Pas thirrjes historike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shprehja tjetër më e përdorur nga e djathta shqiptare qysh në krye të viteve ’90 ka qenë padyshim thirrja “Te sheshi, te sheshi”! Ka qenë një apel që ngërthente urgjencë, shqetësim dhe një emulacion partiak që synonte fitoren e garës për të kapur mesin e fushës së lojës, qendrën e gravitetit të shtetit, llogoren e tij më të parë – sheshin Skënderbej. Gjatë gjithë viteve ’90 e më pas Sali Berisha reklamonte një të drejtë thuajse të shenjtë pronësie mbi sheshin kryesor të Tiranës, të cilin e konsideronte djepin historik të ngjitjes së tij politike.
Ja që vitet bëjnë të vetën dhe sheshin nuk e do më askush. Më e para Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha i Tretë. Hapësira dikur qëndrore në jetën politike e sociale të kryeqytetit, e ka humbur interesin, nuk konsiderohet më si trofe lufte dhe aq më pak si sfidë ndaj shtetit. Një shesh me majë, i rrethuar nga bimë e shkurre duket si një lulishte të dashuruarish e jo si një sheshbeteje revolucionarësh.
Por ja që sheshi Skënderbej mund të jetë një ofertë e mirë edhe për protesta. Sidomos kur data shënon 6 dhjetor dhe kur e gjithë Tirana e institucioneve (nënkupto bulevardi që nis nga statuja e Skënderbeut e deri tek sheshi Nënë Tereza, do të jetë i rrethuar nga një kuadrat i papenetrueshëm policësh, bodigardësh e rojesh të të gjitha ngjyrave e kombësive, të cilët do të ruajnë ajkën e kontinentit që ka vendosur të mblidhet për pak orë atë ditë në kryeqytetin shqiptar.
Oferta e spostimit të protestës nga Kryeministria tek sheshi Skënderbej, që bashkia i bëri opozitës, është një propozim logjik dhe shumë bujar, në një ditë kur për arsye të kuptueshme logjistike, në Tiranë do të jetë praktikisht e pamundur të protestohet.
Shumëkush priste që qeveria të tregohej e thatë dhe e prerë me Berishën rreth mundësisë teknike të lejimit të një proteste në 6 dhjetor. Ose shumë-shumë, që opozitës t’i ofrohej një hapësirë shumë larg qendrës së Tiranës për të mbajtur protestën e saj.
Oferta e Sheshit Skënderbej është një surprizë për të gjithë, më së pari për opozitën, e cila ndërsa nuk përton të reagojë dhe të kundërshtojë për gjithçka, në këtë rast u hutua, mori kohë dhe u përtyp.
E megjithatë ajo e dha përgjigjen, ndonëse me vonesë. Nuk i intereson më sheshi Skënderbej, do vetëm bulevardin dhe Kryeministrinë. Pra, që ta kemi të qartë vizualisht skenën, sipas mendjes së Sali Berishës, karvanet e makinave të zeza me Macronin, Scholzin, Melonin e krerët e tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet të kalojnë nëpër Dëshmorët e Kombit në një tunel njerëzish të sjellë me autobus nga të gjitha anët e vendit, për të bërtitur kundër qeverisë, mundësisht edhe me ndonjë shishe apo gurë në xhepa. Mundësisht edhe vendi ku do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor duhet mbajtur i rrethuar me protestues gjatë Samitit dhe thirrjet “Poshtë Edi Rama” duhet të mbysin atë që do të kenë për të thënë Presidenti i Francës apo Kancelari i Gjermanisë e të tjerët. Një Samit si pazari i Rrogozhinës, ja çfarë kërkon Rithemelimi. E mirë do të ishte që Macron e Scholz të presin edhe një përfaqësi të protestuesve, të cilët do të kërkojnë anullimin e Portit të Durrësit dhe dënimin politik të Lulzim Bashës, si patericë e Edi Ramës.
Po arrijmë në kufinjtë e absurdit. Por edhe të satirës e humorit. Në mesin e një samiti që nuk ka ndodhur në 110 vjet shtet shqiptar, e që nuk pritet të ndodhë ndoshta edhe për shumë vite të tjera, opozita shqiptare po kërkon të fusë në alarm të gjitha delegacionet e larta të Evropës që do të sjellin krerët e tyre më të lartë këtu në 6 dhjetor. Të asaj Evrope që sa herë që Basha thërriste protestat e tij pas djegies së mandateve, gjysëm ore para mbledhjes së protestuesve tek Kryeministria, nxirrte deklarata zyrtare ku bënte thirrje për mosthyerje xhamash dhe moszaptim të godinës me dhunë.
Berisha është i vetëm në ndërmarrjen e çmendur të 6 dhjetorit. S’e ka me vete as Metën, as Mediun dhe as të tjerët që kanë dy pare tru në kokë. Ai nuk po kërkon me çdo kusht bulevardin, ai po bën thirrje aman më pengoni të dal në protestë, që ta shes kësisoj anullimin si një gjest bujar dhe fisnik personal. Pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër që të refuzosh sheshin Skënderbej kur e gjithë Tirana tjetër do të mikpresë shtetarët më të lartë të Evropës. Nuk ka shpjegim që të ngulmosh për bulevardin, përveçse që të krijosh një situatë tensioni e stresi, në mënyrë që dikush të të marrë në telefon e të të lutet që mos t’i sjellësh në Tiranë taboret nga ana e anës. Doktori po kërkon jo mbajtjen me çdo kusht të protestës, por anullimin me çdo kusht të saj…
Ne jemi të fort se të fort e kemi Partin
jo zoteri Meten e ka me vehte se edhe ai eshte pjese e lojes se saliut dhe ka te njejtin hall.
Ka qenë nje shprehje mos e ben se t'a bejne.Dikur ky e dergojne PS tek Ali Demi pa patur asnje shkak sidomos te ngjashem me 6 dhjetorin.Keta po i japin qendrën e ai nuk do se e kujton veten si ne 92. Ja treguan ne parlament jo vetem shqiptaret por edhe ata te Kosovës se ai nuk i intereson me politikes
Ke stadiumi Dinamo pak raste te Ali Demi sheshi është i joni
Mire se dallkauke te tipit Ngjela , Frroku Pata e Doçer manipulojne e genjejne pa turp fare , por kjo nuk pritet nga nje gazetar si Minxhozi. Ai i meshon fort se Meta “ nuk i bashkohet çmendurise se doktorit” ? GENJEN minxhoz ! Meta do jete “te sheshi “ siç thua zotrote .
Ta sqarojmë pak o Sqarim.................. Ka kohë që PD nuk i do sheshet....... . Pse?..............Sepse nuk i mbush dot................ . Dhe zgjedh rrugët dhe rrugicat................................................... Kjo është një strategji e PD, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha rrethet......... Megjithëse sheshi është bosh dhe aty pranë, PD e rretheve e bën protestën në rrugën që del nga sheshi.................. Por meqënëse Berisha e do në bulevard, le ta çojnë tek bulevardi i ri.............................................................. Dhe meqë SRB do që ta bëjë se s'bën protestën para kryeministrisë, Rama ta bëjë samitin me europianët në Durrës, dhe të hajë një mut SRB-i......
Bravo. Gazetar, ide fantastike! Le t'i lene bulevardin dhe t'i hapin dyert e kryeministrise dhe te shikoje per here te fundit zyren e KM, para se te shkoje ne te Sheqeres, e ta bejne mbledhjen diku tjeter.
Sa per sqarim! Dallkauk eshte Saliu dhe ata qe e pasojne!
Fosile e harruar...
Sheshi ja kall atij frate i kujton statujën e Enverit . Më mirë të projektojë hijen e tij në fasadën e kryeministrisë e të teledeportojë gjithë ndjekësit nëpër rrjete sociale në shesh , dhe pse jo nga një Hologram për të gjithë tradhëtarët e hipokritët në përmasat e ssaj të Enverit . Për hipokritët nuk e di kush do dali të miratojë kriterin e pranimit , por prijësit diktojnë . Pirro do ketë qënë edhe ai diktus , Salën me shokë i pëplot diktatori tërë fuqi , pastaj do y kujtohet funerali . Autodestruction , po i injekton vetes gjoja , antodotin . Vf☆lP
O shteti Shqiptar O qeveri O drejtesi O polici Nese egzistoni qojeni Sali kriminelin dhe klyshet e tijë te sheshi i burgut në REÇ atje keta kriminel e faqezi e kan vendin
Meta do jete ne shesh o minxhoz haleja ! Ju beri doktori te flisni me vete .
Ha ha doktori yt ka pjerdhur me demencia dhe nuk tremb as pulat e jo më neve o shpellar. Ty dhe doktorin ju shohim si kopesht zoologjik tashme neve o shpellar
Te sheshi, te sheshi mblidhuni o Qelbesira…. me në krye qelbesiren non grata dhe spiunin Like floririn.
O njerëz shqiptarë dhe, shqipfolës, Sali Shpellar Berisha, është i çmendur, ai duhet mbyllur në çmendi. Si guxon qeveria dhe i jep në dispozicion Sheshin Skenderbej, diën e Samitit Europian në Tiranë. Edhe qeveria duket se është e çmendur.
Nuk e mbush dot sheshin! Nuk mbushi stadiumin. Sheshi kërkon shumë stadiume, fanatikët e paguar për ditë pune janë 4400, të numëruar nga Muli .
Nuk e mbush dot sheshin! Nuk mbushi stadiumin. Sheshi kërkon shumë stadiume, fanatikët e paguar për ditë pune janë 4400, të numëruar nga Muli .
Zoti Minxhozi jam shume dakord me shkrimin tuaj por besoj qe mungon diçka: Berisha tashme ka filluar ta kete shume frike nga sheshi pasi aty me te gjithe te vetet do te duket si Liliput. Ai e di mire qe protesta ne shesh mund te jete e fundit e tij pasi nuk do arrije te zere as 5% te hapesires. Bllofi i PS eshte tallja me spetakolare qe i eshte bere Berishes ne kariere.
THIRRJE EDI RAMES: ZHVENDOS SAMITIN NE DURRES! 1. ADRIATIKU ESHTE PORTA DREJT PERENDIMIT! 2. NXIRR BLLOF 2SHEN "NON GRATA"
Minxhozi .nje qen i slites se qenve te propagandes se Rilindjes.
Nuk eshte me kot i varrosur per se gjalli ne gropen e halese se historise, i peshtyre dhe perbuzur nga gjithe bota, se pervec rrolit te copes se mutit nuk di te bej tjeter! Shqiperia, ceshtja shqiptare dhe gjithe kombi shqiptar i jepet privilegi te jete ne qender te vemendjes te gjithe botes, ku shqiptaret nderohen ne shtepine e tyre ne nje vizite historike nga gjithe lideret e Europes, shume prej tyre vende nga me te rendesishmet ne Planet, moterqiri i Vicidolit dhe kopeja e tij e derrave, duan te rrugacerojne per gryken e shqyer te Shkerdhenit dhe Shkerdhites. Meqe as ne shtepi te tij Ku eshte e ftuar gjithe bota, se fton kush, i kane dhe lejen te lehe ne koliben larg gardhit, ne distance higjenike nga gjithcka ka te bej me qyteterimin, Perendimin, Aleatet, politiken, Shqiperine dhe shtetin.
Po te jete se shteti funksjonon duhet tju tregoji vendin ketyre hajduteve dhe spiuneve? Ja ta shofim se çdo ndodhi? Si do veproji policia?
Gropa antiseptike, vetem kete di te beje vicidolasi! Maloket kane nje barake dhe dhjete metra me tutje, ka vendin per dhjerdhje dhe te gjitha mizat e mutit u ngjiten ushqimeve qe maloket duan te hane!