Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Blendi Gonxhja, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia dhe dhjetëra bashkëstudentë të tjerë, që u përpoqëm e luftuam në Dhjetor ’90 për pluralizmin e demokracinë, të shkonim në Qytetin Studenti dhe nëse do të na lejonin të thoshim të vërtetën disa festues të sotëm, shumica të palindur në ato vite...
Pas disa ditësh kalendari do të shënojë 8 Dhjetor! Është përkujtimi i përvitshëm për konfuzionin ideologjik, përkujtimi i përvitshëm i tollovisë kolektive dhe i aleancave nga më të çuditshmet që janë krijuar vitet e fundit. Njerëz me prejardhje e origjinë krejtësisht të ndryshme, bindje e pozicione të kundërta ideologjike, pozicionime e qëndrime nga më ekstremet, të stivosur nëpër parti politike, pa asnjë lidhje me Dhjetorin ’90 e me atë çka ai përfaqëson, megjithëse i ndajnë ndryshime kaotike, dalin e promovohen në përvjetorë të tillë.
Me një mënyrë të çuditshme, përvjetori i Dhjetorit ’90 vit pas viti dëshmon për bashkëekzistencat më të çuditshme të spektrit tonë politik, ndarjen ideologjike në bashkëekzistencë të votuesve të të gjitha forcave politike shqiptare; flertin e konservatorëve me liberalët, të “të djathtëve” me socialistët e “moderuar”.
Kështu arrijmë të lexojmë vit për vit komente ironike për Dhjetorin ‘90, jo vetëm të majta, “të djathta” apo centriste, por edhe nga ata analistë të palindur atëherë, të cilët me abstragime joshëse për veshin, por jashtë realitetit vënë në dyshim jo vetëm ngjarjet si ndodhën realisht, jo vetëm vrullin dhe idealizmin e atij brezi, por çorientojnë opinionin publik me urrejtjen e tyre, gjasme “realiste cinike”, me urrejtjen e tyre për atë që ata nuk do të bëjnë dot kurrë.
Fakti që evolucioni i një partie politike, apo karriera individuale e disa individëve protagonistë të asaj epoke, nuk është në nderin e përpjekjeve apo luftës që ata bënë në të shkuarën, nuk duhet të jetë shkak që të zerohen kontributet e tyre dhe të rishkruhet historia e shtrembëruar dhe me personazhe e protagonistë të dyshimtë e të gënjeshtërt.
Asnjë brez nuk ka dëgjuar kaq shumë kritika dhe glorifikim dhe asnjë brez nuk ka njohur një falsifikim të tillë në kontributin dhe praninë e tij në historinë moderne.
Nëse, siç thonë, brezat bashkohen nën ngjarje të mëdha, vetëm ky si element na bën të flasim për gjenerata në përgjithësi. Dhe kjo, pasi edhe, brezat e mëparshëm luftuan me mënyrën e tyre kundër diktaturës dhe represionit të tij brutal.
Djetori ‘90 kishte si dinamizëm brezin e 22-vjeçarëve të atij dhjetori, por ishte edhe fryt i takimit të shumë brezave në oborr, në shkallët e universiteteve, në vrasjet e intelektualëve, mendimit e vullnetit të lire në 45 vite.
Paternalizmi partiak, nilhilizmi partiak i krahut tjetër, tollovia e përditshme, përpjekja e disave që të shfrytëzojnë politikisht me një logjikë përvetësuese partiake Lëvizjen e Dhjetorit ’90 i kanë bërë shumë qytetarë të moderuar në një zhvlerësim historik të kësaj dite e epoke.
Natyrisht, kësaj situate i pararendi zhvlerësimi i thirrjeve tona atëherë “Liri- Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, në versionin modern johistorik tejet zhvlerësues: ““Liri- Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!- Komunizmi nuk u rrëzua ndonjëherë në Dhjetor ’90 dhe nuk jemi të lirë!””.
Brezi ynë e neverit një pretendim të tillë. Imagjinoni kur deklarata të tilla për mungesën e lirisë bëhen me të gjitha kamerat drejtuar mbi ta. Për fat të mirë, megjithë difektet e Demokracisë sonë, jemi të lire dhe mundet që lirisht të dëgjojmë të tilla idiotësi. Të gjithë ata që vazhdojnë avazin se “Komunizmi nuk ka vdekur në 1990, është njëlloj si të thonë se një diktaturë e egër si ajo që kishim ku askush nuk guxonte të fliste as me njerëzit e tij kundër regjimit është e njëjtë me mundësitë që kanë sot, kur çdokush mundet të postojnë në rrjete sociale çfarëdo budallallëku i vjen në mendje. Dhe jo vetëm ta postojë, por edhe të bëhet i famshëm nga budallallëku i tij. Të gjithë këta dëmtojnë demokracinë dhe fyejnë idealin e brezit të Dhjetorit ’90, me populizmin e tyre.
Kur jep argumente për të barazuar regjimin komunist me Demokracinë, kujt i shërben? Demokracisë apo regjimit të kaluar? Kur, në vend të qëndrosh me seriozitet dhe të analizosh problemet jo të pakta që ka sot demokracia jonë, të cilët e bëjnë më joshëse në sytë e autokratëve, me cilin je?
Kur nuk lufton e nuk përpiqesh të korrigjosh difektet që ka demokracia me cilin je?
Po, është e vërtetë, që autokracia, vjedhja, mungesa e përgjegjshmërisë, transparencës e llogaridhënies, varfëria, pabarazia, madje edhe uniformiteti i mendimit dhe i kritikës nuk shkojnë me demokracinë. Por cili është ndryshimi me diktaturën komuniste të para Dhjetorit ’90?
Dhe kështu vijmë në ditët e sotme, kur disa përpiqen të minimizojnë rëndësinë dhe vrullin e ngjarjeve të atij Dhjetori me një lloj revizionizmi tërbues, të majtë e të djathtë.
Dhjetori ’90, sipas tyre ishte çerdhja, pikënisja e atyre që shkatërruan vendin, duke nënkuptuar protagonistët e brezin e shumëpërfolur të “Dhjetorit ‘90”. Duke harruar që përcaktimi “Brezi i Dhjetorit ‘90” mund të përdoret vetëm si “një moment historik kohor”, pasi shumë pak morën realisht pjesë.
Nga ana tjetër dhjetoristët e 2014-s apo dhjetoristët e 2021-shit, turpërojnë këtë datë dhe demokracinë, reflekset demokratike të brezit tonë, me pretekstin se janë duke jetuar Dhjetorin e tyre, duke vandalizuar me patetizmin dhe zhvlerësimin e tyre jo vetëm atë çka përfaqësonte Dhjetori ’90.
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Blendi Gonxhja, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia dhe dhjetëra bashkëstudentë të tjerë, që u përpoqëm e luftuam në Dhjetor ’90 për pluralizmin e demokracinë, të shkonim në Qytetin Studenti dhe nëse do të na lejonin të thoshim të vërtetën disa festues të sotëm, shumica të palindur në ato vite...
Ndërkohë, Dhjetori ’90 çdo vit e çdo përvjetor ka qenë shansi i artë e i pashfrytëzuar i politikës shqiptare, të tërhiqte elektoratin gri, i cili ka 32 vite që është i pastrehë, të riatdhesojë votues të moderuar dhe të bëhet zëri modern i logjikës dhe i përparimit.
Momentalisht politika shqiptare këmbëngul në strategjinë e pasqyrës, në të cilën çdo grup votuesish mund të shohë veten potencialisht.
Ndoshta ka ardhur koha që politika ta kthejë pasqyrën në drejtimin e duhur.
Lëvizja e Dhjetorit nuk ishte nën drejtimin tënd apo të Gonxhes dhe Shenasisë si dhe të Hajdarit që ti nuk e përmend. 8 Dhjetori ishte totalisht një duf spontan madhështor I pa organizuar nga askush. Ti dhe të tjerë përfituat aq sa u la Salë haleja. U përsërit historia e Enverit se të gjithë ju vuani nga Uni. Të tjerë bën luftën në 8 dhjetor të tjerë dolën nëpër karrige pas demonstratave dhe grevës së turpshme të urisë. Boll na catë trapin me përrallat tuaja se ishim me mijëra që e përjetuam atë moment.
Bravo! Mi more këto fjalë nga goja. U qurravitë një jetë të tërë për pak Uni. Biles edhe shkrimin me Uni e fillon. A thua se ky ishte koka. Njerëz që ta shpifin! Ata që hodhën parruallat rrezik I vranë dhe janë heronjë tani këta të tjerët morën karriget kuptohet për aq kohë sa ua lanë. Pasi e ndërtuan demokracinë e turpit tani heqin bythën mënjanë.
Hallall! I ke thënë të gjitha. Drejtësia e munguar, RESPEKTE!
Shume e drejte. Qyrrashet si ky, femijet e shefave te kuadrit, drejtore, oficere sigurimi, nxituan te dilnin te paret. Po keto vemje u vune ne sherbim te spiunazheve qe e kthyen kete vend ne lavatricen te pareve te pista e duke e zhytur kete popull ne mjerim, duke ua vrare shprese njihere e per gjithmone.
Eh more Niku sumllastiku. Me euro e zhvatura nga emrimet ne drejtesi je bere boss. E ke hak nje shpulle nga Spak qe ta mbyllesh ate oturak, o alabak.
Historia deri tek 8 dhjetori 1990 e ka zanafillen, me atë që i ndodhi në Rumani në dhjetor 1989, Nikolae Çausheskut , homologut të Ramiz Alisë. Mbas asaj, udheheqja e kohes ishte në panik. I gjithe viti 1990 ishte një vit pergatitjeje se si ta kalonin bute pushtetin në duart e atyre që nuk do t'i ndeshkonin ata njëlloj, siÇ i ndodhi diktatorit rumun bashke me të shoqen Elenen. Zemerimi popullor ishte aq i madh, sa kishte te ngjare që ashtu të perfundonte. Kujtojme ketu të nesermen e rrezimit të shtatores se Enveri Hoxhes (me dijeni te Ramizit, si shfryrje valvole e zemerimit), kur nga egersia e populit per të mësyre 'Bllokun' famekeq, u shmang nga Neritan Ceka, emisari tjetër i Ramizit i cili u lodh pa mase dhe mbas tre oresh, e ktheu turmen per nga sheshi "Skenderbe". Meqë sot jemi pas 32 vjetësh dhe shumë gjëra të asaj kohe, ose nuk dihen, ose nuk mbahen mend, po risjell në kujtesë një episod të lexuar në gazetën “Rinia”, të asaj kohe, më duket e janarit 1991, me kryeredaktor Remzi Lanin, i cili atë ditë kishte intervistuar Besnik Mustafajn. Në “Qytetin Studenti”, studentët e një godine, ishin ngritur në protestë për kushtet e jetës. Sipas “Skemës se Madhe” , situta po precipitonte në kërkesa politike, ose më mirë të themi po u dilte nga dora autoriteteve.. Në ndërkohë Saliu sa ishte kthyer në shtëpi, nga një vizitë në Torino, gruaja, Liria i thotë që në ora 17.00 e kërkonin në K.Q të Partisë. I habitur e pyet: kush, pse etj, Liria ngre supet, por Berisha me intuitën që e karakterizon merr menjëherë në telefon mikun dhe bashkëpatriotin e tij Besnikun, atëbotë punonjës në Institutin e Studimeve Marksiste që drejtonte Nexhmie Hoxha. Mbase di gjë ky-mendoi dhe la takim me të tek kafe e 15-katshit. Besniku banonte tek Piaca dhe Saliu tek rruga Fortuzi, pra ishin afër. Mbasi Besniku i tha që nuk dinte gjë, nisen te dy për në godinën e KQ, sot Kuvendi. Si mori vesh aty, se kush e kërkonte, Saliu i tha Besnikut ta priste jashtë. Ne takim e priti Ramizi, thuhet që ishte dhe Xhelil Gjoni aty. U tha çfarë u tha atë e dinë vetëm ata, por kur Saliu doli dhe në ndërkohë Besniku i tha, “Hajde shkojmë në shtëpi tani dhe më trego rrugës”, “Saliu-tregon Besniku në intervistë,-më futi krahun dhe me atë trupin e tij të gjatë, me tërhoqi në drejtimin që të çonte në Qytetin Studenti, duke më thënë: "Eja Besnik se tani fillon historia!”. Kushdo tani mund ta nxjerrë vetë konkluzionin. Unë e prura intervistën shkurt, me aq sa më kujtohet. Por ajo gjithsesi gjëndet në arkiva. Çdo gazetar po ta kërkojë e gjen. Sot nuk ka më njeri dyshim se ai ka qenë i dërguar i KQ të PPSh, tek studentlt për t’i manipuluar ata dhe të vihej në krye të tyre me qëllim, që sipas “Skemes së Madhe”, (që për mua ka qenë dhe mbetet e famshmja "Katovica") kur Ramzi të hapte dritën jeshile për pluralizmin, Saliu të ishte kryetari i partisë së parë gjoja ‘antisistem’, pra edhe ‘antikomuniste’. Realisht, se ç’kishte në kokë Saliu ato momente zor se gjen dot. Por ajo që këto 32 vjet është evidente, është se qëllimi ka qenë pushteti dhe vetëm pushteti i tij. Më tej, ngjarjet rrodhën si rrodhën, me uljet dhe ngritjet e pashmangshme, por Saliun e mbështetën dhe e mbajtën në lojë vetë ata që e vunë, që sipas Dritëro Agollit, të administronte “gjysmën e bajgës PPSh, që rrota e qerres së historisë e ndau në mes”. Te gjysma, që e quajtën e ‘Majtë’ nga fillimi, ka patur shumë aktorë që kanë patur influencë si Nano, Mejdani, Pëllumbi e më pas Rama, tek gjysma e ashtuquajtur e ‘Djathtë’, hyri dhe mbeti vetëm një, ai që quhet Sali Berisha. Në fakt e majta dhe e djathta nuk ka ekzistuar ndonjehere, por termat me shume kane simboliken e dy kraheve të trupi te njeriut, ku ky eshte e kaluara, ndonse e plakur dhe e bjerur. Gjithsesi në rastin e Shqipërisë tashme keto kane zene vend dhe u pelqen t’i perdorin politikisht per vota, njëra palë, kundra tjetres. Le te kthehemi pyetjes se çfare kishte në mendje Saliu kur doli nga zyra e Ramizit. Ndoshta koha na ndihmon per ta nxjerre në drite ate, momenti kur Saliu, i tha Besnikut: “Sot fillon historia!”. Falë aftësive të tij demoniake, por dhe falë mësimeve të “Babait” të tij shpirtëror, si komunist, por dhe si mik shtëpie Saliu kishte mësuar se rastësi ishte edhe pjesmarrja e “Babait” në themelimin e PKSh, me ndihmën e Koço Tashkos, që më pas si shpërblim. e futi në burg ku mbylli dhe jetën, po se ç’bëri dhe deri ku shkoi pangopësia e tij për pushtet e tregi historia 45 vjeçare e sundimit të tij. U bë diktator dhe kriminel. Natyrisht krahasimi çalon, se flitet për kohë krejt te ndryshme, por qëllimi gjithsesi mbetet, edhe mjetet po ashtu. Nuk thonë kot që “Rasti apo momenti është mbreti i gjërave”, por duhet ta kapësh dhe ta shfrytëzosh atë mirë në dobi të ambicjes, që Saliut kurre nuk i ka munguar. Enveri dhe Saliu ditën si ta kapin. Tani, si mbeti në histori i pari, dihet. Mbetet vetëm të shohim fatin e të dytit. Enveri vdiq si ‘Mbret’, mbase Drejtësia e Reformuar, me ndëshkimin e Saliut, ia merr haken popullit dhe për të parin, paçka se ky i zemeruar i tërhoqi zvarrë shtatoren, paçka se thuhet që edhe ajo ishte pjesë e “Skenarit të Madh”. U përdor nga regjimi si valvul shkarkimi të shfryrë ndoshta një zëmërimin popullor te akumuluar edhe më të madh. Ka shume fakte dhe deshmi nga ajo periudhe, qe ne ditet si keto kur perkujtohen ato ngjarje jane bere shpesh publike.
Ata e urrejnë pasqimën , se , kur i qasen gjeneratës Q - ë , Z , a X a Y qofshin , ajo , parima , u thotë : Hë , kush do të jesh , ai që je , apo do të bëhesh pa qënë ai që do . Gjenisë , i duhët thënë e vereta , që je ajo që sheh . Qelq Kavaje vallë të jetë pasqyra e tyre ende .
Po tamam e ke thene @Drejtesi e munguar....
Në shumë aspekte të shkrimit ke të drejtë Ardi, por po kështu ka dhe vërejtje: 1. Historinë mund ta shkruajnë vetëm dëshmitarët e saj...ndërsa të tjerët të mirëpërdorin dëshmitë dhe të interpretojnë ndodhinë..rolin dhe vendin e individëve dhe grupimeve veprues, vijimet e saj dhe rolin e ndihmesën në Historinë e vendit, siç e gjykojnë dhe interpretojnë ata. 2. Historia filloi me fletë-rrufenë e porositur të Majkos vetë i dytë, vijoi me përgjigjen e Porositëve (e firmosën Dylgjeri e Bedalli pë Qeverinë dhe Rininë), pastaj në mesnatë takimi me ata dhe trazirat pas fikjes së dritave te konviktet... ku pati dhe parrulla politike, falë studentave antikomunistë. Pati perplasje fizike e demostrata me policinë ato dite dhe marshime të studentave qe bllokoheshin barbarisht te Liceu. Por pas daljes te sheshi i një Grupi studentash ndër ta shquhej Shinasiu. Transmetimi në TVSH i perplasjeve violente me Policinë të djelën mbrëma..ngriti krahas prindërve Tiranën që kërkonte ndryshim e cila gjithë ditëve në vazhdim ishte te Sheshi.. te Konviktet në mbështetje të studentëve, tashma një protestë për "Liri Demokraci" dhe "E duam shqipërinë si gjithë Evropa".... Kjo deshmohet me regjistrimet e TV...ato zanore dhe me kujtimet e pjesëmarësve. 3. Një faqe e re fillon me Takimin me Kupolën komuniste me në krye Ramiz Alinë,që vazhdoi deri pas mesnatë në mitingun e improvizuar...mbi to gjykohet me deshmi reale e të pakundërshtueshme që askush nuk i fshi dot nga serverat e desmitarëve. Të nesërmen në kushtet e Lejimit të Pluralizmit nje grup rastesor themeloi Partinë Demokratike që përmbysi Sistemin Diktatorial Komunist dhe pak rëndësi ka vazhdimi..me to duhet të merret historia. 4, Siçe thoni dhe Ju janë kundra Historis ata që sot janë nën 40-45 vjeç që nuk i pyeti dot kush se si duhej vepruarn në Dhjetor, ata që janë me idealet e së shkuarës në politikë por ju pëlqen dhe paraja dhe privilegjimi, ata qërasti nuk ju dha pasuri dhe poste e plotë të tjerë... 5. Sot qeverisemi dhe kemi një opozit që do të jetë ajo në pushtet, që mendon për veten e vet, slloganet i ka për vota e programet për e përfitim të një rrethi të ngushtë të politikës me partnerët e vetë në biznes dhe mbështetjen dhe të segmenteve t♪ krimit t♪7 organizuar. Për ta populli duhet të bindet e po nuk i pëlqeu të emigrojë. .... e të tjera e të tjera Ata që protestuan nga 8 deri 11 Dhjetor, ata që më 12 Dhjetor themeluan Partinë Demokratike e ata që mbushën sheshet atë ditë e në vazhdim duhen respektuar e përmendur...pavarësisht rrugë së tyre të mëtejshme edhe në se bëjnë të kundërtë e idealeve të DHJETORIT... sigurisht dhe kjo është histori e duhet shkruar....pa përdhosur Historinë
8 dhjetori ishte origjinali. Datat më pas u bë deti kos... Janë datat ku edhe muti thotë isha mjalt.
"...U përsërit historia e Enverit se të gjithë ju vuani nga Uni. Të tjerë bën luftën në 8 dhjetor të tjerë zunën karriget e pushtetit pas demonstratave dhe grevës së turpshme të urisë. Boll na catë trapin me përrallat tuaja se ishim me mijëra që e përjetuam atë moment...". Nje bravo te madhe Drejtesi e munguar se me pak fraza ke thene shume. Ky eshte thelbi i degjenerimit demokratikas qe riktheu klyshet trashegimtar te komunizmit ne krye te hibrid kapitalizmit demokratikas. Pjesa dermuese e atyre qe permend ti me Blendi Gonxhen ne krye jane mamuth te korrupsionit. Ndoshta je dhe ti perfitues. Nuk te njoh fare ndaj smar persiper te flas me garanci ndaj them ndoshta. Gjithsa ndodhi me ju dhjetoristet ishe pjese e Katovices se Ramiz Alias qe eshte strategu i bastardimit te sistemit demokratik.
Zhgënjimi I'm për grevën filloi që ditën e tretë të saj... Aty e hoqa spinën se pashë shumë mirë cfarë po ndodhte. Dolën këta të parët dhe gatuan baltën demokrate kur populli akoma flinte gjumë... Mora diplomën dhe ika edhe unë si shumë të tjerë. Keshtu që të siguroj se nuk di se cfarë eshtë korrupsioni. Respekte!
Sikur Pavaresia qe lindi sikur femij i abortuar e fuqive kolnjaliste ashtu lindi dhe demokracia me spiunet e sistemi t e meparshem bolshevik. Rrin rrin dhe e nxjerrin koken spiunet, kerkojne merita
Unë kam qenë në grevë natën e parë por parrulla Liri Demokraci nuk u tha asnjëherë. Ta shpifni më keq se vetë Berisha.
Në një artikull të shkruajtur para një viti te Tema apo dy vjetësh ishte dikush që tregonte se si e kishte thënë parullën Edhe ne si gjithë Evropa. Ishte koha kur Berisha me Lulin e vocërr bënin greva te kryeministria. Nuk ja mbaj mend emrin por artikulli ishte tepër I goditur dhe ishte student I dhjetorit. Këta janë ata që humbëm dhe të tjerë kemi mbi kockat tona.
8 Dhjetori eshte nje mit i shpifur, madje i ndyre. Kush qene ata qe bene 8 Dhjetorin? Ishin te gjithe bijte dhe bijat e atyre qe ishin ne pushtet. Per nje fakt ABSOLUTISHT te pakundershtueshem: sepse ne universitet nuk mund te shkonin bijte e bijat e kundershtareve historike te komunizmit, te cilet u vrane, u burgosen, u internuan gjate 45 vjeteve. Pra: "revolucionin" e dhjetorit e beri vete pushteti komunist, me bijte e bijat e veta qe i kishte ne universitet. Kaq. Mos na i shpifni me kete maskarade sa hipokrite, aq edhe antihistorike!
Nuk e di se kush je por prindërit e mi ishin thjesht punëtorë. Biles edhe të shumë studentëve që unë njihja. Ne u ngritëm në grevë se nuk durohej më prapambetja që jetonim. Nqs ti mezi merrje 5ën dhe do të shash sot të mirëkuptoj. Të sugjeroj të lexosh sa më shumë libra...
Te mungon pikerisht drejtesia! Mund te na thuash: ishte ne universitet ndonje nga bijte e bijat e kundershtareve historike te komunizmit, te cilet u vrane, u burgosen, u internuan gjate 45 vjeteve? Mire eshte te lexosh dhe, nese mundesh, te kuptosh, se opozite e vertete nuk ishit ju. Le te kesh qene bir puntori. Por ne Universitet ke shkuar sepse familja jote, ne nje fare menyre qe ti mund ta dish me mire, ishte e lidhur me pushtetin.
Po e mbyll me këtë... Ata që ishin fëmijët e sekretarëve të partisë dhe që I njihnim të gjithë nuk u panë ndonjëherë në greva. Mbase për ata e ke fjalën. Unë vetë si djal punëtori me mesatare 9.6 pushteti nuk më la të zgjidhja shkollën që desha por më hodhi atje ku donin ata që bënin listat. A mund të quhem I persekutuar? Absolutisht jo! A isha I favorizuar nga pushteti? Absolutisht jo! A jemi një popull që kuptojmë politikë vetëm nqs je I PSsë apo I PDsë? Absolutisht po! Rrugë të mesme nuk ka. Dhe për fat të keq ti je një nga gjithë ky popull.
Per fat te keq nuk do mund te na e thuash kurre se ne universitet nuk ishte asnje nga bijte e bijat e kundershtareve historike te komunizmit, te cilet u vrane, u burgosen, u internuan gjate 45 vjeteve? Dhe, qe ta kuptosh, ata duhet te perbenin opoziten e vertete politike, jo ju qe u urdheruat te beheshit opozite politike. Eshte pikerisht ky shkak qe "opozita" juaj politike mbriti ketu ku eshte sot: sepse ishte krijese jo-natyrale, krijese me urdher, krijese artificiale!
Pershendetje z.Ardit, besoj nga mosh duhet te jesh sa im bir. Lexoj artikullin tuaj dhe me vjen mire qe mbron idealet e Dhjetorit te 1990. Pse me vjen mire do te thuash, sepse tregon qe ke qene idealist dhe ke hyre ne ate levizje për te permbushur e idealet qe jua ndyne ata qe ju moren partine dhe e deren “ Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” e kthyen “ta bejme Shqiperine si na e do xhepi” Por keshtu ka qene edhe për ne qe beme luften LNC dhe me thene te drejten kur njerezit, qe nuk dine te interpretojne historine dhe GJAKUN qe u derdh ne kete lufe e mohojne ose e perqeshin mua me vjen shume keq dhe revoltohem njesoj si ti. Duhet te luftojme e te mos e leme vendin ne dore te mashtruese qe xhepin e tyre e vene perpara SHQIPERISE. Gezuar festat bir, te FLAMURIT dhe te CLIRIMIT TE SHWIPERISE.
Ju ishit te gjithe ushtaret e Ramiz Alise mor cun. .......Mjaft se na cate bythen me gjith 8 dhjetor dhe dhjetorista. ...... Ju jeni DHJERORISTA dhe femije spiunesh
Ne pergjithësi revolucionet fillojne me entuziasem me shume njerëz por vazhdimisht bie ne duar te keqija qe e kthejnë per interesa te tyre .E tillë ishte edhe levizja e dhjetorit ku ne fakt mori pjesë populli yne dhe studentet ishin me te genjyerit sepse elita i kishte bere llogariten me kohë dhe te paret qe e braktisen PD ishin studentet ashtu si edhe sot qe nuk ja varin.
Komiteti Qendror me Sigurimin e Zhtetit, u a rrembyen studenteve levizjen e tyre te ndershme me qellim qe pushtetin ta mbanin perseri komunistet. Kjo eshte e gjitha. U derdh gjith ai gjak per te lumturuar Xen Peshkamutin, Fari Balli Gerdecin, çunin daun te Fariut. Te gjith femijet e nuset e Bllukut me perjaxhtime te vogla sundojne Shqiperine. A nuk e shihni qe jane mbushur burgjet plot e perplot me mosha te reja, bij fukarenjsh e te pa shkolle, e nga ana tjeter politikane, deputete, prokurot, gjykates e avokate kane vila te shtrenjta brena e jashte vendit dhe jane bere pronare te medhenj tokash me dokumenta fallco. Dhe fatkeqesia me e madhe se ju te rinjve te ndershem nuk ju lejne te ngrini koken, keta ju urrejne, ju vrasin, ju a merzisin Atdheun qe te merrni rruget e gurbetit. Shqiperia tani eshte blere nga mafia. Do e merrni vesh shume shpejt.
Po pse mor pidh motre e nis me UNE dhe ben sikur harron kryesoret.Arjan Niken.Arben Liken.Spiro Curen qe ishin ne krye te 8 dhjetorit.Po ty kush dreqin te ka njohur?
Studentet e 8 dhjetorit duhet te ndahen ne students qe e kishin prej verteti dhe ata skenarist qe do benin lojen dhe do fitonin te mirat materjale.Ata qe e kishin prej verteti nuk fituan disa u vrane ose i hoqen qafe te tjere moren aratine dikush me studime jashte ose i lane pa pune se nuk dinin te benin lojrat e Sali mortjes apo te Ramiz halese kjo eshte per te ardhur keq i donin per te bere remujen te thyenin ndonje xham dhe postet apo vendet e punes i kishin per vehten e tyre apo per femijet e atyre pushtetareve te kohes qe gjasme po ndodhte ndryshimi .Ka shume per te folur sa te besh nje roman per ate periudhe deri me sot. Une qe po shkruaj i kam pase femijet studenta dhe kisha frike te mos ngateroheshin se ishte nje loje e felliqur qe ja bente mu, mirpo te rinjte nuk te degjojne dhe i kemi perjetuar keq ate periudhe qe mos ardhte me. Ishte genjeshter Saliu e di me mire
Do flete lavderimi ti mor spiun muti. Kerkoje kerkoje se mund ta japin..
E mori nga Sala dikur por më pas fshehur bythën me të....
I nderuar artikull shkrues nese meritoni 1000 levdata e falenderime per guximin dhapin qe hodhet ne fillimet e levizjes ju , ju takojne 999 kritika bile te forta qe nuk e niset dhe pranuat ne krye tuajnjeriun me te keq te mundshem komunist ndofta me keqin e atij sistemi . Ku i keni shoket e orve te para ju shpartalloi te gjithve , ka marre rreth vetes me te ndyret e ju jeni stukur te trembur nga bisha non grada dhe prisni qe Luli si pjella e tij me e keqe ta nxjerre qimen nga qulli
Të kam dhjerë me një mut të madh 8-dhjetorin. E di përse; sepse na latë në krye të lëvizjes një maskara, një bandit e kriminel që i ka bërë këtij vendi shumë më të këqija se Enveri. Thjesht numëroni të vdekurit nga shteti pas vitit 1990 me kohën e komunizmit dhe do shikoni që rekordin e e ka thyer koha e "demokracisë". Rrumpallhans e pas vitit 1990 mos ardhtë kurrë.
Me fal,po keto herojt qe permend,para se te shkojn ne qytetin studenti,pse nuk shkojne me pare tek autoriteti i dosjeve,dhe te kerkojne dosjet e veta?Te tjere ishin ato qe u sakrifikun dhe u perdoren,keta ishin planifikuar nga sigurimi per te marre drejtimin,meritat dhe perfitimet.Nga dita ne dit po kuptohet qe levizja e dhjetorit ishte piknisja e zbatimit te Katovices.Ballafaqohuni me pare me dosjet,pastaj beni moral,se sot nje pjese e mire e juaja jeni te damkosur si hajdut,dhe shkaktar te kesaj situate qe jetojme.
Levizja e dhjetorit ::::::::::: KUPOLA KOMUNISTE PLUS SIGURIMIN E SHTETIT DHE AGJENTET E SAJ 1200 NE UNIVERSITET PLUS TE BURGOSURIT ORDINERE DHE POLITIKE PLUS ISH TE PERNDJEKURIT NE BASHKE VEPRIM ME AGJENTURAT E HUAJA PER TE SHKATERRUAR SHQIPERINE NGA VERIU NE JUG DHE NGA LINDJA NE PERENDIM .