Dështimi i madh i Mero Bazes

28 Nëntor 2022, 14:56Blog TEMA

Dështimi i madh i Mero Bazes

Nga Beqë Cufaj

“Si shumë kolegë tjerë gazetarë, unë kisha dështuar në përpjekjet për të shkruar libër rreth historisë së Republikës së Parë të Kosovës, asaj nyjeje të historisë që ndryshoi përjetësisht fatin e saj…”. Me këtë fjali, publicisti i njohur shqiptar Mero Baze nis librin tij të posabotuar (“ REPUBLIKA E PARË- Historia Politike e Kosovës 1989-1999”, UETPRESS, Tiranë, Faqe 800).

Qysh në këtë fjali të parë të kapitullit “Dhe ia dolën” Baze vë theksin tek dy elemente esenciale që përcjellin këtë sprovë voluminoze:  “Dështimin” dhe “Historinë”. Me “dështimin” autori mëton të mos e trazojë lexuesin, prandaj i ofron joshjen me shprehjen “dështim” dhe kur shkruan për “historinë” e Republikës së Parë të Kosovës atëherë fjalën e ka për publicistikën historike- një fushë kjo kaq e kërkuar por edhe vështirë për t’u lavruar- sepse si e tillë don sa arkivin aq edhe mjeshtrinë ta ushtrosh atë.

Mero Baze është një prej personazheve kryesore të letrave publistike shqiptare. Është zor, në fakt, e pamundur të gjesh një Mero Baze të dytë. Sepse Mero Baze është personifikimi mishërimit të “Mallit të shtampës”. Nëse kolege e kolegë të tij sheh nëpër mejhane virtuale- që mjaftohen me postime prej 4/5 rreshtash, imazhe bukolike me prapaskena moderimesh moderinteti e meskiniteti, monologje të stisura me këlbaze kopjace, Mero Bazen e gjen tek “TemA” e tij: si kronistin e kohërave të trazuara por për këtë kondenzuara mes shkronjave të shkruara e botuara.

Duhet t’i ngjash një dinosuari në hapësirën e kontaminuar publicistike shqiptare në Ballkan e Botë kur ke energjinë e akribinë e Mero Bazes që nuk i shqitet shkrimit dhe botimit në shqip. Ditë për ditë. Tash e më shumë se tre dekada.

Kjo sprovë e imja për Mero Bazen si publicist është përtej çdo pritjeje që mund të kem. Sepse siç edhe autori thotë në fillimin e librit të tij për Kosovën, njejtë mund të them që është një dështim i para programuar të shkruash edhe për Mero Bazen dhe universin e tij publicistik me të cilin jo se jo nuk pajtohesh e aq më shumë mund të konfrontohesh.

Por madhështia e artit të publicistikës është pikërisht këtu: shkathtësia/mjeshtëria në argumentim dhe (mos)pajtim. Vetëm një ahasver si Baze duhet të shkruajë ditë për ditë për çmenduritë politike të tranzicionit të përjetshëm të Tiranës dhe njëkohësisht të mos i ndahet edhe pjesës tjetër të kombit: shqiptarëve në Kosovë.

Një “toskë” nga Tirana i cili në Kosovë gjeti atë që as prindërit nuk ia dhanë por ia dëshmuan që dijnë ta bëjnë kur në Golem pritën refugjatët nga Kosova në pranverën e vitit 1999: edhe kur i biri në atë kohë kobi kombëtar të vitit 1999 bën përkthyesin mes “toskëve” e “gegëve” dhe Mamasë i shpjegon dallimin e “patëllxhaneve” e “domateve” (faqe 678). Por edhe shkruante, shkruante dhe vazhdonte të shkruajë. Dhe ia doli!

Ashtu siç “ata” – Rugova, Bukoshi, UÇK, kombi shqiptar i Kosovës dhe klasa politike shqiptare e Kosovës nga viti 1989 deri në 1999 “ia dolën”, edhe autori i librit “Republika e Parë”, i rritur e edukuar në të vetmin nënqiell të një atdheu ku i vetmi religjion që lejohej ishte komunizmi e ku Kosova ishte vetëm nocion i largët dhe trup i huaj në trungun shqiptar, pas rënies së diktaturës i përpëlitur me trazirat e tranzicioneve të pandalshme të Tiranës, i kapërthurur në armiqësitë e politikës së ditës dhe kaosit të kontrolluar për nevojat e “njërit” apo “tjetrit” krah të politikës, Kosovën s’e ka lëshuar kurrë së vëzhguari. As personazhet e saj. As zhvillimet rreth saj. Asgjë, pothuajse asgjë, s’i ka ikur Mero Bazes nga Kosova për dekada e dekada të tëra.

Pajtohesh apo nuk pajtohesh me të: kur ke lexuar Mero Bazen, e ke ditur vetëm një – nuk do të skuqesh e as skuqet për lëshime në përkthime abc-je të Kosovës që s’ka si të mos jenë edhe në këtë libër si ai i Gaqo Apostolit kur në takimin e parë me Ibrahim Rugovën, Gostivarin e Maqedonisë e shpërngulë në Kosovë (faqe 336). Dhe Gaqo Apostolët i ke gjithandej edhe sot e kësaj dite: nga publicistika e deri tek politika. Sa në Kosovë aq edhe në Shqipëri.

Por nuk është kështu tek Mero Baze. Kosova ishte si një vullkan i fjetur në shpirtin e tij publicistik nga fillimet e tij si korrespondent i “Zërit të Amerikës”, përmes vazhdimeve në shtypin shqiptar në Tiranë, Diasporë e deri tek “TemA” e tij.

Vullkan që më në fund shpërtheu me këtë vepër kaq të rëndësishme për letrat shqipe. E them këtë sepse “Republika e Parë” e Mero Bazes është, sprova dhe vepra e parë serioze, që mëton të skanojë çdo cep të dramës së madhe shqiptare të Kosovës nga fundviti 1980 deri në verën e vitit 1999 me kryepersonazhet: Ibrahim Rugovën, LDK-në, Bukoshin, UÇK-në, Protokollet e faksimilet kombëtare e ndërkombëtare, Tiranën e tranuar dhe trazuar të viteve 90, bashkësinë ndërkombëtare, konferencat e kurthet e tyre, luftërat në Ballkan, vuajtjet, vetëmashtrimet, përçarjet, sukseset e çka jo tjetër.

Mero Baze në librin e tij momunental për Kosovën nuk e hedh gurin për të fshehur dorën. Sepse ai është tepër gjatë në letra që të mos bie në grackën klasike: sa më shumë që i vardisesh lexuesit dhe me këtë publikut aq më shumë (vet)ekspozon dobësitë që mund të jenë në tekst. Me distancë dhe ftohtësi të një autori të rryer e falenderon “kryepersonazhin” e “10 kutive” të “zverdhura” të arkivave të Qeverisë (Kryeministrin e Kosovës në egzil, Bujar Bukoshin)  por për këtë edhe nuk ia harron tributin që po Bukoshit kundërshtarët i japin: “ai (Bukoshi) po ashtu kishte jo rrallë sjellje të vrazhda dhe shpesh injoruese për ta…” (faqe 328).

Instrumentet e Mero Bazes në këtë libër janë të thjeshta prandaj edhe suksesshme. Shtrirja kronologjike e kapitujve, narracioni i shkurtër, burimet dhe fusnotat e konsultura, mënyra e intervistimit me personazhe kyçe të librit, faksimilet dhe faktet që nxjerr autori i shkojnë dhe qëndrojnë tërë narracionit i cili nuk çalon asnjë çast.

Prandaj edhe përmbush çdo kërkesë të profilit të secilit lexues: edhe studentit që don të dijë për kohën gjamës së madhe të kombit; edhe personazhit perfirik që gjen veten në kronikat e trazuara të Kosovës, Shqipërisë, rropatjeve e përpëlitjeve kombëtare e ndërkombëtare të asaj periudhe kohore; edhe publicistit që don të mësojë si ndërthuret historia me publicistikën; edhe shkencëtarit që don të kap burimin e trajtimit; edhe shtëpiakes së re që don të mësojë me çfarë janë përballë paraardhësit e saj!

Mjeshtërisht autori nis shtegtimin në periferi të historisë (heqja e autonomisë së Kosovës), për t’iu futur periudhës së kohës së vrullit të madh (pluralizmit politik në Kosovë), sfidës për të shkrepur plumbat e parë dhe vetmisë së madhe të vetmashtrimeve (fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë, lufërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Konferenca e Londrës) por edhe besimit të patundur që “do t’ia dalin”- edhe atëherë kur në këtë nuk besonte askush.

Por, ajo që këtë libër e bën kaq të veçantë, është fakti që autori, si asnjë deri më sot, nuk bie në kurthin e partizimit as grupëzimit të “krahëve” shqiptarë. Përkundrazi, ky libër është një nga të paktët, për të mos thënë të vetmit që përmes portretizimit të personazheve kryesorë, Ibrahim Rugovës në njërën anë dhe Bujar Bukoshit në anën tjetër, përmes Hashim Thaçit e deri tek Sali Berisha e Adem Demaçi nga kampi i kundërt, nuk kursehen nga argumentimet e bazuara në fakte dhe faksimile. Dhe nga mjeshtria e përshkrimit. Për Rugovën e Bukoshin me simpati. Për Berishën e Demaçin me antipati. Të dyja të argumentuara dhe mjeshtërisht gravuara.

Nuk do të ishte Mero Baze, autori që është, poqese këtë libër kaq voluminoz, të mos i kishte edhe notat e tij krejt personale. Zatën veç një autor i rryer si Mero Baze ka fuqinë që për një temë pothuajse të pakapshme, kaosin e Kosovës së viteve 90, të gjejë kohën por para së gjithash piketojë momente argëtuese si ai me Adin, militantin e Socialistëve që pret në parkingun e Partisë Socialiste dhe autorit të librit, në prag të vizitës së parë të Ibrahim Rugovës… “Ai me shall?… uf… po ai është i Saliut” i thotë Adi Mero Bazes!

Por librit nuk i mungojnë as dramat. Rresht pas rreshti. Faqe për faqe. Kapitull pas kapitulli. Si humbjet: Konferenca e Londrës dhe sidomos ajo e Daytonit. Ashtu edhe Fitoret: Sidomos Konferenca e Rambouillet e cila s’ka si të mos të të mbajë me një frymë pasi që në të, për të folur me autorin Mero Baze edhe (për)jetësohen letrat- qoftë në mënyrë profetike e tragjikomike të përshkruara nga Ismail Kadare në vitin 1984 tek “Viti i Mbrapshtë”, ashtu edhe në mënyrë kosmike të propaguara nga “profeti” Ibrahim Rugova dhe realizuara nga NATO që krah për krah me UÇK-në të nis çlirimi i tokave shqiptare…

Toka këto të cilat Mero Baze i don në mënyrë të pakushtëzuar. Ashtu siç e don Rugovën, Bukoshin, UÇK-në, shqiptarët e Amerikën!

Dhe për këtë çlirim të tokave shqiptare, them që më në fund, kemi një “dëshmi” të parë të madhe. Dëshminë e autorit Mero Baze. Dëshmi kjo të cilën do të dëshiroja të ketë çdo shqiptar në shtëpinë e bibliotekën e tij. Për veten e vet por edhe për brezat që vijnë.  Dëshminë e Mero Bazes i cili, sikur ta kishte lexuar epikun më të madh të Amerikës, Ëilliam Faulkner, qysh në fillim të këtij librit të tij të jashtëzakonshëm, flet për “dështimin”.

Edhe Ëilliam Fualkner ka shkruar për dështimin. “Çdo libër është një dështim. Ka dështime të vogla dhe dështime të mëdha. Sa më i më madh dështimi aq më i madh edhe libri”,shkruante Faulkner.

Edhe Mero Baze me “Republikën e Parë” ka dështuar. Por ky dështim është më i madhi që ndonjëherë është botuar në letrat shqipe për Historinë e Republikës së Parë të Kosovës.

21 Komente

  1. P
    PD

    Mezi pres ta marr ne dore e te lexoj kete histori te gjalle ! Faleminderit Z. Mero per sherbimin qe i ben me te popullit, shqiptar dhe sidomos atij te harruar kosovar ! Te harruar dhe te tallur prej shume kohesh ! Don Zoti imadh te zgjohet ....

    1. A
      Artan Dushaj.

      Per arsye llogjistike, librin nuk e kam lexuar, por deshiroj vetem te them se Mero Baze eshte simbol i mencurise dhe patriotizmit te ngurtesuar ne ate qe quhet tosk.....

      1. T
        Titi

        Artan Dushaj ke te drejte,Merua eshte simbol I mencurise patriotizmit por ke harruar qe eshte dhe symbol I bythe lepirjes.Duke filluar me Saliun tani me Ramiun e ku I dihet kush do jete tjetri.

        1. 7
          77 vite komunistët në pushtet

          Pa bythëlëpirje e servilizma nuk të lë politika të çash përpara, nuk të hapin asnjë derë. Merua e kuptoi herët këtë gjë dhe filloi me lëpirjwn ndaj pushtetit, më fillim me Saliun e më pas me Ramën. Tani ëshzë milioner, kuptohet duke pastruar edhe paratë me shitblerjen e Temës, dhe gazetën tani e ka thjesht mjet propagande të Ramsesit dhe rilindjes. Çdo ditë shpik sofizma si të bëjë opozitën e opozitës për të marrë favoret e radhës. Kjo është Shqipëria që duan rilindasit e hashashit. Për sa kohë populli është dele, iu lumtë bytha.

          1. F
            Fikss

            Asnje presje spo te shtoj dhe spo te heq mor mik. Mjere ne thuaaaj

          2. P
            PO , PO

            Pse flet keshtu o Titi ? Saliun e votuan ne pranveren e vitit 1992 mbi 70% e shqiptareve , sepse nuk e njihnin cfar njeri ishte . Gradualisht filluan ta njihnin me mire dhe ta braktisin njeri mbas tjetrit , aq sa ne votimet lokale te atij viti, ne veren e vitit 1992 ai i humbi zgjedhjet . Edhe Merua , si shume e shume te tjere qe e mbeshtesnin Saline , sepse mbeshtesnin tranzicionin dhe demokratizimin e vendit , u zhgenjyen dhe u larguan perfundimisht nga ai njeri . Ne keto pozita eshte edhe sot Merua , por duke pare se ne sfondin politik jane vetem dy alternativa , logjika normale e shtyn cdo njeri qe te preferoje e zgjedhe te keqen me te vogel . Ti , si komentues ke n je kendveshtrimi te ngushte , tregohesh i nje anshem dhe pa etike ne ato qe thua !

            1. I
              Injoranti

              Kaq e veshtire qe,per ta njohur Saliun qe ne fillim?E pabesueshme per nje qytetar me nivel mesatar Inteligjence.

          3. D
            Dušan Mugoša

            Beq Mutaj bythlepires i krimìnelit Ramushk Radohcic Gavnadinajt, ndersa Ymer Kaka bythelepires i Edvin Vucicit. Pra muti thure elozhe per mutin.

            1. A
              Artan Dushaj.

              @Titi. Te gjithe u genjyem me Saliun ne fillim. Mencuria nuk qendron ne paragjykim, por ne gjykimin e veprave dhe te punes qe ben udheheqesi per te miren e vendit. Mbeshtetja qe bente Merua per Saliun(si gjithe ne demokratet e vertete), ne kuader te mbeshtetjes se demokracise, eshte pikerisht simbol patriotizmi. U desh ca kohe qe Merua si dhe te gjithe ne te tjeret te kuptonim se kush eshte Sali Berisha. Nje spiun i serbit dhe hajdut ordiner! Na u desh ca kohe qe nga te dashuruar me Saliun te urrenim jo vetem Saliun por dhe vehten qe ai na genjeu! Mencuria e Meros eshte pikerisht aty qe Merua dhe ne te tjeret e gjykuam Saliun nga veprat e tij dhe perfundimisht kuptuam se ai eshte person me misionin e djallit(te spiunit serb) ne gjirin tone. Ne kundershtim me ty qe per hir te "fjales se dhene, therr djalen" ne "njerezit tokesor", dhjesim ne fjale dhe shikojme veprat per te shpetuar Shqiperine. Ti dhe dhe injorantet e tjere vazhdoni ti lepini bythen Saliut! Shumica jane bandite dhe pakica jane idjote. "Toka e Xanum" popullohet nga banditet, kurse idjotet popullohen nga taborri i atyre qe per hir te fjales se dhene Saliut do qine ne bythe Shqiperine....Poshte tradhetaret!

              1. S
                Sinoptikani

                Per Titin edhe une do ti them dy fjale. Edhe une kam qene me partine Demokratike. Pse jo, kujtoni kohen kur kemi jetuar. Une e kuptova kur prane P.D ne Fier erdhen njerez e fise kriminelesh e hajdutesh si Boricajt, Kastratet, Krasniqet, Morinat e disa fise came qe nuk kishin te benin fare me P.D (fieraket i njohin mire). pastaj u mbush tipa si Luan Baci ne shkolle partie pune 3 vjecare qe ngaterron kush e ngriti flamurin, kur u ngrit e ku u ngrit. Ketu i shkeputa fare lidhjet e bera nje mea colpa. Aty kuptova qe ajo parti ne nje grupim banditesh, krminelesh, tradhetaresh e antishqiptaresh. Respekte

                1. F
                  Fieraku

                  Sinoptikani,atehere njeh mire pervec sali kriminelet dhe pasardhesin e lulit,alibeaj,se ai nuk mungonte kurre neper mbledhjet ne prag zgjedhjesh ne fier,,,ku grumbullohej ne lokalet e atyre qe permende lart,,,pd ishte nje bande,dhe tashti bandat u ndane per mosmareveshje te pislleqeve qe Kan ber ter keta vite,,,

                2. S
                  Sh e vertet si Mero nuk ka te dyte

                  Per nje gje ke ploterisht te drejte or ti tipi qe ke shkrujt e qe sta kujtoj kurrfare emrin qe Mero Baze ska te dyte. Plotesisht e vertete sepse vetem ai eshte ekzemplari qe nuk e ka per gje te ktheje bythen sipas interesave perfituese. Nuk ka te dyte sepse Mero Baze eshte nga ai soj dreqi qe kalon nga bythelepirja dhe qenia ushtar topci i Sal Berishes tek ushtar topci i Edi Rames per te cilin ka qene i vetmi qe me urdhni te Berishes ka publikuar se femijen Edi nuk e ka te vetin pasi ai ishte steril por te te atit nga pallimi i te shoqes. Sepse Mero Baze eshte i pari dhe i vetmi qe me urdhnim te Berishes e publikoi foton e lakuriqesise se Edi Rames dhe i vetmi e i pa te dyte qe u prish me Berishen nga xhelozia e afrimit prej tij te topciut tjeter te Berishes Fahri Fahri Balliu qe po zhvaste me shume mall nga Meroja. Ska te dyt si Mero or ti Beq Cullufja dhe ketu ti nuk mashtro. Vec prit sa te mare vesh Mero qe Edi do ike prej qeverie dhe me e pa kur ta dredh perseri. E di qe skeni me e publiku ket se nuk jeni ata te mendimit te lire ju po te interesit.

                  1. A
                    Artan Dushaj.

                    @ sh e vertet...Une per vehten time e quaj dinamizem ndryshimin e pozicioneve politike, sipas interesit shqiptar. Nuk e ve ne dyshim qe Mero do behet me nje te trete po qe se Edi do ike nga pushteti dhe dikush tjeter do e marri pushtetin. Po qe se Rama do qendroje ne politike dhe Saliu do jete ne pushtet, nuk ma merr mendja qe Merua do jete me Saliun. Po qe se dikush tjeter qe ploteson kushtet per nje Shqiperi perendimore, ketu nuk ka gje te keqe qe Mero ta mbeshetse edhe kete te trete. Pse si thua ti "Sh e vertete", qe Merua te vazhdoje si gomari te ngule kembe ne te shkuaren dhe jo ne te arthmen? Me vjen keq ta them por kjo eshte shume primitive.. Gjithe bota pervec mbeshtetesve te Saliut, shikojne nga e arthmja dhe nuk behen rrob te "fjales se dhene". Thirrini mendjes or komentues! Hiqni dore nga vlerat 'morale' te fjales se dhene, sepse armiqte na e kane shfrytezuar kete 'vyrtyt" per te na ngulur thiken. Saliu si armik i shqiptareve, nuk duhet te kete privilegjin qe te mbeshtete vetem e vetem sepse "i dhame fjalen"...E fundit qe dua te them eshte se eshte vertet miopi qe komentuesit ne vend te merren me Saliun apo Ramen, apo ato qe ngrihen ne librin e Meros, merren me Meron. Hane Shan hane Bagdat! Jane pikerisht keta idjote qe vazhdojne te ndjekin Saliun....Ku Merua dhe ku Saliu!

                    1. V
                      Vranakonti

                      Shajeni sa te doni Mero Bazen,ai ngelet gazetari me i mire,me i mençem , me i zoti dhe me i sakti. Gazeta e tij lexohet sot ne te gjithe boten,ashtu edhe ne Amerike. Kemi njerzit tane ne Amerike e Kanada,edhe ata thone se lexojme vetem gazeten Tema,pasi kemi besim se thuhet e verteta. Mero Baze vertete eshte simbol i mençurise. Nqs do me jepet rasti ta gjej librin e tij,do ta lexoi me gjithe qejf,pasi e kame te veshtire ketu ne emigracion. I uroje Meros suksese.

                      1. A
                        Albert

                        Mero, te lumte per librin, per qendrimin qe mban ndaj zhvillimeve ne Kosove me skrupolozitetin e nje analisti te afirmuar e me pune te perditshme e pasion te parreshtur.

                        1. a
                          anti anarkisti

                          Dështimi i madh i të gjithë atyre që shkruajnë e flasin pa ndal gënjeshtra për politikën e viteve 22. dhjetor 1989 - 10 qershor 1999. Po more zotëri e bëni mend që ka me tonelata xhirime, shkrime e fotografi që flasin për relitetin historikë të "profetit" dhe të tjerëve.Z. Beqa ke të drejtë kur thua "dështimi" por nuk është dështim i rastit por i paguar trash. Po të mos ndodhte e kundërta e asaj politike nuk do të kishte shqiptar në Kosovë. Tash po shkruajnë ata që kanë mëkate dhe përofiterët por kur të hapën dosjet dhe del e vërteta që me çdo kusht provohet të fshihet dhe të ndryshohet histori. Atëherë do të shkuqet edhe gomari.

                          1. Z
                            Zef

                            Po pse mereni me Meron, shkoni lexoni librin.

                            1. j
                              joel shkodra

                              Njeri i thote nje tjetri: Po, edhe ti, e kthen gunen nga fryn era!. I pergjigjet tjetri: Po patjeter, te rri e te ftohem!

                              1. T
                                Titi

                                ARTAN DUSHAJ,THE QE UNE DHE TE TJERE VAZHDOJME TI LEPIME BYTHEN SALUT???UNE SALIUN E KAM BERE LANET NE 97 KUR MERUA I THURTE LAVDE SIKUR TE ISHTE SKENDERBEU ,APO HARROVE,MADJE DHE PAS 97s.MEROS SE ZGJUAR JU DESH SHUME KOHE QE TA NJIHTE DRTAN,NDOSHTA DHE TY.TANI VAZHDO DRITAN LEPIJI BYTHEN MEROS SE E PASKE ZANAT.

                                1. A
                                  Atdhedeshiruari

                                  Beqe Cufaj pene e forte por penethyer kur legjitimon nje personazh leve pushtetesh. Apo justifikohet? Sepse "atdhedashuria" e tekalon pisllekun e tij. Ti kishte pritur ne Peshtan ata te larguarit nga lufta sesa ne Golem.

                                  1. D
                                    Dhembeli

                                    Lexoni librin...,i pa konkuruxhem ,fjalet fukarallek

                                    Lini një Përgjigje