
Nga Frrok Çupi
Dikush do të tronditet prej këtij lajmi…
E përfytyroni dot se si do të bien mitet e krimeve, mitet e zyrave të larta, mitet e njerëzve të fshehtë dhe mund të dalë mbi ujëra trupi i Remzi Hoxhës. Sapo të shfaqej Remziu, edhe sikur i mbytur në baltën e tokës ose në ujërat e detit.
Në prurjen e aktorit dhe regjisorit të shquar shqiptar e amerikan, Xhevat Nimani, nga Tetova,- Remzi Hoxha, ndryshe nga si ka ardhur mes nesh mijëra herë, kësaj here vjen i gjallë, aq i gjallë sa të flasë…, vetëm do të flasë. Dëgjimin nuk e ka më, as gjymtyrët e tjerë nuk i ka- këtë e deklaron edhe artisti i madh.
-Se duhet ta dijë ky popull çfarë ishte ky Remzi Hoxha- thotë regjisori Xhevat Nimani, duke e quajtur hero i kombit.
- Të dijë kush ishte e çfarë bëri. Se atëherë do të kuptojmë se Remzi Hoxha nuk u vra rastësisht, edhe eshtrat nuk i janë humbur rastësisht…
Kur flet Xhevat Nimani mbi Remzi Hoxhën, të zhdukur në duart e SHIK-ut që në 21 tetor 1995, e kur thotë se ‘do ta sjellë të gjallë’, të ndrit një shpresë në sy se qenka në këtë botë një fuqi e madhe gati vetë Mrekullia. Mrekullia mund të na sjellë ‘të gjalla’ para syve të kombit kobet e mëdha që kanë shkaktuar këta tanët. E kjo fuqi është arti, filmi, libri, shpirti i vetë kombit.
Kjo do të rezultojë një fuqi më e madhe se edhe vetë prokurori, ligji, gjykatësi, ushtari, gjenerali… Po të kishin qenë të zot këto gjymtyrë shteti për të na mbrojtur për së gjallmi tonë nga krimet e tanëve, atëherë gjymtyrët e artit do të kishin më pak punë hetimi e rrëmimi nëpër dhera varresh e ujëra detesh. Por kur gjymtyrët e shtetit nuk i fusin duart në ‘ndotjen e bosit’, atëherë qenka arti ai që do të krijojë modelin e kobëve.
-Unë e di kush e vrau Remzi Hoxhën- thotë Xhevat Nimani. Vrasjen e kreu SHIK- u shqiptar, dmth., Shërbimi Informativ Kombëtar me drejtor Bashkim Gazideden, e, për fat edhe më të keq- me president Sali Berishën. Kjo është e vërteta… Regjisori shqiptaro- amerikan, autor i një krijimtarie të gjerë, duket se ka humbur gjithë besimin se një mekanizëm tjetër, qoftë edhe mekanizmi i hekurt i shtetit, do të mund t’i afrohej trupit të Remzi Hoxhës.
“Shteti shqiptar është i mbytur në turp- thotë Nimani; jurisprudenca shqiptare ka rënë në provim dhe nuk funksionon. Ndërgjegjja shqiptare duhet të funksionojë… Por nëse një president ka urdhëruar vrasjen e Remzi Hoxhës, kjo është koha e fundit…”. Artisti ka zbuluar edhe arsyet pse e vranë dhe humbën varrin Remzi Hoxhës.
Si e zbulon artisti krimin dhe motivin e krimit? E zbulon si hetues, pikërisht si hetues…, por me mjete arti e kulture, me mençuri të pa imponuar. Cilin dëgjoi Xhevat Nimani duke biseduar fshehurazi mbi arsyet e Remziut? Një hetues këtu do të bazohej… Cili u kthye në vendin e krimit për ta dëshmuar pa dashje?
Një hetues këtu do të bazohej… Një hetues i makinës shtetërore mund të thotë se nuk bazohet mbi ‘klimën, mbi atmosferën, mbi opinionin’. Ndërsa artisti nuk e mendon këtë, artisti bazohet mbi frymën. Disa hetues e prokurorë të krimit me katër të vrarë në 21 janar 2011, kanë ardhur e shkuar mes përmes ajrit të skenës së vrasjes, e kurrë nuk ‘zbuluan’.
Kryeministri i kohës së vrasjes deklaroi menjëherë se ‘i vrau opozita’. Domethënë kryeministri në fron dëshmoi se ‘e di kush i vrau’. Prokurorët e dëgjuan e shkuan tutje pa thërritur shefin nën hetim: ‘Tani na thuaj kush i vrau, përderisa e di!’. Kryeministri vihet nën hetim ose edhe nën akuzë…
Ndërsa artisti nuk shkon tutje, e nis menjëherë hetimin. “E di se do të më vrasin në Tiranë, por më mirë në dheun tim”, kishte deklaruar Remzi Hoxha. Fryma e heroit është prova për artistin, por kjo nuk provohet për hetuesin. -Pse e vranë Remzi Hoxhën?… E vranë sepse Remzi Hoxha ishte krye atdhetar- thotë.- Për shqiptarët e Kosovës ai ishte ‘njeriu shtet’. Ka ndihmuar e ka mbajtur më këmbë, në kohë të zeza, mijëra familje të shqiptarëve… Mbajti pranë e nën kujdes heronjtë e Kosovës Tahir Pajaziti e Adem Jashari…, që në orën kur i burgosën në Tiranë…
Nuk ndodhi rastësisht vrasja e tij…. “Kjo është arsyeja që do t’i dal zot në një film dokumentar!”, thotë regjisori i njohur. Nuk është hera e parë që arti kthehet në dëshmi, edhe në prokuror e gjykatës të kobëve kundër kombit. Nuk ka asnjë çudi. Kjo është ajo mrekullia, edhe po e kapën për fyti Drejtësinë, një ditë nuk vlen.
Xhevat legjenda fol me artin tend. Ti e di mire kete rruge te hapur. Ti nuik di skuthllekun e Salihut. Po kujdes! Se i ligu e mund artistin sado i madh te jete. A e di pse? Ti e di po se ta kujtoj mbase nuk eshte e tepert. I ligu ka eksperience si i lig, e Ty te mungon kjo...
Sali krimineli eshte i marre fund ddhe pse mund te kete horra rrrth tij qe i sherbejne akoma. Nuk ja mbyll dot me gojen njeriu ky plehre. As filmin nuk e ndalon sic kerkojne bashkepunetoret e nazizmit apo fashizmit qe te zhdukin filmat e realizmit socialist,filma qe tregojne ngjarjet dhe historine e nje populli i cili ka vuajtur prej qindra vitesh.
E keni formuluar gabim perfundimin Roberto. Bajraktari i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha zoteron 1 miliard dollare pasuri ne emer te djalit dhe dhenderrit dhe ish-Presidenti e ish-kryeminsitri peshkaqen edhe kur nje dhemb do t'i ngelet ne goje te kafshon per vdekje.
Dardan une e di qe Berisha te vret por nuk e ka me ate fuqine e pushtetit kur leshonte policine dhe forcat speciale neper rruge dhe rrihte apo gjakoste kundershtaret e tij. Ramzi Hoxha e pergjoi Sali Berishen ne nje takim sekret me Sllobodan Milloshevicin diku ne rrethinat e Maqedonise prandaj Saliu e zhduku per te mbuluar gjurmet. Ato para qe ja ka vjedhur popullit dhe ketij vendi do ti dalin per hundesh.
....E ka por të zotërosh Artin me një...si i lig të gjitha të ligat ti mblethç bashkë e me artin e mbrojtjes të i fshellesh , tënja kapitale nuk t'mjafton si deshmi cilesimi e as krea qi t'shëmbëllen rubinët rresht e karthicat n'skaje ç'ke si për bëmë e fête sipër krys kur kund s'kan me gjend vrymë me hy . Po si ti e ca ka plot që si n'vlonjë fusin hundët n'kaçamakun q'vlon votrës . N's'ke me nez nuk t'napë .
Doli spiuni Cupi te japi haberet e akshanit
Spiunë i shihni ju të gjithë , do jetë Venedikas...ik mor fuks se më i rëndon moshës
Ti nuk je Hajduti po je Injoranti i Surrelit. Car eshte akshani mor trap? Se akshamin e dime ne, po jo akshanin qe e dike ti.
saliu me cecenet e tij kriminel do ta bojkotojne kete film.ata jane aq te ndyre sa po pregatitin nje tjeter 97 per te mbrojtur krimet e tyre ne keto 30 vjet
Jo duke equajtur Hero Kombëtar por Remzi Haxha ësht hero Kombëtar,ra për Kosovën që kullonte gjak prej shekujsh,Dhe me parat e punës tij si biznesmen iafirmuar ndimoj UÇK Por dhe popull të varfër qëflasin vetë. ishte drejtus i Lartë i UÇK pak shum pak Janë shqiptarët që kanë dhënë gjithçka për Kombin në fund dhe jetën, tragjikisht nga shqiptar të shitur te UDB ja dhe armiku më imadh i Shqiptarve.
Nese Erion Veliaj eshte patriot sic hiqet, duhet t'ia ngreje permendoren Remzi Hoxhes ne mes te bulevardit qendror te Tiranes.
Historia e Remzi Hoxhes tregon cka eshte shteti yne dhe shoqeria jone. Nje shtet qe vret qytetarin e vet, pastaj fsheh krimin dhe kriminelet. Pra, nje shtet mafioz me drejtesi qe nuk ekziston dhe shoqeri pasive. Jemi shume larg asaj qe duhet te jemi.
Ai nuk ishte shteti yne, ishte banda kriminale e drejtuar nga spiuni i Serbise, nga Sal shpellari!
Tronditëse në përmasa të gjëra, dhe mjaft përgëzime meriton z.Xhevat Nimani me stafin e vet dhe Ju z. Frrok që në lloje të ndryshme nuk heshtni së demaskuari mëkatarët kriminel të vrasjes me zhdukje të Remzi Hoxhës. Mesazhi që përcillet: Të besojmë, se ka të tjerë që nuk tërhiqen para përpjekjeve për të nxjerr të vërtetën, të drejtën, të dobishmen e njerëzve që krimi u merr jetën dhe drjetësia nuk i ndëshkon.
Sa humane do te ishte qe gazetari i talentuar dhe trim, Mjeshtri i Madh, Frrok Cupi, ta dokumentonte dhe ta botonte ne nje liber Tragjedine e Heroit te Kombit Remzi Hoxha!
Dhe merreni me mend Sali krimineli akoma kerkon te sundoje..!
Kur te gjithe shqiptarer e dine se kush e vrau R.Hoxhen e mijra shqiptare te tjere duke filluar nga 1997 e duke kaluar te Ger- deci e 21 Janari, atehere c’pret Drejtesia e Qenit ?! C’pret SPAK (ASPAKU) -HICI , me KRAJANIN qe dihej qe ne krye te heres se do te mbronte vrasesisit, se ishte lidhur kembe e koke me kapot e Mafias se ishin fqinje ne Gjirin e LALEZIT ! Nje gje me vjen keq qe keta mafioze arri- ten te mashtrojne me “talentin e JAGOS” ambasadoren e nderuar te SHBA- s Zonjen KIM ! Vetem per kete me vjen keq ! Kur ky myteber KRAJA qe kaloi Vettingun dhe disa te grupit te SPAK-ut, me sa duket JOBSON nuk ka qene i pranishem ne salle dhe CIFTJA qe kryesonte vettingun, e ko- rruptuar. si ata, sic doli me vone u dha viston per te kaluar vettingun dhe ja sot panorama e ngjarjeve : U bene disa perpa- rime ne. gjyqesorin e prokurorine, u krasiten disa nga jurisprudenca por kur vjen puna te politika, mafia politike “shkem bijt rezistojne” dhe jo vetem kaq por po bejne nje karshillek te paimagjinueshem per nje mendje te shendoshe ! Derisa edhe Ameriken po e sfidojne dhe per fatin tone te keq SHBA vetem po rrine e po bejne sehir duke mos ndjekur ate rruge qe dikur u ndoq me NORIEGEN e Panamas, Presi/ dentin e Hindurasit kohet e fundit , ndersa nje Shqiperi nje cift mafiozes, vrasesish, hajnash livadhisin e bejne nje jete te embel ne Gjirin e Lalezit pa i hyre gjemb ne kembe ! Sepse kishin mbrojtjen e batak- ciut, hileqarit e mashtruesit me mbienrin KRAJA I cili i zvarriti hetimet e mafias shqiptare B.-M per ne “Kalendat Greke”! derisa me ne fund e theu zverkun ! Edhe te KY Dumani, nahia te cilit e ka ne natyre dredharakllekun dhe etjen per kolltuk nuk do te beje ate qe duhet bere por do te merret si Ai qe theu qafen me “cironkat” dhe perseri Peshkaqenet do t’i keshe ne m rehatine e tyre plot membelsi ne Gjirin e Lalezit ! E kam perseritur disa here se nese SHBA dhe BE-ja duan te vendosin Drejte- sine ne Shqiperi ka vetem nje rruge : SPAK te perbehet “fifty-fifty) me nderkombetar e shqiptare dhe kryetar te jete nje “JOBSON” Kjo relativisht per nje kohe pak a shume 10 vjecare derisa te digjet nga rrenjet “grami i mbjelle nga binomi B-M sepse bari I keq kurre nuk thahet ….,!
Kur te gjithe shqiptarer e dine se kush e vrau R.Hoxhen e mijra shqiptare te tjere duke filluar nga 1997 e duke kaluar te Ger- deci e 21 Janari, atehere c’pret Drejtesia e Qenit ?! C’pret SPAK (ASPAKU) -HICI , me KRAJANIN qe dihej qe ne krye te heres se do te mbronte vrasesisit, se ishte lidhur kembe e koke me kapot e Mafias se ishin fqinje ne Gjirin e LALEZIT ! Nje gje me vjen keq qe keta mafioze arri- ten te mashtrojne me “talentin e JAGOS” ambasadoren e nderuar te SHBA- s Zonjen KIM ! Vetem per kete me vjen keq ! Kur ky myteber KRAJA qe kaloi Vettingun dhe disa te grupit te SPAK-ut, me sa duket JOBSON nuk ka qene i pranishem ne salle dhe CIFTJA qe kryesonte vettingun, e ko- rruptuar. si ata, sic doli me vone u dha viston per te kaluar vettingun dhe ja sot panorama e ngjarjeve : U bene disa perpa- rime ne. gjyqesorin e prokurorine, u krasiten disa nga jurisprudenca por kur vjen puna te politika, mafia politike “shkem bijt rezistojne” dhe jo vetem kaq por po bejne nje karshillek te paimagjinueshem per nje mendje te shendoshe ! Derisa edhe Ameriken po e sfidojne dhe per fatin tone te keq SHBA vetem po rrine e po bejne sehir duke mos ndjekur ate rruge qe dikur u ndoq me NORIEGEN e Panamas, Presi/ dentin e Hindurasit kohet e fundit , ndersa nje Shqiperi nje cift mafiozes, vrasesish, hajnash livadhisin e bejne nje jete te embel ne Gjirin e Lalezit pa i hyre gjemb ne kembe ! Sepse kishin mbrojtjen e batak- ciut, hileqarit e mashtruesit me mbienrin KRAJA I cili i zvarriti hetimet e mafias shqiptare B.-M per ne “Kalendat Greke”! derisa me ne fund e theu zverkun ! Edhe te KY Dumani, nahia te cilit e ka ne natyre dredharakllekun dhe etjen per kolltuk nuk do te beje ate qe duhet bere por do te merret si Ai qe theu qafen me “cironkat” dhe perseri Peshkaqenet do t’i keshe ne m rehatine e tyre plot membelsi ne Gjirin e Lalezit ! E kam perseritur disa here se nese SHBA dhe BE-ja duan te vendosin Drejte- sine ne Shqiperi ka vetem nje rruge : SPAK te perbehet “fifty-fifty) me nderkombetar e shqiptare dhe kryetar te jete nje “JOBSON” Kjo relativisht per nje kohe pak a shume 10 vjecare derisa te digjet nga rrenjet “grami i mbjelle nga binomi B-M sepse bari I keq kurre nuk thahet ….,!
I dunet bllokuar fotosenteza grëmit , dhe , do dobësohet , deri në kalbje .
Respekte e mirnjohje pa fund per regjizorin Xhevat Nimani.
Edhe Cupi,edhe Ngjela,jane pleq naive proamrikan.Perrallat e tyre per mbi tre vjet ende nuk u kane dale,se nuk e njohin realitetin shqiptare.
Frrok Cupi dhe Spartak Ngjela jane ne radhe te pare patriote proshqiptare!
Duhet lexuar e rilexuar ky shkrim.
Deri tani Jane dy filma per familjen kriminele te Berishes. I pari u be per krimin e te birit ne Gerdec. I dyti per vet kriminelin Berisha per vrasjen e Remzi Hoxhes. Serial te tjere do behen per zhdukjen e vellezerve Haklaj, per masakrat e 97-es, per 21 Janarin e per qindra vepra kriminele we aika Bere ne keto 30 bite.
Respekt "alphade"Fatkeqesisht Shqiperia esht shtet qe smundet me asgje te dal nga kjo unaz ,korupsioni,krimi e hajnie te staxhonuar, qe organizoi ne menyr perfekte ky perbindesh i ndertuar ne katakombet e UDB Njihen krimet dhe tradhetia e tij nga cdo shqiptar e ska nevoj te riperserisim historin e tij se me pak fjal ti bukur e prek Pra ktij populli cfar i duhet me shum qe te ngrihet te permbys kte cet hajdutesh e kriminelesh qe vazhdojn te mbajn nen thundren e poshtersive pa fund te ksaj pakice te majmur ter kte Komb ? Flasin krimet ,pasuria e pajustifikuar dhe bagazhi i renduar i krimit Sot Shqiperia nuk ka Opozit fal ksaj perfaqesie me ne krye berishen dhe meten dhe kjo esht "bekimi" fitoreve te reja te Pozites se sotme ! Jo or mik ,nuk ka kuptim te hyjn amerikanet te vendosin nderin e shqiptareve te pabes, qe akoma ndjekin dhunusin ! Cfar duan ma ky popull kur Amerika i ve vulen e NON GRATA , ktei "prijsi" te katastrofes se tyre qe ka kurajon e del dhe kunder vet Amerikes me skenaret qe ngref Vec ktij populli kujt i intereson kjo gjendje ? A nuk mendon se ka kompromis ? Shum frik kam se SPAKU do mbetet ASPAK sado rekata behen
Te gjithe e dine, Ju Profesor perdorni penen per te vulosur vendimin ndaj nje vrasesi ne kry te shtetit, ( e ç' fare pene, brilante), por populli thote" Derri do plumb".
Frroku ka qene, eshte dhe do mbetet spiun. Lepires sume i Berishes dhe tani i Rames. Interesaxhi deri ne sakrifice te moralit te tij dhe familjes. Nuk eshte i qet si duket dhe shkruan gjepura qe vetem patronazhistet jargaviten dhe marrin sufflaqen ditore por te merituar. Tani ka vetem nje problem vendi dhe ai eshte Rama. E shperberi, e lartesoj korrupsionin dhe hajdutizmin ne maksimum. Nuk e ka problem ta shesi detin te greku dhe vendin te Erdogani, dhe Kosoven te Vucici, boll te qendroj ne pushtet.
Laj gojen o horr me Ramen!
Hec e merre pushtetin.Uli në 15.000.00 qindarka rrogat e deputetit e ma shi lëmin si fisnik ti Nexhip efendi....
Frroku,ka qene dhe do te ngelet ne kujtesen e njerzeve perparimtar si nje analisti shkelqyer,intelektual,i mençem dhe njeri i edukuar, i zoti,trim ku ne çdo shkrim te tij ka thene te verteten,i ka rene ne koke kryekriminelit Sali Berisha, pa frike dhe shume i vendosur.Respekt per zotin Frrok Cupi.
Jugu Tropojan
Canten e pere me dollare nga Serbia,vajti Azem Hajdari e morì ne kufi ne Tropoje, Sala eshte njeriu i agjentures Serbe e ka demtuar Kosoven e Shqiperi sa dhe ushtria Serbe nuk do ti bente kaqe dem. Kush mbeshtet Salen jane armiqe te kombit Shqipetare u duhen tredhur.
Hiqe emrin Jugu se na turperon o jashteqitja e Sales. Te mbrosh krimet e tij dhe cfare i ka bere Shqipersie Ai do te thote jesh me shume se jasheqitje. Nuk aderoj ne asnje parti jam atedhetare si Remzi Hoxha. Te flasesh per Frok Cupin me ate gjuhe je i injorant. Ktheu mbrapa 30 vjet bej kronologjin e ngjarjeve. Sali Berisha dhe Ilir Meta jane turpi dhe kriminelet e vendit duhet te dalin ne gjyq publik para popullit.
Te jetosh a te mos jetosh/ çdo te thote koke bosh/ Menderisht o te tredhe/ Ne kete pike jeni perdredhe/ xxxxx Rrema rrojti, apo dhe rrone/ Si te vlefshem ju numeron/ Ai kurre s'do jua thote/ Se po akuzoni kote/ xxxxx Po hidheni ne supervale/ E verteta kurre s'do dale/ Ajo kurre s'ka per tu thene/ Bota mbrapa ju ka lene/ xxxxx Kjo asht pika e Arkimedit/ Vjene e vete uju i detit/ Qe sa kohe te jetoni/ Ma shume kripe te konsumoni/
Respekte per Regjizorin Xh.Nimani.Ngjarja per Remzi Hoxhen duhet te finalizohet me Denimin Maksimal te Autoreve te Krimit.Sali Kerma duhet te Penalizohet .Drejtesia e Re duhet te veproje .Populli ka besim se e Drejta do te fitoje.
Xhevat Limani jo Nimani...