Dështimi i primareve, si u shfry tullumbacja e Luçiano Boçit në Elbasan

11 Dhjetor 2022, 13:05Blog Nga Sokrat Hoxha

Dështimi i primareve, si u shfry tullumbacja e Luçiano Boçit

Në tentativën për të shënuar një risi në skenën politike dhe marrjen e një avantazhi në përceptimin publik përpara fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale, Partia Demokratike duket se ka shënuar një autogol i cili ka gjasa ti kushtojë rëndë.


Ka pak mundësi që të ketë njeri që nuk arrin ta kuptojë çfarë mund të ketë ndodhur në selinë blu në pak orët që sollën ndryshimin e qëndrimit të kandidatit Ilir Alimehmeti. “Sonte pushojmë! Nesër rifillojmë!” ishte deklarimi i tij i parë referuar betejës së pritshme të balotazheve të pas një jave.


Vetëm pak orë më pas ai deklaroi tërheqjen nga gara duke “tradhëtuar” 2,196 votuesit e tij që jo rastësisht nuk kishin preferuar të zgjidhnin Këlliçin por besuan tek kandidatura e doktorit. Një ngjarje e cila sigurisht pritet që të japë pasojat e veta me votat e munguara nga elektorati gri i kryeqytetit që sërish pa një triumf të politikës tradicionale dhe “vrasje” të garës së brendshme në ato që u quajtën primare.


Rast tjetër flagrant i dështimit të primareve është Bashkia e Elbasanit. Në këtë rast, Partia Demokratike nuk guxoi dot as të bënte një garë mes kandidatësh por ndërhyri intensivisht për të shuar çdo shkëndijë të tillë duke dekurajuar kandidimin dhe imponuar Luçiano Boçin.


Po cila ishte përgjigja e elbasanasve për këtë skemë të imponuar nga Tirana? Ata refuzuan të marrin pjesë në një proces farsë brenda partisë dhe ndëshkuan politikisht të vetmin kandidat, Luçiano Boçin. Kujtojmë se numri dy i demokratëve, në zgjedhjet e fundit parlamentare arriti të thyente herësin e të fitonte mandatin e deputetit teksa në territorin e Bashkisë Elbasan mori 7,810 vota personale.


Çfarë ndodhi në 4 Dhjetor? Tullumbacja e Boçit u shfry dhe ai përfundoi në vetëm 2,168 vota të deklaruara çka nënkupton një firo me mbi 72% në nivelin e mbështetjes personale. Ajo çka e bën më të rëndë situatën është fakti se në primare nuk morën pjesë vetëm anëtarët e Partisë Demokratike të Elbasanit por edhe simpatizantët e opozitës në tërësi në territorin e bashkisë.


Luçiano Boçi, pa asnjë rival përballë dhe tashmë edhe me mandatin e numrit dy të Partisë Demokratike nuk arriti dot të frymëzojë as 30% të atyre që vetëm një vit më parë i dhanë votën. Duke marrë për bazë faktin se: në referendumin e 18 Dhjetorit 2021 për shkarkimin e Lulzim Bashës votuan 1,250 anëtarë të PD-së Elbasan; në zgjedhjen e Blendi Himçit kryetar lokal Prillin e këtij viti votuan 1,150 anëtarë; ndërsa për rizgjedhjen e Sali Berishës kryetar në 22 Maj rezultuan 1,037 anëtarë votues; rezulton se Boçi nuk ka mundur dot të tërheqë as më shumë se 900 votues simpatizantë përtej strukturave të partisë nga një bashki e cila në total numëron 168,679 zgjedhës.


Arsyet për këtë rezultat të Boçit në Elbasan duket se kanë të bëjnë së pari me faktin se ai garon për herë të dytë për Bashkinë të cilën nuk arriti ta fitonte në vitin 2007 as kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

Me pretendimin për të sjellë ndryshim pushteti në këtë bashki, demokratët u dhanë qytetarëve të Elbasanit si ofertë politike kandidatin e 16 viteve më parë. Mjafton ta mendosh se një i ri që voton për herë të parë në 14 Maj, ka qenë vetëm 2 vjeç kur Luçiano Boçi humbte garën për Bashkinë në vitin 2007.


Boçi në sytë e elbasanasve konsiderohet një figurë e konsumuar politike pasi ka vite gjithashtu që është aktiv në skenën politike dhe ka mbajtur postin e deputetit. “Vrasja” e garës së brendshme në parti dhe dështimi i primareve duhet parë padiskutim si një tjetër arsye e cila ka sjellë mungesën e frymës mbështetëse ndaj Boçit dhe opozitës në tërësi në Bashkinë Elbasan çka paralajmëron për një disfatë në zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit.

33 Komente

  1. L
    Laj thaj Boçin, nuk paska tjeter Elbasani?

    Po nuk paska nje tjeter kandidature ky elbasoni por laj thaj vish çvish Luçiano Boçin? Kjo eshte e pafalshme per nje qytet me kulture e tradita qe mbetet peng i ketij Boçit qe duket si kollarja e Sal Berishes. Mysybeti e pret ne votime, qari i kandidatit te rilindjes qe e ka te garantume fitoren.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laj thaj Boçin, nuk paska tjeter Elbasani?

      Po nuk paska nje tjeter kandidature ky elbasoni por laj thaj vish çvish Luçiano Boçin? Kjo eshte e pafalshme per nje qytet me kulture e tradita qe mbetet peng i ketij Boçit qe duket si kollarja e Sal Berishes. Mysybeti e pret ne votime, qari i kandidatit te rilindjes qe e ka te garantume fitoren.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi30

        Nje gje nuk kuptoj me kete shkrim, perse paraqiten primaret sikur jane te organizuara nga PD. Eshte e llogjikshme qe PD nuk komandohet nga Berisha pasi nuk eshte i njohur nga gjykata. Keshtuqe cdo gje qe ai ben, nuk mund te llogaritet si dicka normale, por si nje gje qe do vleje vetem nese gjykata do ta njohe. Gazeta Tema eshte e nderuar dhe duhet ta beje kete spjegim sa here spjegon primare te organizuara nga Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Opinion

          Çdo parti udhëhiqet nga mbështetësit, të duket që ka mbështetje Alibeaj?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi30

            Nuk ekziston qe e merr partine me dhune. Nese berisha ka mbeshtetes te krijoje nje parti te re.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Pse ty Opinion te duket se ka saliu mbeshtetje??? Mund te thuash qe kishte per ca muaj por tani po i firojne se ka dale jashte mode revolucioni.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Likja

                Jo nuk ka,ka mbeshtetje qeni i rrahur sali me syze dielli,,,ju ka pjerdhur saliu ne vesh Juve si puna jote,,,mer dhe ti nje pal syze qe te njohesh qe je i saliut,dhe Jo i alibeajt,

                Përgjigjjuni
            2. P
              PD e injoranteve

              O ZOt O SALI!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niazi Kosovrasti (Demokratovrasesi),Spiun Sigurimi

                C'merreni me nje pervers te pa cipe hajdut familja me spiune e Elbasanit, shites Diplomash ; keshtu i do Gerdlla i Vicidolit Berisha Kurva Homosksuale se eshte kunder moralit shoqeror Shqiptare . Zonja Luciao thirret ne gjithe Elbasanin. Cojeni ne vendlinjen e babajt ne Gjinarin e Larget.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Futja kot.

                  Artikull i shkruar me bythe. Se po te kishte pasur mend vetem sa per te lidh ushkurin, do kishte te qarte nje gje te vetme qe eshte prej muajsh avazi i ketyre primareve:votojne anetaret e Pd dhe jo elektorari i Pd. Keshtu qe edhe krahasimi nuk duher bere me votat e elektoratit elbasanas por me perqindjen e anetareve te Pd ne ate bashki. Mbase raporri del me pozitiv per Boçin nese beni rregullin e treshit. Sa e votuan nga Pd tani dhe sa e votuan ne raport me zgjedhedit e zones se vet. Po injoranca dhe dembelizmi juaj nxjerrin ne pah çfare analistesh te paafte e te pazot qe jeni. Ky shkrim me keto premisa shfaq qarte çfare synimesh te trasha keni per te manipuluar publikun me argumenta pa baze logjike e praltike. Pastaj se c lidhje ka fillimi qe nis me terheqjen e Alimehmetit ne Tirane, me Boçin ne Elbasan as ata ne redaksi nuk dine ta shpjegojne

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Ka,ka, lidhje,ajo është se komandon non grata.Dhe derisa ai komandon,zgjedh,e urdhëron,P.S.do bëjë "sefa". P.S.Partia demokratike do të fitojë vetëm kur do të zhduket kjo garniturë politikanësh që i ka sot,bashk me Sali Haxhi Qamili dhe e gjithë shpura e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Futja kot ti more se nuk votojne vetem anetaret por edhe simpatizantet

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tori

                        Futja kot,,foli boci vete,,,,

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Asd

                        Figura me e besueshme ne Elbasan eshte Blendi Himci. Nuk kuptoj pse PD nuk e perkrah aq sa duhet !? Apo ndoshta nuk e kane vendosur akoma nese duhet te punojne per vete apo per qytetaret. Boci nuk inspiron asgje; njelloj si nje vere e prishur qe nuk pihet.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Nuk kane prova per ta shantazhuar Bledin.Luciano eshte I korruptuar,hajdut,injorant.

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Luli

                          Primare leshi ishin keto te Elbasanit. Kandidat ishte Bylykbashi, por i dhane urdher nga Tirana te kandidoje ne primare, por t’ja lere Boçit ne fund. E Bylykbashi u terhoq fare. Garë kot nuk bej. Nga tre me te gjatin do mora Luçi ne Elbasan!

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            albatross

                            Kombinati metalurgjik e njeh mirë Dhimitrin(babain e personit në fjalë-isheurosocialistit Luç)bashkë me bëmat e tij. Po deshët mund të përmend emra që e kanë pësuar

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lenini

                              Thuaji pra. Se kshu vetem si llafe grash duken.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Limbe Thoma

                              Këta u tërhoqën komplet nga përgjëgjësitë që kur dogjën mandatet me teorinë e rotacionit e presin me të gjithë kopenë e anal-lizë-llastëve një rotacion , sepse ashtu u'a do loja - boll tani zbrit ta bëj unë një xhiro karocën me kushineta si fëmijë - dhe i gjithë elektorati është i shushatur nga kjo hipnomë . Rrogat i marrin për teatrin që ofrojnë , ndonjë kurban tek tik , heronj të popullit tutje të hu e , e . Terrorizojnë sa marin një post për 4 vjet pastaj si të zgërlaqur quravecë . Gargujt me duf i hyjnë njëri tjetrir . Analistët , vënë bastet e tyre me fatet e një populli e po u dolli e tyrja , oh , qejfi në epërinë epshorë . Ejh ...e dini ç'ngjyrë e a n'i ka vesh sot thërima ime e n'i kam e un'si t'sajat fring'akoma apo si na e do epiderma , cilën kan'n'ëndë vromën a kërcën ? Si ta laj vromën e si ta nrdi'kërc e t'i mar erë !? E gjetshin pa na bezdisur kur mbylli qepallat njëlloj si'ta e ndyshe ne n'oiën tënë .

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                DEMOKRATI

                                Lucia do te garoj per FOLTORE NEVOJTOREN jo per PD ose per LIRIN e METAJ dhe do marri NOC RROKUN

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Booo

                                  Te pshurrsha analizen ! Doktori u tedhoq se mori gjysmen e votave te kelliçit . Luçianon nuk kishte shanc ta sfidonte njeri me prapavijen dhe popullaritetin qd ka te demokratet . Vazhdoni mashtroni !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                    Luçiano e ka ndarë "fitoren" me Berishën!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Indignados

                                      Nuk marr mundimin te lexoj pacavuret e temes, qe, per hir te interesave, mbeshtet nje kryeplere si Taulant Palla qe eshte bere shembelltyre e te keqes se Elbasanit. 100 x me mire nje si Luciano Boci

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Suzana Soros

                                        Ky e shoku im dhe duhet te fitoje megjithse nuk eshte autokton nga elbasani,por i importuar sja tjeter me te mire elbasani se ky Une megjithse jam e semure do dal diten e votimit te votoj lucjanon megjithse ska bere asgje per ne si te familje persekutuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asnjanësi.

                                          Sala e din mirë kush mund të fitojë në Elbasan. Por ai niset nga të tjera synime. Ai do të pastrojë, siç ka bërë tërë jetën, radhët nga ata që mund ta zëvendësojnë në tardhmen. Këtë e shohim edhe tek largimi i Këlliçit. Larg ata që e rrezikojnë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Elbasanasi

                                            Kryetari aktual i Bashkise Elbasan eshte njefare Llatja qe rri sus poshte tavolines se Qazo Sejdinit. Me kete Llatja te vdekur e pa varrosur do fitoje kushdo te jete perballe tij ne 14 maj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Velo partizani

                                              Po pikerisht qe eshte poshte tavolines se Qazos ska pidh nane qe fiton para tij. Edhe vete Berisha te vije merr noc rrokun po nuk deshi Qazimi. Ik beni çiçin tani.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Elbasanasi

                                                Qazon e ka zene Parkinsoni tani qe ja plasen ne burg ate Dhenderrushin gango or ti Velo shurrani...ik e bej kaken tani.

                                                Përgjigjjuni
                                            2. J
                                              Josif Shpati

                                              Albatros, me vjen keq se babai i Pedagogut Luçiano Boçit quhesh Dhimiter Boçi dhe kombinatasit e veçanerisht uzina mekanike ruajne kujtimet me te mira per te ndjerin.Ka qene shembull dhe model per kohen Shoku deri ne fund udhetonte me biçikleten model 26 te. Veri çte duash Lucianos por me te vdekurit mos u merr.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tifoz sporti

                                                Boç gomari bën sikur eshte lider i pedesë, duke u perpjekur te fitoje ndonje llokmë, por ne te vertete ka zera te besueshem se ai do te merret me nje politike tjeter nga politika per marrjen e pushtetit, me politiken e sportit dhe me konkretisht me ate te boksit, per t'i dhene sportit shqiptar nje shtysë per ''suksese dhe rekorde te lartë''... Kete lloj sporti ai e ka demonstruar konkretisht kohet e fundit, kur, ne shoqerimin e turprojeve te tij, ai u perball ne menyren ''me dinjitoze'' ne ndeshjen me nje sipermarres te njohur. Ai shkelqeu veten (per pak sa e humba, duke menduar te shkruaja nje fjale tjeter ne vend te ''shkëlqeu" dhe per te mos e lene enigme, po e ve ne dukje: ishte fjale ''shkerdheu'') me ato grushta gjatoshi, ndersa ne te njejten kohe sipermarresin e mabanin turprojet, te cilet i muaren edhe telefonin... Seshpejti mendohet se ky luço ''shkëlqesa'' do te kenaqe spektatorin demokrat ne ndeshjet e tij te boksit me ndihmen dhe perkrahjen e pakursyer te turprojeve te tij besnike. Cuk-sese, luço! Bshkise se Elbasanit ti dhe te gjithe ata si ti, nuk i afroheni dot, per faktin e thjeshte se jeni ndytës dhe ndyraqet e kane vendin ne kanalin e pleherave te pariciklueshme...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Deglisi

                                                  Pse perdored e ashtuquajter fjala "primare" qe nok eshte shqip po as anglisht Ne shqip eshte zgjedhje Brenda partis (cfardolloj parties) Perdorimi I fjaleve te huaja vend e pa vend tregon mivelin e injorances

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Derro Derraj

                                                    Artikull i dobet ! Sokrat Hoxha nuk e kisha degjuar kete

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. b
                                                      bobi

                                                      Doli dhe nje gazetar i ri .I kane vene 1 emer dhe e kane shkruar ne redaksi.Rama e di gjendjen ne bashkine inegzistente te Elbasanit ndaj dhe ka nisur sulmin qe heret me Meron.Ky Llatja miqte e mi nuk eshte per ate pune.Mire ishte atje ku ishte tek tenderat e Ministrise se Energjitikes.E ndriti Elbasanin sa ishte kryetar.Situata politike ne Elbasan dihet prej kohesh ndaj dhe bandat me te egra jane ne kete qytet qe perdoren cdo 2 vjet dhe bejne ligjin.Rrofte banakingu se me te blihet kryetarlluku i bashkise.Besoj e kuptoni per cfare behet fjale.Llatja eshte bere si thes rere plasen duke e rrahur ne zyre.Te pakten te kishte kurajon ti denonconte apo te jepte doreheqjen si ajo e DR.S'ngeli bandit pa e rraf ne zyre.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje