
Nga Çapajev Gjokutaj
Edhe në kafene tema më e nxehtë e javës ishte goditja me grusht e Berishës. E diskutuam gjatë po asnjeri nuk mendonte si tjetri.
E bëri Ed Drama, shkroftinte Naqja dhe si argument sillte faktin që qendrimi kaq gjatë në majën e pushtetit të prish. Fillon të ndihesh vet zot e vet shkop, vet Ali e vet kadi. Këtu i vë minat një resorti, atje vendos të zhbësh portin e Durrësit se kështu ta thotë koka. Pse të mos paguash edhe njerëz që të rrahin kundërshtarët?
Ashtu të paça, e qesëndisi Lilua, pse të mos e bënte, për më tepër se modelin e kish gati, ia kishte përgatitur Saliu i Parë. Të kujtohet besoj, s’la kundërshtar pa rrahur me Milo e Imam, me Legis e Majko, madje edhe vetë Ramën e bëri për qepë e kripë.
Ç’është e vërteta modelin e rrahjes së kundërshtarit Saliu e krijoi, e shpuri më tej qesëndinë Qebiri, ndaj si autor i takonte të merrte dhe honorarin, në të njëjtën monedhë.
Përralla me mbret, u hodh Beqiri, unë them se goditja është vepër e muhabeteve televizive. Kishin javë që gati çdo natë gjithologët bënin fallxhorin, jo po do ndodhë ashtu, jo po do shkojë kështu. Madje edhe këtë skenarin e goditjes e kishin përfolur. Ai i sëmuri i gjorë i dëgjoi dhe mëndje zeza i tha: ç’pret, hidhu e bëje.
Gjynah mos paça, ndërhyri Ilmiu, po mua një mëndje më thotë se gjynahqarin e vuri vetë Berisha. E dëgjoi skenarin në tv dhe tha pse të mos e realizoj, do ha një grusht surratit po qari do jetë më i madh se zarari. E patë që gjynahqari e gjuajti me të majtën? Doemos që ta ruante. Hesap i qëruar, edhe mishi piqej edhe helli s’digjej.
Është vazhdim i një tradite kombëtare, e trashi zërin Qaniu. Në Tiranë bëhej festë e madhe, kishin ardhur gjithë liderët e Evropës. Ka qënë si punë tradite denbabaden, ku kishte festa kishte dhe sherre. Si shkoi dasma, pati ndonjë sherr? ishte pyetja e parë që i bëhej dasmorit kur kthehej në shtëpi.
E goditi ngaqë kështu ia tha koka, ndërhyra unë, me mëndje esëll vështirë të gjykosh veprimet e një të sëmuri mendor.
Zotrote si gjithnjë, as mish as peshk ma pat Naqja dhe e ngërdheshi fytyrën si klloun cirku.
Diskutimi vazhdoi gjatë po, siç e thashë, qendrimet ishin majë më majë, asnjeri s’jepte e merrte me tjetrin. S’po dëgjoja më, ngaqë nisa të meditoja pse e kemi kaq vështirë të biem në një mëndje dhe shumicën e muhabeteve e kthejmë në zënka, herë të fjetura e herë prush?
Është veçori jona si popull apo e kanë dhe të tjerë? Në periferi të mendimit më vezulloi frazeologjia ‘stan me lepuj’, po e përzura sakaq. Vete e zbrazej mbi një popull të tërë se të qesëndisi njëçik Naqja, qortoi vetja veten.
Kamarjerja ka ditë që s’ka ardhur, shkon nga e ëma t’i shërbejë se e ka zënë covidi.
Sali kerma do shtypur me tank, si nje krimb i zi! nuk ha mortja mut.
Ore une se marr vesh kete drejtesi. Berisha e fal te semurin mendor, keta e cojne ne burg. Agresori I fal rojet e Berishes, drejtesia I le te lire. ???. Mbase se duhet te jene me budallenj se Gerti?
Thone se Gerti eshte acaruar me Salen se ky I ngacmonte gruan e kushuririt. Se Sala dhe kur ka qene ne spital, me pastrueset ferkohej. Aq e kishte shkallen e terheqies. Thone se e ka paguar Liria.
shikoje kerrmen e shpellave sa i shemtuar qe eshte Ky bajge nuk ka me turp e rrahen e leshuan ne toke ky funderrine ben akoma te fortin e lagjes. Ptuuuuuuuuu funderrine islamike te shkerdhefsha rropt dhe rrenjet e pemeve !!!
Fiks fare ..!!!
Ju nënshtru Salih Berisha kontrollit mjekësorë që është Not kur ndodh dhuna e nëse jo atëherë 100% inskenim zyzet duhet ti heqi berisha se ai po kamuflon se gjoja është i lënduem
Salih Çenefi kreu i krimit!
Kot ziheni Gertin e shkrete ( them i shkrete se rrahen shume ata kafshet e shpellave dhe zor se denohet ndonjeri ) e ka futur spiuni-hajdut Like pordha me siguri se ishte i bindur Salushi do ja linte Edi Rames
Vetëm zylfie haklaj të vjen hakut ty o berish. O i ke rrahur ti këto të pozitës sa more dhe polic e ushtarë nga kosova. Kosovarve që i vrave me millosheviçin, prap ka kosovar që akoma nuk e kan kthjelluar trurin, që ti bërtet kot për vuçiçin. Ai grusht është thirrja e atyre që ke vrarë ti dhe meta/metaj.
Një stan me dhi të zgjebosura e cjep të tredhur në fakt e kush ka , me bishtin përpietë . Kumac lepujsh ose edhe kotec pulash . Zgjebia e shoqërisë . Ç'të pjell belaja nga shtërpa e Kovit ...
Ashtu duhet po kush eshte ai trim qe e shtyp kete bastard,kete idiot,kete kriminel me emrin Sali Karaxhiçi.
E verteta eshte krejt tjeter. Gerti u doli borxhit. "Kam vendosur", u tha: "o do dhjes para tribunes, o do i gjuaj me grusht Berishes". Me dhjere para tribunes, na e dhjet protesten, i thane; me mire me i gjuajte me grusht Berishes, se ene protesten na bon historike....
ik ere dhiar Kuci, kur ben dhe ti si i zgjuar
Po tamam ,na çan dërrasat për natë në tv analistët.si nuk u bën 2 në një mëndje.sa të çuditshëm jemi.ja fusim në tru atij tjetrit hakmarrjen...urrejtjen dhe ai kështu nxitet për krim.
Mero Muti Baze
SARKAZËM Unë si analist humorist them se Gerti është Socialist (i majtë) për 5 arsye 1. Kishte veshur bluzë që anonte me shumë nga e kuqja ( i majtë-socialist). 2. Çau turmën në anën e Majtë (ana e socialistëve). 3. Mori nishan me syrin e majtë (syri i partisë). 4. Goditi me dorën e majtë që kishte mëngë të kuqe ( 2 herë i majtë-socialist). 5. Goditi në anën e djathtë (kjo vertetoi se ishte i majtë dhe goditi djathtas) KARTELA MJEKSORE: besoj se ka dëmtime të anës së majtë të trurit KONKLUZIONI: çdo gjë anone nga e majta, pra është 100 % socialist
Hahaha,i madh super socialist,edhe qeros si edi rama. ????????????
ramist
Grushti i Berishes i njajte si "grushti i shtetit " i Erdokanit!
Nuk bje rrufeja ne hale-thote Saliu
Berisha e kërkoi vetë hundleshin dhe e gjeti. Ai komentet gjithmon i bën politikisht,me barrë mbetet Rama, me një femër! Shpura e komentatorëve besnikë është Pandeli tek ne.
Ne jemi popull genjeshtar. Une u cudita se si policia menjehere e beri te cmendur goditesin. Pse vertet e besoni se duhet te jesh i cmendur te kesh deshire te godasesh Berishen, Ramen, Enver hitlerin dhe qindra te tjere. A nuk e shihni ku eshte sot Shqipria, ku seicili nga ne me veprim apo me mosveprim i ka vene nje tulle kesaj situate. Sigurisht qe te gjithe ne bashke me ju analistat kemi faj, por fajin kryesor e kane ato qe ne zgjedhim per ti dhene zgjidhje mbaresise se jetes tone. A nuk do gjendeshin mijra shqiptare qe me shpirt do godisnin Ramen? A do mund te kete ndonjehere ne vendin tone qeveritare, qe do bejne e zbatojne ligje ne dobi te shumices, pa faforizuar asnje individ. A e dini o njerez qe cdo qeveri qe ben ligje per emra te caktuar eshte mafioze?
Gzim kërriçi, që nuk di të shkruajsh as emrin tënd.
Zotrote si gjithnjë, O Capajev Gjokutaj, as mish as peshk, ta them edhe une. Llafet i ke te bukura, se je me grame, por nuk na the nje here: je me Perbindeshin e Vicidolit, Doktor Sali Mortjen, qe ka 32 vjet qe po vret e vjedh dhe po e shkaterron Shqiperine, apo me Gertin e ndershem qe e dergoi Zoti i Madh per t'u treguar frikacakeve te Drejtesise se si ndeshkohen kryekriminelet dhe kryehajdutet e Shqiperise?!
Une kam degjuar nje varjant me bindes ne nje lokal lagjeje: "Sales i hengri vete b..."