Një histori me Inspektoratin e Pasurive 18 vjet më parë dhe realiteti i sotëm i “vetingut” 

14 Dhjetor 2022, 18:45Blog Nga Kristo MËRTIRI

Një histori me Inspektoratin e Pasurive 18 vjet më parë dhe

Kjo histori ka ndodhur 18 vite më parë, kur unë isha këshilltar shtypi në Ministrinë e Drejtësisë dhe po largohesha nga Ministria.  Befas në një njoftim të posaçëm për shtyp futur mes faqeve të brendshme të gazetave me titull: “Disa nga zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë”, përmendej dhe emri im mes 27 zyrtarëve të “lartë” në Shqipëri, përkrah disa milionerëve tepër të njohur(?!). Në  kolonën tjetër në po këtë faqe shkruhej: “BE dhe KE: Zbardhja e pasurive, lufton korrupsionin”.  

Të lutem shumë, e kupton se po na pengon të hyjmë sa më shpejt në Europë ?...Po nuk tregove pasuritë e tua, na more më qafë, do na mbysë fare korrupsioni”, filloi të tallej një shoku im. Le ta lëmë mënjanë shakanë. E vërteta më detyron të mos hesht. Vetëm ndonjë nëpunës i papërgjegjshëm dhe me ligësi ordinere në Ministrinë e Drejtësisë, kolovisin e nisin prapa shpine lista të tilla në Inspektorat dhe ky i shet si djalli tek temjani.?.... Së fundi, kam një lutje a sugjerim të çiltër u thashë : Më ndihmoni që rezultatet e kontrollit të pasurive të mia të bëhen publike “jashtë radhe”, pa pritur verifikimin e mbi 4 mijë zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Sinqerisht, do u jem mirënjohës Inspektoriatit, por edhe medias që i përkushtova jetën time…”. 

Së pari, kanë hipur e zbritur disa qeverisje ekzekutive e legjislative nëpër kulluqet e larta pjellore të Politikës. Lokale qendrore. Qindra zyrtarë të mesëm e të lartë morën dhe dorëzuan spaleta e grada, të merituara e të pamerituara. Mjaft prej tyre bënë “hajër” në pasuri e katandi, brenda e jashtë Shqipërisë sonë hallemadhe. Përtej rrogës së shtetit dhe e disi larg syrit të miletit, filloi shtimi i apartamenteve private; i tokave të blera në rrethinat e metropolit e në provincë; po ndiqnin si në një garë cinike kullat shumëkatëshe, por edhe vilat luksoze në Farkë, në Gjirin e Lalëzit, në Pogradec, Durrës, Vlorë etj. Po Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive, a mbani mend të jetë prononcuar zyrtarisht e seriozisht ndonjëherë, pas kësaj makutërie majtas e djathtas? 

Mbi të gjitha, ka patur dhe ka ende të sanksionuar me Ligj një detyrë të përhershme: “Kontrollon legjitimitetin e burimeve të pasurive të deklaruara”, pa folur këtu për konfliktin e interesave. Herë pas here, sa për të thënë se është gjallë, dilte nga foleja e ngrohtë me kushte jo të zakonshme punësimi e financimi dhe ngjante më tepër me një tellall të rëndomtë fshati  për gjëra “pa zarar” e mjaft larg realitetit sfidues të zyrtarëve me spaleta jo dosido. Kur më përmendën mua me emër e mbiemër në median e shkruar(gati 1 muaj pas flakjes në rrugë!), nuk më hiqet nga memoria edhe një proçkë trishtuese e revoltuese: Një ish Ambasadori të nderuar skraparlli që nuk i ishte tharë balta në banesën e fundit në Sharrë, i kërkohej të raportonte pasurinë (?!). Papërgjegjshmëri sipërore, ligësi e pashoqe apo çmenduri memurësh të paaftë ? Asnjë pendesë e ndjesë sot e kësaj dite ! Edhe unë i gjalli që u jam lutur publikisht të më bënin një nder, të mediatizonin “jashtë radhe” pasurinë time, rrodhën 18 vjet dhe nuk e hapën gojën…Vecse zyrtarët e kamur me “rrogën” e shtetit, po shtoheshin shumë. 

Së dyti, sikur vetëm vitet e Vettingut në Drejtësi të vëzhgosh e analizosh, ky Inspektorat del lakuriq përballë publikut : Ku paska qenë, në vërri prapa malit të Dajtit ishte strukur kaq vite ? A i kontrolloi ndonjëherë pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve, të paktën ata të Kryeqytetit ?... Kujtoj një ish gjyqtar që ngrefosej te Brryli, duke përmendur disa apartamente banimi “për avenirin e fëmijëve” dhe ca ngastra toke të blera e të “dhuruara” në periferi të Tiranës e gjetkë. Iu drejtova aty për aty, pa e fshehur qesëndinë :-Ore filan, kur isha unë në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, ti paguheshe nga shteti sa gjysma e rrogës sime. Pa më trego pak nga përvoja jote personale, si i arrite këto maja “suksesi” ? –Ohuuu, ti je i brezit “jashtë kohe”, nuk hyre dot në Europë,-ma ktheu buzëqeshur dhe hipi në autoveturën luksoze… 

Ndeza cigaren dhe mërmërita dicka nga i famshmi Mark Tuen : Vidh një bukë e të fusin në burg, vidh një hekurudhë dhe të bëjnë senator! 

Së treti, sivjet ILDKPKI-ja (Institucioni më i lartë shtetëror me 7 shkronja marramendëse), çuditërisht e shtyu afatin e raportimit të pasurive nga marsi në fund të tetorit ! Nuk na kanë zënë veshët ende ndonjë arsyetim serioz, për hir të Transparencës para taksapaguesve shqiptarë. Mbase e bëjnë në vigjilje të Vitit të Ri 2023 ! Ose po presim gojëhapur: Sa gjoba reale janë vjelë nga xhepat e zyrtarëve të lartë dhe a e përmirësuan Buxhetin e Shtetit ? Po propozimet për kallzime për ndjekje penale sa janë gjithsej dhe si ka vajtur filli i tyre nëpër labirinthet e erërënda të Drejtësisë ?...Fjala është edhe për frytet e kontrollit aritmetik e logjik sipas Ligjit përkatës. Më tej. Sa “deklarime të rreme” i janë nënshtruar hetimit dhe gjykimit të paanshëm ? Apo vetë Inspektoriati i Lartë tashmë ka mbetur “bulçifryrë” dhe nuk bëzan dot?!...Edhe ndonjë shkëndi e rrallë për dy a tre shkelës të Ligjit(ish këshilltarë e shefa kabinetesh të Kryeministrave të djathtë e të majtë), u shua më shpejt se flaka e një fije kashte. P.sh. për dikë u tha se nuk justifikonte dot mbi 500 mijë euro dhe iu la në derë Prokurorisë. Asnjë fjalë më tutje ! Kujt iu mbushën bulçitë?

Apo dikush fshihet pas gjethit e dikush as pas malit. 

Së fundi, mjaft qytetarë të thjeshtë, por edhe unë, duam të dimë se si u pasuruan vetë krerët e këtij Inspektorati të rëndësishëm ? Vetëm me rrogat shtetërore ?! Pa u ndalur te milionerët që drejtuan Reformën në Drejtësi. Mbaj mend një Kryeinspektor të lartë që ia publikuan pronat në shtyp, U lodhëm së lexuari apartamentet, tokat e makinat super të shtrenjta. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, as nga qeveritë e as nga Drejtësia. Kur makutëria paska karfosur edhe inspektorët e lartë me gjoba e pa gjoba, mjerë fukarai ! Mjerë Shteti i së Drejtës ! Dhe unë rri e pres 18 vite një përgjigje nga Kontrollorët e Pasurive që më “denoncuan” paturpësisht, në mënyrë tinzare e zuzare nëpër median e shkruar. Ngulte këmbë  një miku im koleg : Rri rehat a derëbardhë, tani as që u shkon mendja te pasuria e katandia jote. Ata po shijojnë frytet e hajdutërisë nga kolltuku qeveritar e parlamentar, dhuruar me aq ceremoni pompoze në Kuvend e gjetkë…Iu luta sinqerisht, për herë të parë dhe të fundit, por s’pipëtiu asgjë zyrtare. Të pagojët bulçifryrë heshtin brenda memecërisë së tyre pasanike. 

Nuk thoshte kot gjyshi im : Sa t’i vijë qejfi të pasurit, të varfrit i ka dalë shpirti! 
 

12 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Një nga shkrimet më të bukura tëzoyit Mërtiri...... . Po kujt tia thuash ? Këtu ata që janë në krye, janë të gjithë njësoj!...........Dhe s'ka për të patur kurrë, asnjë organizëm, asnjë institucion, as gjykatë, as prokurori, që do ti hyjë ndonjëherë vjedhjes së pasurisë të shqiptarëve................................. Vetëm nëse ndodh ajo që thotë Ngjela. Ta marë në dorë këtë punë Gjykata Ushtarake Amerikane.......

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Ketej eshte per te ikur naten.Shqiperia eshte kthyer ne nje hale te madhe ku populli pastron mutrat e pushtetareve.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Festimi

        Institut i deklarimit te pasurive? Ne te vertete eshte i fshehjes se pasurive. Ketej duhet filluar fshesa, ndjekja penale. Ujqer me kostum qe deklarojne pasurite e hajdutve, kur vete jane te tille. Verifikojini te ata qe jane apo nuk jane ne kete institut mavria. Ty Kristo, te lumte pena. Mbete po ai i pastri, kurajozi, qe nuk ia shtrive doren askujt, qelibar.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zoica Kano Laci

          Je me te vertete burim te vertetash te hidhura te realitetit tone Kristo Mertiri !Cte te them secili nga ne gjen nje copez te vetes .Te verteta te hidhura per te vene duart ne koke dhe qe te themi te drejten jemi shprese vrare .Qofshim te gabuar e mbase dicka mund te levizi ne drejtesine tone me ndihmen e ndrekombetarve !Respekte e mirenjohje !

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sun

            Po ca te vertetash thote ky me keto artikuj pa emra pa identitete si ato te gazetes bashkimi!!! Minatori, koperativisti eshte zevendesuar me gjyqtarin e korruptuar apo kolegun shakaxhi!!! Ka kurajo per emra apo vetem thashetheme, gjysme te verteta!!!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thanasi

              Po ti o xhan edhe mbrapa kompjuterit nuk ke kurajo te thuash emrin tend.

              Përgjigjjuni
          2. L
            Lexusi

            Z. Sun. Çte verteta kerkoni zotni SUN. Instituti deklarimit te pasurive.. per ate benet fjale. Adresa eshte konkrete. Une lexusi e kem ye kjarte.

            Përgjigjjuni
            1. B
              BABALJA

              Tani Mertiri i ka harruar errato se u bene 18 vjet te shkuara.Mir po pse nuk shkrove 18 vjet me pare kur mund ti mbaje mend emrat apo ishe i dhjere ne ate kohe .

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Babale pyete nje here mamane se mos ka qene me te.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Albani

                  O "babale" pa kambale, tani ke filluar tè lexosh shtypin ? O i paemèr qè kèrkon emra nga kulla e qelbur e pseudonimeve ! Autori po bën mbi 4 dekada që del vetèm me emrin e vet. Po ti ku e fut kokën me tallash ????

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  BABALJA

                  GONI JAM BABAI JOT

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Goni

                    Jam ca me i madh se ty Babale. Si i bie? Qe mamaja jote te ka mbushur me genjeshtra. Me Kriston kishim bere nje pakt. Ai shkonte tek mamaja jote ne ditet tek une ne ditet çifte. Prandaj ta dhashe ate pergjigje se e dija mire ku ishte Kristo

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje