Rënia e Foltores

22 Nëntor 2022, 17:31Blog TEMA

Rënia e Foltores

Nga Fitim Zekthi

August Andre, një inxhinier suedez, kishte kohë që ishte fiksuar të ishte personi i parë që do të shkonte në Polin e Veriut. Ai merrej me shitjet dhe ishte ekspert i shitjeve në zyrën që punonte dhe nuk kishte ndonjë dije dhe aftësi të madhe mbi udhëtimet në vende të tilla si Poli i Veriut, dhe as mbi mundësitë që ekzistonin në atë kohë që një ekspeditë të dilte me sukses. Ishte vetëm fiksimi i tij për të qenë i pari që do ta bënte. Ai e kishte bindur publikun që do ta kryente këtë udhëtim kollaj dhe të gjithë do të bindeshin kur të kthehej triumfator.

Në vitin 1897, Andre, u nis së bashku me dy të tjerë me balonën me hidrogjen, ‘Eagle’, për në Polin e Veriut. Pas dy ditësh balona e tyre e tundur dhe shkundur nga erërat ra në akull. Andre dhe dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit morën ç’të mundin, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Ata ecën dhe u përpoqën mbi masën gjigande të akullit të mbërrinin në tokë. Pas gjashtë javësh tmerr u mbaroi gjithçka. U ushqyen me midhje apo me kallamarë, por edhe me një ari të bardhë që arritën ta vrasin me armë. Pas një tmerri gati tre mujor, vdiqën.

Kjo është një ngjarje që është përdorur nga psikologët dhe sociologët për të treguar se ka raste kur njerëzit janë aq të bindur se mund të bëjnë diçka, sa ata e humbin krejtësisht arsyen dhe shkojnë të sigurt drejt shkatërrimit. Kjo ndodh sidomos kur ata kanë vlerësim shumë të lartë për veten, por kjo mund të ndodhë edhe kur ata duan me çdo kusht të shpëtojnë fytyrën. Ndodh që njeriu hyn në një rrugë ose gjendet në një situatë e cila e shtyn atë me forcë drejt veprimeve krejtësisht të paarsyeshme. Vetë njeriu e di fundin e keq dhe të turpshëm të rrugës në të cilën hyn, por ai nuk ka mundësi të veprojë ndryshe.

Ditaret, e zbuluara më vonë, të August Andre tregonin se ai e kuptoi që nuk ishte i aftë dhe nuk kishte mjetet e duhura për ta kryer atë udhëtim në Polin e Veriut, por ai e kishte bindur opinionin publik se kishet aftësi ta bënte shumë kollaj këtë udhëtim.

Regjisori i famshëm Ruben Ostlund e ka marrë këtë ngjarje dhe e ka trajtur në mënyra të tjera për të treguar këtë anë vetëshkatërrimtare të njeriut kur ai hyn në një rrugë i shtyrë nga rrethana të tilla si ruajtja e profilit të “të fortit” e “triumfatorit”, e atij që ka “të drejtë”, e atij që nuk ka pengesë që e ndal. Gjithashtu është trajtuar, në mjaft raste, edhe lidhja e fortë që kanë rrethana të tilla si të mësipërmet me një gjendje fajësie apo krimi duke të shtyrë të bësh krime të tjera dhe duke vijuar më pas në këtë rrugë deri sa “të nisesh për në Polin e Veriut”.

Kjo është saktësisht ajo që po bën ish kryeministri Berisha me lëvizjen e tij politike të Foltores që prek shtatorit të vitit ta kaluar.

Ish kryeministri është nisur si August Andre për në Polin e Veriut. Ai ka bindur opinionin se do t’ia dalë thuajse kollaj. Ai ka më shumë se një vit që thotë se do të zhvillojë protestat më të fuqishme, se do të trondisë pushtetin e qeverisë Rama, se do ta rrëzojë atë, se do të ndërtojë një opozitë të fuqishme, se do të mundë qeverinë socialiste, se do të bëjë që non gratat të hiqet, se do të “detyrojë” ndërkombëtarët që të pranojnë se janë gabim dhe ti detyrojë të tërhiqen. Ish kryeministri ka sulmuar për “ambasadore sovjetike” ambasadoren amerikane, ka quajtur të korruptuar ambasadorin britanik, ka akuzuar Sekretarin amerikan të Shtetit se ka marrë një vendim nën lobimin e një biznesmeni që drejton një mafie ndërkombëtare etj.

Ish kryeministri Berisha në fillim iu tha njerëzve dhe mbështetësve se do të rrëzonin Bashën, do të merrnin kontrollin e PD-së dhe do të nisnin protestat e fuqishme dhe të pandalshme. Kjo gjë është thënë që vjet në tetor. Më pas non grata do të rishikohej. Më pas gjithçka do të zgjidhej. Ish kryeminiustri Berisha dhe Foltorja do të rrëzonin Ramën dhe merrnin pushtetin në një akt të rrallë botëror ringritjeje kundër të gjithë botës, kundër logjikës dhe kundër çdo pritshmërie.

Që nga ajo kohë lëvizja e ish krynministrit ka arritur të uzurpojë me forcë godinën e PD-së, të sillet sikur përfaqëson PD-në, të zhvillojë dy protesta një në shtatë korrik të këtij viti dhe një në 12 nëntor. Që nga vjet jo vetëm që nuk është hequr non grata por është shtuar edhe një tjetër nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Që nga ajo kohë jo vetëm që qeveria amerikane dhe ajo britanike nuk kanë zbutur qëndrim dhe nuk janë shprehur se e konsiderojnë ish kryeministrtin dhe lëvizjen e tij si partner por kanë thelluar izolimin dhe gjuhën refuzuese. Që nga ajo kohë ish kryeministri ka shkuar vetëm në Azerbajxhan dhe ka arritur të takojë për fotografi atje vetëm drejtorin e OBSH Tedros Adhanom. Që nga ajo kohë jo vetëm ish kryeministri Berisha por as nënkryetarët e lëvizjes së tij, as sekretari i përgjithshëm dhe asnjë nga sekretariati i tij nuk ka bërë një vizitë askund në një vend të BE-së. Në SHBA apo Britani jo e jo. Ky izolim vjen e bëhet edhe më i egër.

Si pasojë e këtij izlolimi të rëndë ndërkombëtar ish kryeministri Berisha ka thirrur një protestë në datën 6 dhjetor kur në Tiranë mbahet një samit i Bashkimit Europian. Atë ditë në Tiranë do të jenë presideneti i Francës, kancelari i Gjermanisë, kryeministrja e Italisë, dhe dhjetëra liderë të tjerë të BE-së. Kjo është padiskutim një protestë kundër BE-së dhe kundër qëndrimit që mbajnë ndërkombëtarët ndaj Foltores.
Në vetvete një protestë kundër politikave të BE-së që nuk po e shtyjnë më me forcë përpara integrimin e Shqipërisë, që nuk po ndihmojnë në forcimin e sundimit të ligjit, që po shohin sesi bjerret reforma në drejtësi dhe se si korrupsioni i lartë nuk ndëshkohet asfare etj do të ishte shumë e pranueshme në mos edhe e lavdërueshme. Një protestë e tillë ku ti kërkohet BE-së më shumë prani, më shumë forcë, më shumë ndihmë për të shkallmuar këtë batërdi dhe tmerr në ekonomi, varfëri, dhe në klasën tonë politike do të ishte e lavdërueshme. Një protestë e tillë e popullit do të ishte e mirë.

Por një protestë e e lëvizjes së Foltores kundër ndërkombëtarëve pse ata kanë izoluar ish kryeministrin dhe Foltoren është një lemeri më vete. Kjo është gjithashstu edhe dëshmi e dështimit të rëndë të Foltores, e rrugës së saj pa krye.

Foltorja po përjeton dy izolime të mëdha. Njëri është ai nga populli i cili e di, e njeh arsyen pse u krijua dhe pse ekziston Foltorja. Populli i ka parë dhe njeh politikanët sespe ata janë aty dhe kanë qenë në krye për 32 vite. Populli nuk del në protestë, populli rri në shtëpi ose në kafe, populli vuan mjerimin dhe padrejtëisnë por nuk e përkrah Foltoren sepse e di që ajo që bën Foltorja është një lëvzije e padrejtë, personale, e paarsyeshme dhe sigurisht humbëse. Populli e di që Foltorja nuk mund tyë sjellë kurrë asgjë të mirë për të.
Sot sondazhi i Eurobarometrit që u zhvillua në një tv të rëndësishëm tregon se mbështetja për ish kryeministrin Berisha është rreth 25%. Pra rreth 75% nuk e mbështesin. Që të fitohen zgjedhjet duhet që diferennca mbështeje-mosmbështetje të mos jetë negative. Të mos jetë as edhe me -1. Në rastin tonë ajo është -50. E tmerrshme.

Sa për një shembull po përmendim rastin e vitit 2005 kur kompania amerikane BGR ( e themeluar nga Haley Barbour ish guvernatori i Mississippi-t, që bënte fushatën e PD-së u tmerrua kur diferenca mes atyre që e donin dhe atyre që nuk e donin Berishën ishte -2. Për ta kjo diferencë të çon në humbje. U desh një fushatë totalisht qytetare e diktuarnga amerikanët, u desh ndarja e PS-së, u desh marrja e Xhuvelit në koalicion paszgjedhor, u desh Dushku i madh (që i dha PR-së mbi 10 mandate deputetësh) që PD të fitonte zgjedhjet. Tani jemi tek një diferencë -50. Vetëm ky izolim do të mjaftonte për këdo që të dështonte.

Izolimi i dytë është ai nga ndërkombëtarët. Edhe ky vetëm ky do të mjaftonte për një vend si ne, i vogël dhe që nuk mund të garantojë asgjë pa mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së (sidomos SHBA-së). Veç kësaj izolimi i dytë e prodhon të parin vetvetiu.

Në këto kushte ajo që bën ish kryeministrsi Berisha dhe lëvzija e Foltores është thjesht një udhëtim për në Polin e Veriut. Thjesht ata nuk duan ta kuptojnë ose janë në një gjendje që refuzojnë ta kuptojnë. Fundi politik është i sigurt dhe fatkeqësisht i dhimbshëm. Ajo që nuk dimë saktësisht për lëvizjen e ish kryeminiustrsit dhe Foltoren është pika ku ndodhet balona për në Polin e Veriut, a ka është ende rrugës apo ka rënë në akull. Protesta e datës 6 dhjetor tregon se ajo tashmë ka rënë në akull.

36 Komente

  1. h
    ho mer Kafshe Primitive i ke tufezu qent e rruges

    s'jen fort t'sigurt se kur do ta hash ne byth ,me 6 apo me 7 por qe as Zoti s'te shpeton nga ajo qi ka vendos Zoti nalt -Kerme Antishqiptare

    1. Z
      Zgalem

      Nje nder shkrimet me te arrirre dhe me objektiv , per aventuren "Foltore " . Te tera fjalkimet e foltoristeve , jane britma , qe te tregojne se jane ende gjalle . Keto britma i degjojne gati 1 perqind e shaqiptarve , askush tjeter . Ndonje britme , do ta degjojne dhe evropjanet , ne 6 Dhjetor , qe do te shprehin habine , qe foltoristet , jane ende gjalle . Zgalem

      1. V
        Vranakonti

        Noten 10 per kete shkrim brilant te Fitim Zekthit. Me bindje politike jame kundra tij por me kete shkrim qe ka vene piken mbi " i " e pershendes.

        1. B
          Bureto

          Sikur Fitimi të kishte karizmën e duhur dhe elokuencën oratorike, kështu si e ka kur shkruan, do të doja ta shihja në krye të PD së re apo të reformuar rrënjësisht. Sidoqë këto të mangësi nuk e ndihmojnë të jetë një lider, në rolin e një eminence gri në lidership (udhëheqësi), do ishte i duhuri. Boll ta krahasosh me Berishën, Mulin e Palokën dhe konkluzioni del vetiu. Për këtë shkrim bravo!

      2. X
        Xoni

        Si ka mundesi qe ka akoma qe nuk kuptojne se kjo eshte nje beteje personale e Berishes me perendimin !!! Qeveria eshte e zhytur ne korruopsion apo skandale dhe perfiton nga gogoli Berisha. N.q.s menjanohet Berisha nga beteja qe duhet te kete opozita , do shihni sa kollaj do largohet Rama. Nuk ka nevoje fare per figurat e korruptuara ne keto 30 vite.

        1. D
          Dakord

          Saliu po jeton ditet e fundit te megalomanise dhe çmendurise se tij njesoj si Hitleri. E njejta semundje. Ky fund eshte edhe me i mire se burgu. I harruar, i tallur, i çmendur. Fund perfekt per kete antinjeri.

        2. K
          Karaxhici i Vicidolit

          Po ky pleh,i mbytur ka qene,qe kur ka le,ky kopil serb,pjelle e turpit,nje sociopat i lindur,po e mbyll me turp historine e tij,dhe tani eshte grahmat e fundit politike dhe mendore,eshte ba si qen zorresh.qe nuk di cfare ben,dhe cfare thote

          1. C
            Cudia

            Me ne fund edhe shkruesit Zekthi ju cpua balona e Berishes dhe ra me kembe ne toke. E shpetoi fytyren e tij pas kaq vitesh ne krah te Bashes, Berishes dhe company.

            1. T
              Tropoja

              Rnofte foltorja nevojtorja rnofte saliu me koke poshte ishalla koka ne bythe.

              1. H
                Hordhia e idiotëve te Saliut

                Tropoja, respekte. Komenti yt tregon se Tropoja ka burra, dhu nuk mund ta barazosh Tropojen me Saliun. Te keqen me të madhe Saliu ja ka bere Tropojes. Vetem dy femijet e Azem Hajdarit nuk e dine kete, se të gjithë e dine. Edhe vetë Azemi e dinte.

              2. H
                Hajde more çvete

                Po ato mijera qe dolen ne shesh heren e fundit ? Apo nuk ishin popull ata ?

                1. L
                  Lindita

                  ...ishin haxhiqamilista, qe historia do t'i mbuloje me turp, ndersa Perbindeshi i Vicidolit do te varet ne litar si gjyshi i tij Haxhi Qamil Xhameta!

                  1. S
                    Soreto

                    Po ata te Hitlerit, Duces, Stalinit, cfare ishin? Apo patronazhista? Pirdh o Tike pirdh se te ka rene bixha.

                    1. L
                      Likja

                      Loqe si puna jote,e duan Sic behej perpara,proteste kunder proteste, dhe shikoje dhe anen tjeter te protestes sa Jan,por vetem rama nuk ben te tilla gabime si para aerdhesit e tij,,,se fillon percarja ne popull,,,atje ke kutia e votimit shikoj sa Jan me sali mortjen dhe sa Jan kunder mortjes sali,

                    2. F
                      FCB

                      Shko mor gagac se te pane dhe ty duke bere fushate , rrije gjithe diten te Pllum Guza ne Sukth duke ngrene pula bashke ne Gim Bacin e ca fshatare te tjere , je perrlyer me leket e Sorrosit ,i katapultum , ke goje me fol per Sali Berishen, je servil , je komplet i paafte plus qe me surratin qe ke si pretendon kaq shume.

                      1. V
                        Vranakonti

                        E shikoni o njerez!? Ka edhe te till si ky FCB-ja, ky mut servili i Saliut qe i rri ngjitur si muti pas kepuces se Saliut. Kure te tjeret e lavderojne shkrimin e Zekthit se ka thene ato te verteta per Salin e mjer,ky del ne mbrojtje. U pika.

                        1. v
                          vezhguesi

                          FCB-ky Sorrosi a mos i pret paret me gershane qe paguaka kedo nga gabelet e Shqiperise? Mbetet duke i rene fyellit po ne nje brime a derzi.

                          1. S
                            Sali gerdeci

                            FBC,,,PO TI KE SURRAT TE MBROSH SALIUN,,,

                          2. r
                            raul

                            Artikull exelent. Me le pa fjale o Fitim , analize me perfekte te gjendjes se mjere ku ndodhet foltorja e perbindeshit te vicidolit dhe particka e lekut e spiunit Agush askush kokeducja nuk mund te behet. Ky spiuni qe sot akuzon KESH pa te drejte nuk ka asnje te drejte morale. Ish drejtori i OST i emeruar nga spiuni Agush askushi, Engjell Zeqo mbante 20 keshilltare ne kabinet qe merrnin rrogen ne bankomat pa ardhur nje dite ne pune, dhe bente tendera me 10 fishin e cmimeve reale te tregut. Mund te verifikohen lehte tenderat per sistemin e monitorimit te gazrave ne Auto te bera ne kohen e Zeqos ku nje kompjuter qe ne treg kushton 50 mije leke te reja eshte vendosur ne situacion 600 mije leke te reja. dhe po te hyjsh me thelle sheh cmenduri te tjera te bera nga ky hajdut i leshelise qe e coi OST ne prag falimenti. Kjo eshte dhe fytyra e leshelise qe kerkon te vije perseri ne pushtet me ane te spiunit Agush askushi.

                            1. r
                              raul

                              Artikull exelent. Me le pa fjale o Fitim , analize me perfekte te gjendjes se mjere ku ndodhet foltorja e perbindeshit te vicidolit dhe particka e lekut e spiunit Agush askush kokeducja nuk mund te behet. Ky spiuni qe sot akuzon KESH pa te drejte nuk ka asnje te drejte morale. Ish drejtori i OST i emeruar nga spiuni Agush askushi, Engjell Zeqo mbante 20 keshilltare ne kabinet qe merrnin rrogen ne bankomat pa ardhur nje dite ne pune, dhe bente tendera me 10 fishin e cmimeve reale te tregut. Mund te verifikohen lehte tenderat per sistemin e monitorimit te gazrave ne Auto te bera ne kohen e Zeqos ku nje kompjuter qe ne treg kushton 50 mije leke te reja eshte vendosur ne situacion 600 mije leke te reja. dhe po te hyjsh me thelle sheh cmenduri te tjera te bera nga ky hajdut i leshelise qe e coi OST ne prag falimenti. Kjo eshte dhe fytyra e leshelise qe kerkon te vije perseri ne pushtet me ane te spiunit Agush askushi.

                              1. B
                                Bardha

                                Rrofshin qenefet qe kenaqen me kete pastrues te wc te Shqiperse

                                1. f
                                  folgorja

                                  Jam i befasuar nga ky shkrim e Zekthit. Megjithate me mire vone se kurre.

                                  1. T
                                    Te fala sateme plaku mere

                                    Me dt 6 Saliut do ti fiket dhe kandili i fundit me pas vret veten ose shkon ne Azerbaxhan me foltoren. Sa per ate pjes qe i shkon pas jane zullumi qe e cuan salin ne humner. Mbajne syt nga Salia qe tu coi ka nje PORDHE tani ne pleqeri. Me dt 6 iken dhe KOMUNISTI I FUNDIT, SHQIPERIA DO CLIROHET NGA DIKTATORET.

                                    1. Çekiçi

                                      Sala ka ndertu nji foltore qe e shendrroj në nevojtore dhe do mbytet në nevojtore bashk më idiotet qe i shkojnë pas

                                      1. Z
                                        Zen bibilushi.

                                        Hajde more çvete. Sa mijlra? Na jep një shifër, që ta kuptojmë se sa thellë të ka hyrë.

                                        1. M
                                          Maliq Shundi

                                          Shkrim shume i mire! Analize e gjere dhe e thelle! Me te gjitha ceshtjet jam ne nje mendje me Z. Zekthi, pervec zgjedhjeve te vitit 2005. Zgjedhjet e atij viti nuk eshte se i fitoi PD, as per shkak te aleancave, as per shkak te Gopit, as per shkak se Berisha ishte shnderruar ne “demokrat” (ky nuk ja qene kurre demokrat, as komunist, por nje sharlatan siciopath dhe psikopath, njeri i kulisave dhe agjenturave), por per shkak se PS u terhoq nga gara duke e lene PD te mbushte kutite e votimeve me fletet e PD dhe per me teper PD, nuk ka fituar kurre zgjedhje ne Shqiperi, vec me vjedhje dhe manipulime (1996, 2009)! Ne 2005 Berisha « kryedemokrat » (kjo fjale te neveritet kur e degjon), kishte marreveshje me Nanon (Berisha zgjedhjet, Nano president). Por kur Berisha fitoi i futi gishtin ne bythe Nanos! Megjithate, shkrimi juaj eshte shume i mire! Bravo te madhe! Kujdes se mos ju akuzojne si i shitur, apo i blere, se te gjithe ata njerez qe nuk mbeshtesin Foltoren jane te shitur tek Rama! Suksese!

                                          1. P
                                            Profesori

                                            O Fitim Zekthi te lutem mos shkruaj me mbas ketij artikulli, e Ke qare. Po ty te punoka mendja, po pse mo burre kur jeni afer Berishes jeni te gjithe ju te PD si te shkrehur e thoni budallalleqe?? Te lumte artikulli sot nje kryeveper.

                                            1. T
                                              The truth

                                              Ky idioti ne cdo tre fjale dy i ka per te permendur ndonje te huaj, hiqet si i ditur, filizof, njeri qe ka lexuar shume. Merua e di qe ky eshte idiot dhe e boton sa te mundet per ta diskretituar. Vetem Gjethemarku konkuron me kete per budallalleqet qe shkruajne.

                                              1. L
                                                Llaf Dibre

                                                Augusto André bindi vetem veten, sepse sipermarrja e tij nuk kerkonte nje publik te bindur e te manipuluar, siç ndodh me politikanet. Shkrimtari dhe botuesi norvegjez, Erling Kagge, eksploroi tre polet: te jugut, veriut dhe majen Everest dhe i vetem fillikat. Nuk u nis nga "bindja," por nga diçka tjeter qe e thote ne fillim te libri tij mbi keto rrugetime, si postulat: "Faleminderit nenes time dhe babait tim qe më kane sjellë me ecë". Nuk kerkon asgje me shume, se me ecur me kembet e veta, ndersa politikanet, me tecilet terheq paralele, as ne banjo nuk shkojne dot pa bindjen e manipulimin e "publikut"; jo, kurre ne keto banjo komode qe kane sot...

                                                1. P
                                                  Pjerini

                                                  Analize ekselente. Zekthi eshte njeri i mire dhe i ditur por nuk i ka pyetur kush ne PD. E rendesishme eshte qe gradualisht ne PD po behet diferencimi dhe shpresat jane se te tille si Zekthi do shumohen dhe do ngjalliun shprese ne anen e djathte. Bravo Zekthi.

                                                  1. S
                                                    Spak

                                                    Ne se besoni Saliun,kush,besoni eshte Mulin,djalin e Fahriut Arjan Canin,Qim peken,Lucianon,Paloken,Bumcin e famshem qe mezi e martuan grate e lagjes,Albanen,Kalaja qe do djege Tiranen dhe nje sere njerezish gjysem te semure psiqike qe ju ka vene Saliu te njeejten CD ne bythe! Lereni Saliun ne mjerimin e tij te pleqerise mjaft me!

                                                    1. L
                                                      Lasgushi

                                                      Shumë i drejtë,shkrimi.Shkurt.Ka vetëm një shpjegim. SKIZOFRENIA reale e Sali Berishës.

                                                      1. L
                                                        Lasgushi

                                                        Shumë i drejtë,shkrimi.Shkurt.Ka vetëm një shpjegim. SKIZOFRENIA reale e Sali Berishës.

                                                        1. L
                                                          Lasgushi

                                                          Shumë i drejtë,shkrimi.Shkurt.Ka vetëm një shpjegim. SKIZOFRENIA reale e Sali Berishës.

                                                          1. c
                                                            ce

                                                            Cudia me e madhe eshte se spiuni Agush askush shpifaraku ne delir te plote , ne demence dhe lajthitje te theksuar mendore ka shpallur fitoren imagjinare digjitale leshelike ne zgjedhjet e 14 majit dhe ka urdheruar lristat e haremit te Jales qe te fillojne pergaditjet per festimin e fitores 6 muaj perpara. Kjo behet per arsye per te rritur entusiazmin e njerzve te cilet gradualisht te besojne vertet se zgjedhjet kane mbaruar dhe nuk ka pse te zhvillohen fare dhe ti marre Agushi ne tavoline se i qan zemra hunderrit te neveritur per keshillin bashkiak per t'ja care bythen pastaj Erjon Veliajt ne mbledhjet e keshillit bashkiak. E shikoni o njerez sa i rrezikshem eshte kjo monster qe del cdo dite tek Cim pordha qenefi Tv dhe gergufet para cupelinave 16 vjecare qe trajnoi ne haremin e Jales qe tani jane kthyer ne skllave te partickes se lekut dhe po presin me padurim te fillojne pune ne ministrine e arsimit kur te behet ministre strateg'ja nderplanetare per arsimin sharebajga me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja kur leshilikes te vije ne pushtet kur te qethen delet ne vitin 2037.

                                                            1. F
                                                              Foti

                                                              Ma rob i ndyr ,ska në ktë bot... Ça ti thuash tjetër !... parashkrusit e mi ja kan numëruar të gjitha

                                                              Lini një Përgjigje