‘Duke u ngritur mbi armiqësitë e vjetra’

3 Dhjetor 2022, 10:10Blog TEMA

‘Duke u ngritur mbi armiqësitë e vjetra’

Nga Musli Krasniqi

Referenca të ndryshme historike gjenezën e futbollit e kthejnë mbi dy mijë e treqind vjet pas, në Kinën dhe Greqinë e lashtë. Nën emrin kinez Cuju dhe atë grek Episkyros, loja me top u përvetësua edhe nga romakët, e njohur si Harpastum.

Vendlindje e futbollit si lojë e organizuar dhe e kodifikuar, ndërkaq, konsiderohet Anglia, afër dy shekuj më parë.

Kjo disiplinë sportive sot njihet si më popullorja në botë, me prodhimtari të lartë emocionesh dhe ndikim të theksuar në relacione të ndryshme në nivel global. 

Pesha e veprimeve të protagonistëve të famshëm të fubollit është e madhe, siç ishte, po e zëmë, heqja nga tavolina e një shisheje të pijes “Coca-cola” nga Ronaldo dy vite më parë, duke i shkaktuar dëme të mëdha kompanisë në tregun global.

Përtej kësaj, ndeshjet e futbollit në nivel përfaqësuesesh prodhojnë edhe emocion e ngarkesë të theksuar politike e ndëretnike. Shpërfaqin njëkohësisht në substancën e tyre relacionin e vërtetë midis popujve, që lojtarët përfaqësojnë në të dy anët e stadiumit.

Të këtillë mund ta shohim ndeshjen e sontme midis Zvcrës dhe Serbisë në Katarin e largët. Sado që Zvicra nuk është shteti kombëtar i shqiptarëve, as të Shqipërisë as të Kosovës, falë lojtarëve shqiptarë që janë pjesë e kësaj përfaqësueseje, në relacion me përfaqësuesen serbe të futbollit ajo konsiderohet gati e tillë.

Provokimet dhe fyerjet e vazhdueshme të lojtarëve e shikuesve serbë në adresë të Xhakës e Shaqirit dhe reagimet e natyrshme të këtyre të fundit, prodhojnë efekte përtej tribunave të stadiumit.

Këto imazhe dhe emocione të mëpastajme janë tregues të qartë se sa të lashta, por edhe sa komplekse e rigjide janë edhe sot e kësaj dite raportet midis popullit shqiptar dhe atij serb në Ballkan.

Sjelljet e futbollistëve serbë rinxjerrin në pah para publikut ndërkombëtar perceptimin e rrejshëm të ngulitur gjenetikisht në vetëdijen serbe për “lartësinë e popullit serb”, deri në nivelin hyjnor, kundrejt popujve të tjerë, veçanërisht atij shqiptar.

Diçka ndryshe kësaj, sidomos kur në pyetje janë shqiptarët, për ta është e paimagjinieshme dhe tmerrësisht e papranueshme. Prandaj edhe sjelljet e tyre janë jonormale.

Por, performanca e futbollistëve shqiptarë dhe pasojat e rezultatit final, do të duhej t’u shërbenin atyre si barometër i realiteteve të reja në rajon dhe fuqisë shqiptare në rritje, jo vetëm në stadiume futbolli.

5 Komente

  1. b
    bajate

    Mua me duket se konfliktet nderetnike ne futboll i ngjallin njerezit qe sado shkolle dhe universitete te kene , jane anakronike Keshtu qe toleranca mungon atje ku karakteri njerezve eshte natyrisht i ulet. Po te shikosh shqiptaret hakmarres te shekujve transmetojne dhe ruajne armiqesite e vjetra dhe vazhdojne ti kultivojne. Une nuk lexova asgje edhe ketu qe serbet i shane keta dy "shqiponjat" shqiptare, por keto te dy "shqiponja" paskan treguar koqet dhe share nga nena: pra provokimet vijne gjithenje nga keta. PO nuk ulen gjakrat, jeta keshtu do vazhdoje ; kete ben dhe saliu

    1. B
      Bota Skllave dhe akoy Muslimane jane si dy pika uj

      Për mendimin time, Serbet ose islamiket ose Turqit shqip foles, Ku do në bote kane të njëjten mentalitet të njëjten filozofie dhe të njëjten sjedhje. Pes Turqit shqip foles në Kosove dhe Shqiprie vrasin grate shtazëna? Veq disa jave më pare pame në Kosove se si i rrahin plakat në azilin e pleqve. Imagjinoni sikure Turqit shqip foles të pushtone dikë tjeter? se çfare krimesh do të kishin bër kunder dikujt tjeter, kure jane në gjendje të bën gjëra të tilla kunder njëri tjetri?! Ne i shofim se çfare krimesh jane duke bër krysisht Çeçent në Ukrahine. Ne i kemi pare se çfare krimesh kane bër ISI çfare krimesh bën Talibanet, dhe çfare krimesh bën Turqit kunder Kurdeve. Prandaj Muslimanet ose bota Arabe dhe Serbet ose bota Skllave jane si dy pika uji dhune, vrasje dhe kacafytje ose me njëri tjetri ose kunder dikujt tjeter në qofte se kane munsie ta shtypin dhe ta poshtrone. Nuke ështe faji veq i Serbve por edhe i Xhakes që sjedhet njësoj si Serbet në mënyre primitive.

      1. N
        New York

        O tope se une pertoj edhe te shkruaj kur nuhas injorance;bota gjermane jo shume por para 80 vjeteve te digjte te gjalle dhe te bente sapun etjetjetj

        1. t
          tetovari2

          Po krishterët spanjol, portugez,holandez, angleze,etj a nuk çfarosën popuj të tërë në të dyja amerikat, në Afrikë e Azi. Genocid i pastër.

      2. S
        Serbi vs Kosovo

        Atje ishte futboll! Te gjithe shahen nga "nenat" e shkreta qe s'kane faj! Pastaj nese doni ta ktheni ne urrejtje kombesh ajo eshte dicka tjeter! Artikulli eshte nje benzine ne zjarrin e ndezur! Mund ta kenë bere edhe serbet! Ulni gjakrat o njerez mesjetare kosovare e serbe! Urrejtja eshte dicka qe ta gryen shpirtin dhe mendjen c;do dite! I kumtur eshte ai qe fal! Vazhdoni se do t'ju "njohe Serbija"!

        Lini një Përgjigje