Kush e ngriti flamurin?

27 Nëntor 2022, 09:21Blog Nga Monika Stafa

Kush e ngriti flamurin?

Këto ditë, ndërsa studiues vendas e të huaj mblidhen për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, pyetja se sa e njohim historinë tonë dhe sa e domosdoshme është që ajo të rishkruhet më vjen në mendje gjithmonë e më seriozisht.

Për më shumë se një gjysmë shekulli studimet shqiptare i ka dominuar mendimi se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të A. Zogut. Mirëpo gjithë ky mashtrim historik përfundimisht rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, histori e cila ende në fakt mungon. Një histori e mbështetur mbi faktet dëshmon se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Një nga arsyet pse I. Qemali dha dorëheqjen dhe mori udhët e mërgimit politik qe sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë mbret. Vetëm një vit më pas po Fuqitë e Mëdha deleguan në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Një histori e mbështetur mbi faktet dëshmon se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Mos valle ka te drejte stërnipi i I. Qemalit kur e pohon këtë gjë ndër biseda mes miqsh?

Ndoshta.

Një nga arsyet pse I. Qemali dha dorëheqjen dhe mori udhët e mërgimit politik qe sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë mbret. Vetëm një vit më pas po Fuqitë e Mëdha deleguan në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë. Kryesia polikratike, për habi, u rikthye edhe më 1945, kur funksionet e kryetarit të shtetit iu bartën Presidiumit të Kuvendit Popullor, me 16 anëtarë.

Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare. I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk. Në fakt, A. Zogu shpalli me zë të lartë dhe via constitutio pikërisht atë që kishin vendosur më 1913 Fuqitë e Mëdha.

Gjatë një studimi historik vite të shkuara arrita në pohimin e disa fakteve historikë që provojnë jo vetëm se monarkia fillimisht ishte vullnet i jashtëm dhe vetëm më 1928 u bë dhe formalisht vullnet kushtetues i brendshëm, por, mbi të gjitha, zbulova arsyet historike thelbësore për paqendrueshmërinë e sistemeve politike deri më sot ne Shqiperi.

Qeveria kombëtare e I. Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha. Po Shqipëria vetë ç’ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

Kur i rreshtova me rend... u habita. Ishin në një kohë të shkurtër aq shumë dendur vendosur sistemet politike nw Shqipwri, të ndryshueshme po aq gjithashtu. Aty kuptova pse ne nuk kemi një traditë solide shtetformuese. E vetmja kohë e qëndrueshme politike jetëgjatë në qeverisja, ishte koha e totalitarizmit shqiptar.

Të ishte aq i zoti Enver Hoxha?

Ma thoni ju.

Por t'i lëmë mendimet këto ditë. Shqiptarët festojnë. Është një përvjetor i bukur.

110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndaj unë për kënaqësinë e një mencurie të urtë që kam dashur gjithmonë t’ia shoh burrit shqiptar, si ajo që e pati i vetmi shqiptar i mirë në politike, Ismail Qemali, zgjodha të mos e pyesë më veten pas leximesh të panumërt dokumentesh arkivalë, se Kush e Ngriti Flamurin Shqiptar?

Ismail Qemal Vlora gjatë gjithë jetës u shqua si një lider i shkëlqyer. Një njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili besonte në atë që predikonte dhe në atë që bënte. Ai ishte i duruar, këmbëngulës dhe i qëndrueshëm.

Ai veproi në kohën e duhur dhe me stilin e tij të lidershipit arriti të themelonte një shtet. Është fati ynë që kemi pikërisht atë, themeluesin e shtetit shqiptar dhe modelin par excellence ku mund të mësojmë e të frymëzohemi, për të tejkaluar sfidat e së ardhmes.

16 Komente

  1. thirr si te duash

    Aferim.Po perse nuk na i shkoqit ato qe ke lexuar e studjuar qe edhe une si lexues te arrij te besoj ato qe thoni sei keni pafe e studjuar.Keshtuqe deri ketu çka thoni mbetet nje hipoteze per lexuesin.

    1. D
      DIKTATORI I FUNDIT

      Moj Mona, le që nuk na e tregon se kush e ngriti flamurin, po na hiqesh e lexuar, për të treguar prejardhjen e mbretërisë.............................................. . Varet se çfarë lexon. Nuk i lexon të gjitha burimet........... . Europianët nuk mbështetën mbretërinë........ . Në Kongresin e Lushnjës, ishin ata që i sugjeruan shqiptarëve Republikën si formën e qeverisjes................ . Mirëpo po të lexoje pak fare më shumë, do të kuptoje atë që e dinë të gjithë shqiptarët.............. . Se Zogun në pushtet më 1924 e sollën bajonetat e serbe dhe batalioni i rusëve të bardhë....... . Dhe në traktatin që nënshkroi Zogu me jugosllavët dhe mbretin Aleksandër I, përveç shumë lëshimeve e tradhëtive që bënte Zogu, njëra pikë ishte bashkimi i Shqipërisë me mbretërinë Jugosllave.................... . Dhe ishin këta që e detyruan Zogun ta shpallte Shqipërinë mbretëri dhe veten mbret........... . Me qëllim që bashkimi i Shqipërisë nën Jugosllavi, të bëhej më i lehtë............... .Mirëpo këtë nuk e pëlqeu as Italia, as Austrohungaria. Sidomos Italia bëri të pamundurën për ta shkëputur Zogun nga ndikimi serb....................... . Në fakt edhe Zogut nuk i pëlqente të vihej nën varësinë serbe. Më mirë mbret në fshatin e tij, sesa i varur nga serbët. ....... . Dhe pasi mori garanci nga Italia, duke nënshkruar edhe një traktat me të, që në fakt ishte hedhje poshtë e marrëveshjes së fshehtë me jugosllavët, ai hyri në një nënshtrim edhe më të madh ndaj italianëve, gjë që solli edhe aneksimin e Shqipërisë më 7 prill 1939 dhe vazhdimin e formës monarki perandorake deri në korrik 1943 dhe më pas me këshill regjence nën mbikqyrjen e gjermanëve, deri më 24 maj 1944................ . Lexo Mona , lexo...

      1. M
        Monarku

        Na hongsh hasuden e mjesit o diktatori i te dhjerit Enver.Shkruani akoma direktivat e PPSH-se bastarde.Zogu mbetet burre shteti me i madh,pas Skenderbeut.

        1. P
          Polite Jerasi

          E a i lu le lu...lë uja bishtin ...ose , Nënë moj do pres Gërshetin . Ose , Nusja dhe shtet rrethimi . pd : 72 të arta e një mbi dhjetë hap'sina pa pritat nga Manastiri . Porosit një kafe shqeto te Luarasi dhe nëmëro gurrët e çmuar e primat .

          1. B
            Bureto

            Po pse regjimi komunist çfarë ishte? Nuk qe një monarki 'sui generis", ku mbreti quhej sekretar i Parë i Partisë shtet, që me kushtetutën e hartuar nga po ajo parti, kishte në krye 'diktatorin e proletariatit'. Shëmbulli më i mirë i shtetit "komunist", një lloj monarki absolute e trashëgueshme, është sot Korea e Veriut. Kujdes se mos na e konsideroni atë si monarki konstitucionale, meqë kushte një parlament butaforik, që mblidhej dy herë në vit, sa për të ngritur dorën për aprovimin formal te akteve që buronin nga vullneti i diktatorit. Pra ishte thjesht një monarki absolute, si ajo e Luigjit të XIV-të.

        2. a
          arnaut stafa

          Kjo bibe me emrin stafa,e ka mbuluar mutin me shurre. Rri moj torollake,pasi dhe lajmet nuk di ti japesh si duhet.

        3. L
          Lenani rehat te festojmë nje feste pa dyzime

          Qe Monika lexon libra, kjo nuk diskutohet! Por, a nxë?! Nuk nxëëë. Nga cfare shkruan, nuk ha diskutim qe NUK nxë! Ne Tiranen e zogut kur dikush dilte kundër monarkisë, u thuhej keshtu: Rri urte se po te dërgojmë zogun me 20 serb.

          1. E
            E verteta dhemb....

            Kemal Ismael......shpalli/boni synet Albanistan me u bo vet sullton!!!! Atatürk (birazerit): i pabese,na e drodhe......per kete allahi do te denoi.

            1. E
              Epirioti II

              Per hartim ne provimin e matures nuk eshte aq i keq ky shkrimi, por titulli pa lidhje fare. Ti mi goce ben mire te studiosh thelle Kongresin e Lushnjes dhe te kuptosh cfare jane "mashtrimet historike" dhe cfare jane halucinacionet e kinse-historianeve ti puna jote.

              1. S
                Shaqo

                Jo, eshte ngelese, plagjiature nga gazetat antishqiptare. ...pune rrospiash, lexoni vetem komentet, s'ka pula e peshku tru.

              2. Q
                Qetanë S .

                ....po a jemi të syhaptë a syçelët . M'ëlmënë .

                1. H
                  HISTORIA

                  ISMAIL BEJ VLORA SHPALLI PAVARESINE .MALOKU I IFAIK KONICES BERI MBRETERI .ENVER HOXHA BERI SHTET .

                  1. M
                    Mira

                    Fix, Enver Hoxha bëri shtet, duan apo nuk duan ta pranojnë! Dhe iku si hero, e qau i madh e i vogël, lëre se ç’thonë sot!

                  2. H
                    HISTORIA

                    ISMAIL BEJ VLORA SHPALLI PAVARESINE .MALOKU I IFAIK KONICES BERI MBRETERI .ENVER HOXHA BERI SHTET .

                    1. k
                      kete kisha une.

                      Monika, ti thua nepermjet shkrimit tend se e ve ne dyshim se kush e ngriti Flamurin, pastaj thua ta leme se do festojme dhe Ismailin e ben burre te madh te kombit! Me çudit gazetaria jote, por edhe çfaqja e ketij mendim kaq pervers ketu e me shume kur ti s'je e vertete ne vetveten tende. Kesaj ne gjuhen e popullit i thone: dhe me ha dhe me gris. Diku tjeter e ke as me flamurin as me monarkine. Ky eshte portofoli yt privat por mos e nxirr ne treg se pastaj ekonomi tregu eshte edhe do degjoshe edhe do pesosh, gjithmone po ke lekure te ndjeshme, po e ke derrase, tjeter pune.

                      1. M
                        Mesim gramatike falas per gazetare te paafta

                        Shkrim idiot. Ia fut kot e perdor terma qe nuk ia la haberin. Veteshpallet studiuese e historise dhe shkon e ngaterrohet me veshtrim sinkretik te historise. Sinkretizmi eshte shkrirje e elementeve mitologjike kulturor e doktrinale te feve te ndryshme. Po ç hyn sinkretizmi ketu moj debile, apo i ben trajtim liturgjik ngritjes se flamurit. Kjo vetem llomotit pa llogjije e pa arsye apo mbase nen efektet e alkolit a vetepelqimit. Nuk di as te shkruaje shqip. Vetem ne kete paragrafin "Ndaj unë për kënaqësinë e një mencurie të urtë që kam dashur gjithmonë t’ia shoh burrit shqiptar, si ajo që e pati i vetmi shqiptar i mirë në politike, Ismail Qemali, zgjodha të mos e pyesë më veten pas leximesh të panumërt dokumentesh arkivalë, se Kush e Ngriti Flamurin Shqiptar?" - ka te pakten 8 gabime. Pyes jo pyesê; panumerta e jo panumërt; dokumentash e jo dokumentesh; arkivore e jo arkivale; kush e ngriti flamurin shqiptar e jo Kush .... me te madhe. Nuk njeh as rregullat baze te shkrimit ne nje fraze. Pastaj, pse Ismail Qemali i vetmi i mire ne politiken shqiptare? Po Abdyl Frasheri me shoke ishin te ligj? Aman mos e botoni me kete

                        Lini një Përgjigje