
Nga Skënder Minxhozi
Gënjeshtrat më të mëdha janë ato që thuhen solemnisht. Mundësisht kur ke vënë edhe syze dielli në mes të dimrit që të japin mundësi të fshehësh vështrimin që mund të të tradhëtojë. Gënjeshtrat janë gjithashtu krijesa të çuditshme të cilat duhen ndërtuar me kujdes dhe art, nëse do që të jenë të besueshme dhe të mashtrojnë sa më shumë njerëz dhe për një kohë sa më të gjatë.
Xhonatan Suift shprehet se që një gënjeshtër të jetë sa më e besueshme, ajo duhet të ndërtohet mbi një ngjarje që ka ndodhur në një qytet sa më të largët nga vendi ku tregohet. Së dyti shprehet ai, gënjeshtra duhet të ketë brenda elemente të të vërtetës, pasi kështu bëhet më pak e dallueshme nga kjo e fundit.
Sali Berisha nuk ka as problemin e parë, as të dytin, në raport me gënjeshtrat. As merakoset të shkojë fjala vjen në Gjirokastër që të gënjejë lezhjanët, as kujdeset të thotë ndonjë të vërtetë aty-këtu sa për ta shkartisur me të pavërtetat e të gjitha përmasave që ka prodhuar gjatë 30 vjetëve në politikë. Është nga ata politikanë që na kanë gënjyer sheshit dhe nuk është merakosur fare as kur të gjithë shqyenin sytë nga habia për ato që dëgjonin. Grushti i shtetit i 21 janarit fjala vjen, me thikat-pistoletë ka mbetur në histori si një ndër dhjetra rastet e tilla.
Prej 30 vitesh, qëkurse ka hyrë në politikë, ai beson se gënjeshtrat shërbejnë momentin politik, se me to mund të arrihen avantazhe të cilat më pas nuk kthehen në bumerang pasi shqiptarët kanë memorie të shkurtër për ato që thonë dhe bëjnë liderët e tyre. Kjo në fakt është sëmundje që prek shumë të tjerë si Berisha në të dy anët e llogores partiake.
Ish-kryeministri hodhi në përvjetorin e Partisë Demokratike, një nga ato fraza që duket se i ka menduar, peshuar, kalibruar e lëmuar me kohë në mendjen e vet. Berisha tha se mes nënës dhe të vërtetës, ai zgjedh të vërtetën. Një fjali me efekt, nga ato që e bëjnë të duartrokasë demokratin standart, që ka vuajtur sinqerisht për nëntë vjetët në opozitë dhe ka qarë ditën që një i çmendur goditi me grusht në fytyrë Doktorin.
Berisha mblodhi shumë duatrokitje dhe shumë tituj mediash me figurën letrare që përdori në përvjetorin e partisë. E duartrokitën në atë sallë ku foli edhe ata që dikur i kishte rrahur, i kishte përzënë me sharje e shkelma nga partia, apo i kishte përdorur për interesat e tij më të pandershme politike. Duartrokitën ata që u dhunuan fizikisht vite më parë, ashtu si edhe ata që u hodhën në llogoren e zjarrit për të mbrojtur mynxyra që s’i besuan kurrë as vetë. Të gjithë ishin të përmallur e të prekur nga përmendja e nënës së Berishës, pa u marrë shumë me domethënien reale të frazës së ish-kryeministrit.
Sali Berisha nuk banon më prej kohësh nën një çati me të vëërtetën. Ka fatkeqësinë e pariparueshme të jetë politikani më jetëgjatë i vendit. Që do të thotë se është edhe më i ekspozuari, më i pambrojturi e më i konsumuari e i paragjykuari në ato që thotë publikisht. Qoftë edhe kur ze kokën e nënës para kamerave. Në fund të ciklit politik dhe biologjik, kjo klasë drejtuese që ka për dekan Sali Berishën, i ka shterruar mjetet që t’i bëjnë të besojnë shqiptarët e thjeshtë.
Prandaj edhe përbetimi i Berishës në favor të të vërtetës është një truk që mund të nxisë duartrokitjet e telekomanduara të një salle besnikësh, por vështirë se t’i ngre kuotat politike në sytë e bashkëkombasve. Ashtu siç ndodhi ditën fatale kur u qëllua në fytyrë, kur në bulevard e prisnin aq protestues sa i mblidheshin dikur poshtë stëpisë. Atëëhere kur s’kishte nevojë të zinte be nënën, sepse nuk na kishte gënjyer akoma kaq shumë, e s’na kishte zhgënjyer ende kaq thellë sa sot.
Respekte Minxhozi ! Po i peshtiros pjesen me te madhe te votuesve te PD, se shqiptaret e mencur nuk ja degjojne me genjeshtrat.
Midis të vërtetës dhe nënës unë zgjedh të vërtetën, është një thënie bolshevike.............................................. Majakovski ka thënë, por edhe SRB kur ishte komunist ja thoshte shpesh Lirisë: - Për dashurinë jap jetën, por për Partinë(komuniste), jap dashurinë !............................................................... E dua shumë nënën, por më shumë se nënën, dua nënën Parti ! - E ka të konspektuar këtë shprehje SRB në bllokun e tij të shënimeve.......................
Artikull PERFEKT! Pak dhe sakt.
Respekt te thelle analist brilant!
Ku ishin Faktet o minxhozi , apo edhe ti me fabulen e njohur tashme se “ E dine te gjithe”?
Llapjani-me duket se nuk ke patur durim qe ta lexoni nga fillimi ne fund kete artikull brilant, ku jepen edhe shembuj te genjeshtrave te Salih Berishes. Nuk kam dyshim se nuk ka burre qe ti mbushe mendjen gomereve si puna jote, perseri po marr mundimin qe te permend nja dy raste te tjera te genjeshtrave te Berishes: 1. Kur u vra Azem Hajdari doli ne konference shtypi dhe tha se e ka vra Fatos Nano. 2. Kur i than se ne Gerdec ishte vrare edhe baxhanaku i tij, tha se nuk e njihte. Po te duash, ka shume te tjera nga thesi i stermadh i genjeshtrave te Salihut tend, por nuk do e harxhoj kohen me tipa si juve, pasi genjeshtrat e Salihut i dine edhe kalamajte ne Shqiperi, ashtu sic dine edhe krimet e tija.
Nëse , nuk e di , Lupiot , Robespieri , u arratis me manitë e tij revolucionare , e la nënën e vet të sëmurë rëndë , në mëshirë të fatit , dhe , kur u kthye , s'e gjeti të gjallë dhe shkali komplet , versniku i terrorit u therr në vaskë , nga një Valshë , ai vet u gjind me tëmthat në erë ....Bastia u përflak nga një shitëse pushku që s'i shitësh malli edhe pse e çirte për të freskët , tregu qelbej arsenik e erë helm . Ndërsa Roioxilithan d'Arcsicasa d'Albasina , kur u ndie se e ëma sapo kish vënë një këmbë në varr e do ngrysej , u arratis nga e "vërteta" ( cil i/a ka provën e së vërtetës , vulën e së vërtetës - non mene frego - ç'është ajo , mit ) por jo siç roiti bespreri a Robi Bicsht Prier , tjetër soj ky , që iku me bisht ndër shalë , dhe , e nxorri nga varri nënën e vet , atë të vërtetën , nënën , te vetmen , e vetmja e vërtetë e tij , ishte ngjnallja e saj , jo ringjallja , se gjallë ish por ...edhe Apollinaire mik i Konit-cës , nga fronti i luftës i shkruante të "dashurës" (cilës) ti dërgonte pastë dhëmbësh (kolinoz) . Nuk di në ke parë një nënë të vdekur për së gjalli , e të përhumbur , për , 20 vjet , në mos për shekuj , në duart e një njërke që lë shakullin bosh pa ujë e të thotë -na pi nga shkulli im , që , kërmej(t) erëpeshkcërmë , e të një njërku , dhogë , kërçu , që s'ha pykë fare , veç , m'i ushqen dogmë e me vetmi . Po Shvejku a të thotë gjë ? ! Hëm..Mua hiçogjë , asgjë , as që më njeh . Un'veç o shuaj zjarre , o i vë flakën . Ku të shkojnë vëu thonjza . Nb : veç me'i kup cai sonte .
Bravo z. Minzhozi, Salih bin laden nuk eshte mire ka nevoj per psikolog, me vdekjen e OSMAN BIN LADENIT nuk eshte mire, nese e veni re ku shkon ka rrene tjeter,asnje rrene nuk i korreondon me njera tjetren, vdekja e Osmanit e la me pasoja e kishte per zemer, i dha mesim se si mund ta shkaterrosh shqierine Pushkatimi i ti eshte privilegj
Je shume i vertete dhe i sakte...
Krimineli dhe vrasesi nuk jetojnë në realitet Krimineli dhe vrasesi jetojnë në ëndrra
Minxhozi eshte propagandisti me i madh i Rilindjes Ramiste. Si nuk shkruajti nje here per vjedhjet ne ndertimin e rrugeve, per inceneratoret, per PPP-te. Jo, ai flet vetem per Sali Berishen! Per kete paguhet mire.
Lenci-nese i dini vjedhjet ne rruget e ndertuara, perse nuk i dergon faktet ne Prokurori, por na can karin ketu tek tema me genjeshtra te tipit Berisha?
Si gjithmon I sakt .
I dime te gjitha keto qe ka bere dhe ben politikani me vrastare dhe me hajdut i te gjitha koherave, saqe e sulltanet per 5 shekuj nuk vodhen dhe nuk grabiten vendet qe pushtuan, sa ka vjedhur ky Shqiperine . Ka ardhur koha qe ti gjurmohet pasuria e vjedhu qysh nga firmat piramidale deri me sot dhe ky gjurmim duhet te filloje se pari nga Suedia atje ku i ka fshehur ne brekushet e nuseses se pare
Minxhozi me kujtoi nje thenie te shkrimtarit te madh Anton Cehov........ "Genjeshtaret e vertete,te shohin ne sy dhe buzeqeshin" !! Ky eshte Saliu ! Lymi Tutit
Genjeshtari, hipokriti, idioti, mashtruesi, momirnjohesi, hajduti....., mundin filozofin, intelektualin e vertete, shkrimtarin, poetin. E dini pse? Se ka eksperience ne ato fusha, qe u mungon ketyre te dyteve qe thash me lart...
Kur mos jete Saliu Minxhizi do ngelet pa buke.
@Lenci, kur ti e di qe Rama ka vjedhur rruget, ka vjedhur PPP, inceneratoret, etj. etj. pse nuk mbledh fakte e ndhmon prokurorine?, apo dhe ti hyn tek mendjeprishurit e parulles " kete e dine te gjithe" dhe terbohesh kur flitet per krimet e SRB? Rrofte "nena" e SRB qe na solli nje Karaxhiç ne mesin tone keto 30 vjet?
Drejte fare o Minxho, se ajo e Drejta pra, ka shume vite qe jeton nen nje Cati "kasollje" atje ne Surrel qe ka si zot njonin qe ka pas deklaru vec...3000Euro pasuri!
Doki dhe sot ku ham hami i Edi Rames.
Bravo Minxhozi. Exelent!
Artikull i goditur dhe kryeartikull brilant , rrespekte zoti Minxhozi, njeriu kur e ndjen dhe vet qe i esht shteruar genjeshtra fillon ze be njerzit e familjes , tani qe saliu zuri nenen e vet ne goj e ndjen dhe vet qe nuk e beson me askerkush per ato qe thot , bile dhe ata qe e duartrokasin fort se presin ti bien koqet dashit prap dhe ti kthehen lumturis vjedhjes dhe hajdutllikut si dikur me par , rrespekte per kte artikull te vertet per zorzopin shqiptar .
Ky nuk zgjedhe Shaqeren sepse e pjerdhi me Karaxhixhin