Strategjia e Berishës që tregon se 'atentatin' me grusht ndaj tij e organizoi vetë

8 Dhjetor 2022, 14:47Blog Flogert Muça

Strategjia e Berishës që tregon se 'atentatin' me grusht

Sali Berisha kishte paralajmëruar një protestë historikë në 6 dhjetor. Qëllimi i saj do të ishte t’i tregonte fuqinë e tij Europës, t’i tregonte asaj se si Edi Rama nuk lejon opozitën të protestojë në Bulevard dhe  të merrte vëmendjen  27 liderëve të BE-së për tu thënë që Edi Rama është një diktator.

Por, kur doli nga selia dhe pa sa pak demokratë e ndiqnin nga pas, kur e pa që bulevardin e kishte të lirë për të protestuar dhe kur pa që liderët e BE-së jo vetëm që e injoruan atë, por dhanë lajme të mira për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, kuptoi që dështimi ishte i pashmangshëm.

Kjo  ishte ajo që ndodhi me protestën madhështore të tij. Pas kësaj, historia dihet nga të gjithë. Një person më probleme mendore qëlloi Sali Berishën dhe vëmendja iku nga dështimi i protestës dhe u fokusua të incidenti. Dhe këtu duhet të fokusohemi në fakt për të parë dhe kush e organizoi atë ngjarje të shëmtuar për vendin në një ditë historikë për vendin.

Unë mendoja deri dje dhe mendoj edhe sot se  incidentin  nuk e ka provokuar Edi Rama sepse nuk do kishte asnjë interes, përkundrazi e dëmton atë.

Mendoja që nuk e ka inskenuar as Sali Berisha, duke menduar që do e luajë pak politikisht por kaq. Mirëpo sot, duke parë revanshin që ka marrë Berisha duke përsëritur vetëm argumentin se ‘atentatin’ me grusht ndaj tij e ka organizuar Rama, logjika më thotë të kundërtën.  Kjo për disa arsye, bazuar në disa fakte.


Faktet tregojnë se agresori Gerti Shehu ishte një person me probleme mendore dhe nuk kishte qenë kurrë agjent i Policisë së Shtetit. Këtë e ka vërtetuar dokumenti dhe mjeku (ish-student i Berishës) i cili ka dhënë disa intervista duke sqaruar se është ai që e ka vizituar dhe lëshuar dokumentin që vërteton problemet mendore të Shehut. E ka vërtetuar e ëma e Shehut edhe duke i kërkuar ndjesë Berishës. E kanë vërtetuar komshinjtë e Shehut gjendjen e tij psikologjike. E kanë vërtetuar videot e tij ku shihet qartë që kishim të bënim me një person më ç’rregullime.

E ka vërtetuar edhe policia duke deklaruar publikisht me anë të drejtorit të Policisë së Shtetit,  se Gerti Shehu nuk ka qenë kurrë punonjës i strukturave të saj. A mund tè jenë të gjithë gabim dhe të vërtetën absolute e zotëron Berisha?

Sigurisht që ishte një incident i papranueshëm dhe i dënueshëm, por i parë të ndodhë nga Italia në Francë e SHBA. Por e paparë në asnjë vend, është që i dhunuari të injorojë çdo fakt dhe të krijojë një histori konspirative qesharake. Pikërisht për faktin se Berisha ka zgjedhur  të injorojë çdo fakt dhe kërkon ta kthejë të gjithën në një konflikt politik, të bën të mendosh se organizatori i incidentit mund të jetë pikërisht ai. Sepse i vetmi që po rreket ta mbajë gjallë dhe po e shtrydh për të përfituar politikisht është Sali Berisha. I vetmi që duke u viktimizuar ishte i interesuar të prishte Samitin historik është Sali Berisha. Ndërsa duam s’duam, Edi Rama është i fundit që donte të prishte atë samit që e organizonte vetë dhe i fundit që do  eleminimin e Sali Berishës nga politika, sepse e ka A-sin e tij për të fituar çdo palë zgjedhje.

I vetmi që duke përdorur strategjinë e viktimizimit për të ndryshuar perceptimin që ka në publik si dhunues kronik, është Sali Berisha dhe nuk do e kishte problem të merrte një grusht për të arritur qëllimin e tij. Eleminime politike me grushte nuk kemi parë kurrë në historinë e njerëzimit, ndërsa inskenime kemi parë pafund, i fundit mesa duket ishte në datë 6 dhjetor.

13 Komente

  1. M
    Mbetem ''BISTURIA,,

    Jam ''PELICILINA,,

    1. M
      Mbetem ''BISTURIA,,

      Jam ''PELICILINA,,

      1. M
        Mbetem ''BISTURIA,,

        Jam ''PELICILINA,,

        1. M
          Mbetem ''BISTURIA,,

          Jam ''PELICILINA,,

          1. T
            Tirona,e gjitha

            Bravo,keshtu mendon shumica e popullsise

            1. S
              SB

              Film me seri “Babale” seria 2 Themi seria 2 se eshte pas 2013 se para ketij viti serite ishin sheme keshtu qe u fillua numer i ri dhe u la te jene vetem me xhirime live

              1. A
                Agostini

                Pse merreni me Saliun ju gazetaret,nuk e kuptoj.Po lereni more te ngordhe si qen,duke e nxjerre perdite ne gazeta dhe tv,jeni ju Gazetaret qe e mbani gjalle Sali Kerrmen,dhe Mitin e tij tek Idiotet e PD.Saliu nunt te jete Lider Historik,thote Maloku Cim Peka,por per mua qe kam 30 vjet jashte Shqipnise,eshte nje njeri si 3 miljonet qe jetojne atje,me te vetmin ndryshim:Nga ckam pare dhe lexuar eshte Vrases gjakeftohte(kete e dine Remzi Hoxha,Kosta Trebicka,deri diku dyshoj per Sokol Jolldashin,vrasjet e 97,vrasjet e 11 Janarit,etj,etj,qe jane pa mbarim per Saliun.Sa per ngjarjen:Ato qe rrahen ate djalin duhet te marrin denimin e tyre,nuk eshte faji i atij Te semurit mendor,qe ben Muuu qe eshte Psikopat,por i rojeve te Saliut qe nuk e ruajten.Per mua eshte e krijuar e gjithe,por grushti nuk ishte menduar te ishte aq i forte.Tani e ka bo vete Sala,nuk e di,munt te jete Likja me disa mbas kurrizit te Saliut qe duan Lufte Civile duke shfrytezuar Saliun.Mos u trembni,do e zgjidhin po vete,Politikanet jane Kurva,po vete do bien ne Ujdi.Keni mundesi ju Gazetaret mos u merrni me kete njeri fare,shume shpejt do i vije ngordhja nga marazi.

                1. r
                  raul

                  Po perbindeshi i vicidolit e di qe ka vetem 14% te elektoratit per zgjedhje dhe spiuni Agush ka vet 1.2% te elektoratit dhe me 15.2% nuk fiton dot pushtetin per 100 vjet dhe i ka te humbura dhe lokalet 2023 dhe te pergjitheshmet 2025 dhe bertet e cirret perbindeshi i Vicidolit se i kane vjedhur votat se nuk di cfare te thote me. Sot bente thirrje per revolucion taman si nje komunist i thekur dhe jo demokrat. Lere pastaj thirrja e neonazistit Aleksander Biberaj per permbysje me dhune te pushtetit na beri per te qeshur . Mjere foltorja cfare monstrash mban brenda, jane te mbaruar ne mjerim te plote se ju doli bllof dhe grushti i atij psikopatit.

                  1. 1
                    100000$ baby!!!!!

                    Pyetja 1000000$ eshte; Cfare ju duhen sherbimeve sekrete manipulimet hipnotike, kur nuk mund ti perdorin qofte edhe per ti dhene nje mesim nje fsharari te trashe, hajdut e barkthar te zbritur nga shpella ne qyteterim nga nje diktator, qe mendon se mund te poshteroje dhe kercenoje, gjithe lideret e qyteterimit Europian dhe NATOs, qe jane mbledhur ne Tirane per tu dhene vizibilitet planetar kombit shqiptar?! Eshte vazhdim i te njejtin proces ku e shporren nga cdo institucion, e zhveshen, e shpallen horr e hajdut dhe familje hajdutesh, i sharruan kembet e partise, e rrahen me gjuhen e gomarit qe kupton dhe do vazhdoje me vetvrasje familjare nga " depresioni", poshterime te tjera, anarki totale brenda partise, shporrje dhe dhunim dhe ne fund dy metra litar per qafen e tij ne halene e Lalzit... Ke shetoi terbimi nga vdekja e pleqerise?! Prandaj burri di edhe se edhe per te vdekur duhet dinjiteti dhe urtesia ndryshe ngordh si copa e mutit te Vicidolit me familjen ne varr, koken zhytur ne mut dhe vrimen e bythes jashte per cdo HU

                    1. B
                      BABALJA 2

                      Me këdo që e diskutojmë në tavolina kafenesh, por në përgjithësi edhe opinioni në popull, thonë se është një skenë si BABALJA, e organizuar dhe orkestruar ndoshta nga vetë PD e rithemelimit, por agresori nuk ishte porositur që të godiste aq fort. Ati i shpëtoj grushti dhe goditi 10 herë më fort.

                      1. K
                        Kkkkkk

                        Kjo eshte shume e vertete . Bravo Flovert !!!

                        1. D
                          Daj Sami

                          Ky eshte nje moster,qe nuk e ka shokun,ky eshte SOCIOPAT me kartele,i mjekuar atehere dhe sot,per kete diagnoze,te tilla inskenime jane tamam te kesaj kategorie,ai kerkon destabilizim,po kesaj rradhe ta kete te sigurt,qe diagnoza dhe mjekimi,do ti behet nga Amerikanet,ketu do jemi dhe do i shohim keta hale,keta jane turpi i kombit

                          1. #
                            #thetruth

                            So...so true....e kam shkruajtur ne moment....po te degjosh intervisten e lolos ne euronews 1 dite para samitit perserit qe kemi disa skenare....dhe per cdo skenar kishin pergatitur nje pergjigje....duhet te kemi parasyash qe ne weekend pati grushtin e pare me primaret....sepse thone jemi shumice dhe ne tirane votojne 9000 ...mos pjesemarrje ne shesh dhe po ashtu gjyqi qe u anullua...nuk mbeti gje tjeter pervec te krijonte nje farse me dike qe e njohin familjarisht....tezja punonte etc... Ky skenar eshte kopje e piset e asaj qe Berlusconi inskenoi vite me pare...keshtu dolen edhe atehere ne italy,,, gjynah..rrahin nje plak...por doli qe e kishte paguar botin qe te fitonte empathy ne popull. Ata kujtojne qe ne jemi te gjithe te trashe...po Jo more zoterinj...perkundrazi ... Ajo qe shitet se I shpetoi Jeten atij mavrise eshte nje genjeshter me bisht...ne angli denohesh te mbash dike prisoner edhe ne mund te te kete bere gje ... sepse per kete jane policia dhe drejtesia...ai u cua atje qe te drejtonin vete hetimin ku donin ata...dhe ta kercenonin te vazhdije skenari....nese ka pasur telephone ja kane marre e zhdukur....qe ai zoteria na del hero nuk besoj se duhet ta hane shish apo policia....ai mendoj do kete qene koka e panifikuesi given his expertise....per kete doll dje e u prononcua ne tv...madje debilja drejtuese e drejtonte dhe e pyeste Pikerisht qe te krijojej historia...per mua ajo po perdoret as an accessory in the crime Are dite ..ate minute qe ka Dale video kam shkruar se madje personi e mbante per krahu dhe shihet qarte qe e drejtoi mavrine se ku duhet te shkonte...qe ate dite me cuditi dhe dua te di kush ishte kameramani qe e filmoi videon e shperndare...sepse ishte me purpose...e drejtuar te filmonte ate segment sikur ta dinte...sepse edhe lidhja ishte Bere perfecte... Po te isha policia or detectiv do e filloja me cameramanin...personin me xhakete ushtarake qe shoqeroi agresorin dhe te gjithe are klan mafioz qe dihet qe duan nje 97/98 tjeter. Aq me teper po te mendojme kush ka Dale me ifituar keto dite...sigurimsi I shtetit ...te ben te mos e dyshosh fare kush e ka organizuar

                            Lini një Përgjigje