Fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës dhe çmendina shqiptare

12 Dhjetor 2022, 09:09Blog TEMA

Fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës dhe

Nga Blendi Kajsiu

Lajmi që prej ditësh po dominon median dhe diskutimin shoqëror është goditja me grusht e opozitarit Sali Berisha nga një person me probleme të shëndetit mendor. Incidenti ka prodhuar një sasi të tillë spekullimi, konspiracioni dhe absurditeti saqë duket se e ka çmendur median, politikën edhe shoqërinë tonë. Të gjitha duan të gjejnë diçka pas kësaj ngjarje sepse nuk mund të pranojnë banalitetin e saj.

Në vend që të na bëjë të mendojmë për problemin e shëndetit mendor që thellohet gjithnjë e më tepër në shoqërinë tonë, incidenti në fjalë ka prodhur një pafundësi teorish konspirative, njëra më fantastike se tjetra. Ndërkohë në Shqipëri ka një rritje të frikëshme të problemit të shëndetit mendor dhe një mungesë akoma më të frikëshme të trajtimit cilësor të këtij fenomeni. 

Në fakt fenomeni që i gjakosi dhe nxiu fytyrën Berishës shumë të tjerëve i ka kushtuar jetën. Në këtë aspekt doktori ishte me fat. Me numrin në rritje të personave me probleme të shëndetit mendor, me ekspozimin gjithnjë e më agresiv të Berishës në hapësirën publike, çudia nuk është ngjarja në fjalë, por mungesa e saj në 30 vitet e tranzicionit tonë të çmendur. 

E megjithatë askush nuk merret me fenonomenin që nxorri në pah incidenti (kriza e shëndetit mendor) por më atë që ai “fsheh”. Disa argumentojnë se është Rama pas grushtit, edhe pse askush nuk argumenton dot se ç´punë i bënte Ramës ky grusht që i prishi festën e samitit evropian. 

Të tjerë thonë se është vetë Berisha, sepse i duhej grushti për të fshehur dështimin e protestës. Ama as Berishës nuk i bënte punë ky grusht sepse i cënoi imazhin që ka tek pasuesit si i fortë dhe i paprekëshëm. Berishistët nuk e dënojnë dhunën, thjesht i vjen turp kur janë preh e saj. Tronditja berishiste u shpreh qartë në deklaratëne Jozefina Topallit se kjo ishte ngjarja më e rëndë në 30 vitet e tranzicionit. E vërtetë për Topallin dhe berishistët ndonëse jo për Shqipërinë.  

Së fundmi, të tjerë arguemtojnë se grushti ishte vepër e shërbimeve sekrete të huaja, sidomos atyre Ruse. Sipas tyre shërbimet sekrete ruse nuk janë shumë të zënë me luftën në Ukrainë, me NATO-n, me BE-në, Kinën apo Washingtonin. Ata sytë i kanë tek doktorri ndaj kanë filluar të rekrutojnë të rinj shqiptarë me probleme të shëndetit mendor. 

Duket se grushti ndaj doktorrit i ka çmendur të gjithë. Askush nuk është i gatëshëm ta shikojë incidentin në banalitetin e tij. Është shumë me e lehtë ta zbukurosh apo fshehësh atë pas teorive të konsipiracionit. 

Në fakt ky është roli i këtyre teorive. Ato janë produkt i dëshpërimit dhe depresionit. Nuk është aspak rastësi që personat më të dëshpëruar kanë tendencat më të mëdha për konsiparacion. Është shumë e lehtë dhe e këndëshme ta kuptosh dështimin në jetë si pasojë e forcave jashtë-toksore apo e komploteve ndërkombëtare dhe jo si pasojë e vendimeve të tua. Jeta është më interesante me alien, shërbime sekrete dhe komplote globale sesa me realitetin e një përditëshmërie të mërzitëshme, të varfër dhe të pashpresë.  

Në rastin konkret goditja që mori doktorri nga një i sëmurë mendor si dhe rrahja barbare e këtij të fundit nga bodigardët e Berishës ishin skena të një banaliteti tejet të dhimbshëm. Kaq ishte e vërteta e këtij incidenti. Dhe si e tillë ajo ishte shumë pak për tu pranuar si nga shoqëria, si nga politika edhe nga media. Realiteti i hidhur i një opozite që sulmohet nga një person me probleme të shëndetit mendor dhe që udhëhiqet nga një çmenduri politike është tepër për tu përtypur. 

E gjithë fabula e opozitës berishiste është një marrëzi ku nuk e gjen dot llogjikën as si kujtim tejet të largët. Ajo do arrijë disa objektiva njëkohësisht edhe pse secila prej tyre është e pamundur edhe veçmas. Do rrëzojë Edi Ramën me revolucion dhe protesta në rrugë. Do ndryshojë politikën e jashtëme të Britanisë dhe SHBA-ve sapo Trump të vijë në pushtet (ndonëse ky i fundit është më larg se kurrë nga presidenca e SHBA-ve). 

Do i bëj presion BE-së duke destabilizauar Shqipërinë sepse kështu do ndryshojë politikën e saj të jashtëme pro-Ramës. Do rrëzojë me gjygj në Francë sekretarin e shtetit të SHBA-ve Anthony Blinken. Dhe do fitojë zgjedhjet paralamentare të vitit 2025 me ligjërimin antikorrupsion ndonëse në krye ka Ilir Metën që njihet si politikani më hajdut i tranzicionit, dhe Sali Berishën që është politikani më i refuzuar nga Shqiptarët (75% nuk e duan). 

Ky është realiteti i dhimbëshëm i opozitarizmit dhe demokracisë sonë. Përballë çmendurisë opozitare agresori i Berishës duket pothuajse normal. Artikulimet e tij pa sens nuk janë më të pallogjikëshme se fabulat absurde të opozitës me teori konspiracioni global apo me fushata anti-korrupsion që udhëhiqen nga Ilir Meta. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e papërtypëshme që duhet fshehur pas teorive konspirative. 

Ndaj një grusht sa banal edhe pa llogjikë prodhon shpjegime dhe debate akoma më të çmendura nga media, politika dhe shoqëria jonë. Çdo ditë shpikim narrativa gjithnjë e më absurde për të mos e parë në sy banalitetin e realiteti ku jetojmë. Kjo është çmenduria jonë. Ndoshta nuk është rastësi që na e nxorri në pah një person me probleme të shëndetit mendor.  

16 Komente

  1. N
    Nea

    Faleminderit Kajsiu! Është ndër shumë të paktët në Shqipëri që mebdojnë dhe artikulohen kthjellët. Një i çmendur tregoi për të disajtën herë që “mbreti është lakuriq”… gjysma a më shumë janë të çmendur!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Perkundër gjithë teorive të konspiracionit, siç Kajsiu i rendit, por edhe te tjera nga më të çuditshmet apo absudrdet, po e them shume thjesht, sipas meje, arsyen e vetme pse ja bënë Berishes "ftyrën më t'zez' si kpuca!" (shprehje e tij). Thone që Berishen e goditi me grusht një budalla, në daç le të themi me të meta mendore, edhe pse kjo e pa konfirmuar ende zyrtarisht. Kjo tregon që jo vetem njerezit e zgjuar dhe normale e dinë se çfare është Berisha, por tani po binden edhe budallenjtë apo ata me të meta mendore. Prandaj edhe Berisha nuk e pranon ta ketë rrahur një budalla apo i marë, sepse nuk dëshiron të mendoje që ligesine e tij të pafund po e kuptojnë edhe budallenjtë, shume dhe nga ata që ende i shkojnë mbrapa. Mos ta zgjatim kot! Kjo eshte arsyeja dhe kaq! I vetmi problem është se njerëzit normalë nuk rrahin apo godasin njeri, bile edhe kriminelët, kurse budallenjtë nuk e mendojnë gjatë, ndaj kur ju del perpara Djalli, nuk maten dy herë, por ... BAM!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        Shume e vertete.

        Përgjigjjuni
    2. t
      timo

      Z. Kajsiu thuaj: shyqyr që nga anëtarët e familjeve të të vrarëve të 21 janarit nu ka ndonjë fanatik të Kanunit apo ndonjë pjestar me probleme të shëndetit mendor se sot PD-istat mund të kishin përkujtuar përvjetorin e largimit të SB nga kjo botë. Populli thotë: çtë mbjellësh do të korrësh.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Bukur mire.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Kur u vra Azemi nuk vonoi me shume se 15 minuta per te deklaruar vrasesin si zakonisht Nano .Aq ju deshen edhe ketu eshte Rama,dhe pastaj dalin njeri pas tjetrit daputete analiste grup i veçante militantësh qe nuk e lene te ftohet rastin dhe nuk ke si mos te qeshësh me teoritë qe nxjerrin e stisin prandaj edhe njerëzit nuk besojne .Po te ishte demokrat Berisha e mbyllte aty dhe me i nderuar do dilte para njerezve

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli

            Sala nuk vajti te beje denoncim dhe te mjeku ligjor do te thote truk i sales

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lex

              Kujdes Kajsi se po e lexoi Edi kte shkrim do gjesh belane , se nuk ka ardhe ne pushtet QS “TE ÇMENDI DYNJANE “ siç pretendon zotrrote qe po ndodhka me shqiptaret!

              Përgjigjjuni
              1. n
                nje shqiptar

                Gjithmone kenaqesi t,ju lexosh. mediat e kazanit fajtore kryesore qe i dhane aq rendesi atij incidenti dhe nuk na lane te shijonim ngjarjen qe kishte vertet rendesi per Shqiperine dhe shqiptaret,Samitin. Politika vertet na e ka neveritur,por mediat gjoja te pavarura ,te paguara nga saliu ,na kane depresionuar.Harram!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arben

                  Numri I pakte i protestuesve. Uragani qe u katandis ne vije uji per bahcen e Berishes. Kjo eshte arsyeja. Asnje nuk e permend me 500 mije vetat ne bukevard. Asnje nuk thote per shifrat e pjesmarrjes. Goditja ishte dominanti me i gjetur.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BABALJAb

                    Ne vendin tim ne vendin tend Nje i calendari te gjith i crediti. Ky parashikimi i Dritero Agollit.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqiptar mos rri po duku shqiptar

                      Grushtonjesi i surratit te Saliut,mund te jete dhe me probleme mendore,por ai tashme ka hyre ne historine e ketij vendi,qe mbas tre dekadash e ckusurishte i pari qe reagoi dhe i drejtoi grushtin,asaj qenie qe vazhdon ta shkaterroje dhe rrenoje historine,te tashmen dhe te ardhmen e ketij vendi,me mentalitetin e eger,tejet primitiv shpellar,te krimit,korrupsionit ne gjithe spektrin e tij,shpifjeve vulgare,ne dimensione monstruoze te ndyra. Cfaqia e fundit kanibaleske nga produkti shpellar,ishte goditja kafsherore e pa rreshtur nga kjo turme,ne drejtim te nje njeriu te vetem,te shtritur per toke dhe te pa mbrojtur Te gjithe ne gjindja tjeter,qe ose kane ulur koken,ose kane shprehur dufin vec me fjale,ne keto tre dekada,duhet te ulim koken me respekt karshi ketij njeriu,per shume arsye. Por mbi te gjitha per arsyen e madhe,qe ish i vetmi njeri,qe ngriti doren dhe goditi,simbolin e shkretimit, shpirteror dhe trupor te humanizmit dhe demokracise shqiptare,qysh ne rrenjet e tij. Keto dekada kane treguar kater ciperisht,qe kjo specie shpellare,nuk i takon races njerzore dhe si te tille ata asnjehere nuk ndikohen nga morali dhe fjalet sa do te verteta te jene ato,por vazhdojne rrugen te pa trazuar ne drejtim te prese shqiptare. Nqse ky vend do te behet dikur sadopak per se mbari,ketij njeriu qe guxoi i vetem te qelloi mbi vrimen e zeze shqiptare,ka per tju ngritur monumenti,ne vendin e kesaj ngjarje historike.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhelal Mziu

                        Me ne fund z Kajsiu tregove veten tende ,ai qe duhet te jesh ,jo si heret e tjera beje opinion te qellimshem kundra atyre qe po mundohen te bejne shtet , Berishizmi duhet te luftohet deri ne rrenje ,jo vetem nga ty por te gjithe ata qe e ndjejne veten Shqipetar dhe qe e duan Shqiperine ,se dihet se kush eshte krimineli Non Grata e spiuni Ilir Meta

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Owl

                          Si gjithmone nje babale tjeter e radhes nga PD e kryesuar nga Sala.Shikoni deri ku arin cmenduria e ketij njeriu deri sa te qelloje veten me grusht. Akoma vazhdon te kerkoje lopen ,megjithse lopa eshte kthyer ne shtepi.

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetari

                            Kjo eshte nje ngjarje bajate. Shqiptaret do te donin ta shihnin Famekeqin Berishe pas hekurave. Kur te mencurit nuk guxojne ta bejne, del nje i marre dhe i sfidon. O, cfare shakaje interesante!

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nedimeja

                              Analiza e Bledi Kajsiut eshte e sakte dhe e sinqerte. Por do te korigjoja diçka qe per mendmin tim eshte substanciale. Nuk eshte se u semuren te gjith shqiptaret duke krijuar lloj lloj teorishe konspirative. Jane nje numur shume i vogel ku bejne pjese vetem ata qe mbeshtesin foltoren, jane pjesa me e madhe, per te mos thene te gjitha mediat, me perjashtim te atyre qe u perkasin pronareve serioze, jane gjith armata e gazetareve dhe analisteve shantazhues ndaj Qeverise, e cila nuk i ushqen me reklama te majme, me tendera e favore te tjera ne kembim te b...lepirjes ndaj Qeverise siç ndodhte gjate qeverisjeve te PD, jane nje pjese e mire e shkelesve te ligjit te cileve u eshte sekuestruar pasuria e vene ne rruge ilegale, te gjith prokuroret e gjyqtaret e shkarkuar nga Vetingu si dhe bashkepunetoret e tyre ne koorporaten e krimit ne Drejtesi e te ngjashmit e tyre, qe sipas sondazheve perbejne rreth 20% te votuesve shqiptare. Pjesa tjeter e popullsise realisht eshte indiferente, nuk ka asnje keqardhje per rrahjen qe i bene nongrates dhe shkakun e gjejne tek zollumet qe ky njeri ka bere prej 32 vjetesh duke lene popullin krejtesisht te varfer, duke u a vjedhur pronat pronareve te ligjshem, tek rrahjet e vrasjet ndaj kundershtareve politike, tek shpifjet monstruoze ndaj mijera njerezve e familjeve te ndershme, tek pasurimi marranendes i pjestareve te familjes se tij e bashkepunetoreve te tij e te tjera te ngjashme. Nuk i eshte dhimsur kujt per ate qe i ndodhi, siç jo vetem qe nuk i erdhi keq askujt, por krisen fishekzjarret kur SHBA e shpalli familjarisht familje hajdutesh etj. Te gjitha keto zollume i ka bere me vetedije, nuk i a ka imponuar askush, nuk ka qene i vigel kur i ka bere, tani te duroje edhe pasojat si ay ashtu edhe pjestaret e tjere te familjes qe jane te pedkyer ne nekate deri ne fyt

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje