Kur Sali Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin dhe përmbytjet në Shkodër që kishte shkaktuar vetë

24 Nëntor 2022, 17:40Blog TEMA

Kur Sali Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin

Nga Carlo Bollino

Këto ditë, kur 1700 hektarë tokë dhe disa dhjetëra shtëpi u përmbytën në Shkodër, na u kthye në memorie ajo që ndodhi në dhjetor të 2010 po në Shkodër, kur e njëjta sasi uji përmbyti 25.000 hektarë tokë dhe 6000 shtëpi duke detyruar evakuimin e mbi 14.000 banorëve. Natyrisht, plaku Sali Berisha, i pranishëm sot ashtu si dhe atëherë në skenën politike, akuzon qeverinë për sa po ndodh këto ditë, ndërsa 12 vite më parë i konsideronte si “fatkeqësi natyrore pa asnjë përgjegjësi politike”.  

Këto janë fakte të njohura. Ndrësa ato që jo të gjithë kujtojnë, është se për ato përmbytje, të prodhuara nga pakujdesia për territorin dhe bumi i ndërtimeve të paligjshme e të parregullta që bashkia dhe administrate e PD-së kishin lejuar, Berisha u imponoi një gjobë gjithë administratës publike, përfshi dhe policët: secilit prej tyre iu mbajt një ditë rrogë, si gjest “solidariteti” për popullsinë e përmbytur. 

Se ku përfunduar ato para dhe se si u shpenzuan, askush nuk e verifikoi më pas. Fakt është që prej vitesh banorët e përmbytur të Shkodrës nuk morën dëmshpërblimet e premtuara. Pra, Berisha u hoqi paratë nga xhepat e administratës publike dhe nuk i transferoi në xhepat e qytetarëve të përmbytur.  

Metodën “Shkodra” Berisha e imponoi edhe një vit më pas, në mars të vitit 2011, pas tragjedisë së shpërthimit në Gërdec: ishte një krim shtetëror, pasi në atë fabrikë të vdekjes nuk ishin përfshirë vetëm krerët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura, por edhe djali i kryeministrit. 

Për të dëmshpërblyer viktimat e krimeve të bëra nga familja e tij dhe enturazhi i tij, përfshi dhe të ndjerin kunat që edhe vdiq aty, Sali Berisha iu rikthye marrjes me forcë nga xhepat e administratës publike të shumës së një dite pune nga rroga. Edhe mbi këtë “gjobë për solidaritet” qeveria nuk bëri kurrë transparencë se si u përdorën fondet, pasi edhe viktimat e Gërdecit pritën vite të tëra para se të dëmshpërbleheshin.  

Kushdo që dëgjon sot Sali Berishën të japë leksione qeverisjeje të mirë dhe moraliteti, të kujtojë mirë se çfarë bëri me të vërtetë ai kur ishte në qeverisje. 

16 Komente

  1. k
    k

    Ma lei è un giornalista,oppure l'avvocato difensore del governo ? Defficente .L'albania è piena si servi della gleba.Penso che bastano. Un giornalista che si arricchisce ,non è un giornalista.I.Montanelli.

    1. S
      Sara

      germen e pare e ke fiks sipas emrit

      1. k
        k

        Mos shpreso t'ju them nese dëshiron ta provosh,sepse nuk e ndyj nëpër haletë fshatare që të qelbin edhe me distancë.Nuk ke asnjë shans.

        1. I
          Igro

          Me pergjigjien qe ke dhene ke konfirmuar ate qe Sara ka shprehur!Pra qenkerke kompet "K"!

    2. ¿?

      Po ky italioni ç'mutin do me permbytjen e Shkodres e me Gerdecin? Ik e ha makarona ne shtepine tende e mo na çaj derrasa kot.

      1. E
        Emiljano

        Eh ku ka vajte puna,del albanezi i rrit me fasule dhe i tregon italjaneve ca ushqimesh te hane????.fundi botes

        1. ¿?

          E di si eshte puna o Emiljano, e para kush tha qe fasulet jane me te keqia se makaronat, e dyta ti nuk e di me cfare jam rritur une, e treta, me fal po qeke koqe gomari, albanez a italian qofsh, se nuk kuptoke "what's the point" (nqs e merr vesh se cfare dmth) dhe kerceke ne muhabet kot me kot, ose si i themi ne albanezet si zorra ne prush. Debil! TI pranon te vijne te tjeret ne shtepine tende dhe te te tregojne se cfare duhet te besh? (Mos ta ka qire mamin ndonje italian mo Emiljano?). Sa per fundin e botes, ke degjuar edhe ti per fundin e botes, dhe kujton se mund ta futesh ku te duash. Po qe keshtu merre e fute ne bythen tende.

      2. a
        arqile

        Shume njerezor shume i sakte kriminel si sala dhe familja e tij si dhe ata qe mendojne se do e bejne edhe njehere kryeminister nuk ka.Nuk mund te ndodhe Amerika e madhe shyqyr qe vuri dore dhe per kete popull te varfer.Por mbi te gjitha edhe perendia kam besim te plote qe do i japi ate qe i takon kriminel sales per drejtesi.

        1. D
          Dajti

          Italiani ha makarona,po ju cfare hani ?Makaronaxhiu po thote te verteten dhe me fakte po ju nuk hani goxhde.Te lumte Karlo si gjithmone i sakte,je shembulli i gazetarise Shqipetare. Komentuesit te mesiperm i eshte shpelare truri.

          1. ¿?

            O Dajti, edhe ne hame makarona qe c;ke me te. Mund t;i kisha thene edhe te hante breshka, po meqe ne nuk i hame nuk i permenda qe te mos quhej qe po i thosha ndonje gje te kaqe, prandaj ia permenda makaronat, si gje e mire demek. Po une fjalen e kisha qe me duket pak si teper qe ky njeri te merret me punet e Shqiperise, pra kur i permenda makaronat e pata fjalen qe te shikonte punen e tij, jo tonat. Nuk me duket se kjo ka lidhje me ndonje shpelarje truri, se ja psh po te vij une ne shtepine tende atje ne Dajt dhe te te tregoj ty si t'i zgjidhesh punet e tua, cfare so te besh ti? Do te thuash bujrum? Prandaj o Dajti, perse nuk i rri bythes siper e mos u merr me trurin e te tjereve.

            1. D
              Dani

              Fakte?! Fakt eshte qe ka marre falas nga Rama toke ne mes te Tiranes. Fakt eshte qe ka nje koncesion mbi muzeun me te vizituar ne Tirane. Se eshte me i ditur per muze Bollino se shqiptaret qe i vuajten ne kurriz ato qe menaxhon e ekspozon Bollino.

            2. F
              Fadil

              T gezosh token en mes te Tiranes o Karl Bollino se e ke te trasheguar nga baba.Ta gezosh koncesionin pa tender te muzeut se ka me mijera te persekutuar te diplomuar ne Busines Admonistration ne perendim.

              1. B
                Beni

                Bollino, qeni alfa i slites se qeneve te propagandes se Rilindjes.

                1. m
                  miri

                  po , ai mund te jete qen , por keto jane fakte o beni , o tru gomari

                2. r
                  realisti

                  Bravo Bolino. Qentë le të lehin, ti ec përpara.

                  1. S
                    Shkodra Loce

                    A mund te me pergjigjeni ju bershiste te pandreqshem se pse çoi ne ajer Gerdecin,ku humben jeten 26 persona ,ne mesin e tyre edhe femije? Po Firmat Piramidale a ju kujtohen? Aty humben jeten 4000 persona apo e kam gabim?! Po ata fatkeqet ne boulevard a ju kujtohen qe u ekzekutuan me duar ne xhepa? Po sa e sa krime rendojne mbi kete njeri,si nuk shkundeni njeher e mire o njerez?!?!?!

                    Lini një Përgjigje