Sikur Berisha dhe Meta të fitojnë betejën kundër Perëndimit, apo ashtu, ashtu...

23 Nëntor 2022, 09:24Blog TEMA

Sikur Berisha dhe Meta të fitojnë betejën kundër

Nga Frrok Çupi

Shprehjen ‘ashtu, ashtu!’, e mora nga e folura e shqiptarëve të Kosovës. Më duket më e shkurtër dhe gati aforizëm, krahasuar me të folmen në Tiranë, ku mund ta thuash fjalë për fjalë ‘sido që të ndodhë, kjo do të bëhet kështu’.

Tanimë kemi hyrë në një tunel politik, ku Rusia do të jetë e pranishme në vendin tonë domosdo, për shkak të opozitës, që është ndër dy ose tre  organizmat politikë të kontinentit europian që financohet nga Rusia. PD, sipas raportimeve të CIA, ka marrë me një dorë 500 mijë euro.

Nuk ka si ndodh ndryshe tashmë me opozitën tonë politike shqiptare: Ajo do të ketë me vete, pa mëdyshje, Rusinë. Çfarë do të bëjë më tej opozita jonë në favor të Rusisë, kjo nuk është ende një çështje e qartë për asnjërën palë. A do të shpallen PD dhe PL si element shqipfolës që do të përkrahin Rusinë në luftë kundër Ukrainës? Edhe kjo varet nga raporti I forcave; nëse Rusia fiton epërsi të pa diskutueshme mbi faktorin perëndimor, PD dhe LSI do të vihen guximshëm në krah të Rusisë. Madje aq guximshëm saqë PL që quhet edhe LSI do të mund të merrte emrin LSIR (Lëvizja Socialiste për Integrimin Rus).

Nuk dihet edhe sa fort do ta çmojë Rusia lëvizjen e PD dhe PL në këto situate të egra kur ‘ bota ndodhet në luftë”.  Moska po pret protestën e ‘ fuqishme’ të datës 6 dhjetor kundër pranisë së BE në Tiranë. Nga kjo varet edhe nëse Moska do të mbajë të njëjtën vijë qëndrimi në drejtim të opozitës pro- ruse, apo do të tregojë nervozizëm.

Por një gjë është krejt e sigurt: Edhe sikur të fitojë, apo sikur të humbë pro- rusizmi në Shqipëri (ashtu, ashtu), prapë Rusia do të jetë prezente pranë opozitës këtu.

Pse ‘ si kështu, edhe ashtu”?

Rasti  i parë, sikur në 6 dhjetor të dështojë PD si aleate e Moskës.

Kjo datë ka dy ngarkesa kundraversale për Partinë Demokratike alias Foltore. E para është dita kur gjykata duhet të vendosë nëse Foltorja është edhe PD, apo grupimi i Berishës mbetet i paligjshëm. Në anën tjetër është sfida kundër 27 liderëve të vendeve të BE që ka marrë përsipër PD me një protestë politike në Tiranë. E dyta, dmth., sfida e PD kundër BE, sigurisht që nuk dështon, sepse edhe me pesë vetë kundër BE në Tiranë, Moska do të thotë ‘e fituam Tiranën’. Por ndërkohë Moska do të quhet e fituar edhe kundër BE, sepse ky është akti i vetëm pro-rus që do të mbledhë rripat e 27 liderëve të BE…. Po sikur të dështojë vendimi që gjykata t’ i japë të drejtë Foltores së Berishës?

Atëherë përplasja e dy ngjarjeve do të krijojë kushtet për një akt të Rusisë. Gjasat janë që të reagohet si në Mal të Zi në qershor 2016 ku Rusia kreu një grusht shteti.

Rasti i dytë, sikur PD dhe PL të fitojnë betejën kundër Perëndimit:

Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë kështu, por si Berisha edhe Meta e kanë syrin mbi skemën alias koronografi, ku kanë shpresë se çfarë mbollën kundër Amerikës dhe BE, do të bëhet pemë. Që në këto momente, këta dy ish- presidentë të Republikës sonë, po i shikojnë amerikanët në bazat amerikane të Kuçovës, Pasha Limanit, Gjadrit, etj., duke mbledhur plaçkat dhe duke u bërë gati për drejt kontinentit të tyre përtej Paqësorit. Kjo do të ishte dita më absurde dhe e pavërtetë, por njëkohësisht dita e vetme kur Berisha dhe Meta mund t’i hipnin përsëri mbi qafë popullit shqiptar. Vetëm ashtu i ‘ fitojnë zgjedhjet’.

Rasti i tretë është rasti tipik që mban peshën e shprehjes “ashtu, ashtu”.

Kjo do të thotë se ‘edhe sikur Rusia të humbë me këta”, prapë këtu do të instalohet. Është ky një paradoks politik, apo politika ka fuqinë që edhe paradoksin ta kthejë në favor të saj?

Jo, është një dëshmi e përsëritur e Rusisë, sa herë ka humbur me bashkëpunëtorët e saj të afërt. Sa herë ka humbur me bashkëpunëtorët, iu ka shkuar më pranë atyre. Në momentin e ‘ humbjes’, pikërisht këtu qëndron ndjekja ruse ndaj bashkëpunëtorëve. Herët më të fundit kanë ndodhur në shtetin e Britanisë së Madhe ku ish aleatët e Rusisë janë ndjekur këmba këmbës, deri në vdekje. Sergei dhe Yulia Skripal, babë e bijë e agjentit rus, ishin të fundit që u helmuan nga Moska në qytetin Salisbury. U helmuan sepse Moska dështoi.

Po dështoi me Berishën dhe me Metën, prapë Moska këtu do të jetë, sigurisht për qëllime të tjera.

Ashtu, ashtu!, këta e presin që ky vend të jetë arenë përplasjesh me Rusinë, qoftë edhe sikur vetë të ‘ bien dëshmorë”.

12 Komente

  1. v
    vv

    Eh, ti je nje Car Carit qe se ke shokun. Burre me te ndyre nuk ka nxjerre ky vend qekur kane dale pleqte s'pari.

    1. P
      Përkthyes në IMMI, London

      Saktë në çdo resht z.Çupi. Pa bërë konspiracionistin apo informatorit, sëshpejti dhe Ilir Meta/j shpallet NON GRATA familjerisht si nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai përveç super-hajdut është dhe vrasës, ku vetëm për numër vrasjesh ja kalon Sali Berisha me qindra e qindra në numër. Ndërkohë që është agjent i Rusisë dhe Iranit, që kur ishte Sekretar Shteti pranë Ministrisë së Jashtëme. Pra shumë herët ky ves pervers, që e lidh me të qenit bashkëpuntor i Sigurimit që kohën student (1989). Berishista dhe Metista: **PRISNI, PRISNI SE S'KENI PARË GJË AKOMA.!**

      1. Z
        Zafir Dasho Dashaj

        Ky qenka i "mencur" dhe i" informuar "Se shpejti Ilir Meta shpallet Non Grata: Ky eshte lajm dhe jo keto te gazetes Tema . Shume mund te quajne budalla dhe te trashe ty ore perkthyes , dhe do te thone se fluturon me presh ne bithe por une te besoj se qenke nga Londoni. Ky po qenka gjeni , gjeni dhe Nostrodamus. Te falenderojme per lajmin qe na dhe por ama si i informuar qe je na thuaj ndonje date te afert qe te na gezoc me shume

      2. I
        Ikir

        Ham hami i Tames.

        1. F
          Frrok Llulla spiuni

          Më gomar pacipë se është ky Froku nuk ka! Mos të bëjë ndonjë gjë Saliu se direkt del e flet për mort, vrasje, lidhje me rusët etj si këto. Vazhdon çdo ditë pa pushim. Ky është shëmbulli tipik se si ishin spiunat në kohën e Enverit. Rama edhe sikur të shpopullojë gjithë Shqipërinë, për Frokun ngelet i ndershëm. Më psikopat nuk gjen dot. Psikopat i paguar ama, se falas jo.

          1. c
            cup frroku

            o frrok po a ke turp o burr qe del e shkruan serish po a nuk e kupton qe nuk je per ket pune ke kene ne kohen e xhaxhi edverit shkrus i mire per partine po jo sot nuk ke asnje lidhje me demokracine je fuks a se kupton akoma qe ke nje njolle hiqe pastaj shkruaj po sje burre je legen pushtetit

            1. A
              Abdi Baleta

              Sales dhe Ilirit nuk ja heq litarin para varjes por ty Frrok Cupi te heq stolin qe te ikesh nje ore e perpara. Kerrme burre.

              1. b
                ben, FCB, Detari, vlora.vlora Enio, e laskare te t

                Sa pak miq ben GJENIU. Arsyeja eshte se e DREJTA, HUMANIZMI, kur te shan "bacen" nuk kuptohet si te tilla. (Shif komentuesit "vv" "Ikir" "Frrok Llulla spiuni" "cup frroku" "Abdi Baleta")

                1. Lisi

                  Shpifje dhe percartje si zakonisht. Turp per portalet dhe televizionet qe qe I japin hapesiren ketij spiuni te neveritshem.

                  1. J
                    JAM KACAKU I FERRES

                    Edhe ne vitin 1946 Ameriks dhe Ingliterra nuk e njohen SHQIPERINE por ne fakt me kte veprim amatoreks e lane DIKTATORIN te vadhdonte te suadente i qete .

                    1. D
                      DEMOKRATI

                      Bravo Z. Frrok! Por do të thosha se ka edhe shumë e shumë akoma! Që rusi, por edhe irani deri diku janë ulur këmbë kryq në Shqipëri, kjo s'do mend e kuvend nga ngjarjet që zhvillohen, por pyetja është: Deri kur?

                      1. C
                        Coli

                        Shkrime si ky jane per :-patronazhistet,militantet,dhe budallenjte

                        Lini një Përgjigje