Bëjeni regjistrin e fëmijëve të lindur për atdheun tjetër!... 

18 Dhjetor 2022, 20:04Blog Nga Kristo MËRTIRI

Bëjeni regjistrin e fëmijëve të lindur për atdheun

Një ditë ngjiten në avion me vështirësinë e njohur të minifundeve modern ! Kush ka punuar në Rinas, ose kush udhëton shpesh me avion nëpër Europë e Perëndim, me siguri ka parë edhe gra shtatzëna e me “barkun te goja” si pasagjere jo dosido.  


Përgjithësisht janë gra zyrtare që e marrin rrogën nëpër organigramën e pasur shtetërore, gjatë qeverisjeve të djathta e të majta. Ka patur e ka edhe politikane e deputete të përkëdhelura e të përzgjedhura me dorë nga Kryetarët e plotfuqishëm, drejtoresha e këshilltare kabinetesh, të cilat para se të hyjnë përditë nëpër zyra luksoze shkojnë e falen në parukeri cdo mëngjes. Janë edhe gra me burra të kamur që bashkëjetojnë a divorcohen, thjesht për t’i thënë “sikter” fukarallëkut dhe tashmë nuk pranojnë të lindin në maternitetet e Tiranës, gjithnjë në emër të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

 Por paska edhe gra juriste nga Prokuroria e Gjyqësori(në tërë shkallët e tyre), të cilat cirren e ngjirren për të sunduar kudo Shteti i së Drejtës…Vecse gati të gjitha kanë edhe një objektiv për pasardhësit, pasi u sigurojnë strehimin e bollshëm dhe kontot bankare të majme : Të sapolindurit në dhera të huaj, fitojne shtetësinë pa belbëzuar ende dhe favore të tjera si foshnja ! Mjaft prej tyre kanë pasaporta shërbimi a diplomatike ose viza afatgjata. Mirëpo ka mbarsje natyrore, por ka edhe artificiale, gjë që mbase s’ka shumë vëmendje. I rëndësishëm mbetet “aveniri i fëmijëve” qysh foshnjë ! Për ata rrojnë, punojnë e luftojnë me të gjitha mjetet e rrugët…  

Urtësia shqiptare ka folur herët : Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje ! Dhe ata vogëlushë nuk kanë lindur nëpër trena, as në anije e avionë, as në burgje dhe as “jashtë martese” në ilegalitet e mysybet.

Përkundrazi. Prindërit e tyre u bëjnë “dhuratë e peshqesh” qysh në djep nënshtetësinë europiane e perëndimore. Dhe pastaj kthehen e mbajnë fjalime të nxehta në Tiranë për arritjet në Shëndetësi ose në Shërbimet Sociale(kur simotrat e tyre në ca fshatra të thella malore, i cojnë të hedhura në vig e mbi supe për të lindur në qytetin më të afërt!). Dhe nuk harrojnë asnjëherë të marrin edhe “Ceqet e bebeve” që vendosi Qeveria “Rama” vitet e fundit. U takoka me Ligj. Sepse “për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë, me banim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare, në vendin ku ka lindur”. Nuk e kemi fjalën thjesht për numrin rendor, datën e plotë dhe orën e lindjes, gjininë, kombësinë, as për faktin nëse ka lindur normal, binjak apo siamez… 


Në fund të fundit, regjistrimi në zyrat e Gjendjes Civile ofrohet falas. Dhe bonuset qeveritare nuk janë të vockla. Vetëm për 3 vitet (2019-2020-2021), në shkallë vendi përfituan nga programi i mbrojtjes sociale 115 mijë e 764 fëmijë të porsalindur. 


Janë mbështetur familjet e reja, “pavarësisht statusit social-ekonomik”. Frytet konkrete të kësaj politike ende nuk i dimë saktë nga institucionet përkatëse. A ka filluar të rritet numri i fëmijëve nëvendin tonë të rrudhur nga skamja dhe emigracioni ?... 


Historikisht, populli ynë e di mirë : Po rrite një fëmijë, ke ngritur një kala ! 
Vërtet fëmija ta zë kokën me derë ?! 

Mund të kërkohen e të gjenden lloj-lloj sebepesh dhe justifikimesh morale e shëndetësore, sociale e familjare. Lind pyetja : Po të mos kishin atë status zyrtar e financiar të pistë, a do u shkonte mendja te kjo udhë e gjatë skuthërie e fitmprurëse, tinzare e hileqare, për sot e për nesër ? Sepse nuk bëhet fjalë për mbarsje të motit me re e shira dhe as për mbarsje me ide a vizione të gabuara. Edhe këtu, nuk mund të heshtet nga shoqëria jonë besimthyer si në rrokullimë e tepër trullollëse nga politika e madhe dhe analistët e gërr-vërreve nëpër ekranet partiake e opozitare. Nuk besoj të gjenden statistika të sakta për këtë dukuri të shëmtuar as në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Institucionet rrinë gojëkycur. Heshtja ose mbyllja e njerit sy flet shumë.  


Por na kujton edhe një anekdotë të shkurtër vlonjate, lindur në vitet e Pluralizmit rrumpallë : “ Pse thonë,-fliste në 


Televizion ministri i Brendshëm,-se policët e mi janë duke arrestuar edhe fëmijë ? Unë mund të paraqes si dokument me qindra gra nga populli, të cilave nuk u kemi arrestuar asnjë fëmijë”…Mirëpo një lab ironik i thekur, krojti zërin dhe i tha aty për aty atij që kish pranë: 

-Mos e vri mëndjen, xhanoo, ai po flet për gratë shterpa… 

14 Komente

  1. S
    Stefan

    Po ca budalliku esht ky qe ka shkruar. Amerika e ka te lidhur nenshtetesine me lindjen ne territorin USA. shtetet europiane jo. Pse duhet te shkruaje patjeter perdite njeriu. Kur ske cte thuash mos shkruaj. Se jo per gje. Po nga nevoja per te shkruar perdite fillon shkruan budallalleqe

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andrea

      More "Stefan" bythqiri, ti do jesh burri i asaj qè mbarset nè Tiranè dhe shkon e lind nè Miçigan...Kaq shumè tè kruhet prapanica sonte ?!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Urani Apostoli

        Ceke...se kështu ia përkëdhelim ne ose Stefi që si e shkruan ti autori nuk mendon si ti ...kaq ndryshe , por të paktën mua ti me kujton atë Klaritën që citoi I.M. me jë në fund . Se nga anët tona bijtë e bijat , ne na thonë i/e...psh. Sofikë , Leksës , Magës , Limbes ,Todës , Mamicës etj etj . Ani , pyet në soj pse ne jena të nënes e jo të shterpës . Në shënjë respekti po të pyeti kureshtja kush është ndë këto reshta ti lejoe me e njoh atësinë , anipse ti do ngurroshë , mos u ndrys .

        Përgjigjjuni
      2. I
        Illo

        Ah qe ti Stefan spaske kuptuar nje fjale nga fjalet e mençura te z. Mertiri. Nejse, ndoshta ske dhe kapacitet truri, ste ve faj. Me dy fjale: nuk e ka me ligjet e Amerikes mo te keqen Stefani, e ka me bishtperpjetat tona: politiqene, gjykatese, prokurore, nenpunese administrate, bizneWomanet tona, prezantuese, kengetare, mace e buca, qe hane ne Shqiperi, thone qe shendetedia jone eshte 1, arsimi po ashtu, marrin rrogat ne Shqiperi, vjedhin po ne Shqiperi si pjese e shtetit, mirepo femijet i bejne ne Amerike a Eurpope, qe te kene neshtetesi tjeter, perendimore, se pinjollet e tyre jane me te denje se per nje cope Shqiperi. Dhe cdo gje ne emer te te drejtave dhe lirive te njeriut. Dhe mos te mjaftonte kjo, marrin dhe bonusin e bebit nje me nje. Po une do te shtoja edhe per ca tipe, qe jetojne ne emigracion e vijne marrin 400 dollaret e Shqiperise se bonusit te bebes nga Amerika a Gjermania. Ketej thone, ju atje rroni me qindarka, car jane per ne 500 doll. Leter b…the. Rilexoje, Stefan, artikullin. Ndodhta e kupton.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lo

          I dashur Illo. Jam dakort per cfare thua. Praktikisht jo me kote shembull tipik ne Shqiperi eshte Bash Hollandezi dhe ne Kosove Kurt Norvegjezi. Se sa te rendesishme jane keto pune ju kujtoj qe ne Amerike Trampi me cinizem i kerkonte certifikaten e lindjes Obames….eshte ligj nderkombetar qe femija i lindur ka te drejten eksluzive per nenshtetesine e vendit ku ka lindur….

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andreas

            E ke gabim! Nuk eshte ligj nderkombetar! Ne Europe JO te pakten. Kush lind ne Itali nga prinder te huaj, mbetet i huaj!

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vllai Stefanit

            O Kristo, po boll o burr qe ben si "Illo", si"urani apostoli" dhe si "andrea". Ja ke fut kot me shkrimin. Po mos u emociono kaq shum. Edhe te shkruash per vete: fjalet e mencura te z. Mertiri", nuk tregon ndonje mencuri te madhe. Edhe mos fol me fjale te ndyra o Kristo (Andrea) se je dhe intelektual. Ben analiza demede.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andrea

              Stefano,, ti qenke si puna e mizes, qe nuk rri dot pa ngrene m..... Sa do mize intelektuale te jet. Te fala Stefan. Dhe mos u merzit... Here tjter me djale.....

              Përgjigjjuni
              1. Çuni xhajes Stefanit

                O Kristooo...ha ha ha Sa shum pasje vujt mor burr

                Përgjigjjuni
              2. A
                Andrea

                Stefano,, ti qenke si puna e mizes, qe nuk rri dot pa ngrene m..... Sa do mize intelektuale te jet. Te fala Stefan. Dhe mos u merzit... Here tjter me djale.....

                Përgjigjjuni
                1. D
                  D.Anastas Zhamo

                  Ti foton a proton a elektron mbase nuk e njeh Pôtol-en e Anastas-ëve , as të Mio-s as t'Eili-ës , as të Stefan-it...meselet e pragjeve DICINCYCLAUX XII

                  Përgjigjjuni
            2. A
              Arbana

              E cuditshme cfare ndodh te ne. Te lumte dora gazetar. Shkrimet e tua i pres me shume deshire. Shembull se si duhet shkruar.

              Përgjigjjuni
              1. q
                qytetari

                Pena top t'u befte

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zouca Kani Laci

                  Bravo Kristo per keto tema qe trajton !Sa per perfitusit e manovrusit ata do gjejne menyrat e metodat e tyre te sofistikuara e shfrytezojne cdo mjet .Je vertet i zoti e realist !Respekte !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje