
Nga Agron Gjekmarkaj
Sot pa menduar dy herë mund të thuhet që Zevendes Lideri Muli arriti apogjeun e tij. As në Grykë të Mezhgoranit dhe në Tenden e Qypit nuk është konsumuar në e tillë zulmë. Mbase heret fort nder mote në Termopile po.
Me tragjizem të dukshem i kalitur me ide të medha, me trimeri epike i priu pjesës që nuk është shitur as blerë të PD -së drejt betejes.
Jorida tendosej në pikellim por nuk qau siç ajo di ku shpirti i gjithëkujt keputet. Madje me një veshtrim të kreshperuar dhe fjalë të dlira qetesoi Luan Baçin e ndezur flakë nga padrejtesitë e epokes.
Gaz Bardhi si klerik i lartë i paqes jepte e merrte që konflikti mes stoikeve dhe të tulaturve, të futej në hullinë e paqes.
Zevendes Lideri me retorikë të hijshme ku e verteta dhe e lavdishmja shkelqenin si gjerdan fishekesh në brezin heroik luftoi derisa ra deshmor. Në fund e perjashtuan. Jeta e Lindites pas ketij akti nuk do jetë më e njëjta.
Ata e larguan nga salla po Muli është në zemrat tona qelibar i rrethuar me dashuri që s’ka vendim që i çan muret e saj si bedena. Por ato bëma dhanë efektet e veta.
Ulsiu u fut nën tavolinë dhe herë pas here pyeste a mbaroi? Jooo i gjegjej Bela dhe i fap permbysej në çast. Niko i bërë sa një grusht vuri një helmete në krye nga ato të ushtrisë qe të mbrohej nga ndonje kopaçe që mund ti vinte nga Albana. E hoqi vetem kur ja behu Margeriti e cila e keshilloi te pinte pak ujë. Pas dy gllenkave sikur u ndie më mirë. Elva pyeste veten me mermerime pse është bërë sa një grusht Niko trimi dhe nuk gjente xhevap!
Çuçi në fillim u pa ulur në karrige po me pas su vu më re, kishte dalë jashtë barkaz. Karrikja e Babos kurrë nuk kishte qënë në rrezik kesodore. Bela mbante me gajret ministreshat e frigura. Të ikim tha Ibrahimi, të shpetojë kush të mundet nga ky gazep. Ajo i tha jeta jepet po karrigia e Babos kurrë. Toni i lutej Zotit nga poshtë me psalmet e Davidit. Veshtrimi i Mulit binte mbi salle si mynxyrë. I madh e i vogel dridhej.
Etilda me tis merzie mbuluar pyeste Majkon a mos ky është fundi i Botes apo një termet i rradhes? Eh Eh koken plot thinja tundte ish Kryeministri dhe renkonte ky eshtë fundi i tmerrshem dhe jo tmerri pa fund. Çyrbja erdhi vonë pasi lufta kishte mbaruar por ndihej ende athetira e barutit. Një ofshamë leshoi "Ah per nur të Allahut, ç'ti bëj Babos se e ka shpirtin det po kesaj binaje i dilte tymi me kohë"!
Braçe i cili ka një vit që thotë me mbani se do hidhem nga ballkoni u madhengjye dhe vendosi të mos hidhet.
As Mimi di Puccini me berreten e saj dimerore nuk qe per fat të keq duke lë një bosh që kerkon të mbushet. Bora erdhi nga e vona dhe e kuptoi që ky është momenti i duhur për tu hutuar.
Teta Gerta pasi u shua zjarr i luftes nuk kishte asgje per te djegur po pyeste Ikonomin se çfarë do gatuaj per festa?! Kur ajo i tha gjel deti me pershesh një hukame gezimi ktheu jeten mes nesh!! Atehere kur nuk pritej Babo erdhi i perzhitur nga plaget që të vetet kishin marrë. Xhelali ngrohej nga flaket që na perpinë. Kollarja dhe shamiza e re e Dash Sules nuk ranë në sy dhe estetika mori plaget e veta. Lufta e kesaj dite na ka ndryshuar pergjithmonë. Salianji erdhi me vonese. I thashë historia të kaloi pranë po ti mungove atë çast!! Tao po bërë asgjë mbet deshmitar i saj.
Shume na fole por pak, madje asgje s’na the o “pene e ndritur “. Mjer Kuvendi qe te ka. Boll hengre grenxa se je bere shume i peshtire.
Hahaha o te degjenerum latë kokren e namit,ça boni mër u bofshit lomsh siç jeni bo.Ça boni mo si te drogum.Ta kishit çu deri në fund me karrike kaptinës....delenxhinj
Maloku b.th lepires do me cu Avokat te Popullit nje malok te vetin Gjomarka i Ri, hajde kafshe ke ece perpara po mbjell maloket tuaj kudo nen shembullin e Berishes se Vicifolit. Keto rrace e pershtire gjitholloge si Spiuni me pseudonim Korani ( Fevziu ).....
Une kete Gjekmatkajn e dija njeri te sajt, po qenne torrollak fare. Ka filluar te bej humor, por humor maloku. E hea veten katolik, por eshte eshte njeri i lig dhe i neveritshem.
Ky Nul Moka si shumë hidhet hu më hu, por një ditë do to mbesë ndonjë hu në bythëëëë
Dhe idioti ,ulur ne karrike e ,Pasi tundi koken majtas djathtas,filloi te shkruante.Iu duk vet Ka si ne odat e Oroshit,shtruar ne postiqe,dhe shkroi e shkroi nje hartim ku gjithe ishin me koken poshte sofres e shtruar,ndersa ai ,trimi i mirdites,filloi ti rruante...nga prapaposhtja me brisk berberi.