
Nga Frrok Çupi
Deda nuk është më, por as Rikard Ljarja- aktori ynë i dashur, nuk është më mes nesh. As Elida Cangonji, vajza që çau linjat telefonike mal më mal me thirrjen: “Alo Deda!, Alo Deda…’; as kjo nuk është më.
Deda nuk ishte prokuror; por ishte njëkohësisht prokuror, gjykatës dhe ekzekutor i fatkeqësisë që i kanosej qytetarisë në atë qytet verior në mes dimrit.
Këta këtu kanë vënë piketat se ‘si e duam Prokurorin e ri të SPAK’, dhe renditën disa kritere. Shumica e kritereve të shpallura më shfaqen si tela të këputur ku mund të kalojë ariu dhe lepuri. Po të kishte zbritur nga shtylla e linjës atë natë të viti të ri, Deda do të ishte kthyer i gjallë te e dashura dhe te shokët që e prisnin në një dhomë të ngrohtë me sobë druri. I gjallë, por fshati Prush do të kishte ngrirë e vdekur pa një ‘Alo, alo spitali’.
Shoqëria jonë ndodhet në spital, nëse do të kemi përsëri prokurorë të tillë, atëherë kjo shoqëri do të shtrohet në Spitalin Psihiatrik. Kriteri kryesor, ose vetëm një kriter për zgjedhjen e prokurorit të ri, do të ishte më i dobishmi sikur të shkruhej një letër e të çohej derë më derë, në fshat e në shehër: “Prokurorin nuk e duam si ai që ishte…, prokurorin e duam si Deda!’.
Në kriza si kjo e të Drejtës, një komb që do të dalë nga ‘spitali’, duhet tu bëjë thirrje modeleve të tij, kodeve të tij zakonore, artit të tij, demokracisë së tij parapolitike, njeriun që i rri mirë në shpirt. Pse mbajnë mend Rikardin si ‘Dedë’ të gjithë- fëmijë e të rritur, edhe pas 50 vjetësh, por nuk mbajnë mend Arben Krajën para pesë orësh?… I pari ishte modeli më i mirë, i dyti nuk la gjurmë të mira as në Trull, as në Lalëz.
Këta që ndodhen në kupolën e Drejtësisë po na thonë se ‘arti është një përrallë’, ndërsa këta vetë janë mjeshtrit që ‘nuk punojnë me zemër, por me shpatë’. Tmerr. Deda do t’ua prishte folenë e korrupsionit dhe të marifetit kinse gjykatës e prokurorë. Vepër e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve është sot helmimi i mbarë shoqërisë ku korrupsioni dhe krimi ka hyrë deri në palcë.
E dini çfarë jeni dhe çfarë predikoni ju të dashur prokurorë e gjykatës?
Kam frikë se sot ju shikoj si kalimtarë mbi lumë, mbajtur në një fije teli, dhe viktimat tuaja në popull bëjnë spektatorin. Por ju nuk i shikoni viktimat. Thjesht mbaheni pas telit për t’i rezistuar jo lumit, por popullit. Mes njerëzve, prokurori është si Deda, se mund të kishim një Dedë të keq që do të zbriste nga shtylla pa i lidhur zërat e njerëzve.
Prokurori i famshëm amerikan Robert Jackson që u përball edhe me bishat naziste në gjyqin e Nurembergut, mes kolegëve i gjeti edhe ‘të mirën e mundshme, edhe të keqen e mundshme’. “Prokurori në gjendjen më të mirë është më i adhuruari në shoqërinë tonë, por kur ai vepron me motive të tjera të ulëta- ai është një nga më të urryerit e më të këqijtë e kësaj bote’.
Summer Stephan, prokurorja 30 vjeçare që ka shërbyer edhe kësaj kohe kur prokurorët tanë shkojnë e vijnë nga Amerika ‘për eksperiencë’, e ktheu qarkun e San Diegos në një nga qytetet më të sigurta, kur aty ishin aplikuar normat e dhunës dhe kundër pronës.
Lynne Abraham njihet si ‘Mbretëresha e Vdekjes’. Kur u emërua në postin e lartë të prokurorit, në murin e zyrës së saj vuri posterin ku shkruhej ‘Drejtësia po vjen!’. Si mund të mendohej ‘mbretëresha’ Abraham duke thënë se ‘kam frikë, kriminelët më kërcënojnë, edhe zyrtarët më ofrojnë pasuri’?! Abraham u zgjodh për një mandat katërvjeçar në vitin 1993; u rizgjodh edhe tri herë të tjera: në 1997, në vitin 2001 dhe 2005.
‘Mbretëresha e vdekjes’ u quajt sepse dërgoi 440 kriminelë para dënimit me vdekje, dmth., një e treta e numrit të të dënuarve me vdekje në gjithë Amerikën atë vit.
Ne nuk kemi ‘mbret në Drejtësi’, edhe pse kemi katastrofë në Drejtësi. Dikush, sado pak me zemër, do të kishte marrë këmbalecët e borës e të ishte ngjitur në atë lartësi, këto tre dekada…
Na duhet të shpallim kriterin se ‘duam një prokuror si Deda’, përderisa Lynn ndodhet larg dhe në moshë 80 e ca vjeç. Atëherë kush na ndalon ta marrim modelin nga vlera jonë shpirtërore?!
Prokurori në gjendjen më të mirë është më i adhuruari në shoqërinë tonë, por kur ai vepron me motive të tjera të ulëta- ai është një nga më të urryerit e më të këqijtë e kësaj bote’.- Se luan as "Deda". Profesor, mendoj se eshte bër modë, "picrrojnë" kriteret për të vrare STANDARTET. Shoh "gjethe fiku", gjithandej. Mund të them se po ecim si komb, "Mbi gjethe fiku". Edhe unë. JU?!
Të gjesh një prokuror shqiptar të ndershëm eshte më e vështire se të gjesh një gjilpërë në një mullar bari.
Arben Kraja kryetari i Spakut eshte nje zvaranik qe paguhet $5000 dollar ne muaj per te luajtur rolin e Llalles numur dy.Ky zvaranik duhet urgjentish te largohet nga sistemi I drejtesise,drejtesia e re me Llallen nr 2 ne krye ishte nje deshtim total.
Sa me mire do ishte Shqiperia etnike dhe populli shqiptar kudo ne trojet e veta, po te kishte njerëz e shqiptar si DEDA... DRENICA E KUQE
Prokurori në gjendjen më të mirë është më i adhuruari në shoqërinë tonë, por kur ai vepron me motive të tjera të ulëta- ai është një nga më të urryerit e më të këqijtë e kësaj bote’.- Këtë nuk e luan as "Deda". Profesor Çupi, me lejoni te them se: Unë kam parë e vazhdoj e shoh po "atë gjënë" por herë z' blutë, e herë të mbulueme me një " gjethe fiku". Them se ne si komb kemi gati nje shekull që ecim mbi " gjethen e fikut, të atij, që është i joni", që ka aftësi të qepet pas këpuce, e të shperndahet me sukse. Faleminderit.
Arben Kraja e coi prestigjin e SPAKUT nen nivelin e kohes se Llalles dhe shurroset sa here degjon emrin e Non Grates vicidolian apo te spiunit rrokfeler Meta-j! Skandal e turp per SPAKUN dhe per vete Llallen e ri te quajtur Kraja! Makari te gjendej nje prokuror me pantallona dhe jo si keta qe jane aty qe preferojne te veshin fustane perpara Metes e Berishes,per turpin e tyre.U mbushm me shprese kur u krijua SPAKU,por fatkeqesisht morem vesh se ka lindur i vdekur ,ose lindi gjalle por e mbyti Kraja me te tijte atje dhe jashte (Liken e Berishen).Denoncoi nje varg me krime te ish shefit te tij Izet Haxhia,por Kraja ne vend te hapte dosjet e kryekriminelit shqiptar Berisha, konfirmoi denimin e meparshem te Izetit,duke e zhgenjyer thelle si ate qe besoi tek Spaku,ashtu dhe gjithe shqiptaret qe shpresonin se nje ere e re filloi te frynte me krijimin e tij.U muarr katrani me boje,Kraja me cdo gje,por vetem me dosjet madhore ne kurriz te Likes e te Berishes nuk ja mbajti te merrej,sepse ata i jipnin e i japin urdherat se si duhet te sillet Kraja dhe SPAKU!Jazek i qofte!
Shko mer rrote megjithe Deden , hajvan akoma me realizmin socialist .
Per cilin Dede e ke fjalen o plak komunist me Llulle, per Deden sajese e Vath Koreshit apo per "Deden e vertete", Pjetër Llesh Doda, babain e pese femijeve qe u gjet i nje muaj e ca afer Kolshit pasi kishte ngrire naten e 31 dhjetorit 1966. S"te vjen turp, je edhe mirditor. Po thuaj kujt i ka humbur turpi qe ta gjesh ti. Pjetër Llesh Doda ishte nga Domgjoni e ti duhet ta dijsh mire historine e ngjarjes apo te ka bere per ta harruar realizmi socialist i "shokut Enver e Nexhmijen" servil i te cileve ke qene.
Ore Domgjon! Ne fillim te filmit shkruhet: "Ky film i dedikohet aktit heroik te fill rojtesit Pjeter Llesh Doda!" Pra nuk ishte jeta e tij. Filmi u shfaq per here te pare ne kinemane e Kukesit te Vjeter. Perveç te tjereve (autoreve etj") aty ishin te pranishem edhe disa pjestare te familjes se tij, perfshire edhe te shoqen. Para se te komentosh eshte mire qe te kuptosh thelbin e artikullit dhe qellimin e tij. Shoket e mij e kishin ndjekur shfaqjen dhe nen ze benin humor me disa aspekte si psh çfare do te thoshte e shoqja kur te shihte se Deda para se te martohej e kishte tradhetuar, ose ishte me mire qe te punonin ne BC, sepse kushtet e jetes per jabaxhinjte qenkeshin me te mira dhe jeta me te vertete ishte e "bukur", et., etj. Ne ate kohe flitej qe trupin e te gjorit e kishin gjetur mbasi kishte shkrire bora (jo nga Kolshi, sepse Kolshi ka qene ne breg te Drinit, por diku nga bjeshket e Kalimashit). Por kjo nuk ka asnje rendesi.
Respekte Frrok!
Perpara se te perzgjidhje nje kandidat i pershtatshem per (ç)drejtimin e SPAK-ut krahas te tjereve kam deklaruar qe kriteri i vetem jo profesional ka qene qe duhet te jete ne vazhden e te gjithe drejtuesve te Dreejtesise qe duhet te jene medoemos nga veriu sepse me ta eshte me lehte per kompromise dhe nenshtrim nga dhomat e erreta te selise ku behen zakonisht edhe perzgjedhjet!Dhe me sa duket kandidatura me e pershtateshme do te jete po nga veriu,nga veriu Arta Marku,Adriatik Dhalla,Arben Kraja dhe se fundemi po nga veriu Altin Dumani ,te gjithe te perzgjedhur te Ambasades Kineze!A nuk ju bejne pershtypje dy s'fida te medha:Mos ndeshkimi i Sali Berishes dhe mos prekja e asnje te koruptuari te krahut te djathe,kjo me siguri nen vezhgimin e "guvernatoreve ose se fundemi te guvernatores",qe kane bere gjithçka per mosndeshkimin e tij!Edhe dhenia e "non grates" eshte bere jo per ndeshkim te tij sepse i gezon te gjitha çka ka arritur deri me sot por per ti hedhur hi syve ketij populli tashme te ligjeruar qe vetem popull nuk mund te quhet! Dikur pata deklaruar qe Sali Berisha eshte "poliagjent" dhe mbrohet nga "skutat e erreta" nga ku eshte gatuar ne vitet 82,ku qe nga ajo dite e rekrutimit eshte firmosur dhe firmoset edhe sot per mosndeshkimin e tij deri nga ndarrja nga kjo bote! Ndaj mos prisni drejtesi ,por reabilitim te te gjithe atyre qe kontribuan dhe kontribojne ne mbajtjen peng te ketij vendi! Jo SPAK-u por te ndertohen edhe 100 organizma te tjere nuk mund te denojne ate qe kontribuoi ne berjen e Shqiperise nje bordello ku s'ka bire kurve qe e shemb me! Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze!
SPAK ka lindur I vdekur. Fatkeqësisht të gjithë kishin shpresë te kjo strukturë e cila është vetëm një dështim I madh. Kraja më kujton Adriatik Llallën : I mefshtë pa ndonjë rezultat, asgjë. Në fakt si kryeprokuror nuk kishte gjë në dorë pasi janë prokuroret e tjerë të SPAK që kanë frikë. Të flasim hapur kanë arrestuar hajdutët Rinas it. Sa vodhën ata 5 milion Euro. Po Saliu. I biri, e bija. Superdhëndri, Meta që kanë vjedhur me qindra milionë euro? Janë të pa prekshëm sepse prokurorët kanë frikë, janë të tredhur. Si I thonë: bëju nënën dhe të quajnë babë. Këta kanë frikë nga Saliu. Ndryshe nuk shpjegohet që Shkëlzeni bën karshillëk dhe shkon me limuzinë te dera e avionit. Sa I zoti paska qenë që nga djali I një mjeku të jetë milioner? Apo u bë milioner se kishte të jatin kryeministër? Kaq e thjeshtë është. Pse Llallën e dënuan. Nuk kishte bërë asnjë shkelje. (Ligjërisht). Kishte blerë disa prona I rivlerësoi dhe u bë I pasur. Edhe unë kisha blerë një shtëpi kur u privatizuan në 1992, e rivlerësova dhe tani vlen 90 000 euro. Por Llallën e dënuan se ja vërtetuan që ishte pastrim parash. Po Shkëlzenit, Agitës dhe të shoqit dhe Monakos dhe Ilirit pse jo? Nuk jua mban. Janë të tredhur. Paguhen me rroga të majme dhe është fiks si thotë Çupi. Edhe kryeprokurori I ri do të bëjë të njëjtën gjë. Të gjithë presin që paratë e vjedhura nga Saliu
Edhe unë këtë nuk kuptoj , kur janë bërë gabime edhe fatale që edhe nxiten [ si : është politike kjo (e ligë) që them por jo e pa ligjshme ( agjit-prop - thikë me dy presa - dis-krim-inim pozitiv , racizma e plot llustra lustracionesh ) shpifja , skuthia si mund të bëjnë lig-j të lig - ën ] por frikën s'kanë pse ta kenë , se kur fajtorët janë të ndërgjegjshëm [(taktika është pjesë e lojës së tyre - fitojnë humbjen - prapë fitojnë (nthz) fajtorët ] e bëjnë me ndërgjeçkë të pa ligjshmen , e që ky s'është një kod mes tyre - proçkë vs prokopi , është , rregulla , që palët exzistojnë . Te rregulla . Cili është kompromisi ?! Ndershmëria e të dy Palëve . Paëli i Ligës dhe Paëli i Loigjës . Ata gjëzë duan , un du Hanin tim . Hajduti hyn , vjedh , e , po më ngeli në duar , ninus 7 vjet ...ç'është liria , sa kushtëzonet jeta , kush është i lirë midis nesh , gabon në vlerën q'i jep " jetës " . Hajdutin e prita përsëri , i thirra - hej degjo...- kur pashë ç'mungonte - u trëmb e la mallin përdhe e ja mbathi , e lashë të shkojë e as e theva në mes në të gdhirë . Nga do ta gjejë , nuk e vë aspak në dyshim as viktimën dhe viktimizimin . Kandari është më i saktë nga peshorja . Njëri ka një etalon tjetra një rregullator . Punë manjakësh lipsarë jetësh .
Faleminderit per shkrimet uroj qe dikush te degjoje
Arben Kraja, kryekrapi i Shkodrës, do të përcillet si njeriu më i poshtër në drejtësinë shqiptare, edhe më i poshtër se Gjin Gjonët. Ky duhet të denohet, minimumi, për shpërdorim detyre. Dë të jetë fatkeqësi për SPAK dhe drejtësinë shqiptare, nëse ky bandit, shurdhmemec, do të vazhdojë të punojë në SPAK si prokuror. Duhet zhdukur nga drejtësia shqiptare.
Ne na duhet nje Prokuror si Borsalino apo Falcone ,apo si Prokurori Amerikan kundra Al Kapones..ne ma duhet Nje SkanderBeg i Ri ne Drejtesi .A do gjindet Valle ????
Fatkeqsisht as ka patur dhe as nuk dotëket dreitesi për aq koh sa ketu her dreiton baba Sulltan, dhe her babai Amerikan !, Shqipëria sot esht kthyer në një gjueti shtrigash të jashtme të cilat as nuk jan ngopur dhe as nuk dotë ngopen kurr me mundin dhe troiet tona . Sot në Shqipëri nuk komandoin Shqipëtarët ligji dhe zakoni jon , por mafia e një borgjezie tregetaresh biznesmenesh supermenesh me ndikim Global . Shqipëria sot nuk esht as gje tieter përveqse një tullumbace për duart e me të fortëve . Amerikanët sot luain me shum karta ndryshe me Shqipërinë e ndryshe me Kosovën , Ndryshe me Greqin e ndryshe me Maqedonin , ndryshe me Malin e Zi ndryshe me Sërbin , ndryshe me Turkin Ndryshe me Evripën , Ndryshe me Arabin , Ndryshe me Sirin . Shqipëria sot esht në ditët më të errta te saia që pas pushtimit Otoman Perandorak të Turkis se pse ndeshia ne mes agjenturave ligje vendese të turkis në Shqipëri jan në luftë me ato Amerikane ?...
Të lumtë pena Frrok! Shumë bukur e ke shkruar. Shqipërisë i duhen njerëz si Deda.