Vitori Curri, Kaç Islami, “lotët” e qenërisë dhe shkodrani Hasan Ulqinaku…

8 Dhjetor 2022, 17:56Blog Nga Kristo MËRTIRI

Vitori Curri, Kaç Islami, “lotët” e qenërisë

“Një gazetar i njohur në Tiranë bëri një shkrim ku më quante bllokmen. Bile thoshte që Vitoria ka vila në Tiranë e Selanik. Dikush ia ka vënë në vesh. Por pse nxitohesh, more bir i nënës. Hajde e takoje Vitorinë sa është gjallë. E ke hapur portën si në shtëpinë tënde. Kur të vish, ato vilat që të kanë gënjyer, do të përmblidhen në këto 50 metra katrorë që ka shtëpia ime 100 vjecare. Sa për milionat, nëna do të tregojë borderotë e pensionit të kooperativës. Kam edhe një shpërblim tjetër që mos të të gënjej, atë si ish pjesmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Të dy bashkë, nuk i kalojnë 150 mijë lekë të vjetra (?!)”. A e dini kush foli kështu? Një grua minoritare me pantallona e xhaketë që dikur drejtoi kooperativën e Dropullit dhe “skuqte” shpesh fytyrat e mjaft burrave nëpër poste drejtuese atje, në rrethin e Gjirokastrës e më tej. 

Arritjet e kohës në bujqësi e blegtori dhe në zgjidhjen e problemeve e të halleve të bashkëfshatarëve, me plot urtësi, mencuri e dhembshuri, e përhapën  dhe e ngritën natyrshëm emrin e saj në shoqëri. Jo rastësisht populli e zgjodhi disa herë edhe deputete në ish Kuvendin Popullor. Madje, arriti edhe Nënkryetare ! Vinte dhe kthehej nga Tirana me autobuzë e trena pasagjerësh. Asnjë veturë. Asnjë bodyguard. Asnjë favor e privilegj që nuk mund të krahasohet kurrsesi me kohën e sotme “demokratike”. Me rrogën e kooperativës. Idealiste e kulluar dhe e thjeshtë si ajo ! Model i ndershmërisë dhe i përkushtimit me zemër. Nuk kishte diploma e mastera, as spaleta e tituj shkencorë zhurmues, që mund t’i tundëte nëpër zyra partie e pushteti. Universitëti i jetës së saj foli e do të flasë shumë…

Mirëpo, unë prita 13 vjet (besoj jo vetëm unë) që dikush nga media ose nga qeveritë që vijnë e shkojnë, t’i kërkonin ndjesë publike asaj Heroine të gjallë të Punës e tepër të respektuar. Ajo nuk bëri as kërkesë padi dhe as shkeli nëpër shkallët e Prokurorisë. Ish partizania dinjitoze, u mjaftua me atë prononcimin e mësipërm të një kolegu ynë serioz, gjirokastrit. Një rrëfim i rrallë prej nëne shpirtmadhe e të pastër si bora në male. Pardje, një miku im ish minator në Memaliaj, i vuri kapak muhabetit për Vitorinë:”-Dëgjo mua, qenëria nuk kuis vetëm në politikë, por edhe në media. Portretit të saj, i morën të keqen !”…Ah, shtëpia e saj përdhese në Dervician, mund të jetë gremisur ! Vecse nuk gremiset kurrë nga kujtesa e njerëzve ajo kapedane dropullite e heshtur, që kur nisi ngjitjen në karrierë(pa asnjë shpërblim monetar), dinte fare pak shqip. Unë e kam njohur nga afër kur isha korrespondent profesionist për Jugun.

Fliste pak e punëmadhe. Një modesti e pamatë. Një foto e rrallë e fundviteve ’70 të shekullit që shkoi, tregon bukur e dridhshëm lidhjet e saj shpirtërore të forta me banorët e Dropullit. Iku në paqe me veten dhe bashkëfshatarët e dashur. Iku me plagë të mëdha për djalin dhe burrin e humbur. Iku përmes një vetmie e mjerimi “demokratik” të pamerituar ! Iku përmes një ndershmërie e korrektësie lapidar. Krahasojeni sot me politikanët ose deputetët e krekosur që mjaft prej tyre u duket vetja sikur kanë rënë nga qielli me pasuri të tundshme e të patundshme, me disa karta bankare, me vila e apartamente luksoze etj. Dhe kam bindjen time personale : po t’u vëzhgosh fletët e shërbimit nëpër Shqipëri(ato në financën e Kuvendit), vështirë të gjesh ndonjë që ka fjetur qoftë edhe një natë të vetme në fshat !).

Sa për gjurmët e asaj “qenërisë” në media, mbrëmë kujtova edhe prozatorin tonë të dashur e origjinal, Sotir Andoni, i cili me siguri do përsëriste shprehjen therëse : “M e të nuhatur erën e mprehtë të piperit, qentë ikin e nuk afrohen !”. Por pardje na “provokoi” e irritoi te “Brryli” edhe një militant pa sy e pa veshë. Vec të tjerave, renditi edhe emrin e Kac Islamit si bllokmen të ri me vilë në Farkë ose te Gjiri i Lalëzit. Madje e pagëzoi fët e fët si “oligark”. Më vonë kërkova numrin e tij të celularit dhe e nisa bisedën me pak humor të hidhur:

-I thuaj atij pizevengu t’a tregojë me gisht publikisht vilën time dhe unë do të deklaroj menjëherë zyrtarisht në Noteri, se do ta fal ty, Kristo, që je ende në apartament me kredi…Nuk po bëj shaka hic, të lutem ! Mua dhe familjen time na ke atje ku na ke lënë, te apartamenti në pallatin pranë Gardës së Republikës. Mos harro atë llafin e vjetër në Përmetin tënd: Qeni i mirë është baraz më 100 veshë…

Nuk po hyj e të vëzhgoj llagëmet e ndryshme erërënda të Polit(h)ikës, që nga kolltuku jo pak i lehtë i Kryetarit të parë të Parlamentit Pluralist e gjer më sot. Por t’i hedhësh padrejtësisht e djallëzisht mbi kurriz edhe këtë lloj balte të stisur qënce, është paradoksale. Sepse për Kacin është folur e shkruar shumë, me baltë e pa baltë. Por ky rast më intrigoi mjaft. Edhe për ata që hiqen e lëshojnë lotë krokodili gjoja si të majtë, por me pasuritë e tyre janë larg, mjaft larg njerëzve të thjeshtë. “Shpesh për ta thuhet se “ata e kanë zemrën majtas, por portofolin djathtas”. Ky është një term i futur në vitet ’80, për të përshkuar të gjithë ata personazhe që “hiqeshin si të majtë duke dhënë këshilla se c’farë duhet bërë dhe nuk bënin asgjë nga ato që thoshin”. Sepse asgjë e përbashkët nuk i lidhte me votuesit apo shtresat e varfëra apo të mesme që votojnë për të majtën”(?!)…

Zëra të tillë kurajozë, të drejtë e seriozë, as që dëgjohen ndonjëherë nëpër istikamet e militantëve provincialë e të paditur. Minimalisht, gjer më sot, Kac Islamin nuk e thërret dot “hajdut” apo “oligark”. Të tjerat në Polit(h)ikën shqiptare, në fund të fundit, vijnë e shkojnë ! Brenda Unazës së Tiranës, ka ende kanale televizive që po merren më shumë me qentë se sa me njerëzit në fshatra e qytete. Madje mbushin edhe sytë me lotë krokodili në ekrane(?). Poe citojmë nga Tëvërat e cartallosur:” prodhimi i lotëve te qentë ndihmon në krijimin e lidhjeve më të forta midis njerëzve dhe qenve të tyre”. Ja dhe një këshillë live për publikun : “Kur pushon kuisjen, mund ta shpërblesh aty për aty, qoftë edhe me një biskotë. Pa harruar edhe format e dënimit…”.

Përkrah pallatit tonë te rruga “Vllazën Huta”, muajt e fundit mbylli sytë përgjithmonë edhe shkodrani i mirë, Hasan Ulqinaku. Nga afër, e njoha vonë. Por miqtë e mi vlonjatë më kishin folur me respekt për të, sidomos për fundin e viteve ’80. Fare pak e dinë që ai gjatë 12 viteve shkollore i binte violinës !... 3 fëmijët (dy vajzat dhe djali) ecën nëpër gjurmët e punës informatiko-elektrike të Hasanit. Dy vajzat e ushtrojnë profesionin edhe në emigracion…Vetëm në Shkodër kujtojnë ende Festivalet e të tjera veprimtari, ku ai la emrin në moshën e hershme të rinisë. Mësoi me profesor Toninin në Shtëpinë e Pionierëve, vëllain e të famshmit Tish Daija. Shoqëroi edhe këngëtarë jo dosido si Justina Aliaj me shoqe. Shkollën e mesme e përfundoi me” Medalje Ari”, ndërsa të lartën për informatikë-inxhinieri elektrike. Por gishti i parë i dorës së majtë i mbeti tërë jetën si më i shtypur, flashkë dhe paksa i përthyer.

Punoi edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Duke mbaruar këto shënime, kujtova një episod të 4 viteve më parë : po debatonim për qentë e vërtetë të rracës, por edhe për ata të zgjebosur nëpër rrugë. Sapo ishte kafshuar rëndë gruaja e një mëhallaliu në trotuar. Për të qeshur dhe për të qarë: Policia e Rendit, nuk kërkonte të zotin e qenit “pitbull” e hergjele të lëshuar nëpër lagje, por po luftonte të kapte vrasësin e qenit agresor(?!). Sikur të ishte kafshuar nga ndonjë mace ! Ose rasti i asaj gruas në Berat që humbi jetën nga qentë ! Ndërsa në një televizion deklarohej:” Hormoni i dashurisë lirohet e shpërthen si te qentë, ashtu edhe te pronarët, sidomos gjatë shoqërimit”. Një komentator theksoi jo pa sarkazëm: “Eh, si u bë kjo dynja ! Dikur kur ngordhte një kafshë e cfarëdolloji, të zotit i thonin “të pastë marrë të ligat e shtëpisë!”, ndërsa tani u dashka me i thanë “të rroni vetë!”… -“Qenin Luli (kështu e thërrisnim) e doja shumë,-rrëfente Hasani.

-Kishim shtëpi dy katëshe. Në dimër e fusja në katin e parë. Por daja acarohej shpesh, nuk e donte atje, thoshte të shkojë në kolibe, në oborr. Mua Luli më përcillte përditë në shkollë dhe më priste kur mbaroja orët e mësimit. Ama, sa herë i bija violinës në shtëpi, cuditërisht nuk lehte asnjëherë. Vetëm dëgjonte me kokën lart. Por sherri i dajës tim po arrinte kulmin. Një ditë e kish marrë në një thes, hipi në autobuz dhe e lëshoi afër Lezhës. :Humbja” e tij e papritur më dëshpëroi shumë. Qaja pa zë në oboor. Pastaj dola ta kërkoja rrugëve të Shkodrës. Vecse nuk kaluan shumë orë dhe ndodhi dicka e padëgjuar në qytet : Befas, në një rrugë u shfaq i lodhur e raskapitur Luli ! Merrte frymë me zor, kuiste vajtueshëm dhe nisi të më fërkohej te këmbët. Pra, arriti të kthehej i vetëm nga Lezha. Hyri gjithë gëzim në koliben e tij, ashtu i uritur e i sfilitur. Nuk e harroj sot e tërë ditën. “Ky qen nuk duhet lënduar kurrë më!”,-tha prerë gjyshja. Dhe vërtet kështu ndodhi. Rrojti deri në moshën 16 vjec…

Ai nuk shembëllente aspak me qenërinë e sotme !    

32 Komente

  1. 1
    1

    Z.Kristo eshte e vertete qe Kaci nuk eshte oligark po dhe ai nuk ka ngelur pa e ngjyer gishtin ne qypin e mjaltit qe ta ofron pushteti.Na e bere me nje shtepi dhe mua me preke e thash te bejme ndonje bamiresi se mos eshte dhe pa buke por pastaj u kujtova qe pervec asaj shtepie ku ri ka dhe dy shtepi te tjera perballe juridikut qe me paga shteti nuk blihen dot.Zoteri informohu para se te besh qoken se del bllof jo per gje

    1. S
      Seriozi

      Kaçi ik .und të meret shembull për mirë I dashur Kristo. Mund të gjejë një shembull tjetër.

      1. S
        Sidorela

        Eh more Kristo, e ndrite me Vitorine, e ndrite me Hasanin, e nxive me Kacin, qe vec shtepise ka edhe pensionin 1.7 milion leka o xha Kristua.

        1. L
          Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

          kristo me kacin e zi te saliut e ke dhjere,te tjerat i ke qare.

          1. M
            Mihal Bego

            Ke ber mire Kristo kur shkruan per Vitori Currin. Kemi punuar me te dhe mbetet ajo qe pershkruan. Sa larg me qeveritaret e sotem e te ketyne viteve. Njerez te tille modele te pastertise morale, te thjeshtesise, miresise nuk mund te lihen ne harrese. Te falenderoj o Kristo per keto shkrime te deshirushme.

            1. p
              ppa

              Bukur Kristo, keto skica e ndodhi duhet te gjene vend edhe ne teverat e sotme, qe na cajne bythen, duke degjuar politikane te semure, profesore te lajthitur si Fuga apo Tupja e analiste te paturp perballe moderatorve injorante - qe shume prej tyre per cudi pervec budallallekut dhe rrogave qe marrin , jane dhe te ciftuar. Me kete rast po permend nje patriot te Kristos, nje gazetar plotesisht idiot e te paturp si Babaramo qe i ka mbushur mendjen vetes se eshte super kulturuar por eshte tope fare.

              1. S
                Shaqo

                ...sakte fare.

                1. P
                  Petrika Janku

                  Qeneria e sotme, me simbolin demokratikase,po kafshon themelet e demokacise. Gazetare si ju,KRisto nuk kane per te ardhur. tani lehin konet e medias dhe te politikes.Pergezime per shkrimin , i nderuar.

              2. s
                specialisti

                Paska vdek Hasan Ulqinaku. Njeri i mrekullueshem, me dije e me humor shkodrani. Nje shok i mire. Ngushellime familjes

                1. P
                  Permetari

                  Ja ke fut pordhes kot o gazetar i kohes qepes.Kaci i zi sic e vlereson i madhi Sali Berisha eshte akoma dhe me mut se sa vete Saliu.Mos na ngri ne piedestal qelbesira te tipit Islami.Mos u bej dhe ti bythlepires i neveritshem

                  1. A
                    Altini

                    O pèrmetari i paemèr, o bythlèpirès metropoli, qè nuk je nga ajo kaza e dashur...Pèrmeti ka mbi 3 vjet qè i dha titullin mè tè lartè e tè merituar "Qytetar Nderi i Pèrmetit". Ti nuk e arrin dot kurrè atè majè Dhèmbeli e Nemèrçke !! Sikter, fundèrinè pseudonimesh !...

                    1. S
                      Sok. Shpëtim Karaudhi

                      O Altin ...përmetarët janë të respektuar edje Kridtua si përmetar,po për personazhet e shkrimit nuk janë ata që shkruan.Për Hasanin nuk e kam njohur dhe nuk mund të flas ,po për Vito Çutin dhe Kasttiot Islamin nuk janë ata që lexova. Kastriotin e njohëm të gjithë se ç' mut është .Viton ti mbase nuk e ke njohur po gjitrokastritët e kanë njohur se saëndje kishte.I mori luga ujë se Partia do ngrinte mjë minoritar dhe gjeti Viton që më tëira idhin pantallonat që vishte se mëndja.

                  2. Z
                    Zeman Mashkullori

                    Gjithçka që shkruan qëndron.Përjashtim,në gjithë shkrimin,kam për atë KAÇIN:Më vjen keq që nuk i vë në dukje atë titull që i dha DOKTOR BERISHA:"KAÇI i zi".I zi dhe katran me bojë.

                    1. t
                      taso kume

                      Ngushellime familjes per Hasanin ,megjithese kam kujtime te hidhura me te, ne 90 ishte kryetar dege ne VLORE , ne nje debat me shume deshmitare i themi ,ore kryetar ligjet jane shkruar me gjak dhe ti thua ti shkelim me çizme , me nje fjale hante akoma freret me dhembe.Akoma nuk i kuptonte barsaletat e bashkeqytetareve te vet .

                      1. s
                        spata

                        Nese ne Veriun e Shqiperise do te kishte ne krye burra si Hasan Ulqinaku ne sot do te ishim shume here me ndryshe .Fatkeqsija me e madhe e kombit shqiptare ka qene dhe eshte mos vlersimi i burrave te mencur dhe patriot . Ulqinaku ishte e do te mbetet nje figure e vecante qe te kujton vlerat me te emancipuara te patriotve shqiptare ne shekuj . Sot Shkodra dhe Veriu ka nevoje per burra qe kombin e kane mbi interesat personale .Sic eshte shprhur dhe Berisha kur pirdhte ne qypin e popullit . Ju punoni me mue e une do tju du shume se keshtu me ka mesua baba . Baba i Saliut nje fshatar i vobekt qe as e mendonte se nje dite djali i tij do te behej kimineli dhe hajduti me i peshtire qe ka njohur hbistorija qe nga koha e Ali Pash Tepelenes .

                        1. E
                          Emigranti Usa

                          Kristo ke bere nje shkrim briland per Vitori Currin simboli i ndershmerise te asaj kohe qe ne te vertete nuk ishte e vetme kishte plot me ndonje perjashtim te ndonjerit po kur premend Kac Islamin ja prish tere lezetin ketij shkrimi qe shume rralle i gjejme neper gazeta vec kronikave qe ti i cileson si politik-qener te ndyre qe shumica zbriten nga malet pa breke vetem me pantallona me dy pale arne e sot na shesi pordhe sikur jane te rene nga qielli . Pa lete kur kujton ate palacon ( dm . dm .dm )Babaramo qe per fatin e keq te shqiptarve kemi me shumice plera ti shtysh me lopate nuk eshte i vetem ne jeten tone na ndotin mjedisin me brckullat qe nxjerrin nga gojet e tyre te ndyra

                          1. L
                            Lisi

                            Komunist nostalgjik.

                            1. E
                              Edmondi

                              Ti me pseudonimin "lisi", zèvendèsoje shpejt me "pisi", o pèdèist kikirik qè tè tromaks fjala komunist ! Ai qenka "nostalgjik", por ti je kok e kèmbè "berishovik". PALAÇO !!!

                            2. U
                              Ura e Dragotit

                              Pena top tu befte...

                              1. L
                                Loni

                                Ky me ngjan prototipi njeriut të ri: hipokrit dhe pa karakter... Kaci i zi ka shitur në fillimet e demokracise zhive të kuqe në Gjermani, e cila ishte prone e popullit shqiptar... Kur ka qenë me zotin Servet Pellumbi ne SHBA në vitet 90-te e nxjerrë ne fotografi zotin Pellumbi teksa ky në një librari po shfletonte një liber mbi Marksin për të parë se çfarë trajtimi i behej... Kur kthehen në Shqiperi, Kaci i Zi shkon tek Nikolle Lesi dhe i kerkon dhe i merr 100 dollare kundrejt botimit të fotos në gazete, qe edhe unë vete mbaj mend ta kem parë... Ja, ky është Kaci i Zi që zotëria na e paraqet si engjell: shiti kolegun për 100 dollare

                                1. L
                                  Lasgushi

                                  Shkrim që duket si ato pikturat e Edi Ramës. Viktoria personifikim I minoretares të ndershme dhe punëtore.Hasani njeri punëtor,me karakteristika të shumta pozitive të Shkodrës. Sa për njeriun 160 cm të lartë,me numurin e këmbës 46,me.fyryrë vrarë lije,ja ke fut kot. Ky produkt fundor I Ramiz Alisë dhe dhëndërit të ti Haxhimusai.Me.prejardhje nga një familje e vetme e dalluar për poshtërsia dhe shpifje në Corrush. Ky bukurosh që në bashkëpunim me lëturën Fatos Nano e.co. e bëri camur PS.gjithnjë me stilin.e.vjetër të Corrushi.U hodh dhe I bëri dëckën,aq sa mundi,edhe PD. Kristo,gjej mënyrën,ndihmoje ta.cosh në Moskë.Mbase e ha dhe hiqet edhe Putinë. Kristo,kështu të paktën,shpëton botën ,dhe nuk ze faqet e gazetës së lexuar të Meros.

                                  1. M
                                    Malo Kurti

                                    Kristo shume bukur per Vitorine por pse e prish me Kaci Qe ta dish ti, se une e di mire Kastrioti Islami eshte nder pensiomistet qe ka pensionin rekord dhe eshte Fans i terbuar i lekut qe vetvehten e ka rregulluar mire .Ti shkruan bukur por e dhjeve me Kacin.Per Vitorine nuk te heq asnje presje edhe une kam respekyt per ate grua ndersa per Hasani Ulqinakun po te them se une jam dhender Shkodre ,ti ja permende femijet por qellimisht nuk e ke thene se eshte i shoqi i Ministres Esma Ulqimaku.Sodoqofte respekt per ty dhe Vitori Currin

                                    1. N
                                      Neritan Ceka

                                      shume mire kristo! vetem me Kaçin, nuk jam dakort

                                      1. P
                                        Pavllo

                                        Respekt per Ulqinakun....e kisha epror.Burre i zgjuar dhe njeri i mire.Shtatlart dhe babaxhan...do mbetet njeri i respektuar sidomos per menaxhimin e situates 90-91 ne Vlore.

                                        1. M
                                          Miri.

                                          Shkrim shume i mire Kico.Por analogjia qe ben per Vitorin me Kacin e zbeh figuren e saj.Respekte!

                                          1. P
                                            Petrika Janku

                                            Ke mall te lexosh gazetare kaq te talentuar. sot nuk ka te tille,por sherbetore te ndyre te pronareve te medias dhe servile te politikes. I nderuar je , Kristo Mertiri.

                                            1. B
                                              Bujku

                                              Malo Kurtit Ky eshte tjeter Hasan Ulqinaku. Burri i ish ministres keshtu quhej dhe ai eshte tjeterkush. Sa per saktesim. Me vjen keq per prapamendimet.

                                              1. Vjosa

                                                Zoti Mertiri mos indyj shkrimet me emra si Kaçi Zi ,nuk eshte I PASTER ashtu si thote e si shkruan ti. Thuhet se e ka vene pasurine në emra të tjerë.

                                                1. K
                                                  Kstrioti

                                                  Dègjo këtu ti "Vjosa", atij pseudonimi t'i marrèsh tè keqen ! KÈMBEJE ! Ai lumè tè ka nxjerrè nè breg me kohè, tamam si kèrcunjtè e kalbur ku menderosin zagarèt e fshatit plot gèzim...

                                                2. S
                                                  Sokrati

                                                  Nje shkrim me vlera dhe me kritika te shumta dhe te merituara per K. Islamin. Ka qene kryetar i Kuvendit te Shqiperise dhe minister aresimi ne sistemin socialist. Ne politike ka bere emer jo te mire, per mos te thene emer te keq. Braktisi PS dhe u be mbeshtetes i PD dhe direkt i sali kafshes, nje njeriu te degjeneruar, gjithe urrejtje, inate, egoizme. Siç shkruajne edhe me lart komentues te nderuar, futja e emrit te ''Kaçit te Zi'' (keshtu e ka cilesuar saliu kur e kishte kundershtar politik dhe me pas e mori ne oborrin e tij - momenti qe vlerat i humbasin dhe i mbetet vetem epiteti, qe i dha sali gerdalla) i heq shume pike mundit... Zonjen e nderuar, Vitori Curri, e kam njohur vetem permes shtypit te kohes dhe nuk mund te heq ose te shtoj asgje nga ato, qe i nderuari Kristo Mertiri pershkruan me ndjenje ne kete artikull. Nuk mund te krahasohen kurre deputetet dhe kuadrot e lartë te asaj kohe me keta te sotmit ne lidhje me faturen e shpenzimeve nga arka e shtetit: pa makine, pa shoqerues, pa sekretare, pa privilegje... I ndjeri Hasan Ulqinaku, nje zotni burre, i sjellshem, i kulturuar, profesionist, serioz, shok i dashur, drejtues i mrekullueshem dhe familjar i denje... Jam plotesisht i te njejtit mendim me pershkrimin e cilesive te larta, te vlerave te padiskutueshme te burrit te shquar shkodran, Hasan Ulqinaku dhe eshte shume e vertete deshira per te patur malesore te tille ne drejtimin e shtetit tone. Te ndodhte keshtu, pa diskutim ne do te kishim shkuar me kohe ne Evrope, por na ka hyre ligesia ne mes dhe prandaj hiqemi zvarre nga polithikanë mizerabel... Ngushellime familjes se nderuar te shokut tone te paharruar, Hasan Ulqinaku! Falenderime, i nderuari Kristo Mertiri! Gjithmone e dashur pena juaj...

                                                  1. D
                                                    Dritan Ulqinaku ( Djali i Hasan Ulqinakut)

                                                    Pershendetje Kristo. Te falenderoj per shkrimin dhe respekt per ju. Ky shkrim dhe komentet rreth tij flasin shume. Pavarsisht se ne jemi te Shkodres, une gezoj nje respekt per Vloren. Vlora mbetet nje thesar i Shqiperise per njerezit e saj ne vite.

                                                    1. D
                                                      Dritan Ulqinaku ( Djali i Hasan Ulqinakut)

                                                      Pershendetje Z.Kristo. Faleminderit per shkrimin dhe respekt per ju. Shkrimi juaj dhe komentet rreth tij flasin shume. Pavarsisht se jemi te Shkodres, gezoj nje respekt te madh per Vloren. Vlora mbetet nje thesar i Shqiperise per njerezit e saj ne vite.

                                                      Lini një Përgjigje