Grushti mbi Berishën, konferenca e shtypit që vodhi orën e Samitit

8 Dhjetor 2022, 16:06Blog Nga Lorenc Vangjeli

Grushti mbi Berishën, konferenca e shtypit që vodhi orën e

Kur dikush luan muzikë në fillim të bulevardit dhe një tjetër thyhen instrumentet në skajin tjetër, natyrisht që vëmendjen e tërheq personazhi i dytë. Biblioteka mund të jetë një cak mençurie e dobie, por më shumë bujë bën djegia e librave. Ky është shkaku njerëzor që shpjegon vëmendjen e shproporcionuar që morën dy ngjarjet e të martës së parë të dhjetorit në Tiranë; nga një anë Samiti dhe nga ana tjetër akti kriminal mbi liderin e opozitës. Një déjà vu e frikshme me 15 vjet më parë, kur Xhorxh Bushi u përmend më shumë për “humbjen” e orës në Fushë-Krujë sesa për mesazhet thelbësore që kurdisën ndryshe orën e gjithë kombit shqiptar.

Në Shqipëri ka pasur shumë shpesh dhunë mbi njerëzit e politikës. Mbi ta janë zbrazur madje edhe plumba si në rastin e Azem Hajdarit dhe kanë derdhur gjak mbi një listë dëshpëruese personazhesh politikë, përfshi këtu edhe Edi Ramën, të cilit ja kurseu jetën vetëm fati.

Shoqëria shqiptare është ndarë pothuaj matematikisht në këto raste, në ata që dënonin aktet e dhunës dhe merrnin anën e viktimave dhe në ata që heshtnin në rastin më të mirë, ose premtonin edhe më shumë dhunë në rastin më të keq. Në të gjitha këto episode të frikshme, në të gjithë këtë sagë rrokopuje 30 vjecare, Sali Berisha ka qenë emri që është përmendur gjithmonë në sfond protagonist, deri në momentin që ai vetë, u bë subjekt i një grushti kriminal.

Sali Berisha është një politikan që në tre dekada ka dhënë dhe ka marrë shumë grushte. Ka rrëzuar dhe e kanë rrëzuar. Ka parë të ngrihen viktimat në sytë e tij dhe është ringritur sërish vetë edhe atëherë kur të gjithë vinin bast kundër tij. Ka ngritur kultin e forcës në pushtet dhe është përzënë me force nga pushteti. Ka treguar me gisht kundërshtarin si armik që duhet mundur dhe është trajtuar si armik i mundur.

Në ato pak çaste dramatike të mesditës së të martës, ndryshe nga më parë, ai pati një sjellje me dy kahe përjashtuese. Në fillim ai u vetëdemonstrua si një shtetar evropian, njëlloj si ata që ishin në Samit, disa qindra metra më tej në jug të Bulevardit, kur i vuri fre reagimit të demonstruesve dhe menjëherë më pas, u rivesh sërish me kostumin e tij të zakonshëm të politikanin instiktiv, ballkanasit inatçor që kërkon shpagim nga armiku. Ndalja e turmës dhe mbajtja e saj brenda kordonit të sigurisë, kur mjaftonte një shkëndijë që mund të ndizte një zjarr që nuk dihej se deri ku mund të shkonte, ishte një akt që i bën nder, kurse gishti i tij që shënjoi me emër autorin, domethënë Edi Ramën, ishte dëshmia e radhës që shpirti e ka jetën më të shkurtër në krahasim me vesin e vjetër.

Sali Berisha është sot pothuaj në pozitën e Edi Ramës në majin e 2011-ës. Madje edhe më keq se ai. Shumë më keq. Atëherë, mbasi i kishte pushkatuar katër vetë në trotuar dhe e kërcënonte dhe atë vetë me vdekje, mbasi i grabiti fitoren e ngushtë të bashkisë për t’ia dhënë si prikë dhëndrit të tij politik, Berisha e vuri Ramën në pozitën e atij që nuk kishte çfarë humbte më. Dhe fiks në momentin kur Berisha dukej se nuk kishte çfarë të fitonte tjetër më shumë, erdhi edhe rrëzimi e rrënimi i tij. Sot, në role të ndryshuara, shto këtu edhe izolimin e tij të frikshëm ndërkombëtar, Berisha është duke i luajtur vetes lojën e akrepit të rrethuar me zjarr. Çdo përpjekje për të dalë jashtë atij rrethi, vetëm e djeg edhe më shumë. Megjithatë ka një diferencë domethënëse. Në janar 2011, Doktor Berisha premtonte të bëhej snajper që do të vriste, në dhjetor 2022 Rama foli si Doktor që kërkon të shërojë plagë kur dënoi dhunën.

Tentativa e Berishës për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtarë për problematike lokale në Tiranë, ëndrra e tij egoiste për të pasur një konferencë gjigante shtypi me mbi një mijë gazetarë nga gjithë Evropa, dëshira e papërballueshme për t’u ridëshmuar ashtu siç është, një faktor që duhet të llogaritet në Shqipëri, u realizua vetëm përgjysmë. Ai u bë sërish protagonist të martën e parë të dhjetorit me çmimin e gjakut në portretin e tij. Kësaj here ishte ai që “vodhi” orën e Samitit në Tiranë. Një orë e çmuar vëmendjeje që nuk dihet se kur dhe si mund të rikthehet më në Shqipëri. Si një dëshmi që në këtë skaj të Ballkanit, sahati ka mbetur ende tek dhuna si fe’ zyrtare dhe që e tregoi edhe njëherë shoqërinë shqiptare si një shoqëri në krizë dhe depresion të thellë, si një shoqëri me ekuilibra tmerrësisht të brishta, ku një milion “shuplaka” votash vlejnë shumë më pak se një grusht në protestë dhe ku të gjithë ëndërrojnë të luajnë dy role, herë viktimën e pangushëlluar, herë agresorin e pandëshkuar.

Njëlloj si ai fatkeqi famëkeq që përdori grushtin si armë të martën, i cili është njëkohësisht edhe agresor që duhet ndëshkuar, edhe viktimë që duhet ngushëlluar!

25 Komente

  1. V
    Vodhi Trut e Bordellos Shqiptare por jo te Samiti

    Ju vodhi Trut juve Prostiotiutave te Bordellos Medie ,por kurr Samitit i cili u finalizua me se miri per Qeverrine Shqiptare dhe mori vleresimin e duhur nga Lideret e BE-se e te pranishmit . Nqs ju rren mendja juve Prostitutave qe beni gjasme Medien ne kte vend ,se Ju Plehrat e Kazanit ,po ju imponoheni shqiptareve , duke shkruajtur cdo dite Brockulla qe i referohen nji Realiteti te Nevojtotes Publike , kjo s'eshte aspak ajo qe mendojne Shqiptaret . _ Ju nuk keni qen ndonjiher nji Medie , dhe beni vertet Misionin qe ka Medie ne Bote ,por ne cdo rast Sherbetore Imorale te Padroneve qe jane Bandat e Kriminelet e Politikes dhe Esadistat e PD LR .qe ju shtyjne Pararte ne thellesi te asaj bythe Surrat. - Sipas Medies Boterore nji nder Principet e kryesore te Medies duhet te jet ,,te qenit i pergjegjshem perball Opinionit pra Shoqerise ku jetoni dhe jo ne sherbim te njerez apo tjetres Politike . _ Avni Rustemi duhet ta zgjeroje veprimtarine e vendosjes se Nderit te Shqiptareve edhe ne Bordelliom Medie qe jane me te rrezikshem se Lermat e tipit berisha

    1. L
      L.Xh

      Kur pështyma jote, e hedhur përpjetë kunder kundershtareve te tu politikë, këthehet mprapç e të bije ty në kokë, kësajë i thonë – LABÇE – e GJEFSH NGA MOS E PANDEFSH. Këtë pësoi edhe Sali Berisha, kokë derr e kokë qen si përherë. Ç’të mbjellç do të korrç.

      1. P
        Pinoku

        Askush nuk do të mund ti bënte nder më të madh Berrishes se sa ai, qe e goditi me grusht. Kjo për faktin, se te gjithe portalet, gazetat dhe gazetaret u morren vetem me „stilin“ se si ra Berrisha pertoke dhe askush me arithmetikën e thjeshtë, se sa veta u mblodhën në, citoj Berrishën,„protesten më të madhe, qy ka njohur ky Komb ndonjëherë“. 300? 500? Apo, duke futur në hesap edhe ata qe rrinin e bënin sehir të shkëputur nga „turma“ qe ishte grumbulluar para tribunes, 1000 veta? Ja po i bëj qejfin Boboçit apo Belindës, qe te krekosur dalin pa piken e dinjitetit dhe llomotisin broçkulla nëpër portale nga mëngjezi deri ne darkë, dhe po i shumëzoj me 2 ose edhe me 5… Protesta më e madhe e të gjitha kohrave, tregoi qartë se sa mbështetës i kanë mbetur rrenacakut patologjik Profesor-Doktor-Berrisha, të cilit i iku shanci të prezantonte rrenën e rradhës për pjesemarrjen e „qindra-mijrave qy mbushën sheshet në protest…………………..“

      2. A
        Azio

        Samiti ishte nje eveniment i jashtèzakonshem historik per Shwiperine dhe shqiptaret kudo ku jane. E pame shume mire se si reàgoi samiti per kete vrases,hajdut e mashtrues.As qyrret s'Ja hodhi.E abandonoi komplet. Dhe tjetra,pse e beni kaq problem ceshtjen e Sali maskarait,kur goditesi beri nje veprim te shoku i tij sepse te dy keta jane me kartele per psikopati dhe agresivitet. Keshtu ndodh kur shkon e vret e perdhunon te tjeret,vjen momenti qe te shkerxhejne dhe ty.Shume mire ju be ketij qeni te tebuar serb nga Vicidoli.Hajt ne te semes shkofte.

        1. B
          Bardha

          Vasidhisit i dhimbset baba shpellak,po kush gazetare nga bota e pordhi kete kufome

          1. Q
            Qytetare e indinjuar

            Orën e Samitit e vodhët ju që përfaqësoni median "e kapur nga Edi Rama" dhe jo ne qytetarët e thjeshtë që nuk na i dhatë mundësinë për të parë Samitin por në çdo tv do të shikonim vetëm fytyrën e gjakosur të Saliut dhe do të degjonim vetëm broçkullat e atyre që i venë nga pas. Ky është morali i kazanit që vlerësoi më të rëndësishëm një grusht kundër një njeriu dhe jo një Samit për të gjithë shqiptarët.

            1. V
              Vangjeli

              Lorenc mavrija po vjen verdalle ne kete shkrim si pordha neper br..ke

              1. v
                vang

                NUK mjaftuan lotet e Vangjelit por duhej edhe genjeshtra se aty ku u godit ''heroi i Vicidolit'' paskan qene nje mije gazetare te huaj qe e paskan pare skenen e triumfit te HICIT edhe pse i grushtuar nga urrejtja.

              2. p
                per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                Grushti mbi Berishen per ti thene Samitit ate qe shpejt e shpejt nxorren portalet servile te qeverise, se - "Turma i versulet Berishes"! Por harruan budallenjte e pa dobishem te Rames se ja rrasen ate Grusht turinjve vete atij qe i ushqen, Edi Rames pra. Dhe jo vetem para syve te atyre te Samitit, por para tere mediave neper Europe.

                1. T
                  Top

                  O vangjeli Me duket se vure bast zotrrote se Saliu po luan bllofin dhe nuk do kishte proteste .

                  1. R
                    RAVS

                    E si mund të pranonte me gjithë - i pa dëshiruar ! - që atë në tablo , nuanca në fragmentin më të çmuar këtij pragu , të mos kishte penelatën edhe të përçmimit . Në mos , kail të firmonte telaion me një kurban kur kjo teljo ende është një skicë . Shamia e njollosur në një kornizë punuar fine nga një mjeshtër zdrugan do ti jepte vlerë asaj rrecke , Dëshmia e Vrgjërisë . Por Hstoria është edhe ajo telaioja më e njollosur , por edhe ....e virgjër do shtoja dhe këta si ca , përdhunues e katilë që Maria , ja ç'u bën . E mprehta q'i shkalit .

                    1. G
                      Gus

                      Zgjim Kombtar!!! Sali Berisha non-grada i USA dhe Britanise se Madhe nje organizues i nje manifestimi kunder Bashkimit Evropian eshte fatkeqsia me e madhe e kombit Shqipetar

                      1. T
                        Tung

                        Manifestim kunder … sat eme . Kunder Edi Rames jo kunder BE -se.

                        1. R
                          RAVS

                          Ishte kundër NESH . E ëma njërka soi e sorollopi i ....vazhoni ti bini kujtdo më injorimin e existencës suaj , ju të dukeni doni , 35 vjet s'u ka duk . Mjerë ai që beson që janë të mjerë ata . M'buavecë , që vec me hosten ini mësuar . T'hi'qeren

                          1. L
                            Lleshi

                            I Lumte grusshti “avni rustemit “

                        2. t
                          tahiri

                          Fatkeqesi kombetare, qe nuk ka me opozite. Opozite me Topallin, Alizotin, Noken nje injorant dhe kompani (Imamin, Bozgo etj) nuk mund te behet. Berisha e ka mbyllur kapitullin e tij, mire apo keq lereni historianet ta gjykojne. Shpresoj qe historianet te jene me mendje me te kthjellet se ato historiane qe e quajten Azem Hajdarin hero te demokracise, kur ne te vertete ishte nje alabak ordiner qe ofendon ate pak inteligjence te shoqerise shqiptare qe ekziston.

                          1. X
                            Xha Braho

                            ME MIRE QE HENGRI ATE GRUSHT, DHE U BË LAJM SALIU, SE MITINGU ISHTE PER FAQE TE ZEZE, PO ASHTU DHE ORGANIZIMI…. «do shkundim qeverine nga themelet» THOSHTE SALA DHE LIKJA…POR PAME TE GJITHE SE KUSH U SHKUND….

                            1. B
                              Bledi

                              M Emri i tij nuk eshte Vasil Laçi pour Vasilis Llaqis agjent grek

                              1. S
                                Shqipetar i Shqiperise.

                                Lorenc..!! Jam I sigurt se nuk I lexon opinionet e njerezve qe me aq hapsire sa u le Merua ne “ Lini nje Pergjigje” vazhdon te degjohet ne gjithe boten per 30 vjet klithma e Urrejtjes se nje populli te tere ndaj atij njeriu qe shkaterroj ate vend. Ndaj beni mire te heshtni Ju dhe gjithe media Kazan.

                                1. m
                                  mond

                                  Një plak që poshtërohet pa fund dhe nuk hap rrugë por vjen vërdallë vetëm për të prishur punë,tani u bë dhe objekt i të sëmurëve por prapë avazin e tij ....dhe ata që i shkojnë mbrapa me symbyllur shyqyr që janë pak, se këtë tregoi protesta.

                                  1. J
                                    Jaku

                                    Ky Lorenc Bitha gazetari me i neveritshem ne media dhe pastaj kur ben opinionistin qe ta shpif fare. Por ishte edhe nje genjeshtar i ndyre kur thonte se "I pregatis diskutime ne kyvend deputeteve te 2 paleve" Qe kjo eshte nje genjeshte me bisht se Lorencii dhjere i Vangjelit edhe pa te njohur genjen dhe lere pastaj qe te pregatise diskutim per kuvend dhe "mos te nxjerre emrin"Cdo depuetet e din tipin e tij qepse ky eshte nje llafazan muti. Phy gazetaruc muti qe te ben te vjellesh me shprehjet bajate te tij dhe krahasime te peshtira qe ben. MUT

                                    1. A
                                      Arbëror Epiroti

                                      Jemi mësuar me dy të kundërta. Dy sy, dy veshë, dy duar, dy këmbë, etj. Kështu që nuk kemi lajm. Lajmi është ai që dihet. Mediat i turren kamjes, sepse nuk e duan mos kamjen Kësgtu që budallenjtë dhe superbudallenjtë shohin kanalet që bëjnë gallatë dhe gallatexhinjtë shohin klikimet. Besoj u kuptuam se kush është media,tek ne dhe cila na pëlqen. Ose syzet, që ta shohim sprapthi botën, ose samitin që ta shohim mbarë bitën. Ne, dmth ata dge dihet cilët janë ata duam sprapthen dhe jo të mbarën. Arbëror Epiroti

                                      1. D
                                        Drejtesia e munguar

                                        Goditja kunder Saliut,ishte goditje per gjithe shqiptaret.Veprimi tregoj se ngjarje te tilla kane ndodhur shume dhjet vjecar me pare ne vendet e ndryshme Europiane e bote.Ai,grusht tregoj se sa shume uje do te rrjedh ne lumenjte tane per te arritur kombet e qyteteruara.Turp per kedo qe ka gisht ne ate ngjarje,te majte e te djathte.Secili para se te akuzoj te laj veten.

                                        1. Z
                                          Zot fali !

                                          Ti Lorenc je si personazhi i filmit kur ti ishe mbase 20 vjeç " Lopa dhe i Burgosuri ". Tipik NGERDHSHESH se nuk te del dot BUZEQESHJA. Gjithmone pjese e KAZANIT te PLEHEREVA ( MEDIATIK deshta me thanun ).

                                          1. q
                                            qytetar

                                            Asgje nuk vodhi. Thjesht i tregoj popullit dhe Botes vehten kush ka qene dhe eshte ..........keqdashes per popullin e tij.

                                            Lini një Përgjigje