Mesazhi real i Berishës për Samitin e 6 dhjetorit

5 Dhjetor 2022, 18:38Blog TEMA

Mesazhi real i Berishës për Samitin e 6 dhjetorit

Nga Skënder Minxhozi

Të martën Evropa zbret në Tiranë në një format sa unik, aq edhe të papërsëritshëm në historinë tonë si shtet. Mbi 30 delegacione nga kontinenti dhe rajoni do të diskutojnë temat më të mprehta të aktualitetit, ku spikasin konflikti në Ukrainë dhe procesi i afrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Duhet të kthehesh 23 vjet pas, për të gjetur një paradë të tillë liderësh të kontinentit në Tiranë. Ishte koha e luftës në Kosovë kur Shqipërinë e vizituan të gjithë të fuqishmit e kohës, në solidaritet me fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit. Fatmirësisht sot Evropa mblidhet në një Ballkan ku s’ka më luftra. Jo të nxehta të paktën!

Në mesin e këtij eventi historik, ka një ngjarje të brendshme politike, e cila ka krijuar jo pak zhurmë e potere në Tiranën politike e mediatike. Natyra jonë egocentriste e ka fryrë kaq shumë çeshtjen e protestës që opozita pritet të mbajë në 6 dhjetor paralelisht me Samitin evropian, sa po merr më tepër peshë ato që do të thonë apo do të bëjnë Xhelal Mziu dhe Petrit Vasili atë ditë, sesa ato që do të deklarojnë Macron, Scholz apo të tjerët për fatin e rajonit dhe të kontinentit.

Berisha po shpenzon shumë që krijojë një gogol në sytë e evropianëve që do të vijnë në Tiranë. Po përpiqet t’u thotë se po i shkelin në derë një perversi, hajduti, përdoruesi e trafikanti droge, dhunuesi dhe terroristi që quhet Edi Rama. Sa më i lartë niveli zyrtar i Samitit, aq më e nxirë tabloja që po pikturon Sali Berisha në sytë e të huajve, aq më ekstreme gjuha e tij. Gjithçka e kuptueshme, gjithçka e justifikueshme me standartin e një njeriu të cilit i dhemb shumë fakti që Tirana do të jetë epiqendra politike e kontinentit.

Është krejt e natyrshme të mos e dojë këtë reklamë mediatike globale, këtë spot të madh politik e elektoral për Edi Ramën. Është e kuptueshme ta hidhërojë ky Samit në këtë kohë kur po e gjen të vështirë të ngjisë copat e thyera të pasqyrës opozitare dhe të përmirësojë imazhin e prishur nga statusi non grata në sytë e të huajve. E natyrshme dhe e kuptueshme gjithçka, por sërish e gabuar. Tragjikisht e gabuar për të dhe të tjerët rreth tij.

Berisha beson se duke i shkuar në ekstrem sjelljes së tij, si në planin verbal ashtu edhe në atë të kacafytjes eventuale me policinë në gardhin e zonës së sigurisë të Samitit, ai do të afishojë në sytë e Macron dhe Scholz se është gjallë politikisht, se ka në dorë diçka dhe se pa fjalën e tij nuk mund të ketë marrëdhënie normale të Perëndimit me Shqipërinë.

Në fakt strategjia opozitare e sfidës së hapur dhe refuzimit për të negociuar po krijon një efekt të kundërt nga ai që shpresojnë ish-kryeministri dhe ish-Presidenti. Duke sfiduar çdo logjikë që lidhet me sigurinë e aktivitetit dhe duke përdorur një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me kodet dhe standartet e sjelljes e të komunikimit të 27 shefave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Sali Berisha dhe Ilir Meta vetëm sa po ju kujtojnë edhe një herë evropianëve se në Shqipëri nuk kanë një partner tjetër të qëndrueshëm përveç Edi Ramës. Ja kanë lënë gjithë skenën kryeministrit aktual, e për vete kanë marrë shishet me benzinë dhe nuk duan t’ja dinë çfarë ndodh nesër. Reklamë më të mirë për Ramën zor se bën dot kush në këtë vend!

Në të mirë ose në të keqe, evropianët kanë rastin të kuptojnë se instikti i vjetër autodestruktiv që mbijeton tek opozita shqiptare, hedh në fakt në erë urat e bashkëpunimit të nesërm të kësaj opozite me ndërkombëtarët. Kanë rastin të kuptojnë se nëse do ju duhet t’i bien telefonave të opozitës në një moment urgjence, s’do t’ju përgjigjet askush pasi do të jenë rrugëve apo duke u marrë me revolucione imagjinare.

E ndërsa Berisha është i qartë në pakthyeshmërinë e statusit të vet si person i padëshërueshëm për dy prej shteteve më të mëdha të Perëndimit që nuk do të jenë nesër formalisht në Tiranë, ai po ju jep edhe të tjerëve në Evropë mesazhin se nuk di të vlerësojë dhe të vetëpërmbahet as përballë situatave shumë të veçanta siç është Samiti i 6 dhjetorit. Dëshëron jo të protestojë, por thjesht të sfidojë në mënyrë inatçore. Ky është mesazhi i tij real për Samitin.

Duke u përpjekur ta shesin Edi Ramën si djepin e shejtanit dhe si simbolin e gjithçkaje të keqe që i vjen ndërmend një njeriu, krerët e opozitës nuk ju shpjegojnë dot njëherësh shqiptarëve sesi të gjithë këta liderë të kontinentit mblidhen pikërisht në shtëpinë e “Lugatit”. Nuk arrijnë dot të shpjegojnë diçka që në fakt është e pashpjegueshme. Sepse Evropa e Bashkuar ka një standart krejt tjetër sjelljeje ndaj burrave të këqinj: kur i konsideron të tillë nuk ju shkel në derë, i bojkoton! Jo se Rama është ndonjë shenjt, aspak e vërtetë. Por kur Berisha i jep gojës pa fre kundër tij, prodhohet ai që rëndom quhet efekt bumerang. Dhe ndodh pastaj që kancelari Scholz vjen e i jep dorën në shtëpinë e tij një njeriu që ti ke sharë nga mëngjesi në darkë, pa ja vënë veshin llafeve të tua. Rezultati?! Ke bërë një vrimë në ujë! Prandaj siç thotë me të drejtë proverbi, gjuha kërkon fre, sepse kocka s’ka por kocka thyen…

16 Komente

  1. p
    popull

    Respekt penes e mendjes suaj i nderuar Minxhozi

    1. M
      Mona

      Po cfare demokratesh jane keta qe vene mbas 2 komunisteve ,spiuneve dhe hajduteve te korroptuar deri ne palce dhe qe lutojne per te shpetuar vjedhjet galopante

      1. Çekiçi

        BE neser vjen më e perkrahë NON GRATEN hahahahaha Çfar psikopati idioti NON GRATA

        1. x
          xhemal

          Thjesht sherbimi me i mire publik per nje gazetar shqipetar ne keto momento eshte te injoroj ,te perbuzi saliun e salizmin e te shkruhet per europen e bashkuar vlerat e saj te lirise,solidaritetit,paqes,progresit,bashkepunimit,europen e te drejtave njerezore,europen e te gjitheve , etj .Thjesht per te mos prishur besimin e njerezeve ,shpresen per nje te neserme me te mire,bindjen se shqiperia ka nevoje per Pune ,progres,paqe

          1. r
            robi

            Mendjendritur O Skender Mimxhozi. me le pa fjale. Po kujt i flet o Skender. Perbindeshi i vicidolit eshte ne lajthitje totale, spiuni Agush askush kokeducja eshte ne demence te theksuar mendore me hanxhar ne dore thote do dal ne pordhedheste e do mbroj kushtetuten se ska cfare thote. Kane shteruar dhe shpifjet monstruoze, kane mbaruar dhe sharjet, dhe tani kane mbetur si te dhjere dhe do luajne dhe nje here filmin koncert ne vitin 1936 me Nuredin Beun qe e luan Perbindeshi i vicidolit dhe prefektin qe e luan spiuni Agush askush kokeducja.

            1. K
              Kosova

              Birisha moster e ndyre,qenia me negative,me antikombetare,se ky shtrembaniku nuk kane per te pasur kurre ne trojet tona

              1. L
                Lekondi

                SALI BERISHA DHE BANDAT E TIJ BRENDA E JASHT KUFIRIT DUNAN TI ZHVASIN SHQIPERIS CDO PASURI E VLERA DHE ATO QE NUK I XHVASIN DOT ATA NGA URREJTJA, SMIRA E XHELOZIA PER POPULLIN KANE SHKATERRUAR E NXIR CDO GJE QE KANE MUNDUR.

                1. N
                  Nje udhetar i rastit...

                  Bravo Minxhoz. Shkrim i persosur, nje manifest gazetaresk i perdorimit elegant te gjuhes shqipe. I mbushur me figura letrare, qe do ta benin te skuqej deri tek veshet personin, te cilit i drejtohet. Sigurisht , pervec "Lugagit" vete...

                  1. P
                    Patrioti

                    Bukur fort i nderuar Minxhozi. E kujt i flet një kërrici ruse serb vecidolis. Haram qumshti i nënës së tij që i ja dhënë këtij vulëhumburi. O zot i madh na ruaja nga këto lloj fobsh keqdashës që ja nxinë jetën këtij populli të mrekullueshëm.

                    1. M
                      Mihali

                      Berisha pret diçka nga samiti i 6 dhj.Ai nesër mund te marre edhe damken e noni grades edhe nga Europa.Ai do qe tu lutetet me aman liderve te Europe's "mos më shpalln dhe ju 'non grada' ".

                      1. V
                        Vaso Pasko

                        Nuk ka dyshim se Saliu neser do dali nga binaret se nuk ka asgje per te humbur Ai eshte me keq se i vdekur. pikerisht ai gabim do jet edhe fundi i tij ne politik.Jane disa gazetar si Skender Minxhozi qe kane kapacitete e vlera me shume se politikanet per te qene lidera te shqiperis. Amerika e madhe dikur zgjodhi president nje aktor (REGANIN) dhe Ai ka qene presidenti me i suksesshem i Amerikes.

                        1. F
                          Flamur Nokia

                          Pse kam nje ndjenje qe disa qindra plera te pd do han drru neser?

                          1. I
                            Ilir

                            Keta gazetare jane ne gare kush tja marrre ne goje Rames.Prit radhen Minxhoz sa tja leshoje nga dora Bollino.

                            1. q
                              qytetari

                              Sot ndahen dy bote ne Shqiperi.Ajo e civilizuar dhe e qyteteruar dhe ajo e zbritun prej malit nen moton "toke e xanun"!Njerez qe vertet krenohen per zhvillimet e arritjet e shqiperise dhe pjesa tjeter qe eshte mesuar qe te haje torte me legena ne bulevard te protestoje me shtiza ne duar perballe institucioneve te ketij vendi.Kjo do jete panorama e sotme ne Tirane e ndare midis dy botesh!Me bene pershtypje perse hesht "nena dhia" apo pergatit Belin Kelliçin si krye.ar i ardheshem per Bashkine kryeqytetit si paraardhesi i tij dikur me Lulezim Bashen!Valle do te marre edhe ajo pjese ne numerimin e votave te kontestuara nga "opozita" qe eshte mesuar duke i dhene ne tavoline gjithçka ! Sot do te triumfoje qyteterimi ne Tirane e jo mesjeta qe kerkon "Bathoren " kryeqytet!Ka ardhur koha qe "qent e terbuar duhet lidhur e jo te lehin e kafshojne kedo",ku nje i tille eshte edhe Sali Berisha ku lehjen e ka akoma ndonese dhembet i kane rene! Kjo dite do te jete me e shenuara per kete popull duke u bere epiqendra e Europes se civilizuar !Respekt te veçante Edi Rames qe fale politikave te tija arriti sot qe Tiranen ta shpalle de fakto kryeqytetin e Europes se bashkuar.

                              1. K
                                Kozmo

                                Per hire te se vertetes, qendron e gjithe analiza qe i ben LUGATIT SALI, ICILI ESHTE NJE NGA ANTISHQIPETARET ME TE MEDHENJ TE KOHRAVE!!!!! Saliu te gjitha qe kerkon te bej, nuk eshte vetem kundra Rames, por ai shfryn si iterbuar kunder perendimit, meqense tashme eshte Nje Lider plakush i deskritituar kudo. PO KU DON TE DIJE EUROPA PER SALI BERISHEN.????? ????‍♀️????‍♂️????‍♀️????‍♀️ UTHULLA E FORTE THYEN PO EN E SAJ!!!!!

                                1. X
                                  Xhafa bashkim

                                  Te lumte ajo pane do te thoja per ty gazetar.

                                  Lini një Përgjigje