“Sjellje si burrë shteti!”. Kurrë ndonjëherë më parë, një përcaktim i vetëm, për një personazh të vetëm, nuk ka shkaktuar aq kundërthënie dhe emocione të ndryshme në Tiranë. Kjo bëhej e kuptueshme kur autor i saj ishte një ambasador amerikan, kur shprehja i drejtohej drejtuesit të hekurt të vendit dhe kur ajo dëgjohej në fundjavën e çmendur të janarit 2011, kur Shqipëria dukej se po rëshkiste në çmendurinë e një përplasjeje dramatike, me një epilog që do t’i nxirrte me siguri matematike të gjithë humbës.
Në 21 janar të atij viti, Garda e Republikës kishte ekzekutuar pa gjyq katër qytetarë shqiptarë në Bulevard dhe Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës, kishte premtuar një protestë homazh në shesh për viktimat, fiks një javë pas masakrës. Berisha i ishte përgjigjur me zotimin se do të mbante një miting mbështetjeje për qeverinë në mes të së njëjtës javë.
Ekuilibrat e brishte të një demokracie edhe më të brishtë ishin vënë në pikepyetje dhe shkërmoqja e shtetit ishte një skenar i mundshëm, pasojë e një spiraleje ngjarjesh që do të shkaktonin fraktura të jashtëzakonshme në trupin e shoqërisë shqiptare. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve ishte zjarrfikësja e duhur, edhe njëherë si përherë, aty ku faktorët lokalë silleshin vetëm si benzina në zjarr.
Falë kësaj ndërhyrjeje, në mënyrë të papritur, njeriu që fliste për grusht shteti dhe lavire bulevardi, për hakmarrje dhe snajperë që do t’i përdorte vetë, u tërhoq si rrallë herë në jetën e tij. Një gjë që nuk e kishte bërë as kur përballë i dilte muri dhe ai refuzonte të gjente derën, por përdorte kokën si çelës për ta hapur. Ish-ambasadori amerikan Arvizu e cilësoi tërheqjen e Berishës si “sjellje prej burri shteti”, çka mikloi një palë që e shihte Berishën si vetë shembëlltyrën e shtetit dhe zemëroi palën tjetër që rënien e shtetit ja faturonte pikërisht Berishës. E me gjithë këndvështrimit krejt të kundërta të palëve, pala e tretë, ja doli të fitonte kohën e çmuar për zgjidhje, në mënyrë që koha e Shqipërisë të mos mbetej në dorë të marrëzisë.
Ndoshta ambasadori i mencur Arvizu, që kishte pak kohë që kishte ardhur në Tiranë, nuk e kuptoi që Berisha po blofonte si një lojtar i mirë pokeri. Ai po tërhiqej nga premtimi për të bërë një akt që as nuk kishte ndërmend ta bënte sepse nuk i interesonte. Ndoshta ambasadori Arvizu e kishte kuptuar blofin, por i përgjigjej dhe atij me të njëjtin monedhë duke i dhënë këtë cikërrimë përkëdheljeje për të mos shkaktuar telashe shumë më të mëdha më pas. Nuk ka pikën e rëndësisë një gjë e tillë, e parë nga këndvështrimi i pasojave që erdhën dhe që shmangën më të keqen.
Kjo ndodhi e janarit 2011 është vetëm një copëz tragjike e historisë moderne shqiptare. Si rregull, përsëritja e saj, herën e dytë bëhet komike.
Të martën e parë të dhjetorit, në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për një vend modest si Shqipëria, kjo adrenalinë diplomatike në një kohë kaq të trazuar për Evropën nuk është me domosdo mbështetje për drejtuesit lokalë të vendit, por është shumë më shumë se kaq: është një ridëshmim i pozicionit gjeopolitik të Shqipërisë në veçanti dhe të gjithë rajonit në përgjithësi.
Po këtë të martë, me ngulmin e pashoq që ka dëshmuar gjithë jetën e tij, Berisha ka premtuar një protestë masive në Tiranë kundër qeverisë. Për t’u treguar atyre fytyrën e regjimit, siç thotë vetë Doktori. Një protestë nuk është kurrë një akt për t’u sharë apo urryer. Ajo është në rastin më të keq një valvulë që shfryn presionin e një pjesë të shoqërisë, është vitaminë kundër depresionit kolektiv të saj dhe është një paralajmërim i shëndetshëm për qeverine. Por protesta e thirrur kësaj here, e treta në rresht që Berisha bën që nga vera, është zgjidhja më e gabuar e mundshme.
Protesta është bumerangu fatkeq që do t’i bjerë në oborrin e opozitës. Ky cicmic ballkanik, kjo klithmë e dëshpëruar: “Më llogarisni edhe mua!”, i ka të gjitha gjasat të kthehet në një tjetër faturë për t’u paguar. Njëlloj si kura e duhur në kohën e gabuar. Ajo do të forcojë dhe më tej dikotominë që po ngulitet për ndeshjen mes dy palësh ku njëra sheh nga Perëndimi, kurse tjera joshet nga Lindja për të gjetur rilindjen vetjake.
Përballë samitit që është pjesë e një mekanizmi që kërkon me ngulm stabilitet për shkak të traumës ukrainase edhe me kushtin që t’i shkelet një sy standarteve të demokracisë, destabilizimi i premtuar nga opozita shqiptare do të përkthehet po sipas kësaj dikotomie.
Sali Berisha, kjo qenie e jashtëzakonshme politike nuk është naiv. I izoluar nga Perëndimi, i refuzuar edhe nga SHBA, ai mund të shkojë, fjala vjen, në Britaninë e Madhe vetëm duke u nisur ilegalisht me gomone nga brigjet franceze.
Në këto kushte, Sali Berisha nuk po përgatit protestë. Realisht ai ka bërë një ofertë, ai po luan blofin, duke kërkuar “pazar vetjak”. Ai kërkon t’i dërgojnë lutjen për të shtyrë protestën. Duke luajtur me zarat e fatit, ai po tenton që edhe në këtë dimër të vetmisë së madhe, njëlloj si në janarin e 11 vjetëve më parë, t’ia konsiderojnë tërheqjen si sjellje prej burri shteti. Mbasi mposhti PD-në zyrtare duke shfrytëzuar frustrimin e dyfishtë të demokratëve nga vitet e gjata në opozitë dhe pandehmat për teori konspirative që e konsiderojnë Perëndimin “mik të armikut”, ai po tenton dëshpërimisht të rikonsiderohet si bashkëbisedues në Shqipëri.
Berisha e di që është aktor i dorës së parë në vend. Kërkon të rishihet si faktor nga ndërkombëtarët.
Me shumë gjasë protesta e 6 dhjetorit nuk do të zhvillohet. Me shumë gjasa Ilir Meta, bashkaksioneri i tij i opozitës do të jetë vendimtar në shtyrjen e saj, pavarësisht sjelljes që do të demonstrojë në publik.
Në të kundërt, dualizmi me Samit në salla solemne dhe demonstrim në rrugë, do të jetë rasti i radhës për të parë se Shqipëria, e parë si shteti i burrave të fortë, ka patur tmerrësisht rrallë burra shteti. Edhe atëherë kur shteti e shqiptarët vetëm kanë paguar për ta.
Shkrim shum i mire. I llogjikshem dhe i sakte.
Por i gatuar na kazanin mediatik te rilindjes edhe per deshirat e rilindjes Komuniste,por mos harroni se eshte nje pjese antikomuniste qe ju kundershton forte.
Trangulli, sa kohe qe ka bageti qe ushqehen si ti, bar ne stalle do te kete gjithmone. sa budalla je o bir, antikomunist qe nuk shikon se komunisti i vetem ne shqiperi eshte salehu.
Tangul, dmth ti mor legen po lufton komunizmin me komunistin kriminel sekretarin e partise Saleh berishen? Ky eshte problemi yne si Shqiptare kemi shume maskarenj si puna jote mes nesh prandaj na shkojne punet corap.
Antikumunist me komunist plehra jane sa nje por... e atyre qe jane me bindje te majta se , larg qofte po te dalin ne shesh te majtet as atje.... nuk u ze mëëë...
Kush e njeh nga koha e rinise e mban mend per nje servil te pushtetareve, frikacak, me sjellje fshatari dhe karierist I klasit te pare. Tere jeta e tij eshte nje bllof i madh, qe e shfrytezuan padronet e tij dhe e paguan shqiptaret. Historia e jetes se tij duhet hedhur pa hezitim ne plehra, se aq meriton.
Aman sa jua ka fut ne .. tru kte fjalen BLLOF tema ju. E ka me qef shum Merua kte llafin e pokerit, megjithese pothuajse te gjitha “duret” kunder doktorit i ka humbur. Me Ngjela e Frroker , Pata e Doçer, bllof ( mqs ju pelqen kaq shum kjo fjale) ka dale Mjeroja me Co.
O Kolo qenke kar fare ...nuk e ka shkruajtur Merua por Lenci
Epo , fletushka e Meros , ktu ta kisha llafin or Populli (KAR)
Kam qenë familje e persekutuar nga diktatura,dhe nuk kam asnjë interes për atë regjim represiv të drejtave themelore të individit.Por kur shikoj si u katandis shqiperia me këta degjenerata të korruptuara dhe non grata,do kisha zgjedhur diktaturën komuniste për sa kohë të ishte e nevojshme për ndërgjegjësimin e shtetasve shqipëtarë.
Saliu ka bere njemije protesta . Nuk e kuptoj pse i behet kaq zhurme.Edhe sikur te hedhe gure cfare pastaj?.Do ti vrere flaken ndonje ndertese me e keqja qe mund te beje.Lereni ta beje.Do shtrihet ne bulevard dhe do bertasi si gomar.Po pastaj? Pushteti merret me vota.Ato Saliu nuk i ka patur kurre. Dhe kurre nuk do ti kete. Taksirat i Edi Rames te rije ne karrige edhe kur ti merzitet.
Shkruani Artikull sa te deshironi... Ky si Kriminel qe eshte ,Jeton dhe tallet me nje Popull , ne vend qe te ishte Arestuar , Gazetat i bejne Elozhe cdo dite me Artikuj te ndryshem.. Deri me sote ,ky eshte Trim dhe Juve dhe Drejtesia eshte pacavure deri sa ky Ciceron neper TV apo neper shtypin e dites..
Fiks fare! Kemi qenë dhe jemi një dele popull.
Shkruani Artikull sa te deshironi... Ky si Kriminel qe eshte ,Jeton dhe tallet me nje Popull , ne vend qe te ishte Arestuar , Gazetat i bejne Elozhe cdo dite me Artikuj te ndryshem.. Deri me sote ,ky eshte Trim dhe Juve dhe Drejtesia eshte pacavure deri sa ky Ciceron neper TV apo neper shtypin e dites..
Shkruani Artikull sa te deshironi... Ky si Kriminel qe eshte ,Jeton dhe tallet me nje Popull , ne vend qe te ishte Arestuar , Gazetat i bejne Elozhe cdo dite me Artikuj te ndryshem.. Deri me sote ,ky eshte Trim dhe Juve dhe Drejtesia eshte pacavure deri sa ky Ciceron neper TV apo neper shtypin e dites..
Shkruani Artikull sa te deshironi... Ky si Kriminel qe eshte ,Jeton dhe tallet me nje Popull , ne vend qe te ishte Arestuar , Gazetat i bejne Elozhe cdo dite me Artikuj te ndryshem.. Deri me sote ,ky eshte Trim dhe Juve dhe Drejtesia eshte pacavure deri sa ky Ciceron neper TV apo neper shtypin e dites..
Shqipëria është moçali ekzistenciaj i vesit,intrigës,krimit,korrupsionit dhe e së keqes absolute si kurrë më parë në ndonjë shoqëri njerëzore të njohur deri më sot.
Lirence, mbase "burri i shtet-leshit" , Berisha e lexon kete shkrim.....mbase i punon njehere ne jete mendja , duke vendosur fatin e Shqiperise mbi veten...mbase them se ai i rrjedhur eshteee
Berisha dihet cfare eshte, po ata qe e ndjekn cfare jane. Alizoti, Xhozi, apo disa te rinj, nuk e kuptojne kriminalitetin e tij?
@xha Braho! Jo vetëm ata që citon më lart, por ata janë shumë e më shumë, ca të heshtur dhe ca demonstrativisht nëpër metingje. Këtyre si t'ua bëjmë?! Sigurisht që historikisht "salinjtë" shqiptarë, për pushtet dhe për pasuri, kanë manipuluar aq sa të bën të habitesh me këtë 'turmë'. E quaj kështu, se kjo kategori, nuk janë populli, janë idhujtarët, janë ndjekësit e verbër pas idhujve, të cilëve u pëlqen që përkundër burrështetasve, të ndihen më mirë si të tillë. "Monstra" të tilla, antropologjia, sociologjia, psikanaliza dhe historia e politikës, ndër shekuj i ka trajtuar gjerësisht ata, por jo, asnjëherë nuk ato nuk do jenë të fundme, sepse popujt, qoftë dhe turmat, për fat të keq, as gjykohen dhe as ndëshkohen, në kuptimin që kanë këto për individin. Këta tipa, edhe pse i kanë sjellë njerëzimit dhe popujve të tyre tragjedi të llahtarshme, në fund, në një mënyrë a një tjetër, e kanë marrë ndëshkimin e merituar.
Berisha, hajvan i pa pare. Nje hajvan si ky nuk i vjen me Shqiperise. Ka mbledhu rreth vehtes ajken e gomereve , e te gomaricave te Shqiperise- mendojne se Sali mortja eshte e ardhmja. Mjerim i madh per Kombin, vetem ne Kosove mund te jini te vlefshem ju Gomere e Gomarica.
Ky palaco po detyron njerezit te perdorin fjalorin me te ndyre kunder tij, ky malok i veshtire dhe primitiv e lodhi popullin me maskaralliqet e tij,Zot shpetona nga kjo marrezi e ketij personi se na lodhi..!!!!!!!!!!!!!
Na lodhi drejtësia e plepave dhe SPAK që nuk e burgosin.
Burri i shtetit "Zemren duhet ta kete ne koke" thoshte Bonoparti. Pra ti flase zemra. Salihu e ka ne buze dhe ne xhep. Sa here ka futur vendin ne krize kjo qenie perverse nga 1990 e deri me sot.
Kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, është vetshpallur "Zeusi" e epokës. Ka të drejt, askush nuk guxon t'a prekë, guxon gjithçka që mundet, nuk njeh etikë, moral, norma as ligje. Kryekrapi i SPAK, shkodrani Kraja, merr frymë nga gabzerri i Berishës. Ramës i duhet Berisha.
O Lorenc Vangjeli. Si s'te vjen turp qe i thua ketij monstre doktor?
Sala ka vene ne pazar vendimin e gjykates per vulen e partise. Me mire eshte te lejohet te protestoje se bashku me trushplaret e tij. Me teknologjine e sotme mund te filmohet gjithçka. Çfar fati ka Rama per fitoren e rradhes !
ISHALLA E BEN PROTESTEN QE TA SHOFIN LIVE SE KUSH ESHTE USHTARI PUTINIT NE SHQIPERI
Nuk e çan askush menderen se dalin apo nuk dalin anti amerikanet e anti europianet ne proteste. Properendimoret ndjejne kenaqesi qe ne Tirane mblidhen kreret e Europes dhe kaq. Europa dhe SHBA e njohin situaten ne vendin tone. Ata vijne per te mbeshtetur shumicen e sgqiptareve properendimore. Personalisht them qe bejne shume mire anti euroatlantistet me ne krye Berishen e Meten, qe dalin e protestojne. Ata veç turperojne vehten e tyre dhe kjo do rrisi me shume mbeshtetjen per PS dhe demokratet properendimore. Ta shohin Europa se me çfar vagabondash ndeshet Qeveria Rama. Prandaj them qe mos u shqetesoni, perkundrazi.
Kushdo qe shkruan qofte edhe per te qendruar indiferent ndaj saliut ,salizmit e vepres se tij tmerresisht tragjike per shqiperine e kombin shqipetar ve tritol ne themelet e republikes demokratike e progresin e shqipetareve kudo ku jane..Ka ardhur koha te ndahet shapi nga sheqeri..si dikur ne luften kunder nazifashizmit
Një kalli misri .
Berisha "qenie e jashtëzakonshme politike"?!?! Kurseje veten Lorenc. Fjala "politikë" vjen nga fjala "qytetërim". Gjynah ta ofendosh.
Epo lereni te protestoje, nje mut do haje. Do binden te gjithe udheheqesit Europiane se cfare gomari eshte. Me i izoluar dombetet.
SALIU ka akoma mbeshtetjen e PARTIVE POPULLORE EUROPIANE qe presupozohen njerez te ditur e pse te mos kete edhe mbeshtetjen e INJORANTEVE.
SALIU ka akoma mbeshtetjen e PARTIVE POPULLORE EUROPIANE qe presupozohen njerez te ditur e pse te mos kete edhe mbeshtetjen e INJORANTEVE.
E kemi pare Mutin saleh Hamuti veshur ne Kostume 20000 € e kollare 3000 € (edhe pse posht kostumit qelb era shurre dhie ) por Tutori i Talentuar qe menaxhon Kermen e Halese Politike Shqiptare , ksaj radhe tregon se eshte krativ ,i cili pasi ka studjuar tashme mir ne rrjetes sociale Mentalitetin e shoqerise shqiptare e cila konsiston ne ate te iluzionit Optik -pamjes ne Korrnize ne medie etj ,duke qen nji mentalitet siperfaqsore , filloj te stilizoje pamjen e Shpellarit jovetem me surratin e te dhjer si nji Dhi e semure me Pest Njerezore ,por edhe me veshje lol ! Pra pasi i afroj Publikur veshjet me Ksotum e kollare te Shpellarit Primitive , i ndryshoj perseri Veshjen duke e veshur ndryshe ,si nji 30-40-vjecare me golf e xhakete ,duke luajtur me imazhin ne opinion ,qe ata ta shikojne ndryshe siedhe me kte veshje foto si Dokqorr , qe kane per qellim - thjeshte manipulimin e pastrimin e Imazhit te nji Funderine si salih hamutaj berisha , si nji Tradhetare i ndyre i KOmbit ,si nji Kriminel i peshtire dhe Njeriu me i Urryer i Shqiptareve - pra si nji Prostuítute me nji imazh te ri -ndryshe se ai me pare - duke e ber Kryekurven me Shkerdhate te Njerzimit saleih brrisha , A t r a k t i v e - ne syte e Idioteve dhe qenve endacake te rrugeve ne Shqiperi . Cfar metodash Manipulimi te trurit perdor Bota Mike lol .!!!!!! Mipro me gjithe kto Manovra Mashtrimi - Krykurva e KOmbit nuk ndryshon anjiher ne syte e shqiptareve edhe sikur te dali me byth mbushur me silikon e Tanga Moderrne
Po nuk e boni protesten do kete shume probleme me elektoratin ( kjo me i shku mrapa lenc bythlepiresit ) nga burime te rendesishme prane Doktorrit protesta do behet , dhe shume e madhe , problemi nuk qendron ketu se dhe Palloshi e di qe do behet , problemi eshte nese do jete paqesore apo e dhunshme , per kete po negociohet, topi ne fushen e Rames , po e krujti me gjykaten per vulen e ja jep peder beajt apo peder bardhit qe si votojne as prinderit , Treni nuk ndalet !
Si dallohen ne Shqiperi tradhetaret nga atdhetaret: Ne kohen e doktor mortjes, Europa dergonte ndihma ushqimore, dergonte ushtrite e saj per te ruajtur jeten e shqiptareve kur dr mortja hidhte popullin ne vellavrasje.... Ne kohen e Kryeministrit Rama, Shqiperia ben hapin e madh drejt futjes ne BE dhe Europa dergon personalitetet me te larta te saj per te organizuar nje Samit te rendesishem, ne nje vend te sigurte siç eshte Shqiperia, me nje popull vital pro perendimoz i cili e ka ndare mendjen te jete me BE dhe SHBA dhe ka zgjedhur qeverine qe e çon vendin drejte perendimit. Ardha e personaliteteve me te larta te Europes, eshte realisht nje vleresim i larte per rrugen qe ka zgjedhur pjesa e shendoshe e kombit Shqiptar duke refuzuar rrugen berishiane qe tentoi te çoj Shqiperine drejt Lindjes Ruse. Ata vijne ti thyejne hunden te gjithe falangave antiperendimore me ne krye sherbetoret e Putinit, Berisha e Meta.
E thene ndryshe, sala shkon më poshte me protestat e pretendimet qelbesire te tij (kujton se po i hedh hi syve Perendimit, nderkoh ai esht bere ashkel ne sy per ta), dhe ngren lart, ramiun ne sallat solemne... neser kur te lejn te dy politiken, sala do ti thote ramiut. Te bera burr shteti mer qen... v.k