Kujt i interesonte grushti i djeshëm?

7 Dhjetor 2022, 15:47Blog TEMA

 

 

Kujt i interesonte grushti i djeshëm?

Unë besoj se incidenti i djeshëm me Sali Berishën ishte thjeshtë dhe vetëm një rastësi. Një akt i dëshpëruar, i një njeriu me probleme, siç konfirmojnë edhe familjarët dhe mjekët e tij.

Është një incident që ndonëse në Shqipëri ndodh për herë të parë, çka e bën edhe më të vështirë për tu harruar, e kemi parë vazhdimisht në vende të tjera, madje me demokraci shumë më të konsoliduar se kjo e jona.

E kemi parë në Shtetet e Bashkuara, kur Presidentit Bush i gjuajtën me këpucë. E kemi parë në Italinë fqinje kur Kryeministrit Berluskoni i gjuajtën me statujë. E kemi parë se fundi shpesh edhe në Francë, ku Presidentit Makron herë pas here i gjuajnë me grusht apo shpullë. Dhe pavarësisht rasteve të përsëritura, rojet e Presidentit francez nuk arrijnë dot të shmangin gjithmonë këto lloj aktesh. Plotësisht të dënueshme, për këdo.

Por ajo që kemi parë në Shqipëri e nuk kemi parë në asnjë vend tjetër janë reagimet.

Reagimet e rojeve, të cilët në vend të siguroheshin për shëndetin e personit që supozohej të ruanin e të bllokonin agresorin, iu sulën këtij të fundit duke e mbytur në dru dhe tërhequr zvarrë nëpër rrugët e Tiranës, duke harruar plotësisht se ç’po ndodhte ndërkohë me Berishën. Reagimet e opozitës, me në krye Sali Berishën vetë, që drejtoi gishtin tek Kryeministri Rama duke e cilësuar atë si organizatorin e incidentit.

Këto lloj reagimesh në fakt nuk i kemi parë në asnjë nga rastet e përmendura me lart dhe llogjika ta do që këto të kenë qenë reagime emocionale të momentit të parë. Por në fakt, nëse vëren me kujdes frymën e diskursit politik në Shqipëri, akuzat e forta dhe kërcënimet e vazhdueshme, bën sens që në një klimë të tillë të tensionuar të kemi raste të tilla dhune. Që sigurisht, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë, por që ato të mos ndodhin klasa jonë politike, e në këtë rast Sali Berisha me Ilir Metën si dy promotorët kryesorë të gjuhës së konfliktit, duhet të ulin tonet, të ofrojnë alternativa në vend të sharjeve, ide në vend të urrejtjes.

Edi Rama mund të ketë shumë të meta, por ditën e djeshme Edi Rama i dhuroi Shqipërisë dhe shqiptarëve një spektakël të vërtetë politik, që pati jehonë në të gjithë median ndërkombëtare e që i la “pa mend” të ftuarit e tij. Dhe ditën e djeshme Edi Rama ishte ai që i interesonte më pak se kushdo tjetër incidenti i Berishës. Madje më pak se edhe vetë Berishës.

7 Komente

  1. K
    Kozmo

    PERSONA LIST E KUPTOJ NDRYSHE KETE INCIDENT. KY ESHTE NJE SKENAR I PASTER ALLA SHQUP. PER SHUME ARSYE. AJO ME KRYESORJA ISHTE, QE VEMENDJEN ME TE MADHE DUHET TA MERR TE BERISHA SI VIKTIME DHE JO KRERET E BE ME NE KRYE ZOTIN E SHTEPISE EDI RAMEN, I CILI PO FESTONTE GJITHE GEZIM MIRSEARDHJEN E TYRE. DHE FAKT ESHTE QE BERISHA ME NJE GRUSHT MORI GJITHE MEDIEN, TEVIZIONET, OPINIONI PUBLIK NEOER KAFENE , ETC ETC E GJITHE SHQIPERIA RA NE GRACKEN E SALIUT.!!!!!!!!!!!????‍♀️????‍♀️????‍♂️????‍♀️????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????.

    1. L
      Loni, ish dashnori i Grides.

      Berisha eshte majmun kriminel i rrethust me druvare e vrases...si ka mundesi qe shqiptaret e durojne akoma kete qen bir qeni?!

      1. K
        Kuksiani

        Problemi eshte qe sb dhe im po e kthejne shqiperine ne gjykimin e kanunit, pash sot ne video ne tiktok, berishe e gjakosur dhe ne sfond nje kenge tropojane qe thoshte se hakmarrja do behet me kanun, ndaj rama duhet te ket kujdes, se ndofta ay grusht eshte nje skenar ogurzi i sb dhe im!?n

        1. K
          Kristina

          Ky incident i intereson vetem Ilir Metes, kerkon nje Azem Hajdari te dyte qe te shpalle veten si Hyjni qe risolli demokracine per here te dyte pas 30 vitesh. Maskarade e paster shqiptare, historikisht shqiptari tradhetine dhe thiken e ka patur nga vellai apo miku ne krah. Lerini fasadat o shqiptare, tjeterkund calon problemi. Ilir Meta eshte gangrena e politikes dhe stabilitetit shqiptar, njeri qe nuk u ngop kurre as me pasuri e as me tituj qeveritare. Shif e shkruaj thote populli,

          1. T
            Trotski

            Ka shume mundesi te jete inskenim i Like Hajdut-Spiunit.Besoj se ka dashur me nje gur te vrase dy Zogj.Sali Kermen dhe Ramen.Po doli huq .Shume shpejt do te diskreditohet se po i hapin fletet e Dosjes se Spiunit!!!!

            1. D
              Duhet te flasim me ze te larte!

              ç'me kenaq ajo foto qe shikoj nje kryekriminel si Sali Sheqere Karaxhiçi me ato te dy shenja. Po sikur Arben Kraja, larg qofte ta kishte arrestuar per krimet qe ka bere, si do ndihesha? Amani ore kush do na e marre hakun, ta marrim vete se drejtesia ka vdekur ne Shqiperi.

              1. Z
                Zot fali !

                Populli e pa te gjakosur. I dhembi shpirti. Kjo ka rendesi. Jo kujt i interesonte.

                Lini një Përgjigje