
Duke diskutuar pardje në një grup miqsh, folëm edhe për emrat e paemër, anonimët e përjetshëm të letrave anonime. Ato u nxinin jetën njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, si në monizëm dhe në pluralizëm. Dhe kujtuam edhe një episod me Thoma Lacin e mirë e zemër llagar, në Tepelenën time të dashur.
Shumica e thërriste Come, si në vendlindje dhe nëpër fshatrat e rrethit ku punoi e drejtoi. Babai ynë e donte si djemtë e vet. Shkonin e vinin bashkë nga qyteti, me hënë e pa hënë, udhë e pa udhë, për të qenë korrekt me punët e shtetit.
Më vonë, kur u vendos familjarisht me shtëpi në qytet, me një karvan fëmijë, Comja po drejtonte sektorë të rëndësishëm të financave e deri kryetar i kooperativës së bashkuar të Dragotit me 6-7 fshatra. Dhe nuk abuzoi kurrë me postet.
Sa shumë e deshi Tepelena atë plakë të fortë, sedërqare, të zgjuar e aspak qaramane përballë halleve ekonomike. Edhe drutë e zjarrit për dimër, i siguronte buzë Vjosës që lëshonte shpesh kërcunj e drurë. Ndryshe, si do visheshin fëmijët kur të shkonin në shkollë e si do mbushej sofra e bukës tre herë në ditë ?! Por…një mbrëmja hyri në shtëpi i trishtuar e jo pak i dëshpëruar.
Një ditë më parë e kish zënë darka në Damës a në Mezhgoran. Ku do gdhihej ? Qiellit nuk i numëroje dot as yjet. Errësirë pus. E ftuan me këmbëngulje te një shtëpi, ku i zoti kishte patur një vëlla partizan dhe tjetrin ballist. Ashtu pa qibër e pa u lëkundur nga zbutja e “luftës së klasave”, ishte ulur këmbëkryq.(Afërsisht kështu kishte vepruar edhe me Agimin e Bajram Baros (shoku ynë i klasës, nxënësi më i mirë) që bëri mbi një vit burg në Sarandë e Tiranë dhe nuk e kllaposën dot nëpër frëngjitë e krokolepsura të “grupit të Teme Sejkos”. Por Comja, pas shumë peripecive, arriti ta conte në kurse të posacme shtetërore për t’u bërë topograf). Sigurisht, e pritën sic pritet miku i vecantë në ato dyer bukëpritëse. Nuk e di saktë se c’farë mund të kenë therur të zotët e shtëpisë atë natë tragjikomike, ndonjë qengj, kokosh apo pulë.
Qëndruan zgjuar deri vonë, duke biseduar për familjen, fshatin e gjer për qeverisjen lokale a qendrore. Të nesërmen në mëngjes, kur po takohej me të gjithë e do kthehej për në Tepelenë, i zoti i shtëpisë e përcolli i fundit, me një zarf të mbyllur në dorë. Iu lut t’ia jepte personalisht njërit prej drejtuesve kryesorë në rreth. Dhe “porosinë” ia mbaroi në kohë. Kur kishin kaluar jo shumë minuta, e kërkojnë urgjent në zyrën e atij që mori zarfin.
“More Come, pa lexoje një cik letrën që më prure nga baza…”. Një fytyrë po i ikte dhe një po i vinte. Po i dridheshin duart. Mërmërinte me veten. Akuzohej drejtpërdrejt si “zbutës i luftës së klasave” dhe për ngrënie drekash e darkash ! Për atë kohë, nuk ishte akuzë e vockël e pa peshë. Përkundrazi. Të ikte pa një pa dy aveniri yt dhe i fëmijëve. Hidhësirë e fyerje të tillë, tepër rrallë mund të ketë provuar në jetë. Sinqeriteti dhe bardhësia e tij shpirtërore, nuk e mbanin dot atë ngarkesë djallëzore e të pamerituar.
Dihej, do të mblidhej menjëherë organizata e partisë ku bënte pjesë, do debatohej e do merreshin masa “disiplinore” ekstreme. Doli i tronditur nga selia e rrethit dhe nisi një shëtitje vetmitare përkrah murit shekullor të kalasë së Ali Pashës. Nuk po ngopej me ajrin dhe erën e njohur të Tepelenës.
Ndoshta ka kuvenduar gjatë me veten. Kur po kthehej në qendër, ngadalësoi hapat, nxorri portofolin dhe u drejtua si me nxitim te Posta. Shkoi te sporteli ku merreshin dhe dërgoheshin paratë e qytetarëve. Plotësoi një faturë me emrin dhe mbiemrin e të zotit të shtëpisë ku bujti një natë më parë, dha një sasi lekësh nga xhepi dhe iku i rrethuar nga heshtja sa një mal. Tashmë dukej paksa i cliruar moralisht. Kjo ishte “hakmarrja” e rrallë e Thoma Lacit ndaj tinzarëve e të pabesëve pa din e iman. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë, por ky episod gati i pabesueshëm,rrëfehet sot e kësaj dite si model ndershmërie e burrërie…
Sepse mjaft letra në qendër a në rreth, të bënin realisht gjëmën. Sidomos ato anonimet, ku zbrazeshin pa hesap përrenj të pistë hipokrizie e karaktere të fëlliqura. Ata që përmbysnin deri edhe bukën e kupën, fërkonin duart si kacakët e ferrave. Unë i kam urryer e i urrej këta të palyrë që fshiheshin e fshihen pas parimeve, aq më tepër kur mashtronin ditën në diell ! Njerëz që të shesin e të blejnë xhaba, si matrapazë të thekur. Sepse historikisht, dredharakët, ethebutët e neveritshëm dhe të djallëzuarit flasin me bërryl, gjuajnë pas gardhit e nëpër hije e skuta zyrtare. Fjala vjen, deti i pseudonimeve në internet, nëpër gazeta, pordhale, facebook etj., mendoj se është një llahtarë e vërtetë jashtëqitjesh psiqike e fizike.
Se jo cdo ndryshim është medoemos një përparim,-do thoshte pendëhali Konica. Dhe kur ndodh ky vërshim ? Në një kohë kur i biem gjoksit për një nga fitoret më të mëdha “demokratike”: Liria e Fjalës dhe e Mendimit. Vërshimin e përditshëm të këtij deti katrahurë, nuk besoj ta ketë parë ndonjëherë vendi ynë. E thosh bukur filozofi i politikës shqiptare, Arbën Xhaferi, “për ca gjëra kishte të drejtë Diktatura” !...
Jeta ime e gjatë si gazetar profesionist, më mësoi shumë, dje dhe sot. Në Labëri më tregonin se dënimi më i rëndë për njeriun është “vrasja me bukë në gojë”. Të përmbysësh edhe bukën edhe kupën, nuk lidhet thjesht me vajtjen e kafshatës pas kurrizit.
Dhe as hedhje e zakonshme për lojën e kupave nëpër letrat e bixhozit ! Dhe as ato kupat prej qelqi që u hidhen në shpinë atyre që kanë marrë të ftohtë. Aq më tepër atyre kupave sportive, të festivaleve etj. Si gazetar, letra e parë që shkoi me tërsëllëmë lart në Kryeqytet për mua, ishte nga Tepelena ime e dhembshur që na rriti, na seliti e na nisi udhëve të Atdheut(theksoj se autori nuk ishte me origjinë andej).
Kisha botuar një shkrim kritik për Tregtinë që lidhej cdo cast me shërbimin ndaj popullatës në qytet e në fshat. Mirëpo, unë i njihja gati të gjithë drejtuesit e ndërmarrjes.
E mbarova shkrimin natën në hotel dhe në mëngjes do e nisja në zarf dorazi . Kur po hyja në restorant që të haja dicka, u ndodha ballë për ballë me drejtorin e ndërmarrjes. E ftova në tavolinë dhe iu luta t’i hidhte një sy shkrimit taze problemor e djegës me frymë kritike.
Gjithnjë me mendimin e mirë se mos e kisha “shkelur” diku(Veprim që nuk e bëra kurrë më!). Pranoi ta lexonte si me përtesë dhe në fund e pyeta për ndonjë sugjerim a vërejtje. “Nuk kam asgjë, është në rregull”,tha dhe u ngrit për tu larguar.
Atë ditë që u botua shkrimi në gazetën “Bashkimi”, ku ta dija unë se letrën e parë për mua në majë të “Olimpit”, e kish nisur dora vetë, drejtori i ndërmarrjes(?!). Mos vur po deshe duart në kokë ! Ai që i dhashë “bukën” time të përditshme për ta shikuar ose shijuar…Më thirrën urgjent në Tiranë. Drejt e në mbledhjen e Kolegjiumit, ku zakonisht ndonjë skifter i egër priste në pusi krëhëhapur për të sulmuar pa mëshirë viktimat.
Tamam sikur u kish ngrënë gomari bukën ! Por vështirë të shpëtoja minimalisht pa një masë ndëshkimore.
Megjithse ndonjë karakter i deformuar ngeli me gisht në gojë. Sapo rrëfeva “bamirësinë” time të parë dhe të fundit me drejtorin e ndërmarrjes, tavolinat e Kolegjiumit hijerëndë po kërcisnin.
“Kjo nuk ndodh asnjëherë me shkrimet kritike, ngritën zerin kolegët dashamirës(historinë e plotë mbase do e tregoj herë tjetër). Kryeredaktori mbylli dosjet bashkë me letrat jo pa shenja nervozizmi dhe deklaroi se mbledhja do të mbetet “e hapur”. Ashtu mbeti sot e gjithë ditën. Si flakë kashte. Të nesërmen u ktheva në “vilajetin” e korrespondentit në Jug…
Por buka e thyer nuk u ngjit më !
Bukur!!! Mund te ishte pjesez e nje permbledhje me kujtimet e korrespondetit te Jugut!!!
Kupë ,, Sokratike " kjo frate por , Çoten e shketë me këta doracë e ka gjet belaja .
Si ishte,si ishte ajo fjala?Pordhale!E forte kjo!Edhe kete rradhe sme zhgenjeve!
E lexova me kenaqesi. Pena jote pene e dashur o Kristo. Njerzit e mire mbeten te mire. E di qe blloqet e shenimeve te tua jane plot me biseda mendime per keta njerez. Hidhi ne shkrime dhe hiqu masken firaunve anonimve qe fshihen nder plehra e godasin e shpifin permes jargve te qelbura. Faleminderit.
Te lumte Stavri ,por firaune,,anonim,qelbesira qe fshihen ne plehea e godasin e shpifin i ke ketu sa nje det sic thote Kristo.Verejse sapo permendetnje njeri i shquar mjafton te kete njeemer musliman sic i ka shumica ne Shqiperi dhe del ai Suniti (Anonimi ortodoks) dhe shan si ordinerShqiptare,myslimane ,arabe,turq e cfare ti vije ne gojen e tij te felliqur
Te lumte Stavri ,por firaune,,anonim,qelbesira qe fshihen ne plehea e godasin e shpifin i ke ketu sa nje det sic thote Kristo.Verejse sapo permendetnje njeri i shquar mjafton te kete njeemer musliman sic i ka shumica ne Shqiperi dhe del ai Suniti (Anonimi ortodoks) dhe shan si ordinerShqiptare,myslimane ,arabe,turq e cfare ti vije ne gojen e tij te felliqur
Shume bukur e ke pershkruar figuren e Thomait Ai ishte vertet me shpirte te madh , demokrat e zbutes i luftes se klasave Respekt per penenen tuaj Z Kristo qe nuk rresht duke shkruar per njerz te till Te uroj shendete
Shkrim interesant. Cdo njeriu i duket vendlindja e tij vendi me i bukur ne bote. Autori perdor tre fjale qe nuk i kisha degjuar me pare: llagar, i krokolepsur dhe selis. Duhet te jene dialektore.
AUTORIN E PERGEZOJ POR E TEPRON ME ATE TEPELENEN E TIJ "TE DASHUR " E "TE DHEMBSHUR! SE SA DHEMBSHURI KA PASUR TEPELENA AJO DIHET PASI "ARMIQTE E KLASES" "REAKSIONARET" "TE PERSEKUTUARIT E TE INTERNUARIT" I CONIN NE TEPELENE QE TE NDJENIN DHEMBSHURINE E TEPELENASVE. ME TREGOJNE SE TE PERSEKUTUARVE AS BUKE E UJE NUK U JEPNIN PASI KISHIN TRADHETUAR PARTINE DHE ENVERIN
.....
Shkrim shume domethenes. Hijenat te lepihen derisa te " fusin" si shtrigat ne rrethin e tyre e lepihen dalengadale deri ne rrenje. Jane shtuar shume...ne kete fund viti????
Kristo shkruan bukur. Kush nuk i ka urryer keta njerez. Kemi te gjithe te pakten nga nje histori te tille. Leter ne komitetin e partise ne reth - une si kryetar keshilli kisha shkelur rende vijen e partise thoshte letra. Se vija ishte per te gjithe jo vetem per komunistet por edhe per mua a cdo njeri tjeter qe nuk ishim anetare partie. NJe tjeter shkruante i kam dhene dy gota birre e nje berxolle dhe nuk me dha shtepi.Te gjitha te sajuara , po keshtu qe ai regjim. Tani sa per verejtjen tende per pseudonimet ketu apo diku tjeter ke te drejte por jo te gjithe vene nje pseudonim se duan te shajne pas kraheve. Sot te thuash te vertetn do prekesh pushtetin, do prekesh nje te forte,, do prekesh dike qe edhe mund te hakmerret. Ti e di se sala e rrahu ne banjat e parlamenti me bodigardet e tij ministrin e qeverise pare "demokratike" Vrionin e persekutuar apo Edi Ramen qe desh e la cyryk per gjithe jeten. Duhet te jesh figure qe te shkruash apo japesh mendime pa frike. Anonimati ketu mund te kete dhe arsye te tjera por censura dhe autocensura jane pa diskutim arsyeja kryesore. Te pershendes per shkrimet shume te goditura
Lexova kete shkrim dhe me terhoqi vemendjen ky paragraf: "Sa shumë e deshi Tepelena atë plakë të fortë, sedërqare, të zgjuar e aspak qaramane përballë halleve ekonomike. Edhe drutë e zjarrit për dimër, i siguronte buzë Vjosës që lëshonte shpesh kërcunj e drurë. Ndryshe, si do visheshin fëmijët kur të shkonin në shkollë e si do mbushej sofra e bukës tre herë në ditë ?!" Nuk pio kuptoj asgje. Artikulli fillon per nje fare homa dhe me pas del tek nje plake te forte qe Tepelena e deshi shume. Te lutem z. gazetar, a mund te sqarosh se per cilenplake behet fjale ne kete shkrim.
O Tomorr ti je nje tipik i jashteqitjes psiqiko fizike, sic thote autori , llahtar i vertete ne detin e pseudonimeve qe pllakosin edhe ketu.Autori tregon per nje personazh dhe ngjarje te tij dhe e thote bukur ,ndersa ti komenton pa lidhje fare " se si Saliu paska rrahur nje minister te tij Vrionin ne banjot e parlamentit" Ja kjo qe ben ti eshte jashteqitja psiqike pasi nuk ka rendesi artilulli por duhet share patjeter Saliu dhe PD
"Antianonim"! Komentuesi "Tomorri", ashtu si edhe ti, ka shkruar nje koment per shkrimin BRILANT te mesiperm. Autori me plot te drejte mund te quhet SHKRIMTAR I MADH, sepse shkruan per plaget akute te shoqerise dhe se eshte DETYRE e shkrimtarit (jo e Ismail Kadarese, i cili ka per detyre te jetoj ne Paris e te mallohet per Shqiperine) qe ti trajtoi ato ashtu siç e meritojne: me fshikullimin e ironise, me nxjerjen ne pah menyren e te punuarit dhe te jetuarit te njerzve "anonime" qe kane qene ose jane pjestar aktive te shoqerise sone. Ka per detyre te nxit ndergjegjen popullore per te kuptuar dhe gjykuar ata qe na drejtojne dhe qe na kane drejtuar. Per komentin e "Tomorrit" mund te them se eshte nje reagim i natyrshem per bemat e perbindeshit Sali Ram Berisa, i cili, per 13 vjet ne pushtet dhe 23 vjet ne opozite, ka prodhuar vetem URREJTJE, ARROGANCE, ka PERÇMUAR PUNEN, DREJTESINE kur PREKTE ATE dhe PERSONAT RRETH TIJ, ka VRARE PA GJYQ, dhe FAJIN JA KA HEDUR VIKTIMES ose KUNDERSHTAREVE POLITIKE, ja, ky eshte PERBINDESHI SALI, qe e kemi peshqesh nga njerez si ti.
Cpate o antianonim (po te ishe ne fakt do vije emrin e vertet) baben te shava. Une permenda salen ty sikur te pickoje grereza. Ti nuk e ke lexuar ose e ke lexuar dhe nuk e kuptuarr shkrimin. Autori flet per letra anonime dhe thote pse uk dalin me emra komentuesit Ja cfare shkruan autori copy paste Ato u nxinin jetën njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, si në monizëm dhe në pluralizëm.Edhe une po them anonim do qendroje se po te dalesh me emer kriminelet si sala te vrasin me kriminelet qe kane nga pas.Tani jashteqitje fizike del ti ketu me keto qe shkruan.Kruaje me ndonje tjeter se nuk ke nivel per komente
Ne 1944-en, mbi 80% e fshataresise ishin fshatare të mesem, pra jo të varfer... Fill pas clirimit filloi gjuetia ndaj fshatarëve të suksesshem duke je shpallur kulake, qytetare me te drejta cenuara, thjesht me arsyen se ishin ne gjendje të mirë ekonomike... Pra, suksesi ne bujqesi perbente krim te rende me pasoja per gjithë jeten per familjen... Pak më pas u ngriten kooperativat bujqesore, që pak ose aspak i dallonte nga kampet e perqendrimit nazist: nga kooperativa ishte e ndaluar me ligj të levizje me banim në një vend tjetër, qoftë dhe në lokalitetin me te afërt, për 10 orë punë me kazme, paga ditore s'i kalonte kurrë 50 leke te vjetra, sa per një bukë e një cerek, etj etj... Lind pyetja: kush ishin SS-et... SS i vogel ishte psh llogari kooperatives, me faqe të bardha, të parrahura nga Dielli dhe era, dhe me duar të buta... Vajzat e fshatit donin të martohedhin me të, për t'i shpetuar punës prej skllavi me lopate... Mbaj mend, në stazhin pas shkolles së mesme punova një vit në ndertim. Një mengjes, na mblodhi sek partise dhe na lexoi Zeron e Popullit për denimin me vdekje te Abdyl Kellezit dhe Koco Theodhosit... Ne fund sikur u zgjuam nga pergjumja nga britma e shefit te finances te ndermarrjes: Armiqte ne litar... Vazhdon
"Loni"! (prej betoni) Kur te zgjohesh na thuaj, se çanga e mengjesit ka rene me kohe, ti vazhdon te shoç endrra te cilat, nuk di se kujt dhe pse ja tregon.
O krietar, Çfarë është ëndërr në ato që shkruaj unë, referojiu konkretes, zoteri... Sigurisht, ka pasur dhe SS-e të mirë dhe njerezor sidoqë shumë-shumë rralle, si ai Ss-i psh qe pat rënë në dashuri me të internuaren hebreje... Dhe Thomai i shkrimit mund dhe e besoj që ka qenë sikundër e pershkruan ay... por ka rrethana shumë favorizuese ndër të cilat: rroga tek 8000 leke te vjetra kurse mikpritesi tek jo me shumë se 1500, fituar në kooperative me punë cfilitese 10 orë në ditë... Gjithsesi sjellja e ketij, me gjithë kushtet e renda të jeteses është e pafalshme moralisht... Tek te gjithe popujt është kështu... Tjater gjë: nën perandorine ottomane dhe gjer më 1944, shqiptaret s'e kanë ditur ç’janë letrat anonime, këtë praktike e futi partia e Punës... Keshtu që zoteria gazetar, si dhe unë atekohe, ka qenë leve e partise, ushtrues potencial dhe jo viktime e praktikes ne fjalë... Kesi shkrimesh vec e mbajne ne terr sidomos rinine shqiptare... Më zoteri, ne cilin vend të botës, para dhe pas Jésus Krishtit, iu ndalua me ligj fshatarit të mbante bageti, duke e dënuar kesisoj me uri... Nejse, mos u merzit: Çfarë të japesh do të marresh... Shpenzova kohë per komentin jo per ty, por per të thënë një të vërtetë, që i takon zotit gazetar ta bëjë
"Loni"! Shkruaj me shpesh qe te na ndriçoç, sidomos te ndriçoç kete gazetarin qe nuk di te shkruaj me aq dituri sa ty.
Jetojme ne nje bote plot mizori e dinake, ku cdo ligesi justifikohet e cdo mafiozeri e poshtersi duartrokitet ne emer te pseudo "Suksesit" pseudo "Pasurimit" e pseudo"Lavdise" ! Ky shkrim e pena realiste e Kristo Mertirit vjen therrese per realitetin tone te hidhur ku ska mbetur me cipe, dinjitet e ndergjegje! Falenderoj gazetarin Kristo Mertirin personalisht e familjarisht per kete dhurate shpirterore e morale, ku rrefimi i situatave e karaktereve njerezore reale sic ishte dhe gjyshi im i shtrenjte Thoma Laçi, na ben krenare e mbi te gjitha na ben te reflektojme mbi vlerat e verteta. Ndershmeria nje Vlere e Zhvleresuar dikure e deri Kur? Une nje gje dua ti them brezit tim: Mos ki turp te jesh i Ndershem, kjo e fundit te Larteson! (Keshille e Amanet nga gjyshi im i rralle Thoma Laçi) Falenderime nga zemra Kristo Mertiri e respekte per punen e analizat tuaja plot vlere!
Shkrimi i z.Kristo Mertiri si shume shkrime te tjera te tij tregon realitetin e nje kohe tjeter me te mirat e te keqijat e saj; diktatura, lufta e klasave, heqja e prones private, heqja e fese, etj etj perbejne realitetin e hidhur, por nga ana tjeter ca te mira i pati ajo kohe sidomos ne marredheniet njerezore, kishte me shume burreri, ndershmeri, respekt, sinqeritet, karakter e ky shkrim evokon te tilla aspekte; keto cilesi njerezore jane prishur shume pas 90' e te tilla shkrime na duhen me shpesh te mos harrojme vlerat njerezore.
Kristo , ti gjithmonë ke shkruar mirë por ky shkrim për Thoma Laçin është një perlë pasi ka brënda shumë shumë vërtetësi , ka denoncim të ashpër të vesit spiun të kohës kur jetoi Thomai të cilin e ke përshkruar aq bukur e me vërtetësi sepse ISHTE NGA BURRAT E MIRË TË KOHËS.