gjithe atyre Deshmoreve, qe dhan jeten per keta vatan. qe ja te jesh sot ti i lire e te rrish e te shkruash, portaleve. Sa per sharjet qe ti i ben ketij Gazetari pende arte. Nuk dua ta prish Gojen. Por po te them vetem kaq. Cte te mbaj pragu shpise. Z. Kristo, ty te lumte pena, dhe dora. e jepi e mos ndalo. Karvani le te ece perpara, paqent le te lehin.

            1. G
              Goni

              Po lepirja e bythes se mamase tende quhet? Jo per gje por jam kurioz ku hyn bytha e saj, tek varianti Jennifer Lopez apo Kim Kardashian. Sa per clirimin ta spjegoj une. Quhet clirim largimimi me arme ne dore i pushtuesit gjerman cka beri te mundur qe Shqiperia te bente pjese tek fituesit e luftes se dyte boterore perndryshe fqinjet do na kishin coptuar dhe ca palaco si ti nuk do kishin atdhe. Por atdheu per ty ska rendesi ne fund te fundit tartuf je.

              1. T
                Te hyfte.

                Obole lexove gje per lepirje te shkerdhevte qeni te gjithe familjen.Sa te kete ndyresira si ty nuk ka per tu bere ky vend.

                1. H
                  Hordhia rrumpalle e Saliut

                  Pavaresisht gjuhes se eger, nuk mund te mos jem dakord me ty. Hallall e ka. Kur eshte njeriu rrote k*** është. Edhe emrin e ka gjetur tamam. Tartuf fare është. Koqe kandari është. Kana kaq kohë qe gdhihen mbas Enver Hoxhes. Te zezat e diktatures komuniste nuk e fshijne dot epoken e ndritur të Luftes Antifashiste. Enver Hoxha dhe diktatura e tij nuk i justifikon dot bashkepunetoret e fashizmit. Këta jane si ajo gruaja kurve, qe I thotë burrit: "Po ti nuk ishte ne shtepi dhe unë thirra komshiun per seks" Ja kete do të thotë Tartuf. Qe Gjyshi apo babai I tij ishte kurve. Çfare faji kemi ne or byrazer.

              2. S
                Sopoti

                Faleminderit per penen dhe trimerine.Sot nuk eshte e lehte te shkruash keshtu hapur ,gjuhet jane rrudhur, gojet jane mbyllur.,njerzit kane frike .Minimumi per te qenë politicisation korrekt ,me shume se ne Shqiperi nuk nderohen heronjte ,e se fundi e kryesorja bashkepunetoret e nazi fashizmit jane heroine e kohes sone.

                1. k
                  kete kisha une.

                  Kristo Mertiri, te njohe nepermjet shkrimeve te tua plot shpirt dhe dinjitet, te njohe edhe kur te çuan ushtar nga shkolla pedagogjike pa e mbaruar vitin e kater, por ti nuk me njeh dhe s'ka rendesi; rendesi ka qe ne te njohim qe ti djale bere aq sakrifica dhe shkruan me shpirtin tend prej shqiptari dhe jo si ata qe edhe ne pushtet per 45 vjet, sot japin intervista per pese dollare pavaresisht se kane kryer dhe krime ne ate kohe. Por, une nuk ngopen me keta edhe sikur ti shikoj shtate pashe poshte rrenjeve te pemeve sepse kane bere e bejne plot kerime dhe do te vazhdojne te bejne; shpresa ka humb: lufta nuk behet me fjale, liria nuk fitohet me llafe, por kjo eshte metoda qe ka gjete sistemi per te ber si doi ai qe ne nuk e ndalojme dot. Te pershendes e pergezoj per gjithçka thua e shkruan dhe per ato qe na perciell si rreze shpirterore!

                  1. V
                    Vasil Llukani

                    ..V F o turtull....kthema , Liri Popullit e me turpin që s'ja lani dot Demos së rënë për Kraton . Zborak , e kupton që të të pranojë Historia ty të markova që të respektosh turpin ? Unë nuk di ç'është turpi , e nuk kam turp , e kapi të tërën . Mos i bëj të fala as soit as sorrollopit t'huaj . Kumac komac . Heh , po m'u qepe pas , kujdes ku shkel , eja pa pipëtimë , por dije , që , do më gjësh jo përballë por prapa teje si hije , dhe jemi miliarda , në një të tërë . V. F. Çap..i..

                    1. D
                      Dajti

                      Bravo Kristo Mertiri per kete shkrim, kjo eshte e verteta.Kur popuj dhe vende te tjere si Anglia, Kanadaja etj festojne me krenari diten e fitores mbi nazizmin gjermanee ne shqiperi ka akoma qe thone se gjermani ishte imire , gjermani nuk na pushtoj.Kujtojne se p flasim per gjermanet e sotem qe u vjen turp nga historia e tyre.Ketu flite mbi luften kunder Hitlerit dhe suhtrise se tij qe vetem ne nje fshat te Shqiperise ne fshatin Borove brenda nje dite vrau 100 te pafajshen dhe u dogji shtepite dhe pasurite. Turp per ata shqiptare qe akoma u bashkuanme pushtuesin dhe akoma me turp per ata sot qe vazhdojne te derdellisin se pushtuesit ishin te mire per shqiperine

                      1. E
                        Erdogan

                        Se kush u tregua Zuzare o Xristo Vorio Epiroti kjo u Vertetua me krimet 45 vjecare te Zuzareve “Komuniste”. Kush nga ish Komunistet u ngrit te mbroje te Drejtat e Persekutuareve nga Enver Hoxha e Company? Asnje. Perse do duhej te ngarkosh me pergjegjesi popullin e thjeshte me Ballin Kombetare? A nuk luftuan bashke deri ne Mukje? Perse u ben te Privilegjuar dhe u moren Shpirtin “armiqve te popullit”? Keta ishin “deshmoret” e Atdheut te Albanistanit? Po sot perse you komandon nje Ambasadore? Perse Ballistet nuk kishin te drejte per mbeshtetjen e Italise apo Gjermanise kurse sot Albanistani turk i Erdoganit ka “te drejte” per mbeshtetjen e SH.B.A-se? Kur u bere “vella” o Xristo me bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve,Agallareve,Dervisheve,Muhipeve,Hoxhallaeve? Per cfare “Kombi” e ke llafne o. Xristaqis?

                        1. T
                          Tredhembelçka

                          Ti nuk do t'a kuptosh kurrë që për një lYl luftuam NE e vumë një ☆ në ballë që ta shihni shtrëmbër atë që ne e qepëm si ju nuskat e këndisë . Ec e shtare , përtype mirë llups .

                          1. T
                            Të q... Saliu

                            Erdog, Yyyyyt fëlliqësira që po ndotni këtë vend prej 30 vjetësh, tpuuu soj zvaranikësh të përdhosur me rjedhen e epsheve nazifashiste mbi ata që ju dhjenë juve, ju linën si vazhdues të antishqiptarizmit për para dhe pushtet. Prej gjuhe i vari Europa kolaboracionistët dhe spiunët e Duçes dhe të Hitlerit kurse ju jashtëqitje vazhdoni të ndyni derisa të vij dita të rifuteni vrimave të gjirizeve ku keni vendin e përjetshëm.

                            1. E
                              Evgjeni Kaporali

                              S'ka vorio e jugo o Sifilis ka EPIR dhe popujt që frymojnë e kanë gjuhët që komunikojnë për tu marrë vësh me njëri tjetrin . Edhe gjuhën e shënjave të flisnin janë fiset PRAGJET e tyre si do që të të quajnë ty Herë , Dogmë a Firomë , pa Pragjet , do quhej Shkreti e ti do quheshe shëkëredhevatanas . I shketi ti që do më shkaç rëpirës e s'di të ecës mbi gërill as këmbë zbathun . Merr arrastene nga erdhe .

                            2. a
                              astrit

                              Nuk e lexova deri ne fund shkrimin se ishte nje melodi e vjeter e dale boje. Po i rreferohem 4 shkurtit. Nuk ka nje vendim gjykate qe Xhafer Deva te jete denuar per vrasjet e 4 shkurtit. Nuk ka nje dokument qe te vertetoje se 4 shkurti eshte bere me urdher te Xhaver Deves (kosovari).Dokumentohet qe Xhafer Deva u shkarkua nga posti i ministrit sepse u tregua i paafte te ndalonte banditizmin ne Shqiperi te ushtruar nga te gjithe palet luftuese. Une besoj se ka pasur te vrare ne 4 shkurt dhe eshte nje akt banditesk, une besoj se ne vitet e luftes te gjithe palet dhe komunistet ishin po aq bandit e vrastar sa dhe bashkefshateret e tyre te formacioneve te tjera politike. Te gjithe palet kane vrare e djegur me deshiren e barbarise se tyre dhe deshires per pushtet.

                              1. S
                                Shashua

                                O koqe lexo kujtimet e Kadri Cakranit qe ishte mik i Xhafer Deves dhe pastaj mbylle halene/

                              2. V
                                Vladimir Dushniku,bir i partizanit te Pezes Heroik

                                Shume te drejte keni ,i nderuar miku im Kristo Mertiri,por kur sot ne shkoje kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj per te vene tere hipokrizi nje kurore me lule tek monumenti "Ushtari i Panjohur" ne shoqerimin e orkestres frymore dhge nje tuife te moshuarish te sjelle me liste aty,ASKUSH NUK DO T'I VERE RE SE RRUGES SE LAVDISHME TE BARRIKADAVE,KU U ZHVILLUAN LUFTIMET ME TE ERGJAKSHME PER CLIRIMIN E KRYEQYTETIT,PO KY ERION VELIAJ IA HOQI EMRIN E NDERUAR DUKE I VENE EMRIN "SHEFQET NDROQI! Ky eshte nje turp i madh dhe nje ATENTAT tjeter qe i behet LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTSARE,pas nderimit kriminal qe iu be krye kuinslingut nazist M.Frasheri! Kujt i duhet gjithe kjo hipokrizio e ndyre ndaj 17 NENTORIT?!

                                1. A
                                  Avni Kondi

                                  Bravo :Gazetar ivertete. Te uroj jete e shendet,

                                  1. ¿?

                                    U ngjall kufoma e "Zerit te Popullit' tek fletushka TEMA e Mero Boles. E mo mire, po te doni edhe mos e vini, sic nuk vute te paren, fakti qe Merua eshte bole nuk ndryshon.

                                    1. L
                                      Llasion Bako

                                      Ik ore bajgë

                                      1. ¿?

                                        Lluk - lluku babajgen ta haç e te te ngjalle.

                                        1. E
                                          Evgjeni Kaporali

                                          Nga pas si hije

                                          1. R
                                            Ramize Gjebrěa

                                            Shklëpurë ha veten lavire bishtprerë

                                            1. ¿?

                                              Ju dora juaj duhet te keni ndonje stalle lopesh se shprehni dahshuri te vecante per bajgat se i mbani vazhdimisht ne goje.

                                              1. E
                                                Eva Fan Kuedo

                                                Pse kë ndonjë gjë me dorë tjetër si Basha ti sakat ?

                                                1. E
                                                  Eva Fan Kuedo

                                                  Pse kë ndonjë gjë me dorë tjetër si Basha ti sakat ?

                                                2. L
                                                  LIKA ASDRENOVARI

                                                  O ashtu si ta do ty , po të morra 36 tespiet dhe Sërënatën trimandolë , do tallet Princesha Iranit me ty o Bushat Bushtra R RACIST . apo do të të vëmë një bisht me rrangulla nga pas.....po deshe , të fallllla Eeèerlës ur i tredhur , apo nuk të kan skopitur akoma të . Kastrou Bua Bushtra kastrohu , të zëbëut beot .

                                                  1. ¿?

                                                    UUUUuuuuuuuuuu, Lika Qipidhika, Taf QIpidhimandika, kulemani gjibushpati karabun mastel bajati shuk ta futi akiçp arati,

                                              2. B
                                                Beni

                                                Edhe fakti qe ti je nje kerme nuk ndryshon

                                                1. ¿?

                                                  Kush ta tha kete punen e kermes, apo jot'eme? E di mire ajo se kete thoshte kur e qinim ne grup, forca kerma, jepi kerma.

                                                  1. T
                                                    Toda Todhri

                                                    Ja Bushtra Bushati prapë . Të ka marrë malli ty bushtrë ? Apo mos ta kujtoj e di vetë ti ...e mban mënt ? shhh se po morën vesh u dhjeve .

                                                    1. ¿?

                                                      Dhaskal Bytha Qipidhytha Taf Qipidhimandytha dute gjarprin pika pika te shkerdhefte Republilka.

                                                      1. S
                                                        Simon Qindima

                                                        Tridhu , Buat (shurran) ofrohu vullnetarisht zoti analfabetar , dhe mos harlis te surra e funtit acepidermale En☆eR

                                                        1. ¿?

                                                          Hej Simoni Qipidhoni, Kar Qindima Qipidhima, suspicion toidi tum sativa mom.

                                              3. p
                                                ppa

                                                Bravo A Mertiri, respekte !

                                                1. T
                                                  Triedhëmbelçka

                                                  Këta ca si të Dhogmës duhëshin skopitur për 29 Nëntor që në të ngysur njëzet e katrana e muajit të mialtës o i Likos Mëmën s'e tret stera .Shpurë .

                                                  1. X
                                                    Xhevat Z.

                                                    I nderuar Kristo. Pena jote nuk di dredha, po i bie drejt e në koke problemit. Të shkruash sot në ditën e çlirimit të Tiranes është një detyrim moral për të gjithë ata që i thonë vatanit vatan. Kushdo hedh valle pas dasmës, po nderi e do të vallëzosh atje. Edhe dje kur vendi ishte si Ukrahina sot, nga kush do prisnim të cliroheshim? Shihni sot bijtë e Ukrainës që po përleshen dhëmbë për dhëmbë me një superfuqi dhe po ia tregojne vendin. Po atehere kur e tere bota ishte në flakë dhe fashistët ishin ulur këmbëkryq që nga 7 prilli i 1939-s e me vonë çizmja naziste shkoi deri në Skrapar, Kurvelesh, Permet, Mat, Berat e gjetkë mos kishte udhekalimin kjo ushtri? Jo mor jo. Vendit i dolen zot kembezbathurit, të varfrit e pashprese, i udhehoqi Partia komuniste me Enver Hoxhën ne krye. Dihet "simpatia" e perëndimit për komunizmin, por ç'far të bënin! Po te mos kishte qenë PK dhe Bashkimi Sovjetik me Stalinin e madh Europa e me gjerë nuk dihet si do kishte vajtur halli. Pandaj Çurcilli e Rusvelti lidhen pakt me Stalinin. Ata frymëzuan Levizjet Nacionalclirimtare kudo, dhe në Shqiperi. Ku e njohën LANC-in dhe e ndihmuan me arme etj. Po të ishte per parine e vendit, nuk do ekzistonte me Shqipëri, se do e ndante mes per mes greku e serbi që prisnin di çakejtë për kërma. Prandaj kur shkruan ky gazetar zemer e mendjekthjellet duhet vlerësuar sa i takon, si atdhetar e penë shpatë. Atëherë kur ishim te pushtuar, tek pylli i dendur rralle ka dru të shtrembra, po sot që kemi pyll makjesh, rrall gjen dru te drejte, si ky Kristo zemer zjarri, megjithëse me shendet të cunguar, gjen kohen dhe e thotë fjalen e tij për atë EPOPE të lavdishme. Gjënë kohen e shkruan për xhaxhain tim Selim Zenjelaj që iku partizan mbushur e pa mbushur 16 vjetët. Keshtu ishte koha, keshtu iu pergjigjen 70 mijë bije e bija të këtij populli të shumëvuajtur dhe dolen faqebardhe. Lavdi e nderim të perjetshem atyre. Turp per politiken e sotme mohuese dhe jargavitese. Europa dhe Amerika i nderojne deshmoret dhe Luften qe bënë popujt e tyre kunder nazifashisteve, kurse bejtexhinjte tanë lepien pas trastes e parasë.

                                                    1. R
                                                      Rotcean D'Anastase

                                                      ZACivilitiansë

                                                      1. R
                                                        RrotKar DiFilipo

                                                        Piçku Maratiansë

                                                        1. D
                                                          Domotica Sistems

                                                          Za i së vërtetës .

                                                          1. S
                                                            Systems FuckSatoma

                                                            Edhe Za i bythes, demek pordha, pordha, pordha.

                                                            1. T
                                                              Toda Todhri

                                                              S'pirthkan fuksat , me demek , gogësitkan s'kuthat . Goorrrrocek . Domotika ose (ca) është zanat , kurse za ose zë ç'të nxë ty mbase atë që gëlltit . Më lart Bushati i di ca gjona . Gjoni po deshi të shoqëron te doktor Selamiu dhe kurrohesh si ai më la rreshtave . Ti në do zgjith . Mos i bjer shefes me grushta se mbetesh pa të mes shalësh . Me shtetin grushto sa të duash e puçi këmbët kujt të duash . Në sistem domodlmestik Neptuni i ka të tëra zgjith , e të pres kuponin tatimor .Instalojmë edhe kasë fiskale llape , shirit water proovextra me printer termik . Sa për stemen e kemi pa y , për sy çelës .

                                                              1. S
                                                                Systems FuckSatoma

                                                                Po i bie shqip: Me hengsh mutin dhe u qifsh me fare e me fis.

                                                      2. E
                                                        Erdogan

                                                        Cfare ti bej une fashisteve te Romes dhe Nazisteve Gjermane zoti me comentin Xhevat Z. qe per interesat e tyre luftuan Greqine dhe Heronjte e Kombit Greke te ashtuquajturit Arvanitas. Ndryshe do qe Epiri Greke dhe jo nje Pashallek turk te krijuar nga Deputeti i Parlamentit Osmane Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve etj. Do qe pa Xhamija pa Medrese,pa Skolio turke, pa skolio Fashiste. Harruat luften e Pirros se Epirit per clirimin e Magna Grecias nga Roma? Po Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantinopolis qe you turkofara e quani Stamboll! You jini armiq te vetevetes o Idiot.

                                                        1. X
                                                          Xhevat Z.

                                                          O Erdogani vockël! Nuk di që kur t'i ka errësuar sytë megalideja greke që ke vënë në grykën e topit gjithë rilindasit dhe heronjte e kombit tonë të lavdishëm. Harron ti që 90 % e kapedaneve që luftuan për pavaresine e popullit vella grek ishin ARVANITAS = SHQIPTARE. Këtu kanë zanafillën edhe vlerat që ka populli shqiptar, si një popull që askujt si ka rënë ne qafe deri sot, veç kush ja ka bërë borxh. Ndaj nuk e di çfarë interesi përfaqëson dhe kujt i sherben ky mohimi i paskrupullt i luftës sone çlirimtare dhe historisë së saj, veçse një kolonë e pestë ka fytyre të tillë.

                                                          Lini një Përgjigje