
Kur po përcillja besimthyer e si në mjegull mbrëmjen e fillimmarsit ’97, të një stine gonxhengrirë e hënëngrënë, dy takimet e mia të fundit(të nesërmen do merrja arratinë e detyruar ekonomike, por edhe politike) ishin të rastësishme, por jo pak shënjuese. I pari ishte ai me Dritëronë e Sadijen, përballë hotelit 15 katësh. Emigrimin tim pas gjyqit një vjecar me akuzën e drejtpërdrejtë të ish kryetarit famëkeq të SHIK-ut, poeti ynë i madh e miku im i vjetër që më mbrojti i pari publikisht në media, atë pasdite e priti me një trishtim të vecantë.
-Sadije, do na iki edhe Kristua…Mos harro, të gjithë i rrëmbeu tahmaqarllëku i piramidave, lakmia për shtëpi të dytë a të tretë, për vila e qypa argjendi e floriri. Ti shite shtëpinë për Diturinë ! Vlerave të saj të pavdekshme u këndoi i pari, Naim Shqipëria…
Kjo përcjellje e ky mesazh i drejtpërdrejtë lamtumire, mirësie e mencurie, më ka shoqëruar gati përditë në muajt e vitet buzë Egjeut.( Po bëj publike dicka për herë të parë: Atë mbrëmje të trishtë marsi, duke zbritur në Rrugën e Kavajës, pak më poshtë ish Shtypshkronjës “Mihal Duri”, befas takoj mikun tim të cmuar që nga rinia e hershme në Tepelenë, poetin e talentuar Ilirjan Zhupa. Kur mësoi se të nesërmen do merrja udhët helm të kurbetit, u mërzit menjëherë dhe po shtrëngonte nofullat thatanike. Më hodhi krahun dhe më ftoi të hynim te kafeneja me emrin “Nacional”. Po bëhej pikë e vrer. Kemi pirë kafe dhe alkol deri vonë. Për c’farë nuk biseduam e medituam së bashku ?!...Mirëpo, unë kam 7 vjet që nuk harroj të mërmërij me veten 7 vargje të Ilirit penëhollë:”…Sikur të kisha në shtëpi jo hartë Shqipërie, po vetëm sepete,/ Sikur një copë lumi, deti e toke t’i vidhja për vete,/ Sikur të mos tymosja duhanin kaq shumë nga trishtimi,/ Sikur të isha apostull hileje, kurvërie, harbimi…/ Mbase do kisha patur një fat të artë…/ Por unë jam dhe do të jem gabimi/ Edhe sikur të lindja prapë…”). Isha me fat, që më “përcollën” dy poetë e miq të rrallë…Librat poetikë dhe shkrimet e famshme publicistike të Dritëroit, më vinin shpesh si pëllumba të bardhë nëpër qiellin e grisur të Athinës dhe qëndronin gjatë në bodrumet shekullore të Pireut, ku kisha strehuar kokën e refugjatit bashkë me Violetën time e fëmijët. Atje fillova të flas mirë me veten, me vargjet dhe autorin e dashur. Më vonë, Kristo Zharkalliu i arratisur qysh në shkollën e mesme dhe që nuk e mori kurrë pasaportën greke, po përkthente në greqisht romanin “Arka e Djallit”. Këtë punë të mundimshme e bënte me qejf e seriozitet të vecantë… Po ku ta dija unë se një natë marsi(e dymbëdhjeta, 1997), Agolli i dhimbsur e penëëmbël hodhi në letër 8 strofa të rralla për Xhevahir Spahiun. Për Xhevon që e kafshuan korbat e zinj dhe shpellarët e pandreqshëm të SHIK-ut, teksa i dukej qielli si livadh dhe hëna si mushqerrë që pinte ujë e hante bar. “Dhe ra poeti, rob i nderit,/ Sic thoshte bardi Lermontov…”. Si nëpër mjegull i vinte zëri i Lorkës së zverdhur e mehit:”Ky fis i shikasve një natë/ U derdh mbi mua si mbi ty,/ Në gjak u mbyta në Grenadë,/ Grenadën më s’e shoh me sy…”. Se krejt pa shikas bota s’mbetet…
As vetë Dritëroit nuk ia merrte mendja kurrë se do vinte një ditë e nëmur që nuk do fliste më gojë më gojë me mikun e vecantë, poetin e protestave, Xhevahir Spahiun e pagjumë. Xhevua që gjithë jetën rrufetë i priti me penë e sarkazma. Si në monizëm dhe në pluralizëm. Por në këtë botë ka shumë sëmundje, vecse ka vetëm një shëndet…Kur trokiste Viti i Ri 2011, po i vërtitej një shqetësim real: Si do e uronte poetin e sëmurë rëndë, si do komunikonte me të ? I tha Artanit që t’i sillte një kartolinë nga libraria “Agolli”. Gishtrinjtë e dridhur nga zemëra e drithëruar, dallohen qartë gati në cdo shkronjë sot e kësaj dite:” I dashur Xhevahir, të urojmë nga zemra Vitin e Ri, të kesh shëndet të plotë si shëndetin e palëkundur të poezisë tënde të mrekullueshme, që vetëm me një shkëndijë të saj i vë flakën 101 gotave rakie Skrapari. Qoftë i lumtur për ty dhe familjen tënde viti 2011. Dritëroi e Sadija. 29.12.2010”. Duke pirë kafe dhe një gotë raki me Tanin, të birin që unë e dua shumë, po dalloja një lloj brenge a faji. Kartolinën e Dritëroit nuk e kishte cuar dot në kohë te Xhevua, te “Ky kalorës i pakapshëm” sic do ta quante me të drejtë i paharruari Bardhyl Londo. Aq më tepër që sot kartolinat janë rralluar shumë dhe shikohen shpesh si “demode” e një kohe të shkuar ! Them se e lehtësova sadopak nga ajo barrë korrektese: Ma besoi mua dhe unë pas ca ditësh kërkova Orgesin, mjek onkolog i mirënjohur e që bën shumë për të atin Xhevo. Ia dhashë duke i thënë se tekstin e kartolinës e fotokopjova dhe do e ruaj në arkivin personal, e mbase një ditë mund ta publikoj në shtyp….
Jeta ka të papriturat e saj, ajo të hedh e të pret.
Nuk kanë thënë kot të parët: C’ka të bën Qeveria, s’ta bën as Perëndia ! Ose “ka Ligj, por ka edhe Maliq”. Kulmi i këtyre “maliqëve” arriti kur arrestuan ish Kryetarin e Opozitës, Fatos Nano. Arrestim i pastër politik. Evropa e qytetëruar u ra kambanave të alarmit për gjymtimin dhe sakatosjen e fillimdemokracisë së vërtetë. Sepse në Shqipëri po dëgjohej vetëm kambana e cjerrë e Njëshit. Fol, o gur, fol o mur ! Arroganca dhe hakmarrja partiake e tredhur, dukeshin sheshit. Institucionet e shtetit të së Drejtës nuk bëzanin. Lukunia e “juristëve” 6 mujorë të Plepave po hidhnin në erë një nga kolonat më të fuqishme të sistemit të ri me emër joshës. Pleqtë e mencur të vendlindjes time, i binin shkurt: Mos ki frikë nga Drejtësia, por nga Gjykatësi ! Këta zuzarë e hajdutë të panginjur e tjetërsuan keqazi atë pushtet të pamerituar.(Pasqyra e Vetingut i nxorri lakuriq !). Kryetari intelektual jo dosido i Opozitës, po e shtynte jetën në prëngat e qelitë sterrë të Burugut të Bëncës. Nëna e mrekullueshme Marie, ra e lëngoi gjatë në shtratin që nuk u ngrit më. Kush ia shkurtoi pleqërinë ?!...Duke hedhur këto shënime, kisha hapur një bllok të vjetër gazetari: Ishin kopjuar copëza nga letra e mikut tim bashkëpunëtor i hershëm i shtypit. Mban datën 30 Dhjetor 1994 !
Të dy ishim pa punë dhe përpiqeshim të siguronim ca honorare-thërrime të vogla sa për të mbajtur frymën gjallë . Ai sot ka shtëpi botuese me emër. Ndërsa unë mbeta “përtej Urës së Qabesë, nëpër lëndinat jofitimprurëse të Shtypit që i përkushtova jetën time. Dhe nuk jam aspak pishman. E desha dhe e dua shumë, prandaj sakrifikova e nuk bëra asnjë kompromis…Për mjaft arsye, letra e mikut tim shoqërohej edhe nga 4 shënime të shkurtra e të pabotuara të Heroit të Popullit, Hajdar Dushi, që nuk ranë në duart e Nanos në Burgun e Bëncës ! Ishin shënime origjinale të djaloshit gjakovar, ku fliste në mënyrë tepër koncize për zhvillimin e shoqërisë; mbi Lirinë; për Ndershmërinë dhe mbi Kuptimin e Vuajtjeve. Biri i Kosovës martire, në fund la shënimin: Burgu i Tiranës, dimri i 1943 ! Ky 28 vjecar trim kish provuar në kurriz përndjekjet, torturat, arrestimet dhe egërsinë e pashoqe të nazifashizmit e të bashkëpunëtorëve të tij të fëlliqur, të cilët donin të mbysnin Botën e Re që po lindëte nga gërmadhat, nga partizanët idealistë, nga mijëra vajzat dhe djemtë e nënave që falën gjakun e jetën e tyre në themelet e Lirisë e të Kombit, në themelet e Demokracisë së vërtetë. “Dashunia është e pasosur ndër njerëz që dijnë me luftue. Sidomos dhe vetëm kur lufta bahet për dicka të vështirë e të madhënueshme si Liria…”. Motivet e Hajdar Dushit ishin të pastra si bora majë maleve. U vra nga tradhëtorët e pabesë, 2 muaj para Clirimit të vendit, afër Kalasë së Dodës ! Gjaku i tij është atje, në dheun që veson e pikon ende, në trevat dibrane ku rrinë ndezur si prushi në oda, këngë trimërie e heroizmi. Por edhe në Berat, ku fashistët e mbajtën në prënga e qeli për 9 muaj rresht gjakovarin e papërkulur komunist idealist. Por edhe në Cermenikë, Shkodër, Durrës, Shijak, Kavajë, Ishëm e gjer në Bujan si një nga hartuesit kryesorë të Rezolucionit të Konferencës së Parë të Këshillit Nacionalclirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit…
Trimi e ka fatin me vete.
Ai ka një lajtmotiv: Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjunjëzuar ! “Me qenë i ndershëm me vetveten-parimi i parë moral që duhet kërkue me u zbatue nga qënia përparimdashëse dhe sociale…”, mbyllte shënimet e pabotuara Heroi 28 vjecar. Janë shkruar fiks 79 vjet më parë në Burgun e Tiranës. Por…pas 51 viteve, në vigjilje të Vitit të Ri, në të ashtuquajturën Demokraci nuk hynë dot në qelitë kobzeza të Bëncës ! Bashkë me letrën e mikut tim. Duke ulëritur për të Drejtat e Njeriut, pushtpushtetarët lejonin të hynin vetëm Bibla dhe Kurani. Paradokse të hidhura në kohën e maskarenjve!...
Ndieshmeri teper njerzore pershkon kete shkrim te gazetarit te njohur Kristo Mertiri, te nje profesionisti. Shkrimi me fakte jetesore pa stisje, qe te mbush emocionalisht. Vazhdoje kete cikel shkrimesh, miku im, ne te presim.
Ha ha ha... Filloi Kristo te shkruaje komente per veten
Ore "Komshi" bythqir, autori del me emrin dhe mbiemrin e vet pèr 4 dekada. Ty, nè cilin kanal gjirizi tè kanè vènè pseudonimin "komshi"?? Mut muti 400 breza !!!
Nje mik gazetar ,,,, i thote evgjitit te bardhe ,,,vazhdo ciklin !! me mbeturinat njerezore komuniste si llumi i llumit te ketij mileti.
Shume dakord per shume gjera. Vetem me frazen "... falen gjakun ... ne themelet e Demokracise se Vertete" (bile me shkronja te medha, keshtu!) nuk mund te jem dakord aspak. Ajo, qe prune ata idealiste me gjakun e tyre, paska qene "Demokracia e Vertete"?! Nuk e paskemi ditur. Kjo qe kemi, vertet, mund te mos jete "E Vertete", por qe te kete qene "E Vertete" ajo qe lame pas, kete mund ta shpjegoje vetem Mertiri!
Shumë i shpërndarë je o Kristo...dhe kjo botë që është duke gjalluar, nuk do t'ja dijë fare, po fare, nga këto që shkruan ti...Ti shkruan për rrënojat e një planeti të vdekur...
Një mijë euro një cifël nga murri i Berlinit q'kur vetë e bënë e e prishën e t'atij planeti nga vinin . Mes jush janë . Pikasini , fuksoini markoini , asgjesoini . N'at'planet , po , s'ka jetë , as planimemetropoliperplexe si me i e u mëku vocat , ka , përjetesi .
Shkelqyeshem. Shkrim brilant.
O Kristo!!! Ky shkrimi qe ke bere duket si nje perpjekje per tu barabitur me Agollin, a Xhevahir Spahiun a per tu shitur sikur more emigirimin se te perndoqi shiku!!! Ti mik le shtepine ne firmat pitamidale nga makuteria per para!! Ca investimi bere ti per dijen??? Gjjithmon kam menduar qe i zbukuron gjerat po kjo eshte o mashtrim o hipokrizi o te dyja bashke!!
“Ceco” djali, cfare di ti per Kriston? Nese do e njihje nje gram, vetem makut s’do e cilesoje. Por ti i mat te tjeret me kutin tend dhe ngaterron njeriun e ndershem me plehren qe je vete. Duket ke fiksim te vjeter me shkruesin, o do jesh femer, ose plaken ose motren … e kupton vete. Pa hipokrizi kjo. Ben mire te marresh bicak e te fillosh ta mprehesh.
Kristo i dashur ben mire qekujton ato dite te veshtira qe te mos temi tragjike.Mua me kujtohet kur pinim bashke kafe ne Omonje dhe flisnim per mjerimin e popullit tone. Faleminderit qe na kujton ato dite te veshtira por qe nuk e braktisem kurre Atdheun tone. Utrime dhe vazhdo te shkruash. Na kishe munguar. NJE KRISTO TJETER NGA ATHINA.
Cdo gje ne kete jete eshte relative,dhe mendimet e Kristos.Kur behet fjale per demokracine e vertete Kristua ka shume te drejte.Demokracia ka shume komponente ku me kryesoret jane,sigurimi i punes dhe dinjitetit.Secili mund ta gjykoj kete ceshtje simbas formimit te tij,prandaj mos vini epitete te kota
O CECO, te hengert tenja, e keqja maç te ha perbrenda. Cshkruan keshtu, shpif dhe tjerr, ku e mbledhke ate vrer, gazetari per ty spjerdh. Hop atje dhe hop ketu...do te futet ndonje hu.