Gafa fëmijënore e Edi Ramës

18 Nëntor 2022, 17:28Blog TEMA
Gafa fëmijënore e Edi Ramës

 

Nga Andi Bushati

Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele krahasuese mes asaj që milioneri arab, Alabaar do të bënte në Zagreb dhe asaj që pritet të ndërtojë në Durrës, nuk duhet parë si një mashtrim i qëllimtë. Ajo është më tepër një përpjekje e yshtur nga ankthi dhe pasiguria e atij që do të kapet pas një fije kashte, për ti thyer hundët kundërshtarëve “pa din e pa iman”, që e akuzojnë si grabitës. Nën këto ethe, kryeministri ka postuar direkt dhe pa e kontrolluar, një shkrim, që ia ka servrirur ndonjë këshilltar avdall, të cilin e zënë shkronjat, ku thuhej se e njëjta kompani “Eagle Hills”, që do të marrë 800 mijë metra katrorë ndërtimi në Durrës, është mirpritur edhe në Kroaci, për të ndërtuar “Manhatanin” e Zagrebit. 

Në “pavëmendjen” e frikshme të kryeministrit ka disa probleme. Si fillim, shkrimi i Birn që ai riposton mban datën 2019, ndërsa kompania që qeveria e tij ka shpallur investitor strategjik është themeluar vetëm një vit më parë. Pra, që këtu kuptohet se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë, ndonëse të dyja mbajën emrin “Eagle Hills”. E dyta dhe më skandalozja, po të thellohej pak, Edi Rama do ta kishte mësuar se qytetarët me protesta e kanë përzënë Alabaarin, bashkë me projektin e tij nga kryeqyteti kroat. Pra, kullat e tij prej betoni, nuk janë “mirpritur” siç e servir në mënyrë infantile ai, por në të kundërt, kanë mbetur vetëm në letër.

Por duke u nisur edhe nga përgënjeshtrimi i tij, sërish këmbëngul, se pavarësisht nga amatorizmi që tregoi me postimin e parë, jam i bindur se Edi Rama nuk është nisur për të na gënjyer me qëllim. Sado i verbuar që të jetë, ai e di se në këtë botë të ndërlidhur, hile të tilla zbulohen shumë shpejt. Ajo historia e periudhës së kovidit, kur e shiti një video të disa policëve afrikanë që shembinin në duru qytetarët e vet, si një ngjarje që ndodh në mes të Evropës, ia ka mësuar kaq gjë.

Por, nervoziteti i atij që është kapur me presh në duar, i ndërlidhur me sikletin e atij që e ndjen se është i pabesueshëm, e kanë bërë të gabojë. Me urgjencën dhe ankthin e dikujt që i duket se zbuloi një argument të favor të vet ai ka hedhur në treg një artikull që s’ka pasur nerva as ta lexojë.

I gjithë ky konfuzion e ka një shpjegim. Atëherë kur ky projekt u promovua për herë të parë, në Tiranë u trumbetua plot zhurmë se këtu do të zbarkonte një kompani e madhe, që ka ndërtuar Dubain dhe Burjh Kalifën. Emaar grup, ku kishte aksione dhe monarkia e emirateve të bashkuara ishte garanci për një investim serioz. Nisur nga ky lajm, u mbulua edhe darka e ministrave te Nusreti. Gazetarë të njohur, grupe televizive, reportazhe në TV kombëtare i bënë jehonë të stërmadhe këtij evenimenti. Ky gjigandizëm, i sponsorizuar politikisht dhe mediatikisht, justifikonte faljen e tokës publike, zhvendosjen e portit më të madh në vend, dhënien pa dilema të statusit të investitorit strategjik.

Por, kur ëndrra propagandistike mbaroi dhe njërëzit u ndëshën me realitetin prozaik të dokumentave, rezultoi komplet e kundërta. Emaar kishte avulluar dhe nuk figuronte kërkund. Muhamet Alabaar do investonte si person privat, përmes një kompanie pa emër, një pjesë e partnerëve të të cilës ishin regjistruar në parajsa fiskale. Ajo që u premtua me bujë ishte mpakur si lëkura e shagrenit. Nga mbi dy miliardë që do investonte Emaar, Alabaar do hidhte vetëm 80 milionë, nga katërfishin e vendeve të punës që propogandohej me ardhjen e të parit, shifra qe reduktuar në 12 mijë, nga marina me e madhe në Mesdhe, kishte përfunduar në një port me 280 vende ankorimi. Por lehtësitë, favoret, shkelja e kushtetutës, votimi i një ligji special nga kuvendi, marja e pasurisë publike pa garë, ishin në proporcion me gjigandizmin e Emaarit dhe jo për kompaninë me kapital 100 mijë lekë, që ishte regjistruar për herë të parë në QKB-në shqiptare.  

Mediat e tij dhe vetë Edi Rama kishin pompuar ardhjen e së parës.

Prandaj, pasi kjo fabul u diskerditua, kryeministri u detyrua ti nënshtrohej asaj shprehjes popullore të larjes së njërës jashtëqitjeje prej tjetrës duke na servirur se edhe “Eagle Hill”, ishte shumë i famshëm. Ky siklet e çoi drejt gafës me “Manhatanin e Zagrebit”.

Natyrisht, thënë këtë, duhet pranuar se Muhamet Alabaar nuk është askushi. Ai ka qenë themelues dhe CEO i kompanisë së famshme që u propogandua në fillim, prandaj as eksperienca, as aureola e tij nuk të bëjnë të konkludosh, me një të rënë të lapsit, se aventura e portit të Durrësit do të jetë e barabartë me një dështim apo grabitje. 

Ama, nga mënyra se si është proceduar, nga metodat me të cilat është mashtruar publiku, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë. Aq më të mëdha, bëhen këto dilema kur kujton se skandalet më të bujshme të kësaj qeverie janë gatuar në mënyrë të tillë. Që nga mashtrimi me DH Albania për unazën e re, e deri tek ai për inceneratorët, fillimisht janë premtuar kompani me emër ndërkombëtar, për të përfunduar pastaj tek firma anonime të fshehura në parajsa fiskale. Pra mjafton kjo teknologji e përsëritur, që kushdo që ka pikpyetje të mos jetë automatikisht një “rublaxhi, pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe”, por dikush që i djegur nga hajdutllëqet e së shkuarës, tani është i prirur ti fryjë edhe kosit. Në vend që ti qetësonte këto dyshime, me impulsivitetin infantil të ‘Manhatianit të Zagrebit”, Edi Rama i shtoi edhe më shumë ato.  

51 Komente

  1. H
    Himarioti

    Je bërë si Göbel i Hitlerit o injorant.

    1. L
      L.Xh

      Gabimin, apo gafën e Ramës, siç e quan ti o And Mehdiu, nga mllefi që ke për të, mbasi ai (Rama alei selam) nuk po të pjerdh ty fare - fare, opo fare - fare, dhe ti, me këto postime, i bën si GJOBA, për të, që të ofrojë ndonjë “gjë kafshë” për të “ngrënë”, por ty o Andushkë, të mungon “gjë-ja”, mbasi ke mbetur safi “KAFSHË”….

      1. V
        Vranakonti

        O Andi Hysni Kapo,me mire veri gojes tende nje top me mut dhe mos fol se nuk te beson njeri.

      2. p
        popull

        injorant e bythlepires je ti Himariot (himarjot bytha jote????),

      3. 1
        19

        Nuk mora mundimin fare te shof ca shkruan ky kryekurva e bllokut te enverit .se eshte nje cop bythqim i vogel .

        1. S
          Spak

          Une kam kohe qe nuk e degjoj apo lexoj kete njeri komunist berishian! Urrejtja u nxirre syte dhe trute! Nuk e kuotoj qe nje njeri normal me grua normale dhe me ish grua po normale te shkruaje dhe te flase si ky! Eshte edhe Lubonja edhe Saliu te tre komuniste dhe njeres Bipolar!

        2. P
          Poseidon

          SKE FAJ TI .MIRE E KA SALI PUSETA KA FAJ SKAP QE NUK TE KONTROLLON LLOGARINE QE E KE NE RUBLA RUSE .MOS U MERZIT SE EDHE TY DO TE VIJE DITA.

          1. V
            Vito i Orneles se Varuzhanit

            Po Linda cfare mendon per kete? Sepse thone qe mbas nje burri te suksesshem qendron nje grua, po ama mbas nje burri LEGEN kush qendron?

            1. L
              Limani

              Një D dore !

              1. M
                Modesta

                Jo , cnuk , po i lë edhe një J shtypi dhe një Æ agëane kaligrafike , po deshi t'i varri në qafë ose zilka kyçi , apo s'i pëlqejnë byzyllyqët këtij . O ta marrë ishteria më mirë .

              2. S
                Se mos merzitesh.

                O Vitooooo, Mos u merr me grate e botes si burrë kurve, po shko nga shtepia se po flet lagjja per Ty. Apo sa shkove ne shtepi, pe kepucet e "atij" tek dera, dhe ike pa bere zhurmë. Edhe derën e mbylle avash. "Si është puna?" te pyeti shoku qe ishte me ty. "Lere, lere", i the ti. "Ishte ai muti brenda." Ja, ky mut burri je ti, po qepe gojen se u bere gazi i botes. Hajde të ta paguaj unë nje dopjo qe të të kaloje merzia.

                1. B
                  Bullgari

                  Pse te vjen keq ty per ate rrugace qe ka per burr nje rrugac. Nje i martuar 3 here dhe tjeteri 4 here. Keta njerez jane ata qe shikojne pasurine para karakterit dhe nderit. Mjer popull per udheheqjen qe ka !!

                  1. p
                    pjeter

                    Jo mer xhan jo,sipas mendimit tim,atij nuk i vjen keq fare per rrugaçet,por me shume i vjen keq se sa idiote shkruajne neper komente,e mundohet a mos ja u ndes ndo pak trunin per te llogjiku na nje çik,e me sa duket,edhe ai gabon,sepse dihet boterisht,truni i fikur,nuk ndizet me!!!

              3. Z
                Zyko

                Me ben pershtypje fakti qe deri sa projekti te shkonte ne parlament Rama nuk foli asnjehere per apartamente ne projekt. Pse? Tani del se shumica e vleres se investimit eshte apartamente banimi ne det!!!???. Ky eshte nje mashtrim i neveritshem me qellime perfitimesh. Pra nuk do kete port te madh (me i madhi ne ballkan) por nje c'vendosje e tij ne portoromano me taksat e shqiptareve.

                1. k
                  koment

                  o zyko na trego pak se sa taksa paguan zotrote në muaj që do të bëjnë të mundur investimin në portin e durrësit!!!!!!hahahaha

                2. t
                  tata luigji

                  Kete e qiu saliu kur ishte i voge ja jepte gjyshi per ta shetit vicidolsi i futi pallen dhe qe nga ajo dite nuk i ndahet Miu tan hane m...t per llogari te perdhunuesit

                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Vito i Orneles se Varuzhanti ,qendron mamaja jote ,o legen qe meresh me grate .duket qe je injorant .Linda eshte nje zonje grua qe qendron ne krahey e nje zoterie burre ,jo si nena dhe babai jot qe dje oshkurin e brekeve nuk dine ta lidhin .

                    1. A
                      Arian

                      Shkruaj sa të duash as qurrat nuk ti hedh Edi ty mor llazore

                      1. V
                        Vjola

                        Që në fillim është thënë për apartamente , vetëm ata që nuk duan , nuk dëgjojnë . Çuditërisht !!!!!!!

                        1. O
                          Ola Vjola

                          Po apartamentet ne toke publike te dhene falas Alabarit cna duhen moj Vjole?! Ato i ndertonte vete Zamiri si ne sheshin e Skeles ne Vlore? Halli eshte se duhej ne tjeter alibi nga jashte se Zamirit dhe Cetit ju doli boja duke marr cdo gje. Prandaj pra na duhej nje si Alabari qe shqiptaret si ti te vazhdojne te han bar dhe Rama te bej golin shume milionesh te rradhes.

                        2. M
                          Molla Omari

                          Ky kulishi i Enverit nuk rri dote pa nxjerr mut nga goja. Per nje rast qe gabon kryeministri, merr dhe aludon me idiotsit e mllef por kur Saliu idhulli i tij revolucionar, flet mbrockulla cdo dite, heshte. Heshte se eshte idiot i lindur qe beson tek revolycioni popullor nongrata

                          1. N
                            Nipi Hysni Kapo anal- iste

                            Per te qene i sinqerte nuk i lexoje kurre shkrimet e nipit te hysni kapo djalit te spiunii bushati ... rama tha u nxitova ne koment dhe kerkoje falje lexuesit

                            1. p
                              pesimisti

                              Andi o idiot,paçavuret e tua nuk i lexon njeri qe respekton intelengjencen e vet.

                              1. T
                                Tironsi

                                Nje gje eshte e sigurte qe edhe koha do ta vertetoje qe enveristi Bushati do te semuret rende nga marazi per cdo arritje te Edi Rames duke ju rrezikuar seriozisht jeta.

                                1. A
                                  Andi te hengert gjyshi

                                  Te lumte o bajge se e kape mat Edin ! Po ja qe ai kerkoi falje per "gafen",qe ti dhe shpura juaj mezi po prisnit . Kot u lodhe or fytyre e poshter .

                                  1. A
                                    Andi te hengert gjyshi

                                    Te lumte o bajge se e kape mat Edin ! Po ja qe ai kerkoi falje per "gafen",qe ti dhe shpura juaj mezi po prisnit . Kot u lodhe or fytyre e poshter .

                                    1. a
                                      arqile

                                      Ik mor maskara nuk i lexoj shkrimet e tua.K

                                      1. G
                                        Gimi

                                        Ne Qivrimas ka plasur droga. Po ketij cfare i thua ti more debil.

                                        1. F
                                          Falje per fjalorin

                                          Sa ndyresire paske qene breeee ! Mut i teri.

                                          1. D
                                            Dardania

                                            Jam nga Dardania-Gjilani,percjell me vemendje zhvillimet ne Tiran,por nuk arrije te kuptoj pse Banalistat,Nongrata,Spiun Meta,protestojn per cdo investim. Si eshte e mundur te protestohet per parkun te liqeni,unazen e Tiranes,Teatrin e tani per investimin ne portin e Durrsit? Gjate jetes kam njofur e ndegjuar per shume individ te poshter ama ky Bushati,eshte shume palidhje-per sojin e Bushatit ne andej nga Dardania u´referohemi si:Bylmet Magarice.

                                            1. H
                                              HAJDUTI BAGDATIT

                                              E more Dardania,ti ose se kupton ose ben sikur se kupton; sepse opozita nuk po proteston per punimet qe po behen por per menyren se si behen,per çmimin qe behet dhe per fshehtesine dhe korrupsionin qe behet.Ruga para shtepise time eshte gjithsej e gjate 200m me nje gjeresi maksimumi 5m por edhe pse u shtruan te gjitha rruget e lagjes kjo e jona nuk u shtrua sepse aty jetonte kryetariri i pd se lagjes.

                                            2. P
                                              Populli

                                              Bushat, cmira gërryen enën që e mban! Do sosesh nga marazi për t'u matur me Edi Ramën!

                                              1. S
                                                SADIU

                                                U Bushat Adi buurr muti, që po qelb dynjanë Nesër ai "femijnori" që ne pikë të mëngjezit do të bëjë një Adush.

                                                1. S
                                                  Spak

                                                  A ka ndonje shok ndonje mik,ndonje dashnor te grave ky impotenti qe t'i thone mjaft se u bere gazi i botes! Se shpejti Andi vjen divorci tjeter!

                                                  1. J
                                                    Jari

                                                    Po si nuk mori një notë pozitive për shkrimin ky Andi Bytha, pu pu pu, nga të gjitha komentet 100 % nuk e kanë lexuar shkrimin.

                                                    1. C
                                                      Coli

                                                      Çfare gabimi paska bere Kryeminstri o SmBush-at. "Bravo "se ja ke kap me dy duar. "Gabimin " ......shterngoje fort tani

                                                      1. L
                                                        Luani

                                                        Pinjolli komunisti , fare e keqe.., do te shpifet kanceri nga ajo qe keni ne gen .., deshiren per te bere keq ..!!

                                                        1. M
                                                          M

                                                          Kokë e falur nuk pritet. Ju jeni nga ata që " peshku në det e mbani tiganin në zjar" mos kushedi rrëmbeni ndonjë pjesë dhe i fryni kosit se ushqeheni me çorbë të prishur ,porçe do se kosi sht një ëndër se po nuk investove [ të marrësh iniciativën e të ritësh një viç..e pastaj të bëhet mushqerë ..e kjo të lind( pjellë) ..e pastaj t'a mjelësh ..e t'a bësh kos ] ju ngeleni me lugët në brez se mos bëhet deti kos

                                                          1. E
                                                            Eni

                                                            Njeriu me ineveritshem

                                                            1. T
                                                              Tiransi i ndershem

                                                              U leshuan hienat qe paguhen me paga per te kundershtuar cdo gazetar e analist qe kritikon Ramen me qeverine e tij e koruptuar. Ky vend nuk ben perpara nga spiunat qe dalin ne mbrojtje te atyre qe po e shesin bregdetin e resurset tona. Keta rijne kafeneve dhe i gezohen kockes qe i paguan Rama e Veliaj. Te mjeret nuk e kuptojne se neser keta punedhenes do i hedhin si limon i shtrydhur.Vazhdoni e shkruani.........

                                                              1. B
                                                                Bullgari

                                                                Sakte. Prandaj shin nje rrugac kryeminister me nje qeveri te degjeneruar. Ky popull jemi ne. Shikojme 5 lekeshen para nderit te kombit.

                                                                1. T
                                                                  Tirana e re

                                                                  po o Tirons i ndershem prij Tropoje Vazhdo ha kockat e Salih Non grates ti ......

                                                                2. B
                                                                  Baftjari

                                                                  Doli ky boja,ky bucja e anal-isteve

                                                                  1. B
                                                                    Buda

                                                                    Gafa foshnjore e Edi Rames eshte mbivleresimi i Ekonomise se Turizmit ne bregdet ndaj Zhvillimit te Industrise Perpunuese te pasurive tokesore dhe nentokesore te Shqiperise. Prandaj po shpopullohet Shqiperia, duke ia lene vendin 20% pronarve te resorteve, hoteleve e bujtinave private dhe sherbetoreve te ardhur nga vendet me te varfera te Azise dhe Afrikes. Perse Edi Rama nuk analizon dhe t'u jape pergjigje 16 pyetjeve te bera nga deputetja ekonomiste Jorida Tabaku, por merret me sharje, ofendime e fantazi me orkester militantesh?! Wikipedia: Jorida Hasan Tabaku, 1 july 1979, is graduated with distinction in Business Administration from the Faculty of Economy of University of Tirana. She has successfully completed her post graduate studies in UK and USA. Jorida received a MA in Management with Distinction from Durham University in UK and holds a Doctorate Degree in Management on Promotion of Entrepreneurship and Corporate Governance.

                                                                    1. Q
                                                                      Qinomi

                                                                      Bushat. Ke i vetmi qe i qi ropt socjalistave rilindsave dhe patronazhistave. Bravo

                                                                      1. V
                                                                        Vranakonti

                                                                        Tiransi Ndershem, e ke gabim. Nk eshte Rama ai qe paguan gazetaret por idhulli yt Sali Berisha,se ai ka para te vjedhura aq sa nuk ka ku t'i çoi. Edi Rama eshte i paster dhe nuk kemi degjuar ndonje gjykates te kete bere ndonje vendim per korrupsion.Kurse idhulli yt eshte shpallur non grata per kete problem.

                                                                        1. P
                                                                          Pu pu pu

                                                                          O Andi mos i boto me artikujt ne kete gazete! Niveli i lexuesve dhe padtaj i komentuesve nen zero! Jo se nuk duan po nuk mund te te kuptojne se jane injorante dhe gojeshqyer!

                                                                          1. G
                                                                            Ganiu te lagjja

                                                                            Andi hajde mos u vono se po te pret Fevziu te hash ndonje gje ose pi dicka se je lodhur shume edhe po qe se ke kohe beji nje tel edhe Beni edhe thuaji po shkojme te vendi te hame ndonje gje se u lodhem duke luftuar per demokracine

                                                                            1. s
                                                                              shiku-esi

                                                                              Vetem nje kalama si puna jote do te mund ta kapte "gafen prej kalamani" te Edi Rames ore kopili i bllokut te gjishit! Ndaj vazhdo e leh o kone se rraca jote keshtu do te mbetet deri ne ngordhje,duke lehur!Nje shprehje e kahereshme thote "qeni(konia Bushati)qe leh nuk te kafshon"! S'me mbetet gje tjeter veçese te te pyes :Te ka afruar ndonje vend tek " Story" Grita Suma se shkon shume me Arian Currin,beheni nje dyshe e forte !

                                                                              1. e
                                                                                edi

                                                                                Ju i quani gafa ato qe ben Rama megjithese i ben me dashje dhe kerkon falje kur i dalin zbuluar jo gafat por mashtrimet. Edhe kjo eshte nje "gafe" si ajo ne kohen e pandemise kur nxorri tanket ne rruget e Tirones dhe per te justifikuar ate qe po bente nxorri nje kronike nga Algjeria e the qe te shohim dhe ne se çfare behet ne Spanje.Kur ja spjeguan se nuk ishte ne Spanje por ne Algjer dhe jo per pandemine (i shkreti,se kishte ditur)kerkoi falje njelloj si sot per"gabimin qe kishte bere!

                                                                                1. R
                                                                                  Ramize Gjebrĕa

                                                                                  Paska gërmuar prapë ky . RACIST .

                                                                                  Lini një Përgjigje