
Nga Skënder Minxhozi
Partia Demokratike e hapi dhe po e mbyll me sherr vitin kalendarik 2022. Pasi u kacafytën në muret e selisë së partisë në 8 janar duke përdorur edhe shkallët e zjarrfikësave, hunjtë dhe gjithë çfarë u erdhi për dore, deputetët demokratë për pak sa nuk e shndërruan dje edhe sallën e Kuvendit në një shesh rrahjeje publike. Këtë herë jo me krahun e majtë, por mes vetes.
Debati se kujt i përket një pjesë e deputetëve të opozitës, Partisë Demokratike apo grupit të të pavarurve, është një temë e vjetër sa edhe karriera e ringjallur e Sali Berishës në krye të partisë. Është ky rikthim që ka krijuar frakturën që e vuajnë edhe sot, nga demokrati më i thjeshtë në një fshat të Ersekës, deri tek ligjvënësit e PD që rrinë afër në Parlament, por nuk flasin me njëri-tjetrin.
Dje ata për pak u përplasën fizikisht pikërisht për shkak të ndarjes së thellë që ka shkaktuar në parti rikthimi i Doktorit. Qe një skenë për të ardhur keq dhe një mesazh tejet negativ për të gjithë shqiptarët që përgatiten të votojnë pranverën e ardhshme për 61 bashkitë e vendit.
Ditë më parë një koleg gazetar e krahasoi Enkelejd Alibeajn me Hysni Milloshin, duke evokuar rolin që ky i fundit pati në zgjedhjet bashkiake të Tiranës në vitin 2011, kur pak mijëra vota të komunistëve bënë që Lulzim Basha të fitojë me trukim zgjedhjet në fund të procesit. Ky interpretim thotë se meqë qeveria ka blerë disa krerë politikë, opozita s’po mundet të ngrejë kryet.
Nëse nuk është e vërtetë, është gjetje e bukur, thotë proverbi në raste të tilla. Dhe ja sepse kjo çeshtje është më e komplikuar sesa një dorovitje e Edi Ramës për Bashën apo Alibeajn:
Sali Berisha është kryetari i vërtetë i familjes demokrate në momentin aktual. Nuk ka ndonjë arsye për të besuar të kundërtën, përveçse që Doktori kontrollon sot masën më të madhe të anëtarëve e simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Si zot shtëpie, i takonte pra atij dhe vetëm atij që të niste një proces shërimi, pajtimi e përbashkimi me palën e mbetur jetime pas ikjes së Lulit. I takonte atij të konfirmonte se PD e drejtonte ai dhe jo qeveria me Edi Ramën. Berisha ka pasur plot kohë që të bëjë atë që bëri në 2005. Në vitin e rikthimit të madh kur bindi t’i bashkoheshin, edhe ata që dikur i kishte rrahur rrrugëve, apo i kishte hedhur si lecka jashtë PD. Në emër të atij precedenti Berisha duhet të bënte shumë më shumë dhe shumë më mirë se ç’po bën!
Në këto muaj në rradhët e Rithemelimit ka pasur shumë retorikë që evokonte vitin 2005, duke e parë rikthimin e Doktorit në krye të partisë si një shenjë thuajse hyjnore fati, për një fitore të dytë të përmasave të ngjashme me atë të 17 viteve më parë.
Asgjë e tillë nuk ndodhi. PD vegjeton sot në amullinë dhe kaosin më total dhe sqetësues. E për t’ju kthyer krahasimit të Alibeajt me Milloshin, nuk ka qenë faji i Edi Ramës pse një pjesë e madhe e elektoratit, por edhe e strukturave të PD, vijojnë ta shohin me dyshim faktin që sfida aktuale e Sali Berishës nuk ka si epiqendër kthimin e partisë në pushtet, por betejën e tij personale me SHBA dhe Britaninë e Madhe e të tjerët.
Nëse Rama paska blerë Lulin, Alibeajn dhe një dhjetë të tjerë rrotull tyre, si i bëhet që në të gjitha sondazhet e opinionit publik del e qartë si drita e diellit që Berisha nuk po jetëson një projekt politik që do ta bëjë opozitën fituese në zgjedhjet e ardhshme?! Si i bëhet që ka shifra të ngjashme me Bashën? Si i bëhet që fryma aq e pritshme dhe e dëshëruar në PD për rrëzimin e afërt të Ramës, nuk po duket në horizont? Si ta shpjegojmë që dallga e paralajmëruar qysh në korrik e protestave të vjeshtës, erdhi e iku dhe s’e pa askush?! Si t’ia shpjegosh sot shqiptarëve që në ditën e Samitit, kur u godit nga Shehu, Berishën dhe Metën i prisnin mbi urën e Lanës pak qindra veta, ndërkohë që kishin premtuar protestën më të madhe të mbajtur ndonjëherë?
Të fokusohesh vetëm tek varianti “qeveritar” apo “monetar” i krizës që po kalon sot opozita, do të thotë të refuzosh të kuptosh se epiqendra e problemit të mosbashkimit të të gjitha korenteve e grupimeve në PD është kryetari de facto i opozitës. Duke identifikuar Ramën, Alibeajn apo Bashën si shkakun madhor të sëmundjes që kalon PD, këtyre të treve po ju bëhet indirekt në nder jo i vogël e që s’e meritojnë. Pasi po konfirmohet kështu se këta persona qënkan ende me shumë influencë dhe peshë në vendimmarrjet e opozitës, ndërkohë që gjithë ditën thuhet e kundërta. Të paktën për Lulin dhe Alibeajn.
PD e sotme është gërmadha politike e Sali Berishës, të cilit i ka dështuar projekti i ribashkimit të partisë nën skeptrin e tij. Viti 2022 nuk qe viti 2005! Është Doktori që nuk bind me sfidën personale të mbretërimit të përjetshëm, është ai që nuk arrin dot të shpjegojë sesi mund të jesh njeheresh edhe kryetar i të djathtës edhe antiamerikan. Enkelejd Alibeaj është shumë i pafuqishëm që të mbajë të ndarë një parti si PD dhe qindra mijë votuesit e saj. I tillë është dhe Basha, u provua në tetë vjet se çfarë që në gjendje të katranoste. Përçarësi i madh i opozitës është Sali Berisha që po krijon një PD vërtet më agresive dhe më të zhurmshme, por edhe më të ndarë dhe më të vogël në numër dhe peshë politike. Që do të thotë, jofitimtare në fund të rrugës…
Pak dhe saktë. Ke thënë, çdo gjë që duhet thënë, në pak rreshta, nderkohë që PD-së, i ka ikur rrashta (siç thotë Jozefina). Përsëri, do të thonë Rama ik. Rama nuk ikën. Ikin këta, të PD-së me Sali Berishen plak, me pelena në bythë, që në vënd të shkopit, e drejtojnë badigardët. Rama Ik. Rama nuk ikën. PD-ja po pëlcet, po bën puf, puf, puf…….. Minxhoz, të përshëndes.
I nderuar Minxhozi: e cuditeshme qe, jo vetem ju, por edhe gazetare e analizte te tjere, nuk e kane dot guximin te pranojne se PD, qe ne themelimin e saj, ishte nje SAJESE ARTIFICIALE, nje parti e porositur, e krijuar me urdher, me lidership te imponuar komunist dhe me baze sociale tere te denuarit ordinere. Te denuarit tradicionale te ndergjegjes nuk u bene dhe nuk mund te beheshin pjese e PD-se. Madje, misioni i PD-se ishte saktesisht ky: te mbante nen thunder te denuarit tradicionale te ndergjegjes! Pra, PD nuk ka qene dhe nuk eshte parti, por repart paramilitar. Si mund te mbijetoje nje parti e tille ne nje shtet qe pretendon te jete demokratik?!?!
Më saktë e më shkoqur nuk thuhet e nuk bëhet.
Me se e vertet "populli"!Ajo levizje Haxhiqamilase gjithçka mund te quhet por parti politike kurre!Ajo u krijua nga banda e domosdoshmeria e njerezve per tu gdhire me proma ne çdo cep te shqiperise ku Kuksiani eshte bere pronare ne Ksamil,ku tropojani me prona ne Vlore e Durres e ^pas stabilitetit te tyre kuptohet me çertifikata pronesie tashme ata jane shkeputur prej kesaj levizje haxhiqamilase te sponsorizuar nga "Guvernatoret" e radhes !sali Berisha nuk ka se si te terhiqet nga ky rol kurre sepse e konsideron si gjithnje prone te tij e per rrjedhoje ndeshet e perleshet me ke ti dale perpara!Mos ngateroni parti politike me nje lukuni njerezish qe per interesa te tyre individuale iu bashkuan kaosit,vrasjeve,trotolit,kallashit nen siglen PD .Ndaj qe te besh nje analize te tille eshte shume cektesi dhe me vjen keq qe kjo na prezantohet nga nje intelektual i tille si z.Minxhozi! PD-ja nuk mund te ringrihet me !E djathta duhet te ngre nje formacion tjeter politik me intelektual me bindje te djathta dhe te paraqese nje prograam te qarte ne oponion per zhvillimin e vendit e jo heshta e shtiza ne 2022 ndaj institucioneve te shtetit shqipetar! Begraundi i kesaj levizje Berishiste ka brenda hajdute,vrastare interesaxhinj te çastit qe kane kontribuar jo per demokraci por me tritol e fitila te ndezur ne djegjen e plaçkitjen e ketij vendi!Edhe nese vijne ne pushtet kjo bande qe ironikisht Ju z.Minxhozi e quani edhe parti politike ,ata perseri do ta çojne kete vend ne mesjete ,nepermjet kaosit dhe plaçkitjes. Sali Berisha si prijs i tyre nuk ka interes per te djathten por per te legjitimuar bemat e tij gjate ketyre 32 viteve qe gjithçka mund ta quash vetem demokraci kurr!
Shume shpejt per situaten e rende ku ndodhet foltorja e vicidolit do prononcohet dhe strateg'ja nderkombetare, nderplanetare , kozmike , floriana garo sepse ajo ka marre persiper ta nxjerre foltoren nga gropa ku ka rene dhe ta coje nga fitorja ne fitorje dhe ne zgjedhjet e 14 majit te arrrije te marre vetem bashkine e Vicidolit.
Shume shpejt per situaten e rende ku ndodhet foltorja e vicidolit do prononcohet dhe strateg'ja nderkombetare, nderplanetare , kozmike , floriana garo sepse ajo ka marre persiper ta nxjerre foltoren nga gropa ku ka rene dhe ta coje nga fitorja ne fitorje dhe ne zgjedhjet e 14 majit te arrrije te marre vetem bashkine e Vicidolit.
Shkrim me te dobet o minxhoz nuk kishe bere ndonjehere. Sigurisht qe loqet socialiste bravo do te te thone po ti e kupton dhe vete qe ke bere shkrim cope cope
Mirepo o Rama nuk na the çfare nuk shkon ne kete shkrim???? Ske çte thuash hahahahaha
Minxhozi ben sikur Pd nuk ekziston. PD aty e ke As ka mbaruar as ka perfunduar. Loja sapo ka nis
ky ka 32-vjet qe mbeshteti Carin me Syze qe shkatrroj e degjenroj kte vend mi zhduku te Ardhmen e pasiojat e pushtetit te Kermes Esadiste copes se injorantit shpellar po e vujne sot disa breza ,papritur na del kundra . E di si jane kta Putanat e medies ? Si ato ballistat qe mbasi pan se Luften po e fitonin Partizanet mbas 4 vjet shkerdhate si Ballist 2 Mujat e fundit u be Partizan . Edhe ky nastradini keshtu jane te gjthe kta ,servile lepirs te peshtire ,Sa eḱa Pozita te forta Krimineli i ferkon koken , sa e shikojne qe eshte drej vdekjes hop bojn reagusin qytetare . ptuuuuuuuu kta analiste e gazetare e moren me qafe kte vend , sepse ishin mbeshtetja me e forte e Krimit Politike .kta Kameleone te peshtire Kazanesh . Prandaj s'beht Shteti si duan vertet Shqiptaret ne ate vend sepse eshte kjo Baterie Kanceroze qe ka ne gjak tradhetine e pafytyresine
Keta te Saliut po nuk e pane ralitetin ne sy te pakten te lexojne kete shkrim? Ndryshe do mbeten aty edhe shume vjet te tjere. Rama ashtu e do opoziten qe te rrije edhe nja 10. vjet ne pushtet.
Minxhoz, ti nuk po e kupton qe Saliu eshte nje hic, nje bajge. Thote Saliu kontrollon partine! Kush e tha kete Minxhoz? Ti? Po jo mor Minxhoz. Saliu blen gjithshka me parate qe ka, por blerja mund te coje aq lart sa c'esht Saliu tani, jo me lart. Sic e permende zotrote baras me Lulin ne sondazhe, por ki parasysh qe Luli nuk ka organizuar asnje proteste, nuk del perdite ne konferenca shtypi tu premtoje demoRATEVE (RAT do te thote miu ne anglisht) se do ti ktheje ne pushtet, me qindra takime ne baze qe i financon vete e te tjera si keto. Pyete Saliun Minxhoz, kush e pagoi kongresin e Saliut ne Air Albania? Si thoshte , cdo shpenzim per kete tubim do te deklarohet deri ne qindarken e fundit. Ku e ka deklarimin Minxhoz? Non garata mashtron gjithe diten. Shif ke ka rreth vetes, te gjithe femije ish komunistesh ose spiunesh. U kthye Saliu ne 2005 dhe i afroi thote Minxhozi ata qe kishte rrahur me pare. Por ai tren ka ik Minxhoz. Athere Saliu kishte kulacin dhe kerbacin 100%, nuk mendonte kush ta zevendesonte kurse tani bajga eshte non grata, eshte jashte grupit parlamentar nuk ka ne fakt asgje ne dore vetem po deshen Alibeu me Bardhin t'ja japin partine prape po ata nuk jane budallenj se ne dore kane tani rastin e arte ta shtyjne non graten per gjithmone jashte PDs. Ata nuk jane budallenj ta leshojne kete rast me gjithe rreziqet qe paraqet qe mund tju shkaktoje karrrieren politke por ai rrezik eshte vetem 25% me 75% ne favor te atyre dhe jo Saliut. Nuk ka me 1992 ose 2005 Minxhoz sepse mbi te gjitha nuk me Ramiz ose Fatos, ka Hoxha bicak themi ne andej nga Gjirokastra.
Germadhë e pa riparushme është vet krimineli i Viqidolit dhe foltore nevojtorja në te cilen Sala shkonë e krynë nevojen fiziologjike e keta te PD shkojnë e hajnë më grusht mutin e Sales
Sigurisht, po te shkaktosh rrenoja e te ngrihesh mbi to, si germadha do mbetesh...
Dil nga qymezi i kryeministrise o Minxho e shih anembane Shqiperise germadhen Ekonomike te Rames!
Po mire na shpjego si socialist qe je pse ja rraset dvoranit . Kampionit te antikorrupsionit. Jeni te tre njesoj. Rama meta berisha. Beni pazare nga frika se mos ju kap Kimi ju rras brendalegena. Ik o minxhoz mos pastro menderet e rames se te mbajne duart era mut tere jeten pastaj