Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të edhe Festa e librit. Ditët e kësaj feste duhet të jenë të gëzueshme, por pesha e brishtë që libri sot mbart solli gëzim vetëm në një kënd të kryeqytetit. Në cepin e fundëm të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku dhe panairi po mbahet, si një festival titujsh të panumërt, në Pallatin e Kongreseve.
E megjithëse të panumërt, shija për të përzgjedhur atë që më duhet ta përvetsoj me kohën gjithmonë e më vështirësohet.
Cila është arsyeja?
Në Ditët e Librit disa veprimtari u zhvilluan në ambjentet e Pallatit të Kongreseve aty ku dhe stendat me germat e mëdhenj të shtëpive botuese kishin shënuar emrat dhe logot e tyre. Në një prej tyre isha dhe unë. Quhej 'Sofaja e Librit'.
Organizatorët ishin kujdesur në mënyrë të posaçme që cdo gjë të merrte vëmendjen e merituar. Autori dhe lexuesi me median në mes. Deshira per te bere bashke keto komponente ishte dhe synimi i ketyre aktiviteteve qe me shume gjase kane nje profitback te suksesshem.
Në Shqipëri botohen mesatarisht çdo vit 3000 tituj librash e më shumë. Bashkë me titujt që botohen shqip në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në vende të tjera mund të jetë dyfishi i këtij numri titujsh.
Letërsi shqip botohet edhe në Kroaci, Rumani, Itali, Gjermani, Britani, Greqi, SHBA, Francë. Libri shqip porositet krahas botimeve të tjera prej një shumice bibliotekash universitare e shkencore në Perëndim e në Lindje.
Duke pasur parasysh numrin e popullsisë, kjo është një shifër mjaft e lartë. Por jo gjithçka shprehet në shifra. Ky shpërthim i fuqishëm i dëshirës për botim lidhet edhe me daljen e shoqërisë nga kontrolli ideologjik. Ende sot ne e vuajmë këtë paranojë.
Dihet mirë se në totalitarizëm botimi i një libri ishte para së gjithash status në shoqëri, ishte garanci politike dhe ideologjike, jo vetëm autorësi e autoritet. Njëherësh, kontrolli mbi librin ishte dhe kontroll mbi mendimin. Dhe kjo çoi në një kufizim të njohur të veprimtarisë botuese.
Të gjithë lëvdojnë sasinë e botimeve në 30 vitet e fundme, por njëherësh të gjithë lëvdojnë leximin e dikurshëm. Dhe atëherë lind pyetja: botohet, por për kë? Kush lexon në Shqipëri, kur lexon, çfarë lexon? Shkollat, çfarë “meny-je” librore u ofrojnë nxënësve? Nëse nuk lexohet, çfarë ka ndodhur me leximin?
Në Shqipëri mungon sistemi i garancive të cilësisë së librit, një trupë e denjë autoritetesh me emra publikë.
Cili autoritet dhe mbi ç’parashikime jepet ky kodifikim?
Flitet gjithashtu për ranking dhe rating të librit, por treg dhe konkurrencë që mund të plotësojë këto kërkesa nuk ka.
Kjo mund të duket si një problem teknik, që u intereson vetëm një grushti profesionistësh. Por pikërisht mungesa e këtyre garancive cilësore ka çuar deri në kompromentim të vlerave, në nënçmim të tyre, në paravendosjen e botimeve më se mesatare ndaj atyre cilësore, deri tek mirënjohjet shtetërore.
Nga mungesa e garancive standarde ligjore në botime, sidomos në ato shkencore, vjen shthurja e referencave, zëvendësimi i profesionistëve prej amatorëve dhe, mos qoftë e thënë, edhe e këtyre të fundmëve prej sharlatanëve.
Dhe ne fund nje pyetje kam per ju, a eshte edhe ky nje nder shkaqet qe prinderit sot ne diten e 4-rt te Panairit "Tirana 2022", nxitonin te kerkonin per te vegjlit e tyre cfaredo lloj libri, mjaft te ishte ne anglisht?
Pyetje e pameshirshme...
Nje bastarduese e gjuhes shqipe qe shkruan: pervetsoj, (ne vend te pervetësoj), ambjentet, (shqip thuhet mjediset, poe nese e do ne gjuhe te huaj, te pakten ta shkruaje ne trakten e sakte: ambientet), germat e medhenj (germat gjini femerore, medhenj gjini mashkullore), 30 vitet e fundme dhe jo 30 vitet e fundit (ne shqip e fundme dmth fundor, perfundimtare; pas ketyre viteve perfundon bota), "meny-je" ne vend te menyje (pse duhen thonjezat dhe vija kur mený eshte ne fjalorin shqip tashme e lakohet si çdo emer femeror shqip?), u intereson vetem nje grushti (trajta e shkurter u perdoret per shumesin, kurse ketu lidhet me grushtin qe eshte njejes), ketyre te fundmve, nje pyetje kam per ju, a... (nuk ia ka haberin qe ketu mbaron nje fraze dhe fillon nje tjeter ku kalohet ne ligjerate te drejte. Keshtu qe duhen dy pika e jo presje - nje pyetje kam.per ju: a ...) nuk ka goje te flase per cilesi e standard ne botime. Para se te shohesh qimen e tjetrit shiko traun tend dhe mangesite e tua ne levrimin e gjuhes shqipe, Monika Stafa!
Shqip , eshte qesharake te merresh /kerkosh "Gabimet Ortografike " ke Shkrimi i Gazetares se Mirenjohur _Monika Staffa ,qe per hir se te vertetes , eshte nji njohese e mir e asaj se ciles ajo i referohet . Eshte tipike e shume Komentueseve ketu , te cilet nuk i referohen Temes /Shkrimit por ne pamundesi per te komentuar Shkrimin ,siedhe eshte Normale kudo ne Bote , kapen pas ca gabimeve ,(duke bere Mesuesen e Bukurshkrimit ) qe s'kan asnji Vlere , duke qen te paafte te debatojne mbi Temen /Shkrimin ,per te cilin mendoj se Gazetarja e Mirenjohur ka shume te drejte ne gjithcka shkruan . _ Kam komentuar disa her ktu ne lidhje pak a shume te ngjashme me tematiken qe shkruan Gazetarja , ate Show Pananiresh qesharake ,pa asnji lloj Vlere etj etj , qe per mua eshte shndruar ne nji Biznes i atyre qe e organizojne e jane pjesmarres aty ,por qe kerkon nji Shkundje te Forte qe Kualiteti i Letersise Shqiptare ,dhe atyre qe duhet te Levrojne Letersine ne ate vend , te bjen ne "Gropat e Duhura" dhe ktu nuk e kam fjalen per Spondin ne Bilardo por ne Vlerat e Verteta ,qe kta sot i kan ulur ne Novele Ordinere madje qesharake .___________ Rrespekt Gazetares se Mirenjohur per kte sensibilizim e prejke ne Plage te Librit e Literatures Shqiptare ,te kthyer ne nji Pazare Karrnavalesh .
Nuk jane gabime ortografike. Jane gabime logjike. Qe ti mbase nuk ia ke haberin. Provo te ngaterrosh ne anglisht "last" me "final" apo italisht "ultimo" e "finale". Me thuaj nje artikull ne nje gazete te huaj ku nuk korrespondojne gjinia dhe numri i perberesve te nje togfjaleshi. Nje shkrim me keto gabime do ishte masakruar e nuk do t i paraqitej publikut, por do t i kthehej mbrapsht autorit per ndreqje. Ku eshte cilesia e Monika Stafes ketu? Ajo e para kontribuon ne shperfilljen e rregullave themelore te gjuhes. Njesoj si te tjeret.
Shqip, un ju referova Komentit tend aty me lart , ku flet per Germat ,per Gjinit -Femeroe e Mashkullore ,ndarjet ne rrokje e madje si fillon Gramatikishte nji fjali e si mbaron ! APO JO ? ________ Pra nuk i referohesh Llogjikes se Shkrimit te Gazetares ,per te cilin aludon ne kte replike . Se kush ja ka ose s'ka Haberin Llogjikes ne pergjithsi ,qe realishte s'eshte Tema jone ktu , ti s'mundet ta gjykosh e as fantazoshe . - Nuk e di se cfar cilesie kerkon zotrote ,ndoshta ti se lexon qarte Kontekstin e Shkirmit dhe kjo ka te beje ,me ate se t'i nuk shikon ne thelnin e shkrimit Letersine Shqiptare degradimin e saj ,por thjeshte replikon si shume ktu ,duke mos ju permbajtur rregullave te Debatit .
@shqip me pika, pika! Sigurisht që ti vetëm kështu mund ta thuash mendimin tënd, por ai mendim edhe nëse do quhej i drejte, e kompromenton atë që zotrote ke qejf ta anashkalosh, drejtshkrimin e shqipes standarde. Komenti tënd përmban s'po them 'mal', por një 'kodër' me gabime drejshkrimore (leksikore, ortografike etj). Mbase do jetë paftësia tënde në këtë drejtim, që të komplekson, dhe të shtyn të përligjësh kështu, edhe gabimet e të tjerëve, qoftë kjo dhe zonja e nderuar në shkrimin e saj. Të jesh i sigurt që ajo, nëse do t'i lexojë komentet rreth shkrimit të saj, me siguri që nuk do ta donte komentin tënd. Sepse do të dijë të ndajë faktin që askush nuk ka objeksion për shqetësimet që ajo ngre, por si grua me kulturë që është do t'i mirëkuptojë kritikat, të cilat me siguri që kanë ardhur nga nxitimi, ose mos korrektimi.
Shqip! Të lumtë për analizën e gabimeve të tyryfyçkës Monika Stafa. Një komentues aty lart thotë se "gabimet janë bërë nga pakujdesia". Por në fakt jo, nuk janë bërë nga pakujdesia. Janë gabime thelbësore, të bëra nga padija. Eshtë e papranueshme për dikë që punon në fushën e gazetarisë.
Zonjë, I ke rënë pak shkurt Më mirë të ketë ujra sesa censure Per cfare autoriteti libror flisni ju zonje kur sistemit ku lexohej s'kishte burim tjeter informativ vec librit dhe që ishte regjim genocidar, s'i është bërë ende grafia. Per vlerat e dobta sot, ka një ilac: émisione me të ftuar e débat të gjerë rreth botimeve fill pas lajmeve të orës 20.00. Rrahja e ideve do t'u hapte sytë njerëzve. Por pikerisht kesaj i ruhen si djalli temjanit pasardhesit e Nomenklatures hoxhiste
Çfarë urrejtje ke, Z. komentues Shqip! Gabimet që ju vini në dukje, janë më tepër gabime pakujdesie... Merru me thelbin, zotëri...
Po shqipja per kete duhet, more, te na mesoje te mendojme e te veprojme pa gabime. Se gjuha shqipe nuk vlen vetem per fjale te bukura, por per logjike. Mendo sikur keto gabime nga pakujdesia t'i beje nje kirurg apo nje pilot. Gjuha shqipe eshte po aq e rendesishme sa shendeti dhe siguria jone fizike. Eshte identiteti yne. Pastaj nuk mendoj se Monika Stafa punon me norme dhe ia kerkonin shkrimin para se te mbaronte turni. Le ta kontrollonte e ta rikontrollonte shkrimin per t'i dhene publikut nje shkrim cilesor ajo e para e te mos ngutej pasi nuk eshte e besueshme kur kritikon cilesine e te tjereve. Ajo i ofron publikut te njejtin mall difektiz. Publiku meriton cilesi e konsiderate edhe nga Monika Stafa. Kurse ti, heres tjeter qe te gjesh qime ne nje pjate restoranti apo kirurgu te le bisturi ne trup, mos u nxeh se eshte vetem gabim pakujdesie.
@Shqip, me këtë komentin e fundit, i ke vënë pikat mbi 'i'. Respekte!
qetsohu e kupto se je komplet jashte sistemit ,je duke u marre me dicka tjeter e aspak Shkrimit . Analogjia jote s'ka sens vs Shkrimit te gazetares . _Dhe si gjithmone qe nuk mungon forumeve te shqiptareve ,gjen gjithmone Solidaritet ke te tjeret ,si edhe ky Buratini poshte , duke perplasur godat e festuar nen ate kenaqsi te ftohte atmosfere absurde (nqs ju kuptoni LLogjiken e komentit sepse Shkrimit i vini vetem verdalle )
shqip , me vjen keq ,por jeni duke i ngatarruar gjerat ,qe nga gabimet qe thekson e deri ke siguaria e identiteti etj . - Shqiptaret sot kan te nevojeshme te kuptojne , se kush eshte E Mira e kush E Keqja ,kush eshte Korrekt dhe kush joKorrekt ,kush kerkon ndryshim e kush jo , kush eshte Pozitive ne rrugen tone si shoqeri dhe se ne cilen ane duhet te anojme ,ne Te Miren apo Te Keqen ,ne Letersine e vertete apo Sharlataneve ne kte gjendje e atmosfere te kontamianuar ,qe sfrymon dot asgje e jo me siguria e lere pastaj ajo se me cfar identifikohemi sot ne kte fshushe . Pra ,te bejme njiher dallimin e kuptojme se cila eshte rruga jone e mira jone e ardhmja jone larg atij cinizmi anakronik qe na karakterizon si shoqeri e na mban ne cdo rast prapa Botes
Keni të drejtë. Edhe unë anashkaloj drejtëshkrimin, duke u mbajtur se dominoj në mendim. Por sot mësova nga ju. Përfundimisht, duhet respektuar standarti, pastaj vjen kritika, mendimi, tregimi, krijimi. faleminderit.
Fenomeni qe ve ne dukje znj. Monika Stafa nuk eshte thjesht shqiptar, por ka marre permasa nderkombetare, perfshi edhe 50 Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku une banoj prej vitesh. Leximin e librave po e shkaterron celulari.
George , krahasimet duhen te jen gjithmon ,per te pare se ku je vet vs Botes ,por ktu s'duhet ngatarruar gjithcka ,sepse Nivelet bejne Diferencen ne Letersin midis vendeve siedhe Lexuesi . Un mendoj se ne si shqiptare ,nqs nuk duam te hecim qorr me ate surrate prej Sharlatani e mendojme se po mbulojme gjithcka , degradimin e Literatures Shqiptare me Masken e Panairet qe i ngjan nji Feste Karnavalesh , NUK do ngrihemi ne Nivelet e Botes qe na rrethon apo ajo ku duhet e pretednojme te bejme pjes ! _ Pra askush s'e ben pyetjen se ku jemi ne si Literature Shqiptare vs ksaj Bote ? _Per analogji do desha te afroj dicka qe ka te bej me Letersine e vendeve qe ne kufizohemi .Rastesihte kam qen para disa Vjetesh ne nji "Panaire Libri " ne Frankfurt dhe po rastesishte bisedova shkurtimishte me nji Shkrimtare MVR Maqedonise , (ne mos gaboj quhej Bushorovska -Romela ) pa ju prezantuar si Shqiptare sepse s'e pash te nevojeshme por un desha te njihja dicka se si Tik-in fqinjet tane . Shkurt - ajo kishte studjuar ne Universitetin Amerikane re Literatures ne SHKUP te Maqedonise ( beni tashti krahasimin me Shqiperine tone) ne shkrimet e saja ,qe un lexova pak shpejt e shpejt ,, kishte nji stil humori te zi ,nji ton si me then cinik vs realitetit pra si me then nji nji stil pak a shume Humori Tragjik qe konfrontohej me Grotesken -ku natyrishte gjithcka i referohej shoqerise ku ajo jeton ne Maqedoni , -- pra me kaq dua te them se Disniveli i Literatures tone me Fqinjet jo me Europen le shume per te deshiruar dhe per kte ,s'do me dit asnji ne Shqiperi ,sepse Maskat e Panaireve dhe Shkrimtareve Mediaoker qe veshin Karrnavalet e Festes jane qesharake ,, nqs ju kuptoni e jeni te afte te beni sadopak kragasimin /dallimin .- .
@nuk është fjala vetëm...! Pavarësisht atyre që ke dashur të thuash me komentin tend, (s'po merrem me të), por me që tema, por sidomos komentet e ndryshme, janë fokusuar, edhe në drejtshkrimin e shqipes standarde, sidomos kjo e detyrueshme në media dhe zyrat e shtetit, edhe ju jeni ndër ata që nuk e njihni fare atë standard. Shiko me vëmendje, dhe do shohesh (nëse do të mundesh të konstatosh gjësendi!) se sa shumë, e theksoj sa shumë gabime drejtshkrimore (leksikore, ortografike etj), ke brenda komentit tënd.
njiashtu Bureto njiashtu . duhet me len " Jetiken " te Vdese dhe merremi deri ne varre me fustanin e saj ,i cili paska qen total jashte Shijeve e Modes se Jurise e Stilisteve te gjuhes . _ I nderuar @Bureto , do beheni njiher serioze dhe shikoni ne Problemin qe sensibilizon Gazetarja dhe te lini per nji cast ,ate rol te Mesusesit te Bukurshkrimit ktu , sepse jeni jashte teme dhe kuptoni se ktu s'behet fjal per Drejteshkrime e as Standatcionin ,por dicka qe ka te bej me shqtesimin mbi Letersine . Un s'arrij ta kuptoj dot kte pasion shqiptare per t'i rreshqitur Realitetit ,kte devijim nga Realiteti qe kemi para syve e zbarkuar diku tjeter . O njerez mesoni te kuptoni e i flisni R e a l i t e t i t = temes - Shkrimit -shqetsimit - kritikes se Gazetares jo (..................) _ktu i jap fund Replikave ,sepse sinqerishte me kte menyre te menduari e debatuari qe behet ktu eshte e pamundur te vazhdohet ,eshte Utopi sieshte edhe gjithcka ne ate shoqeri. Ju uroj nji te Djele te kendeshme te gjitheve e flm per bashreplikimin e kendshem aspak Konstruktive...
Shqip,. Te falenderoj per korrektesen.Keto 30 vjet me thene te drejten na cane trapin Arkitektet qe nuk njohin as fiziken e Njutonit;,Inxhenieret qe nuk njohin matematiken;,gjuhetaret qe nuk njohin gramatiken;,historiane pellasgjike,qe nuk njohin as Greqishten e vjeter as latinishten dhe kjo Monika Stafa,qe shkruan per Librin dhe nuk njeh Drejtshkrimin.Te gjitha Idete e MEDHA,MESAZHET,PPROBLEMATIKAT,zerohen.Behen nul.