Syzet në Rogner, sytë në Mitrovicë

14 Dhjetor 2022, 12:20Blog Nga Frrok Çupi

Syzet në Rogner, sytë në Mitrovicë

Ja ku po zhvillohet e gjithë ‘drama’ e fundit në hapësirën tonë:

Akti në front shihet ngjarja në veri të Kosovës. Rusia, e nisur për drejt luftës botërore, nuk do të sulmojë të parin Uashingtonin, as Parisin, natyrisht.

Skena e dytë janë ngjasimet e ‘çuditshme’ që kanë ndodhur në të njëjtat kriza me Veriun e Kosovës e Serbinë. Sa herë janë shfaqur gjahtarët atje, këtu kanë lëvizur gëmushat.
E treta, çfarë po e shikojmë qartë përsëri, janë vajtje- ardhjet e dërgatave nga Uashingtoni, Brukseli, NATO… Kryqëzimet e të dërguarve ndodhin këtu, në shtetin shqiptar.

1.

Çfarë janë ngjasimet mes ngjarjeve në kriza?

Fenomeni u shfaq menjëherë, në ngjarjet politike të vitit 1991; aq shpejt sa u duk se skemat paskan qenë gati që para demokracisë. Pak kohë pasi në minierën e qymyrit në Veriun e Kosovës, Stari Terg, kishin nisur grevat dhe lëvizja e punëtorëve kundër regjimit të Millosheviç, atëherë nisi edhe ‘greva e minatorëve të qymyrit në Valias pranë Tiranës. Në vitin 1997, bash në momentin kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte bërë gati orën e luftës, në atë moment, në Shqipëri kryetari i shtetit urdhëroi militantët e gjysmës së vendit për të pushtuar me armë gjysmën tjetër. Çlirimi i Kosovës u shty edhe dy vjet… Më parë ishin penguar vendimet e Rambujesë, rezolutat parlamentare në favor të Kosovës…

Në 6 dhjetor 2022, Bashkimi Europian, me gjithë kapacitetet e veta dhe personalitetet, ulet në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor. Atë ditë grupimi i mbetur nga PD, kryesuar nga Berisha, ngre ‘popullin’ kundër Perëndimit. Bosi zgjedh të gjakoset vetë në bulevard si besim për partnerët e tij. Arsyeja pse e zgjodhi këtë formë?… Kjo është. Një pjesë e kësaj enigme mund të shikohej qartë pas syzeve të diellit në Hotel Rogner. Të dielën këta të Rithemelimit u mblodhën në Hotelin e Tiranës si delegatë lufte. Në luftë ata që mbledhin shokët rrugës u bëjnë sinjal ‘Eej, mos harro fishekët!’; ndërsa këta u derdhën bareve të qytetit me parullën ‘Mos harro syzet’.

Qysh ditën që u rrah në rrugë ‘bosi’, qysh atë ditë është shfaqur maska. Kujt i jep mesazhe ky grupim anti- perëndimor, i financuar nga Rusia? Rusisë i jep mesazhin se ‘e kreva detyrën, edhe pse me sakrificë’?… Apo i japin mesazh Perëndimit se ‘nuk ta falim, do të të luftojmë!’ edhe sikur prapa maskave. Guximi që kanë treguar deri tani, me siguri e ka një bazë. Megjithatë ndryshimi i ‘look-ut’ i militantëve të Grupimit, nuk është pa gjë. Edhe në art kështu ka ndodhur: Grupi muzikor ‘Hip Hop Repper’, për modelin e syzeve u frymëzua nga gangsterët e Mafies.
Nëse nis lufta në Veri të Kosovës, këta ia dolën, atje i kanë sytë.

2.

Kosova ka katër ditë në barrikada në kufirin e saj Verior. Çfarë po ndodh?

Në Veri të Kosovës Rusia tenton të ndezë luftën kundër Perëndimit dhe kundër NATO-s. Deri më tani është plagosur një polic shqiptar dhe janë keqtrajtuar disa gazetarë. Por tensioni i vërtetë fshihet prapa maskave. Pala serbe ka tentuar të sulmojë kundër forcave të EULEX-it, por kjo do të ishte fatale. Presidenti i Serbisë ka deklaruar se mund të nisen 1000 ushtarakë serbë drejt Kosovës, por edhe kjo po kaq shumë ngjall rrezik. Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, deklasoi sot se ‘NATO është gati’…, dhe NATO nuk është një lodër- thonë studiuesit. 

Rusia ka arritur të shprehet qartë se nuk e pranon propozimin Franko- Gjerman për bisedimet Kosovë- Serbi, por do që të jetë edhe vetë Moska pjesë e lidershipit europian. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell ka deklaruar mbrëmë se propozimi për marrëveshjen Kosovë -Serbi tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare të BE duke nënkuptuar se nuk mund të negociohet me askënd. Për ta destabilizuar Perëndimin, Rusia nuk ka nevojë që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, është mjaft Veriu i Mitrovicës.Të dërguarit amerikan dhe të BE kanë mbërritur në Kosovë.

3.

Tirana, kështu dhe ashtu…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Republika e Shqipërisë do të jetë në krah të Kosovës. Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara, vendi ku bazohet edhe siguria e rajonit. Por kurrë në histori nuk ka pasur kaq kundërshti rreth pranisë së SHBA në Tiranë. Aleatët e ‘syzeve të zeza’ shtyjnë çdo ditë në media sociale frymën ‘pse vallë Amerika këtu?’ dhe ‘pse guvernatorja Yuri Kim na prish punët?’. Ambasadorja, i dërguari i SHBA, sekretari i Shtetit dhe vetë presidenti sulmohen me synimin kundër vetë shtetit Amerikë. Qëllimi ogurzi i vinte sot në përballje edhe ‘me të vetët’, dmth., me zyrtarët ‘e djathtë pro PD’.

Richard Grennel, ambasador dhe këshilltar i presidentit Trump, i shpallur si ‘pro PD’, deklaroi se duhet ‘menjëherë të dalë nga burgu Hashim Thaçi me të tijtë’. Me këtë i bie pika grupimit Berisha që ka sulmuar Thaçin që nga burgosja e deri te akuzat. Por i bie edhe projekti për ndonjë flamur amerikan në Rogner.

Grupi i ‘Syzeve të Zeza’ është në konfuzion; të paktën të ishte si deri tani qartazi kundër Uashingtonit, Londrës dhe Brukselit.

25 Komente

  1. B
    Bubulina

    Gjithmonë me lente ne sy, me servilizëm e poshtërsi, ne karakter, me helm ne gjuhë, e antiplumb prej zullumeve- ky Sali Ram Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Mirepo, Arben Llalla nuk ka asnje informacion per keto sinajle qe shkruan Frrok Cupi, kur thote: "Kujt i jep mesazhe ky grupim anti- perëndimor, i financuar nga Rusia? Rusisë i jep mesazhin se ‘e kreva detyrën, edhe pse me sakrificë’?" Rusia ka mjaft mekate ne kurriz me luften ne Ukraine, Sali Berishen ne Shqiperi e le te livadhise Edi Rama qe u bene 9 vjet qe ia dhame timonin qe kerkoi dhe e ka mendjen tek jahtet dhe resortet... I nderur Frrok, mjaft me fisheke manover dhe barut te lagur nga Piktori i Reklamave!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Respekt per zotn Frrok Cupi. Si gjithemon i saket ne mendimet e tija. Keto qe shkruan ai, jane te verteta dhe apsolute. Zoti Frok,mos degjo qent qe lehin kundra teje se ata jane servilat e non grates me syze te zeza.

        Përgjigjjuni
    2. S
      Spak

      Do t'i lutesha Gazetes Tema te botonte komentet!

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        Ore Frrok ... po mjaft o burr me rrena....Po të kishte urdhëruar Saliu, Veriun si thue ti, nuk besoj se do kishe me na shkrujt përherë artikuj te Mero..! Ai dhe policët në Lushnje e Vlorë i dërgoj pa armë që i rrafën "me gurrë ushtarët e Juaj". Mos e harro se Saliu në 5 të Marsit u dorëzua te të përfaqësesit e Zonjës Madhe: Preçi e Neritani, ndërsa Beni e quajti trathti e hiku me Ridvanin prej Shqypnie... Kërkoni transparencë per ate kohë me dokumente reale e deshmi autentike pastaj flasim, pa te mos u lodhni se gysma e shqipatreve nuk jane me ju.....pastaj ti e ke pas thane vet ne KOha Jone e mikut lesi se .."Vlora fitoi në 1920 e humbi n 1997..."

        Përgjigjjuni
        1. p
          popull

          OCuf qenke tamam klluf .Kujt po i mbush mendjen ti se kelyshet e ndyre te saliut shkuan pa arme ne Jug..ptu qelbesira te prodhuara nga sperma serbe.Mos e pafshi piken e hajrit ne jete te jeteve o qener qe dini vetem te lihni serbisht e lepini topet e knjazeve

          Përgjigjjuni
          1. c
            cuf dabjoni

            po pyet o vllai Gezim Kulufit a eshte vrare ndonje nga shteti ne 97-98...?? vrane njeri tjetrin ne gjithe Zonen e PRe operative e gjetke... Madje per kete Sala ..Fino...Bell Cela..Agim Sheh e pastaj ata qe erdhen ne pushtet pas Sales duheshin proceduar per mos vendosjen e rendit te gjitha te 97 I keni te filmuara e per turp te shtetit..

            Përgjigjjuni
          2. c
            cika

            o cuf, hajvani! ti merresh vesh qe je ushtar seli-serb i paguar sepse as shqip nuk di te shkruash. prec, je i sakte - saliqeni, mortja e tokes meme per mese 30 vjet eshte armik, ne sherbim te sllobodanckes! poshte ajo fare e keqe saliqeni, me mul e paloqe qe ka rreth vetes

            Përgjigjjuni
            1. c
              cuf dabjoni

              Ti meso perpara te lexosh une e akuzova dhe Saliun qe nuk vuri rendi por i la bandat e ngritura nga Ju e majta te vrasin njeri tjetri.

              Përgjigjjuni
          3. "
            "BOHOTINA"

            Bubulina bukur. Nuk kam gje per te shtuae sentenses tende.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Analeshi frrok

              Ik o ftyre e piset se le nam.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qesh e ngjesh

                Syzet ne Rogner, syte ne Mitrovice...kurse ti o Frrocko syte te e Saliut prapanice!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Ha mut sic ke ngrene deri tani.Sa te jete America ju qener te zgjebosur te llumit shqiptar do te zvarriteni me jarge ne gojen e ndyre.Te gjithe shqiptaret e ndershem ju njohin se cfare kermash jeni.Frroku thjesht po e shkruan .

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sara

                  Një analizë e shkurtër ku sintetizohen ngjarjet e fundit. Një analizë reale ku dhe nga reagimi duket që është e saktë. Respekte për z. Çupi si gjithmonë konkret dhe largpamës. Le të lehin zagaret e rublave.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani

                    Shume e sakte. Sali Ram berishacic kerkon vetem lufte rremuje se ate eshte betuar tek ustai qe para 50 vitesh. Vetem horrat hajdutet te pashkolluarit ndjekin saliun. Sa here qe ndodh dicka ne kosove , Saliu hap front rremuje ne Shqiperi. Harruat o njerezzzzzzz . Shperthimi ne kosove 1992 rremuja ne Shqiperi, lufta ne kosove lufta civile ne shqiperi piramidat etj, gati shpalli a e pavarsine ne kosove, gerdeci ne etj etj embargo Serbise, furnizimin berishacic. Turp qe 32 vite akoma dhe ndjekin e gjejne saliun dhe Ilir meten a thua nuk kane enet ne politike 32 vite keta maskarenj qe vetem kane vjedhur shkaterruar e vrare Cdo gje.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kosova

                      O zoteri Frrok Çupi, ne Mitrovice nuk ka miniera çymyri. Ne Mitrovice eshte miniera e Trepçes e pasur me metale te renda por apsolutosht jo çymyr. Çymyri gjendet ne Obliliq dhe eshte mihje siperfaqsore.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kendrevica

                        Kjo eshte ceshtja! Uroj qe gjykimet e mencura te Frrokut (Frederikut) te zene rrenje ne kujtesen e coroditur te popullit heroik shqiptar!

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Beni

                          O Frrok, le nam me kete urrejtje karshi Opozites.Te ndershmit merren me pushtetin.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Didi

                            O frok LUGATI po ik mor GJERIZ se nuk te beson kush ty

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              1

                              Shfaqia me syze te erta e deputeteve ishte nje gjetje e bukur humori,qe tregon se PD eshte shendruar parti e majmuneve .Qe ti shkosh pas asaj partie do te thote se je pa tru.Eshte mese e sakte se sa here qe ka ngjarje ne kosove Saliu organizon trazira ne Shqiperi per te ndihmuar Serbine

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Landi

                                Cpune kane syzet e zeza me konfliktin Kim -Rama or kone e slites se propagandes se Rames.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  I indinjuari.

                                  Ky grupim antishqiptar qe eshte krijuare prej kohesh me ne krye Sali qenin duhet qe urgjent te izolohet dhe te mbahet ne vezhgim te rrept. Detyra e politikaneve shqiptare te vertete,te majte dhe te djathte ti vene gishtin kokes dhe te kryejne detyrat mire ne favor te shqiperise. Para fillimit te luftes dhe gjate fillimit te luftes po ashtu edhe gjate zhvillimit te saj per politiken,per qeverine per kombin per te gjithe shqiptaret duhet ta bejne mend mire se jetojme ne nje kohe ku hasim shume veshtiresi te akumuluara nga i vetmi njeri anti shqiptar Sali Berisha.KM.shqiptar me shume se kurre duhet te vleresoj kete situate te krijuare ne Kosove dhe te nxjerre perfundime te drejta duke i shoqeruare me masa reale.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gerdeci

                                    Te lumte pena dhe mendja o Frok!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      eta

                                      Gjigandet lilipute te ka(r)zetarise shqiptare jane Çupi, Baze e padyshim i madhi Bahri Falliu.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shmil Gostivari

                                        I nderuari vëlla Frrok ! Shumë vrerë, shumë urrejtje, shumë përbaltje në shkrimet tuaja. Përmbahu, kurse fjalët, por jo mendjen, shkruaj pa vrerë, ahere nuk do dyshojmë se intrigat rrëfyese nuk burojnë nga djallëzia personale. Rri shtrembër e fol drejt - devizë e ARTË ARBNORE. Sa dinjitet, sa e sa njerëzi, sa filosofi shqiptare ngërthen kjo idiomë unike, universale.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje