Media i ka hapur ekranet korrupsionit!

16 Nëntor 2022, 09:34Blog TEMA

Media i ka hapur ekranet korrupsionit!

Nga Frrok Çupi

Më së fundi, banditët e lanë të gjallë; por kjo nuk ishte një dhuratë. Gazetari Adriatik Doçi, pardje u qëllua barbarisht, në rrugën e shtëpisë së tij në periferi të Tiranës. Ata që e qëlluan ishin me koka të mbuluara me kapuça të zinj dhe në duar mbanin armë, të ftohta e të nxehta.

Nuk ia falën jetën pse ‘u prekën nga jeta e re’, e as ia bënë dhuratë pjesën tjetër të jetës. Gazetarin e lëshuan siç lëshohen pëllumbat e kapur rob që të fluturojë drejt ‘kopesë’ së tyre dhe të lajmërojë çfarë pa.

Tani Adriatikun po e presin në ‘kopenë e gazetarëve’; edhe pse duken indiferentë, në fakt po ziejnë për ‘ashtu e për kështu’. Ka tre ditë që shumica e gazetarëve heshtin, sikur asgjë nuk ka ndodhur me njërin prej tyre.

Po të shpreh me fjalë atë që shikoj në lëvizjet e tyre, mund të them ‘si ata, ashtu edhe ata’ po mendojnë se ‘mirë ia bënë’.

Ata që nuk ‘shkojnë e vijnë’ në redaksi ngarkuar me përpjekjen për të thënë të vërtetën…

Ata nuk e duan më ‘të gjallë’ Adriatik Doçin. Sepse ky u prish formulën. Lajmi i rremë, shpifja, keqinformimi, sajimi…, të gjitha janë bimë me të cilat ushqehen mediat gjatë ditës. Pse i sjellin gazetarët e ku i gjejnë këto bimë? I sjellim për të ushqyer bosin; bosët e medias në përgjithësi janë ca ‘teka hyke’, pa lidhje me shkrim e këndim, me ustallëk tjetër nga ustallëku i të vërtetës. E ç’lidhje kanë këta me të vërteten?! Kur ‘kujdestarët’ e etikës ngrenë alarme për ‘liri të medias’, në fakt kanë thënë ‘liri e pronarit’. Lirinë e gazetarit as e zë njeri në gojë. Prandaj ata sjellin në redaksi sa më shumë ‘bimë helmuese’ lajmesh ku ushqehen edhe vetë.

Ata që lexojnë vetëm ‘librat’ e pronarit dhe ku thuhet se ‘media është Shën Pjetri’

Kur i nisin gazetarët për të vjelë bimët e të pavërtetës, iu tregojnë ‘sulmin që prej fillimit’, pavarësisht si është realiteti. ‘Ne jemi Shën Pjetri- u thonë gazetarëve- shteti është Dragoi, do ta mundim!’. Pastaj shkojnë më tej: ‘Merrni çomangen e shpifjes dhe bjerini kujtdo që tenton të na zbulojë’. Shikoni që media është më e frikshme se vetë dhunuesi i Adriatikut? Media bën shpifësin, bën edhe prokurorin, bën edhe gjykatësin… Adriatikun po e gjykojnë për keq kolegët e tij: ‘Po ç’i duhej atij të rrëmonte për të vërtetën?!’, thonë… E ku do të mbytet njeriu nëse thotë një të vërtetë? Turma nuk e do të vërtetën, por as media?! Tani ka hyrë edhe modeli që vetë pronari i televizionit hyn në studio si analist- çfarë nuk e ka parë bota. Pastaj i bllokon fjalën edhe tjetrit sepse ‘je në pronën time’.

Ata që vdesin për të korruptuarin

Dje në mbrëmje po kaloja ekranet shqiptare ku bëhet analiza politike. Të gjithë në eekrane janë personazhe të gazetarisë së Adriatik Doçit, dosje që tashmë ndodhen në hetim nga SPAK. Media i ka hapur ekranet korrupsionit. Në njërin u shfaq Ilir Meta dhe lëshonte kushtrimin: ‘Ma sillni këtu kryeministrin ta shqyej para jush’. Ky është më i korruptuari në kontinent. Në ekranin tjetër pashë Sali Berishën, deri më sot mban postin më të lartë të të korruptuarit në rruzullin tokësor. Ai po ulërinte: ‘Ma sillni gjykatësin që nuk më jep të drejtë mua, ndryshe do të ndez vendin në flakë’. 

Në një ekran tjetër Monika, simbol i keqpërdorimit të fondeve publike dhe skenave ‘me të varfër’. Ekrani i katërt kishte një politikane që kishte zënë vendin e gazetarit. Sinjali që vjen prej kësaj nate televizive është i tmerrshëm: Sipas këtij fati mediatik, së shpejti mund të kemi Parlament- media, Media- Parlament, drejtësi- shpifje sipas medias, dhe media- pushtet. Deformimi i shtetit dhe i shoqërisë do të arrihet nga paratë e vjedhura prej të korruptuarve. Media u hap ekranet dhe faqet këtyre, e vërteta ka vdekur.

Po shkoi kështu, atëherë do të notojmë në një katrahurë. Kategoria Adriatik Doçi, o duhet eliminuar, o duhet mbajtur në kafaz si një skifter i plagosur ku të kalojnë gazetarët e mafies e t’i thonë: ‘Mirë ta bënë!’

24 Komente

  1. B
    Berti

    Mafia i ka shtrire thelle kthetrat ne media ! Ku po shkojme ? Goditet gazetari Adriatik Doci e kolege te tij qe shkumezojne neper studio per lirine e medias nga Rama te cilin e shajne mbare e prape cdo dite. Cfare eshte ky maskarallek qe po ndodh ne Shqiperi ? Ku eshte Fevziu qe po te kishte ndodhur kjo ngjarje kur te ishte Berisha ne pushtet do te kishte bere nje jave rrjesht emision per kete ngjarje. Po enveristi Bushati perse hesht qe shitet si parimor ? Po Debilekaj i cili nen pushtetin e Berishes po te mbante te njejtin qendrim si Adriatiku do ja kishte shtremberuar me keq nofullen.Po Eni k perse hesht ne emisionet e saj. Nuk po them per perversin Cani pasi jam i sigurte qe ai thote mire ja bene.Edhe marazi Lubonja te njejten gje mendon. Mos u cudisni. Nje pjese e mire e gazetareve paguhen ne shuma te majme nga mafia e krimi si dhe nga rublat ruse. Me vone keta gazetare me siguri do te jene objekt i SPAK.

    1. k
      k

      Mediat dhe pseudo gazetare shqiptare janë në shërbim të mafjes, droges dhe korrupsionit.

      1. H
        Hanko Halla

        E nise mire o Berti, por humbe rrugen ne fund. Cilet gazetare do te jene "objekt i SPAK-ut?! Te cilit SPAK, ketij te Shqiperise qe ka lindur i tredhur? Po peshku qelbet nga koka, thote nje fjale e urte popullore. Ne krye te gjitha pushteteve te Shqiperise: Legjislativit (Kuvendi), Ekzekutivit (Qeveria) dhe Gjyqesor kemi nje politikan qe ka studiuar per pikture, por ne fakt eshte gazetar i lindur. Dhe cfare ben gazetari "Mjeshter i madh" ne krye te Shqiperise? Vetem bla-bla-bla, ka nje vit qe artikulon vetem dy fjle: "nongrata" dhe "spiun". E cfare pastaj se njeri eshte nongrata e tjetri spiun, kur ata kane 30 vjet qe e kane xhveshur kete popull lakuriq? E kane vjedhur popullin nga thesari i shtetit e deri ne senduket e pajave te vajzave qe kane mbetur pa martuar; e kane vrare popullin pas shpine, naten e diten, ne mes pyllit e ne mes te bulevardit dhe s'i ka gjetur gje. Shteti do burra, nuk do llapaqena e reklamaxhinj qe te bredhin boten me atlete firmato e chartera private; do burra shteti, do kamxhik, ndryshe lere timonin dhe shko te Top Channel e drejto emisionin "Goca dhe Gra" dhe jo qeveri "Goca e Gra".

      2. "
        "BOHOTINA"

        Si gjithnje i vertete...

        1. t
          tata luigji

          Z.Cupi, gazetari qe eshte pas sulmit te Adriatik Docit eshte vrasesi Blndi Fevziu, dhe Artan Hoxha si dy miq te salih berishes dhe ilir spijunit keta te jane gati te kapin armet kush ju preke keta te dy, se po ju preke keta direk u preken pasurit e tyre. Blndi fevziu vraru gjygjtarin e vlores me urdher te salih bin ladenit qe ti grabiste pronat Me largimin e Arben hajdutit nga SPAK themi se kemi shpres qe te goditet kjo kupole e krimii ne shqiperi Bravo z.Cupi

          1. V
            Vranakonti

            Respekt per zotin FRROK CUPI, si gjithemon i vertet dhe i saket ne ato qe thot. Sot shqiperia dhe populli shqipetar eshte ne hall te madh. Nuk kemi drejtesi. Edhe reforma ne drejtesi qe u miratua me 140 vota ne parlament, e qe populli e priti me shume besim e entusiaze, brenda nje kohe te shkurter u shua si flake kashte. Pse? Sepse dora e zeze e mafiozeve me te medhenj shqipetar,Sali Berisha dhe Ilir Meta u hodhen ne sulm kundra reformes,kundra qeverise,kundra Edi Rames,kundra SHBA,kundra Evropes dhe derdhen dollarin lum per t'i bler gjyqetaret dhe prokuroret e rinj dhe ja ariten qellimit. Sot vendi yne eshte pa institucione drejtesie dhe jane vene komplete ne sherbim te Saliu dhe te Ilirit. A i kini degjuar si flasin kaq ashper dhe me kercenime te medha keta dy persona? Me siguri po. Pse? Sepse ata kane mbeshtetjen e drejtesise te cilen e paguajne shume shtrenjet, vetem per te shpetuar veten e tyre nga njollat e zeza dhe gjen e vjedhur qe kane sot me shume marramendese. Ata akuzojne Ramen si hajdut,krimineli me i madh i kontinentit thot Meta,Rama eshte me i korruptuari ne bote thot Berisha.Por keto akuza, ata e din edhe vete qe nuk jane te verteta,por bejne nje propagand te till per t'i bere karshillek nderkombetareve,SHBA-s dhe te mpijn trut e atyre demokrateve fanatik qe u shkojne pas. DREJTESINE NE SHQIPERI MUND TA VENDOSIN VETEM NJE JUNT USHTARAKE THA SPARTAK NGJELA. Besoj se kjo eshte e vertete.

          2. 1
            19

            Ky ishte nje gjobvenes qe ishte per ti qir te katermbedhjetat.bure legen

            1. C
              Coffe Æmaro

              Kjo është , media kalit çelikun . Kudhra duron , të xnë-ftomën e çelës , ujët jargë të ftom-nxemës , e , Çekavarenë e kovaçit . Kovaçant janë aq shumë sa nuk gjen një zdrukthtar një kallaist një çohaxhi . Nota bene : Më ka marrë malet ënda , të flë e mbyll syt'me një vëlënxë , e tërëtjerë tërëndë , të rëndë , nga ato vëlënxat , që nuk çjerrin , e të ndjehem , i sapo limburrë , i pa ritur , i pa ditur , mëkuar me çikëçkanë , i çlirët - jo kopanec - në djepin tim , por të pastër arom'trëndelinë .

              1. N
                Noci

                Ka mbi 30 vjet qe dhunohen gazetare shkrimtare qe per çudi kane hetuar dhe shkruar kunder opozitës sot dje ne pushtet.Nuk po përmend emra se jane shume por si ka mundësi te majten shahen eshpofen nga gazetaret dhe dalin pa u lagur

                1. v
                  vildan

                  Shumica e pronareve gangestere e gangestere jane pro Sali non grates prandaj nuk flasin se po te ish goditur ndonje gazetar i tyre do te cirreshin e do ti zmadhonin problemet dhe te paren fjale do te thonin e vrau Rama. Gazetari e ndyre. Mbani mend kur cenuan ate fytyr kalin Klodjana Lala u ngriten sikur u be qameti. Kjo eshte gazetaria e shitur, gazetaret bejne cfar thote pronari dhe jo di eshte e verteta shikoni se si eshte katandisur Topi i Tanit te madh ju prishen intresat vetjake dhe eshte bere bishe.

                  1. N
                    Niku

                    ke te drejte. Te vjen keq te shikosh Topin si eshte katandisur. Po kopjon Shijak-TV. Harron dicka Topi, do te katandiset si Shijak -TV qe nuk e shikon njeri. Njerezit nuk jane budallenj, kur nuk u pelqen, nderrojne kanal. fatkeqesi ku e katandisen nje ender te nje njeriu te madh

                  2. A
                    Abdurahim Ashiku

                    Përshëndetje z. Çupi! Jam gazetari i parë i dhunuar fizikisht, në mesditë, në zyrën time, në vitin 1993. Asokohe ti ishe drejtues i gazetës "Rilindja Demokratike". Pse nuk e shkrove një rresht të vetëm në gazetën tënde? Një rresht të vetëm.

                    1. Z
                      Zani Burimi

                      Por atehere ky Froku ishte "demokrat", or Abdurahim, si te shkruante kunder demokrateve? Zot na ruaj nga "gazetaret per dy pare", or lum miku! Nuk je ketu ne Shqiperi ti, more zotni, qe te shohesh ashiqare se si behet gazetaria. Po te jesh gazetar i vertete ne Shqiperi, duhet te ikesh nga ky zanat dhe te mos ua shohesh bazuretin drejtoreve dhe pronareve te mediave. Te fala nga Dibra, o Abdurahim!

                    2. ?
                      ?

                      Ore akoma vazhdon ky Frroku? Ka mbi një vit që dërdëllit që do arrestohet Berisha dhe Meta, dhe në fakt është dënuar vetëm Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti. Ç'është ky personazh kështu? Pa cipë komplet! Mercenar me pagesë, sharlatan, ish spiun! Llapaqen!

                      1. K
                        Kaçi

                        Ore ke shum te drejte ti , por nuk ka faj Frroku qe ka pjerrdhur nga trute , por keta qe “vleresojne “ trute e tij !

                        1. V
                          Vranakonti

                          Sa per dijeni,ti komentues me siper qe shane Frrok Cupin do jesh ai qe lepin bythen e Berishe mendgjes e darke. Frrok Cupi nuk eshte personazh ashtu si thua ti,pa cipe,mercenar,sharlatan,spiun e llapaqen. Por eshte mbi te gjitha njeri dhe intelektual,i mencem dhe zoti qe shkruan e flete pa frike per kermat me te medha qe po qelbin shqiperine,Sali Berishen dhe Ilir Meten. Po ti nuk ke aq tru sa te kuptosh Frrokun.Te falet.

                          1. A
                            Aspasi Asdrena

                            Ç,bëhet në Rambullje , Pa të pies njer ty Pytëie

                          2. E
                            Ethem Lalaj

                            OK F.ÇUPI: 1.Që nga 2005 medjet 99 % jan kapur nga Sb,sikurse drejtësia 100 % që nga 92.Ndaj E.Rama hedh VALLE NË HOJËN E UJQËRVE. 2.Edhe pse Sb është futur në listën e ZEZË AMERIKANE ANGLEZE BE..Medjet dhe Drejtësia vazhdojnë të shkojnë pas kërmës..që i ka financuar e financon akoma nga parat e popullit 97. 3.Shumë medje janë financuar nga agjenturat e huaja që nga 92 dhe me para të pista.Rasti YLLI NDROQIT i arrestuar në Itali e Turqi për DROGË dhe ..ha e pi me LikeSpiunin..tregon se te ne DREJTËSIA KA VDEKUR QË NË 92. 4.ditë më parë lexova në Fb DORIS PACK.Ajo deklaronte se MRDJET NË SHQIPËRI I DHUNON E.RAMA.DHE KËTË INFO..JA KISHTE DËRGUAR VJOLLCA VOKSHI E SB.Kjo është një nga arsyet se opinioni Nd/Kombëtar është helmuar keq nga Berishizmi fam keq i Shekullit 21. 5.Helmi Berishist ka shkuar edhe në Kosovë,ku disa HALE-IST si B.Buzhala,etj vjellin vrer në ekranet tona më keq se Andi Bushati,F.Lubonja,A.Çani,B.Vevziu,etj b..lëpirës të Sb,IM e KO. 6.Dihet pse u dhunua A.Doçi REP.TV.Ai denoncoi aferën e kl.Partizani nga dhëndri Sb.Makjazhet e Likes

                              1. r
                                reni

                                Bukur, bukur dhe shume bukur !

                                1. D
                                  Daja

                                  Pse nuk protestoni ashper ju gazetaret qe jeni pran Tikut? Ku eshte shoqata ebyth qireve gazetare qe nuk po del ne mbrojtje te Tikut per krimin qe i kane bo? U dhunua nje gazetar i opozites nje jave rrjesht TVte e opozitesh emisione ! Po keto byth lepiresat e Sali qenit pse nuk bojne nje emision per kolegun e tyre?Apo jane pale me agresoret?

                                  1. L
                                    Lisi

                                    Spiuni dhe shpifesiCupi, sulmon median per llogari te E, Rames.

                                    1. A
                                      Artan

                                      Si gjithnje i madh Frrok!

                                      1. f
                                        flamingo

                                        Frrok ke qejf ta lajsh b*then e rrudhur ne portin e ri te jahteve te arabit ne Durres? Vazhdo rrugen qe ke kohe qe ke nisur.

                                        Lini një Përgjigje