Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht "Rilindjen" dhe "Foltoren"

16 Dhjetor 2022, 17:23Blog TEMA

Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht

Nga Astrit Patozi

Kisha menduar ndoshta gabimisht se reforma në drejtësi ishte vetëm një kujtim i largët, pasi e konsideroja atë të vdekur, pasi çakejtë kryesorë të politikës e kishin sulmuar, ndukur, pickuar dhe çjerrë gjatë gjithë kohës, madje edhe përpara se ajo të lindte. 

Dhe gati isha bindur se ia kishin dalë në misionin dhe vendosmërinë e tyre për ta vrarë shpresën e vetme për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë kronike në këtë vend, ku abuzimi me pushtetin është kthyer në kult prej më shumë se tre dekadash.

Sot ka një sinjal të zbehtë se ajo mbase është gjallë dhe ky nuk do të ishte lajm i keq. Mënyra se si po reagohet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut dhe sidomos vëmendja e lartë e "të fortëve" të politikës për të gjithë procesin më bën të mendoj se ende ka ndonjë shpresë të vakët se diçka mund të ndryshojë në të ardhmen.

Personalisht nuk më thonë asgjë emrat e kandidatëve për kreun e SPAK-ut, sepse nuk më ka lidhur gjë ndonjëherë me ta, ndërkohë që raportet e tyre me publikun nuk është se i bëjnë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndaj nuk e lidh fare me fituesin e garës idenë se mbase nuk janë fikur të gjithë qirinjtë e besimit se një ditë drejtësia mund të funksionojë edhe në këtë vend. Sado e ndrojtur dhe e frustruar nga presioni politik që të jetë.

Ajo që bën më shumë sot përshtypje është fakti që dy skajet fundore të politikës në Tiranë ndjehen njësoj të shqetësuara me të rejat e fundit nga fronti i SPAK-ut. 

"Rilindja" pak më e përmbajtur, por qartazi e mërzitur dhe e sfiduar, ndërsa "Foltorja" më e sinqertë dhe më e drejtpërdrejtë në agresivitetin e saj, ndoshta ngaqë nuk i lipset shumë diplomacia, ngaqë nuk ka se çfarë të humbasë.

Mjafton edhe kaq për ta konsideruar si një hap të vogël në drejtimin e duhur edhe sikur asgjë fare të mos sjellë në të ardhmen kjo rokadë në kupolën e SPAK-ut. 

Nuk është pak edhe fakti që u ka prishur gjumin qoftë edhe vetëm për një ditë të vetme të gjithë atyre, të cilët janë përgjegjës për të gjitha gjëmat, që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre 32 vjetëve.

14 Komente

  1. ?
    ?./

    Pse e sfiduar o Astrit?! Mund ta shtjellosh pak?

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhemal

      Vetem astritin (saliu i vogel) nuk eshte turbulluar.thesi i titit mbushet me lodrat qe do titi

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Ah...si shkruan Patozi!? Sikur deri dje nuk ishte dhe nuk luftonte per PD!? Me vjen cudi qe e paska zbuluar "monstren e foltores" vetem pasi e perzune nga PD. Ato qe shkruan ti Patoz, ne i kemi ditur dhe i dime por jane njerez si ti ne PD e PS qe luftojne per "karrierat" e tyre dhe per mireqenien e kapove te tyre qe Shqiperia vuan. Te pakten kerko falje per te kaluaren tende. Je shume vone per te bere qelibarin.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lugu gjat

          Po ti pjelle e keqe, a ndjehesh si keta te gjithe?. Fytyre dreq dhe i pa cipe.

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            Ti Patoz, do shkosh në prokurori në rast se të thërrasin për të dhënë dëshmi kundër atyre politikanëve që bashkeqeverise për aq shumë vite më rradhë?

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niazi Kosovvrasesi Spiun koleg me Ty Boll

              Doli Bolla e zeze Hajduti me Seksere ne emerime kuadi Pleren Fiqiri Ismaili i Vores dhe Ardian Kollozin e Vlores. Kur flet dhd ri o monster te ndau Gruaja u matove me sekretaen. Kete ke arritje dhe Hajdutellen o puntore i Gozhde Bullonave Kavaje, dhe prej puntore u bone Gazetare, Pleh ishe pleh je kaq o Bolla e zeze e Kavaje Spiun Sigurimi bashke me Spiunin tjeter te Sigurimit Halit Shamata keto jeni keshtu ju donte Salu spiuna dhe vetem Spiuna. Fare e keqe

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Krimi

                Minjte e braktisin anijen te paret kur fillon te mbytet. Kete beri dhe ky srrat rrudhosuri, plaku qe ne rini i PD, paterica e perkohshme e Sali Krimit. Pas disa kohesh do shikojme edhe te tjeret, ata qe sot i rrijne ne krah do ta shajne e njollosin Monstrennkomuniste Sali edhe me kee se ky i rrudhosuri. Do shikojme Boden (ose kasaforten e Saliut), Tritan preshin, pionerin qe mbylli kishat e xhamite ne ‘67, do shikojme Mulin, agjentin serb qe benntrimin e Sali qelbesires, di shikojme gojoren e tij, J.T. Qe do vjelle kunder tij e plot te tjere qe sot i rrijne ngjitur pas trupit per tu shpetuar nga gijotina e drejtesise te popullit se si do ta braktisin e nemin ate, edhe me keq se cberi Saliu me prezervativin e tij Lul Bashen. Kohe te mira priten te vijne per Shqiptaret vetem nen kujdedin e vlefshem amerikan.

                Përgjigjjuni
                1. Vjosa

                  Mirë JA thone komentuesit që tani ben të virgjerin dhe na ben Per të vjell kur flete e shkruan ky Skuthi i sali Karaxhiçit.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T

                    Nje shkrim me shume te verteta midis rreshtave

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luani

                      Unë mendojë që njëri nga ata je edhe ti ..!!, ju jeni lepur , pa dinjitet, kurrë nuk arritet dhe sdo ta bëni kurre tja thoni në sy kryetarit tuaj kërmë , nongrates qe unë distancohem nga ju , si një person që po dilni kunder USA, UK.. aleateve strategjikë të shqipëris .., po ulni koken dhe kur j flakin , shkruani në facebook dhe hiqeni gë moderuar.., bëjini një nder vetes dhe ne .., heshtni dhe mos na çani….. zallin ..!!

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FCB

                        Patoz , kthjellohu pak sa te dha Fiqua i Vores per tre tenderat e fundit , po nuk u kujtove njerin po ta kujtoj une , te dy depove te ujit ne Marikaj ku u paguan per pak hekur e beton mbi 500 mije euro .

                        Përgjigjjuni
                        1. ?
                          ????????????????????????

                          edhe formen e tavolines e kan si varre ...njerez te poshter kush na ka udhehequr neve edhe kush po na udheheq turp pupupu.. te pa aftit edhe super kriminelat edhe te babziturit

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tiku

                            Tani jane “te gjithe ata qe jane pergjegjes per te gjitha gjerat qe i kane ndodhur Shqiperise gjate ketyre 32 vjeteve “, dje ishin “kolege”, “shoke”, “miq” etj. Ti dhe gjithe ju qe keni qene pjese e kesaj skene politike ne keta 32 vjet, sa here ju vjen delli dhe uleni te shkruani per situaten ne Shqiperi, me mire merrni nga nje grusht mut dhe ta hani e te mos flisni.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erioni nga Elbasani

                              Ben moralistin ky pseudopolitikan i pa moralshem. Je ashtu siç te komentojne me larte. Do ishte mire qe dhe ti te ishe se bashku me shume te tjere ish deputete te PD-se, PS, PL, ne listat per gjykim nga SPAK.Beji nje te mire vehtes dhe hesht...mos jem ment dhe mos shit moral...i pamoralshem...

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje