
Ka nisur si traditë që nga vitet e para të rënies së një sistemi që bëri të mohojmë njëri-tjetrin që në shtypin shqiptar muaji dhjetor të përkujtohet si burimi i idesë së demokracisë pluraliste, ide që lidhet me revoltat e studentëve në vitin 1990.
Është jashtë cdo dyshimi se kjo lëvizje sigurisht që e ndryshoi ritmin e zhvillimeve politike në Shqipëri dhe nyjëtoi për herë të parë publikisht nevojën e një sistemi shumëpartiak.
Për këtë protagonistët e saj meritojnë nderim.
Por ngulmimi për të përjashtuar çdo subjekt tjetër, si individ apo si bashkësi, nga “meritat e dhjetorit”, vetëm shton dyshimet mbi rëndësinë e demonstratave të rinisë.
Ishte koha kur u vra frika.
Koha kur u shemb diktatura dhe kur Shqipëria po ndahej nga e kaluara. Dikush doli nga një rrugicë dhe një tjetër nga një qoshe; njëri pa në turmë shokun dhe tjetri pa një të afërm, gjersa të gjithë u mësuan ta gjenin njëri-tjetrin prej së largu përmes pardesyve të bardha, të cilat, për habi, në atë Shqipëri aq të mbaruar, u gjendën me shumicë menjëherë sa ndodhi ndryshimi.
Shpesh mendoj se Shqipëria nuk ka bërë mungesa në kohërat epokale. Kur bota u trondit nga stuhia e lirisë që solli filozofia e “Let it be!” i “Beatles“ apo dhe atëherë kur njeriu nisi të mendonte seriozisht për shpresën e Martin Luter-King-ut “I have a dream“, edhe në Shqipëri pati një rrebesh mendimi e lëvizjeje, ajo e vitit 1968.
Fatmirësisht, edhe në kohën kur planeti vendosi të shkrinte akujt mes dy anëve dhe të bashkohej në një bindje për “demokracinë si mendësi”. Atëherë, kur erdhi koha të provohej vërtetësia e parashikimeve futuriste të G. Orwell-it (“Viti 1984“) për fundin e diktaturave, Shqipëria formoi “Brezin e viteve 1990“, brezin që riktheu ëndrrën e vjetër të europezimit, të identitetit europian, të qytetarisë dhe të dinjitetit europian.
Sot për këdo është e qarte se lëvizja e studentëve shkoi drejt parullës “liri-demokraci” nga pozita të një politike të djathtë.
Rebelimi i rinisë universitare, pakënaqësia e përligjur e saj për kushtet e jetesës, kërkesa e arsyeshme për të krijuar një shoqatë që nuk do të kishte lidhje me ish-BRPSH-në, shumë shpejt morën një ngjyrim tjetër nga ai i fillimit.
Në takimin e përfaqësisë së studentëve me R. Alinë në Pallatin e Brigadave ish-kryetarit të shtetit iu bë thirrje “Eja me ne”.
Një nga pjesëmarrësit kërkoi që “të ngrihet një bust për shokun R. Alia”, sepse Shqipëria kishte “shumë buste”. Një tjetër pjesëmarres tha se “presidenti duhet ta ndihmojë opozitën e re”.
Kjo ishte fryma e fillimeve. Por pa kaluar as java opozita e parë shqiptare mori një karakter tjetër. Ajo kishte alergji nga përcaktimi i hapur politik si alternativë e djathtë, sepse e quante veten parti popullore. Por përmbajtja e programit s’mund të mbahej e fshehtë.
Pyetjet që ende nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mendimi e studimi edhe sot pas 32 vjetësh, në të njëjtin dhjetor si atëherë më ngrihen sa herë më duhet të nis një kartolinë kujtese për këtë kohë që ndryshoi gjithëaq edhe jetën time; a ka pasur individë apo grupe individësh që janë shprehur pro pluralizmit para lëvizjes së dhjetorit?
A ka ekzistuar e shprehur kjo kërkesë edhe nga pozitat e një force politike të majtë?
A ishte përpunuar në këtë alternativë mendimi i socializmit parlamentar dhe i konkurrencës mbi baza programesh e me vota?
Shumë thjesht: përveç njerëzve të veprimit, që mbushën rrugët dhe sheshet me zemërimin e mbledhur nga viti në vit e nga dekada në dekadë, a kishte dhe të atillë që e mendonin ndryshimin në mënyrë tjetër, duke menduar për fatin e vendit “Një ditë më pas“, kur s’do të kishte më diktaturë e diktatorë?
Unë , po , vazhdoj e mbjell , jo pemë , por një farë , çdo 1 Dhjetor e lë një fiongo në vazën qeramike të asaj kohe , që t'a dallojnë kushdo q'e sheh nga të families që ësht'vaz'e zënë . Të kisha tokën që ko - operativ - i - at nuk ma i kthyen...do mbillja parfund pemë .Do krijoja një kopësht botanoaromatik e të dehesha në cicërimat e fëmijërisë . Këtu bleta s'ka ku kullot , vetëm kulpra shtohet pa u kujdesur fare për farë .
Nuk kuptoj çfarë lidhje ka titulli me dhjetorin, kur nuk bëhen me shume se gishtat e një dore ata qe kishin pardesy te bardha...është një fjale pezhorative per ata qe përmbysen komunizmin jo me “Shoqatën apo partine e studenteve dhe intelektualeve te rinjë...”. Lexo se çfarë i kërkonin Ramizit deri pas mesnate (me përjashtim te Shinassiut), dhe si ju drejtuan atyre qe bërtisnin Parti Demokratike, ju thane kush do parti tjetër (pra jo te asaj qe ju kishte ngarkuar Ramizi) :”te shkoj ne vend tjetër” dhe vendin tjetër ata qe deshën Parti tjetër ja u a thane atyre qe u mblodhën, jo ne ilegalitet si 200 petritat e dikurshëm, per një parti antiregjim e shkruajtën Programin e e shpallen po atë dite ne 12 Dhjetor. Ai vend ishte “Kombinati Poligrafik” bërthama më aktive e protestuesve antiregjim qe nga e hëna deri te mërkurën në sheshin demokracia mbi 50000 tiranas qe protestoni bashke me studentet per demokraci e Europë. Vetëm Salihi nuk qe i një mendje me ta dhe u Largua e foli i pa autorizuar pro Ramizit si një mik... i PD-së. sa i përket kush fliste per pluralizëm atë vit po ta tregoj: ne plenumin e 12 te PPSH Hekurani ju thotë atyre qe mendonin te mashtronin perëndimin me Shoqata :"ata duan parti politike... pluralizëm se kështu ju thotë çdo nate Zëri i Amerikës". Duhet pranuar se devijime te mëvonshme u bene nen "mësimet e Partisë" dhe me komunistë e sigurimsa qe Saliut ja jepnin e ju jepte poste e grada....edhe kjo nuk duhet harruar po te duam te dalim nga ky batak korrupsioni...patronazhistash e fëmijësh byroje ..... Historia behet me fakte e jo me deshira se keshtu me do qejfi mua e se me paguajne
Je grua e bukur dhe e zgjuar Monika Stafa, je gazetare e talentuar qe e mbush ekranin me bukurine dhe zgjuaesine tende qe shfaqet furishem dhe nuk te vjen anash dhe jane vite drite larg teje Sonila Becetti, Grida Duma, apo Eni Vasili te cilat jane thjesht spikere partiake qe nuk terheqin askend nga teleshikuesit. Bravo Monika , artikull shume i bukur, exelent. Je njeshi i ekranit shqiptar qe percjell vetem miresi dhe optimizem ne ekran ndryshe nga Eni, Sonila, dhe Grida qe nxjerrin vetem helm nga goja dhe ne fytyrat e tyre shprehet vetem urrejtje , urrejtje , urrejtje , helm,helm, helm.
Grua shume e mire, gazetare shume serioze dhe e balancuar por intelektuale mediokre. Shkrimet e saj me teme historike jane si limonata me shume pak esence. Ju i keni rene ne koke. Nqaqe ekrani ofron vetem bajga, Monika shkelqen se eshte grua me karakter dhe edukate, por vetem kaq.
Pergezoj per te gjitha sa thote @Ce , nuk iu heq asnje presje .
RESPEKTE MONIKA STAFA. ........... POR PARDESYTE E BARDHA ISHIN SIGURIMI I SHTETIT. ........E GJITHE KJO LOJE E PISET U ORGANIZUA NGA RAMIZ QEN ALIA ME USHTARET E VET SI SALIU E GJITH TE TJERET QE KISHIN PARDESYTE VESHUR. ............ GJITH HISTORITE E TJERA JANE DENGLA ME DEMOKRASHURRE. ........ MJER KY POPULL SE PO ATA QE ISHIN JANE NE PUSHTET DHE OPZOZIT BASHKE ............NJE MUT JANE
Pardesytë e bardha ishin , vetëm nuk ishin në vëmëndien e kamerave para Dhjetorit . Pardesytë e bardha i mbanin zyrtarët e lartë të Tregëtisë së Jashtëme , Fëmijët e Bllokut e servilët e tyre , të plotëfuqishmit e Sigurimit etj… Pardesytë ishin nuk u shtuan , por nga errësira dolën në dritë !
Më pëlqen shumë mbyllja .,, unë mendojë jo.., nuk ka pasur , të paktën atyre që ju dha mundesia .., e provuan..!!
Më pëlqen shumë mbyllja .,, unë mendojë jo.., nuk ka pasur , të paktën atyre që ju dha mundesia .., e provuan..!!
Monika mos shkruaj me per historine, se te lexon njeri, se historia eshte nje mori gabimesh sidomos ne vitet nentedhjet, se te vetmit njerez qe e lexojne historine, jane historianet dhe keta per te korrigjuar gabimet e tyre.
mire thua qe u vra frika,por ku ishin keta trima dhe pardesy bardhet e valixheve te drurit qe vrane friken,kur les valesa dhe populli polak ngrihej kunder sistemit.ai mut maloku nga shpellat me emrin salih,ne ate kohe rrinte prane oxhakut dhe ne varken e enverit dhe na raportonte dhe denonte kedo qe nuk duartrokiste per ppsh dhe enverin.ku ishin keta trima kur te gjitha vendet soc binin,keta i thurnin hymne soc dhe mesimeve te enverit.edhe kur ra bullgaria e fundit,ramizi pyeti sali sekretarin;po he more sali si thua ti?dhe servili komunist klasik:po ja shoku ramiz populli shqiptar nuk eshte gati per pluralizem.edhe sot ky qe,edhe kur populli u lejua te dilte ne shesh(them u lejua se nuk pati shume rezistence nga qeveria per ta shtypur) ky antikomunisti i brekusheve,bertiste per njeriun me te ri kryetar brigade ramiz alia.ky hipokrit komunist karierist na hiqet se ka shembur soc dhe cecenet i mbajne ison
Pardesyte e BARDHA ( te ZEZA nga brenda ) - SHKATERRUAN dhe VODHEN Gjoja ne emer te Luftes kunder KOMUNIZMIT ( vetvehtes ) DJERSEN dhe MUNDIN e 50 viteve te popullit SHQIPTAR. Nderime zonje.
Me sa mbaj mend diku nga korriku Alia ka thirrur intelektuale ne nje takim dhe ky qe thotë se rrezova komunizmin pra Berisha ka qene kunder pluralizmit politik por vetem pluralizëm mendimesh
Jam dakort me mendimin qe shprehet, por vetem nje gje: çdo te thote ne shqip "nyjëtoi", ju lutem!
E kokoleps/i një situatë , bëj një komb - æ - nyje filigraninit e shkoj e bëj një qëndismën , ose , x , bën një lidhkë në tërkuzë...ngjitzxcë...po ku e pikase dæ
PARDESYTE E BARDHA ??????? Pardesyte e bardha jane njolla e zeze e historise se Shqiperise .Ata nuk jane gje tjeter vecse te perkedhelurit e kastes se larte te PPSH te sigurimit te Shtetit si dhe elementevene te inkriminuar qe punonin ne interes te zbulimeve te huaja. Ishin ket qe donin qe Shqiperia te hapej dhe qe sot kerkojne te rimbyllet ishin keta qe nxiten shkaterrimin e ekonomise se Shqiperise dhe te gjithe superstruktures se Shtetit Shqiptar .Mbeshtetja e PARDESYVE TE BARDHA nga kushdo qofte nuk eshte gje tjeter vecse dakortesi per shkaterrimin e SHQIPERISE.
Lexuesit, le ta dinë se ishte porosi e CIA-as, që udhëheqësit e PD.të mbanin veshur pardesytë e bardha veshur. Dhe kjo, për t'i patur nën vëzhgim të pandërprerë. Ndërsa ish sigurimi i shtetit për t'i mbrojtur në rastë rreziku,kjo e fundit porosi e Ramiz Alisë.
Lexuesit, le ta dinë se ishte porosi e CIA-as, që udhëheqësit e PD.të mbanin veshur pardesytë e bardha veshur. Dhe kjo, për t'i patur nën vëzhgim të pandërprerë. Ndërsa ish sigurimi i shtetit për t'i mbrojtur në rastë rreziku,kjo e fundit porosi e Ramiz Alisë.
Ke no nje burim per kete info? Jam kurioz.
Zonja Monika, respekt per idene qe hidhet per here te pare per te pranuar me analize se cfare qe e ashuquajtura "demokraci" shqiptare e vitit 1990. Ju jeni e sinqerite ne cka thoni, por mendoj, jo e plote, sepse: 1. Partia qe iu dha targa "demokratike" nuk ishte parti, por nje grup i besuar i Ramiz Alie per te formuar nje parti. 2. Partia qe formesoi ky grup ishte nje grupim paramilitar qe duhet te identifikohej si "demokratik" permes parullash antikomuniste. 3. Misioni i kesaj partie ishte te paralizonte te gjithe demokratet historike, duke i genjyer me lemosha dhe pastaj duke i hedhur ne kosha. 4. Deshmia qe kjo parti ishte grupim paramilitar eshte se hengri TE GJITHE ata qe e mbeshteten fillimisht. 5. Deshmia tjeter se kjo parti ishte grupim paramilitar, eshte gjendja e saj sot. 6. Problemi eshte se Shqiperia nuk ka per te pare kurre hajer nese ky grupim paramilitar nuk shkrihet. 7. Alternativa e vetme eshte: vetem nese mblidhen te gjithe elementet demokrate historike dhe demokratet identitare si te tille dhe te krijojne polin e djathte qe i duhet Shqiperise.
KOMUNISTETT NE LITAR PENSIONISTET NE HANXHAR KETO ISHIN PARRULLAT E PARDESYVE TE BARDHA . SOT KEMI 32 VJET SIGURIMSAT DHE KOMUNISTET NE PUSHTET DHE NE OPOZITE DHE PENSIONISTET ME PENSIONE QESHARAKE QE NUK PO VDESIN NGA HANXHARI POR NGA VARFERIJA
Thjesht per hir te se vertetes, nje perpjekje per te formuar nje parti te majte demokratike e ka bere i ndjeri Pjeter Arbnori, i cili u pat denuar per agjitacion e propagande. Pjeter Arbnori ishte ndoshta nje nga demokratet e vertete te rralle ne levizjen demokratike me nje fare biografie politike reale kundershtare e regjimit te shkerdhyer hoxhist. Informacioni qe jep kjo gazetarja eshte konfuz, i paqarte dhe pervec faktit te mirenjohur qe levizja demokratike e dhjetorit qe teresisht e manipuluar prej pushtetmbajtesve te kohes nuk sjell ndonje gje te re e te panjohur. Saliu dha garanci te plota qe pasardhesve te hierarkeve komuniste nuk do t'iu hynte gjemb ne kembe dhe keshtu ndodhi. Saliu dhe ata qe hyne ne ortakeri me te prosperuan politikisht dhe ekonomikisht, ata qe i kishin hyre levizjes me drejtesi dhe me synim permiresimin e gjendjes se vendit i zhduken shpejt e shpejt nga skena dhe sot Shqiperia eshte ne duar te hajduteve dhe mashtruesve qe mbeshteten fuqishem nga kriminele ordinere te pasuruar ne bashkepunim me politiken. Te gjithe derrat e politikes shqiptare kane nje surrat, qofshin nga Tropoja a me gjyshe veneciane.
Genje genje se dicka do te mbetet .Kjo eshte strategia e fallcifikuesve te historise....Sado te mundoheni ju fallcifikuesit e historise te mbroni ideatorin mashtryesin dhe inspiruesin e shkaterrimit te Shtetit Shqiptar RAMIZ ALINE sado te mundoheni te mbroni pasardhesin e komanduar te tij SALI BERISHEN nuk do te arrini te mashtroni pjesen me vitale te popullit Shqiptar atij populli qe sot vuan nga stampa dhe varferia .Padyshim historia arti dhe letersia do te nxjerre nje MIGJEN te ri ashtu sic po tentoni te nxjerre nje AVNI RUSTEM TE DYTE .
Atere u veshen prdesy te berdha per te mbuluar shpirtin e zi,tani populli shqiptar te kete kujdes se tani Sami Ameni vuri syzet me xhama te zinj dhe te gjithe tani do ti shikoni me syze te te njejtit model te gjithe kasten qe e ka mare peng shqiperine.
Pas partesyve te bardhe Sami Ameni veshi syze me skelet dhe xhama te zinj Tani gjithe kasta qe e ka mare peng Shqiperine do vene syze me te njejtin model.