Ishte protestë apo funeral?

14 Nëntor 2022, 19:29Blog TEMA

Ishte protestë apo funeral?

Nga Kreshnik Spahiu

Protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit:

- jo nga pjesëmarrja,

- jo nga fjalimet,

- jo nga formati,

- jo nga kauza,

- jo nga kohë-zgjatja,

Thjesht, ishte historike sepse dukej:

- më e trishta

- më e qeta

- më e vdekura

- më e zbehta

- më pesimistja

Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziasëm.

Kam ndjekur çdo protestë nga 8 dhjetori 1990 dhe deri më 12 nëntor, por kurrë s’më është dukur turma e mijëra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente.

E gjitha i përngjante një ndeshje futbolli ku tifozët shikojnë lojën thjesht për kuriozitet, por jo për fitore sepse e dinë rezultatin para se të fillojë ndeshja që do humbasin 0 me 6.

Vetëm kur tifozët e dinë humbjen ata shkojnë të qetë pa thirrje dhe janë spektatorë.

Nuk i kamë parë kurrë kaq të mbaruar, të lodhur dhe të trishtuar protestuesit e zjarrtë dhe militantët që e duan me aq zemër atë parti.

Ata nuk kanë qenë kurrë aq të qetë dhe të zbehtë:

- as kur u vra babi i Rudinës, Azem Hajdari,

- as kur Shqipëria u dogj nga rebelimi i 97,

- as kur protestohej kundër ambasadores amerikane Mariza Lino,

- as kur humbëm zgjedhjet në 2001,

- as kur dha dorëheqjen Sali Berisha,

- as kur rriheshin me njëri-tjetrin në oborrin e partisë.

Ata protestues kishin një dilemë të madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.

Fundja çfarë do bënin përveç se të thërrisnin:

“Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

Tribuna ishte plot me komuniste që premtonin revolucionin, por e shtynë atë pas Kampionatit Botëror të futbollit, pas gjelit deri dhe Vitit të Ri, duke u tallur sërish me demokratët.

Ata kishin udhëtuar 6 orë me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfikësi i protestave.

Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai që premtoi se revolucioni i Foltores nuk do flejë gjumë si Basha, por çuditërisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse:

- Kishte më pak protestues,

- Kishte më pak entuziasëm,

- Kishte më pak forcë dhe goditje,

- Kishte më pak zjarr,

- Kishte pak kohë dhe orë në funksion të kauzës.

Pyetja shtrohet kush e fiku zjarrin e protestës?

Askush,  thjesht nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte askënd.

Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerëz, por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë, por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.

13 Komente

  1. A
    ANDI BUSHATI E TALL KEQ KRESHNIK SPAHIUN

    YMER QELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT FRROK CUPIT DHE MUHAMED VELIUT

    1. r
      raul

      Exelent. Je i papare o Kreshnik mendjendrituri , eshte shkrimi me i bukur dhe me filizofiku qe kam lexuar ne 32 vjet demokraci. I bere nje autopsi corbes se derrit foltore particke e lekut, ose Perbindesh i vicidolit spiuni Agush askush kokeducja. Ne fakt per te qene i sinqerte kjo pordheste e 12 nendorit ishte copy paste e pordhestes qe mbajti ne shtator ne sharre spiuni Agush askush kokeducja me banoret e Sharres ku te pranishmit ne proteste degjuan ne heshtje te plote fjalimin me keputje ne mes mbajtur nga i forti i pazarit te ri me hanxhar ne dore.Dhe kjo e 12 nendorit ishte e njejte sikur po mbahej me banoret e Sharres ne boten e pertejme qe u duk qarte kur pa mbaruar fjalimin perbindeshi i vicidolit , njerzit filluan te shperndahen sa u detyruan te dy mjeranet te braktisin njerzit e ti lene vetem ne shesh duke u larguar si te dhjere nga sheshi drejt vrimes se miut.

      1. p
        pilo lala

        Me pelqen dashuria e krushqve te Saliut me te Likes. Shikoni si qeshin vesh me vesh Nesho i Likes me Bocin e Saliut. Me kujtohet nje foto kur u thye muri Berlinit, njerezit takoheshin me kete dashuri qe shikoj tek Neshua dhe Boci. Kjo me ben optimist per te ardhmen e ndritur me Saliun dhe Liken.

        1. Çekiçi

          Ishte provë per funeralin e tradhtarit Sali Berishiq dhe provë per funeralin e spiunit Ilir mutaj

          1. E
            Ed

            O RAUL KOMENTUESI NGA MEKSIKA DUHET TE JESH NGA EMRI . PRANDAJ DHE NUK E NJEH KREDHNIKUN E SKERKAVE KRESHNIKU ISHTE DIKUR KOLONA E PESTE ME PERTI E E TIJ AI ESHTE NJ E ME SIUN. AI KERKON SHKATERIM KETE PRISTE AI.

            1. "
              "BOHOTINA"

              O Zot! Si ka mundesi te ndjekesh nje njeri hajdut dhe nje zjarrvenes sistematik per vendin?

              1. D
                Dule labi

                Kreshnik te lumte pena analze perfekte. I ke thene shume bukur qe te gjitha. Do vecoja kete perlen" Poshte Amerika Rrofte Monika ".Suksese

                1. A
                  Aljen

                  E vertete, shume evertete...Njerez te trishtuar ,njerez te mire, te udhehequr nga delenxhinj te pafytyre. Njerez qe e duan ndryshimin por kishin frike te ardhmenme po te njejtet delenxhinj. Njerez qe e duan ameriken, por degjonin non gratat . E dhimbshme...

                  1. N
                    Nik loqja

                    Mungon ti ne fakt loqe. Qe ke ikur por akoma nuk tregon se me cfare pasurie jeton ne gjermani

                    1. v
                      vlonjati

                      nuk kam ndonje pershtypje kushedi se cfare per kete Kreshnikun, por paragrafin e fundit e ka qarë "funeral me dy kufoma politike pa arkivol"

                      1. S
                        Spak

                        Nuk u habita qe edhe vajza e heroit legjendar te PD Azem ishte dhe foli ne proteste! Keta njeres i kane ngelur Saliut! Provinciale gjysem budallenj sic ishte dhe vete hajdari!

                        1. A
                          Arbeni

                          Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerëz, por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë, por funeral me dy kufoma politike pa arkivol. Me këtë i ke vendosur pikat mbi i Kreshnik djali.

                          1. M
                            Mas'hat Æshkëstralli

                            Një sy qërruar e dy vesh shurdhuar kërkonin xixën e masatit , kurse ti o Ashtu , po që si ca , do me ç'mos e me domosdo me e nda kæmbin si shkenca ndau një atom . Kur kam eshæstrall e Masanë e shambuken plot , si të marrësh frymën , por , ti e ca si ti i mbetët këtij kombi sa një pikë Zhivë ○ (RsërmëK) e rënë nga kupëqielli që me aq mund e gjak që u derdh e u bë u rizhbë e u ri bë me dëshmi e me uri për die e gjuhë , prapë tym doni me pa . Komb zhiv'e shpërndarë që vetëm në një bango loboranti , mund ta bësh një provë , e bën një sferë oooo○oooo , po u nda do një shtysimë ti bëjë një .elementet me Vestat . Hohë cërëme , vishuni trashë . E pa pika

                            Lini një Përgjigje