Nga Plator Nesturi
Që shqiptarët janë kokëfortë dhe i shkojnë drejt pa llogarit pasojat kjo nuk është diçka e re. Por që me kaq kokëfortësi të veprojnë edhe politikanë që janë prej 30 vitesh karrierë e që duhet të quhen profesionistë, kjo është shumë më alogjike dhe me pasoja. Të tilla pasoja që fatkeqësisht nuk ndikojnë thjesht tek imazhi apo karriera personale sesa tek djegia e etapave për forcat e tyre politike dhe aventurizmi që përcjell tek masa e gjerë e anëtarëve, militantëve dhe mbështetësve. Një paradoks tragjik ky që kulmoi me pasojat dhimbshme të vitit 1997 por që si model nuk po i ndahet realiteteve politike.
Vendimi kontrovers i Rithemelimit për zhvilluar një protestë në të njëjtën ditë të Samitit në Tiranë ku priten të jenë prezent krerët e shteteve të BE-së, u duk së pari si lajthitje e çastit dhe nga ku do të gjendej një rrugëdalje për të dalë nga qerthulli i figurës së idiotit të çartur. U mendua se grupi rrotull tij do të bënte aq trysni sa për ti kujtuar Berishës se boll, nuk duhet shkuar më tej. Por Berishës duket se askush nuk guxon t’i thotë gjë, ndaj dhe kokëfortësia vijoi më tutje. Në të kundërt të kësaj, tashmë janë detyruar të përsëritin kasetën në studio televizive se PD nuk ka asgjë kundër Samitit, por thjesht kërkon të ngrejë zërin për korrupionin e qeverisë. Goxha hall. Hall për atë që ka nisur këtë aksion paradoksal dhe hall për idhtarët që po i djegin jorganin partisë për hir të hallexhiut. Këtu nuk kanë vlerë idetë për mikpritjen shqiptare dhe që miku duhet respektuar.
Në fund të fundit kjo ka kuptim në bashkësi shqiptarësh, pasi për një të huaj kjo nuk ka të njëjtin konotacion. Edhe pa këtë arësye shqiptareske, sërish kjo protestë nuk ka sens. Çështja është se organizimet kundër samiteve ndërkombëtare bëhen nga lëvizje populiste, si ambientalistët apo antiglobalistët. Nuk është parë kurrë që një parti politike, aq më tepër një parti tradicionale dhe me peshë parlamentare, të organizojë protesta kundër një Samiti me shtetarët më të lartë rapresentativë të shteteve. Ndaj nëse do të kufizoheshim me kaq, meqë e kanë bërë dyst kaproqen e ti shkojnë ne fund, atëherë në PD të ndajnë mendjen nëse janë populistë apo janë politikanë profesionistë. Se të dyja nuk mund të bëhen dot.
Më shërbim se po i bëhet maxhorancës nga kokëfortësia e një vendimi të nxituar, as mund të imagjinohet. Jo vetëm se do nxijnë më keq imazhin te ndërkombëtarët si një opozitë e shfazuar por dhe pse këtë tam tam tallës të maxhorancës për humbjen e logjikës të së djathtës, do e dëgjojmë për shumë kohë, ashtu siç lozet me ariun me xhinxhir në hundë që kërcen nën ritmin e defit. Dhe sdo kish faj ta bënte. Imagjino se çdo të bënte Berisha vetë nëse këtë lajthitje ta bënte një PS në opozitë. Përshembull nëse do kish marrë koka erë që PS të bënte protestë kundër korrupsionit të Berishës gjatë ditës kur vizitonte Shqipërinë Presidenti i SHBA, Bush. Do të akuzohej direkt për antiamerikanizëm.
E vetmja logjikë pse mund të bëhet një protestë në ditën e Samitit është pse PD-së i janë prerë rrugët nga ndërkombëtarët, nuk ka komunikim me ta, e me këtë rast kjo mund të ish e vetmja rrugë që të dëgjohen. Pra nëpërmjet protestës. Por atëherë krerët e Rithemelimit duhet të pranojnë hapur këtë. Që PD-së i janë mbyllur rrugët, që faktori ndërkombëtar e ka nxjerrë jashtë liste si lëvizje e kapur nga Non Grata, dhe që ka mbetur një aktor jo relevant politik. Arësyetimet e tjera janë thjesht përralla Katallanësh dhe pa lidhje logjike. Një parti politike dhe në protestat e aksionet politike që bën, kërkon të amplifikohet në elektorat duke i trasmetuar qytetarit se është alternativë pushteti. Nëse këtë nuk arrin ta përcjellësh dot tek qytetari vendas që i kërkon votën, një protestë me ndërkombëtarë të nxjerr më gallof dhe zbulon më shumë se sa pa ide operon kjo opozitë.
Kokëfortësia në fakt nuk i ka dalë për hajër askujt. Opozita vetë e di më mirë këtë. Edhe kur i është thënë mos dorëzo mandatet, ka vijuar kokëfortë të kundërtën. Edhe kur i është këshilluar të mos braktisë zgjedhjet, ka përplasur kokën në mur pa hezitim. Më vonë ka kërkuar ndjesë duke pranuar se kish bërë gabim. Nuk do të jetë aspak çudi që më vonë, pasi ta ketë bërë proçkën e rradhës, ta pranojë se vërtet ka vepruar gabim. Por çe do. Këta nuk dinë as të dëgjojnë, as të mbajnë shënim kur u thua: Mos e bëj o trim.
Nje shkrim brilant por maloket nuk e kuptojne dot kte lloj brilantizmi .se skan tru .duan vetem dhune dhe vrasje .se ashtu jan rit me ariun .
Ky nuk eshte trim.
Shkruani o gazetare dhe analiste pa zarar, por legjendari Sali Berisha po shkon nga fitorja ne fitore: ne vere fitoi me ambasadoren e SHBA-se, ne dimer do te fitoje me nepunesit e Bashkimit Europian.
"Tatjana"! Qe te jesh me e besueshme, duhet te shkruash: jo thjesht legje(tele)ndari, Sali Berisha, por legje(tele)ndari, Sahale Ram Brrrrrisha.
Aha moj Tati, po u mbajte te huri Berishes e humbe davane, tu keput e te mbeti ne dore, pastaj....
Legjendari tropojan Sali Berisha nuk eshte "hu", eshte mal i larte qe i ka mbajtur ne gjoks te gjithe bashkepunetoret e tij, qofte per mire qofte per keq, jo si Edwin Arumuni qe te leshon sapo shikon driten e kuqe te Prokurorise.
po normal do i mbante se zullumet e legjendarit po benin.... sa per Edwin po ja rrit vlerat shume me kete qe the, se pikerish ky eshte standarti qe duam!!
Fuck pd berishjane...
Nuk është kokëfortësi por është SABOTIM LIGËSI DASHAKEQJE T R A D H Ë T I
Faik Bej, Sali Berisha eshte edukuar si burre shteti me kanunin legjendar te Leke Dukagjinit dhe eshte i ndergjegjshem se shteti eshte nje gje e keqe qe i ben mire shoqerise. Burri i shtetit merr pergjegjesi, nuk pret qe t'i nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve, sic ben Edwin Arumuni.
po ca thua mi Liri,si e ndot kanunin me kokrren e genjeshtarit sali te genjen duke e dite shume mire qe dihet qe po genjen. I eshte qepur vendit shushunje e su ngop ndonjehere...
Dikur, kur qeva i vogel, nje te Merkure, ne oren 20 e 30, ne emisjonin "Teatri ne Mikrofon" (qe per hir te se vertetes e prisja me padurim) u dha nje drame qe sun ja mbaj mend titullin. Drama bente fjale per nje familje ne malesi qe u kesh vdekur nje familjar. Naten tek kufoma (xhenazea) familjaret, te afermit, miqte benin roje, pra nuk flinin. Ndodhi qe ate nate ne kete familje te bujtete nje hallexhi qe e zuri nata larg shtepise se tij. Qe te mos e zgjat, familjaret e kufomes e priten "mikun" me te gjitha nderet qe parashikon zakoni. Hengren, pine, kenduan sikur nuk kish ndodhur gjo. Te nesermen, kur e percollen, "miku" rastesisht pa i habitur se çfar kesh bo vaki. Nuk po zgjatem mo per te treguar se si rrodhen ngjarjet, gjithnji sipas shkrimtarit, por qe ne ate kohe e mbrapa, deri ne vitet e mbrapshta 1992 - 1996, kisha nji adhurim femijnor per njerzit qe jetojne ne MALESI. Diten kur degjova se do te kete proteste ne daten kur disa MIQ, ne shenje respekti per vendin tone, do te vijne te punojne disa ore ne Tirane, mu kujtua kjo drame, por me nje kuptim te permbysur, antikombetar, antishoqeror dhe antinjrezore. Dhe kjo per hall te vetem te nje MALOKU, qe PRERJEN NE BESE e ka perditshmeri, por qe kur i TREGOJNE VENDIN, e quan prerje ne bese.
O Rajmond gabeli, a e mori motra provimin oreeee...
Per komentuesin 19, ai maloku ka emer. Sa per maloket ne pergjithesi duhet te lash gojen kur ti permendesh, sepse nuk i njeh. Ti duhet te jesh nje jugor qe shisni dhe vajzen e gruan per para. Maloket jane tallur gjithmone me ju gjoja me tru, se nuk keni patur tru per tju drejtuar. Qe duhet hequr ai maloku qe thua ti po ja ka bere vendin, e ka kthyer Shqiperine ne hale nga krimi, por hajde hiqe, eshte lidhur keq me Ed Ramen qe nuk e leshon per kollaj.
maloket njihen per kurveri e per te trashe o "qytetar" nga Malsia e madhe
Numuri o qytetar kush ka prostitute, pra kurva me shume. Dikur, me here se kur filloi "teatri ne ekran", thuhej se - te ura e bahcallekut kish qene nje tabelle ne hyrjen e ures per ne Shkoder, ku ishte shkuar "Kush hy e del nga shkodran pa qire, eshte budalla". Edhe emri I qytetit tregon se atje fillimisht ka qene nje shtepi publike me krye kurve Dranen. Dhe njerezir thoshin "shko KE drania", shko o drane, shkodran,Shkodra.-ne ate kohe thoshin "tropajanet Jane kurva. E pra zanatin e kurverine veriu e ka patur me heret.
Bëje o trim, bëje , se të satëme do gjesh , në të satëme do shkosh, po mjerë ata të marrët që të vijnë nga pas dhe se kuptojnë që trimi ka ikur për lesh dhe s'di as ç'bën e as ç'thotë,pasi e ka zënë atje ku srrëfehet , me bëmat e gjëmat e tij ka vajtë si cjapi të kasapi , s'ka më keq se kur ke hanxharin mbi kokë . Bëje o trim se të satëme do gjesh në të satëme do shkosh.
Nje shkrim i mire me nje titull te gabuar. Berisha nuk eshte aspak trim. Berisha eshte nje kufome politike. Berisha manipulon disa njerez, nddoshta edhe disa mijera, por Shqiperia nuk e do prej kohesh dhe nuk e duron dot sot. Gjithcka qe ngjet me Rithemelimin, pa asnje themel, eshte veper e Berishes, per te thene "Ja ku jam", si ne drejtim te SHBA, si te BE, si te shqiptareve te cilet ne shumice i ka kunder. Them se protesta e Berishes dhe ca ithtareve te tij eshte nje investim per Qeverine. Po te anullohej, po te mos i jepej leje, po te flitet me tej per kete "aventure" te re te Berishes, do te ishte nje shteg per Berishen per te thene "Ja ku jam". Ai sot eshte askushi. Vetem se ende zyrtarisht nuk ka lene Gjykata me gisht ne goje. Sinqerisht them se edhe kur te kryhet ky akt, pra kur Rithemelimi te shkrihet, berisha ka llogari per te dhene, si u be beu ne Lalez, si u bene femijet milionere, si u be dhenderri pronar e qindra aprtamenteve, e plot shkelje te tjera. Atehere, civilit Berisha do t'i vijne mendte per zollumet qe ka bere, por mire e thote populli "kur te vijne mendte, s'i hane as qente". Te merresh gjate sot me Sali Berishen eshte si te shkosh me deshire te shohesh nje premjere komedie.
saliu nuk eshte trim po budalla se po te ishte trim vinte ne lushnje ne prille te ne 97 po dergoi tritanin.E sa per te mbrojtur shoket ai vret ose i perdor sipas interesave te vet vrau azemin per karrike, sokolin per karrike e shume te tjere me USA, EUROPEN po te paguash SPAK un do lavderohesh