Testamenti i plotë i Mithat Frashërit depozituar në Gjykatën e Tiranës më 4 Mars 1929!

23 Dhjetor 2022, 18:43Blog Namir Lapardhaja

 

Testamenti i plotë i Mithat Frashërit depozituar në Gjykatën


“Tiranë 4 Mars 1929
Unë, Midhat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes’ s’ime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:
1) Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.
2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.
3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT.
4) Në paça të holla, në shtëpi, më no një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku.
A) për të bërë spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft’ e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të huaj që vijnë së jashtmi.B) Në qoftë se, në vdekjet t’ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, INSTITUTI do të installohetë atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më siprë, dotë vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë botimin e tyre.
5) Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë.
6) Libravet të INSTITUTIT t’u vihetë vula ime “Biblioteka Lumo Skëndo 1897” dhe t’u ngjitetë Ex-libris. Vula do të gjendetë në tryezën’ t’ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Hyshref Frashërit.
7) INSTITUTI do të jetë nënë këqyrjen e një Komisioni, bërë prej:
a) Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzes’ së Shtetit në Tiranë, (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare);b) Kryetarit të Bashkis’ së Tiranësë;c) Një funksionari të Ministris’ s’Arsimitd) Kryetarit të Diktimit Civil;e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të Tiranësë.
Për të zbatuarë testamentin t’im dhe për të ngrehurit e INSTITUTIT lë si të ngarkkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri. Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i Kryeqytetitë.
9) Në qoftë se një prej këtyre zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes’ s’ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë prej numurit që shënonj unë.
10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes’ së Frashërit, Kryetarin e Bashkis’ së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e Bashkis’ së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin’ e dëshirës’ s’ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë veprimi dhe bilançoja e INSTITUTIT.
11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis’ së madhe që tani s’e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë personal.
12) Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.
Me këto dëshira dhe shpëresa po e nënëshkruaj me dorën t’ime këtë testament.
Midhat Frashëri
Lumë Skendo
Këtë testament e kam depozituarë ndë Notarijën’ e Gjyqit të Shkallëq’ së Parë të Tiranësë, me datë 4 Mars 1929 dhe me numurë 163.
Kopje të këtij testamenti u kam dorëzuarë Zotërinjvet:
Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frashëri si dhe Babajt të Teqesë së Frashërit.”

 

18 Komente

  1. A
    Arbri

    Shtyllë e Kombit Shqiptar. Le të lehin qentë sllavo-komunistë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asmon Gazepi

      Greqia e shpalli pavarësinë më 25 mars 1821 në Kallamata e ne krye te revolucionit grek ishin arvanitasit , ndersa ky shtylla e kombit me 1878 ne lidhjen e Prizrenit, predikonte jo pavaresine e Shqiperise por autonomine brenda perandorise Osmane ... mund ti themi shtylle Osmane!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisnik

        Edhe ne që ishim për bashkim me Shqipërinë nuk guxonim të shpreheshim lirisht sepse ishim mbrenda Jugosllavisë. Edhe kur kërkuam Republikë mbrenda Jugosllavisë na shkelën me tanke! Pra, kollaj është të flasësh jashtë kontekstit, të flasësh pa i marrë parasyshë rrethanat e kohës! Sigurisht që komunistët i kanë shpërlarë trurin popullit për çdo kundërshtar të tyre. Të pyes: pse sot nuk kërkon Edi Rama dhe të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë bashkimin e trojeve shqiptare, që nga Ulqini, Presheva, Tetova, Dibra e tutje, natyrisht edhe me gjithë Kosovën?

        Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      Pse nuk u zbatua testamenti ....?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirioti II

        E ku ta dinte i shkreti ne 1929 qe Shqiperia do te behej komuniste. Bile as cfare ishte komunizmi nuk e dinin ende mire.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tega

        Sa i qytetëruar, sa i vetëdishëm për shpirtin shiptar - arbnor, sa dashuri qiellore për atdheun shqiptari! I ndristë shpirti për jetë të jetëve! Burri i Shqiptarizmit iliroarbnor.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Mire o mire po kujt ja le kete pasuri, harramsezve, ata qe erdhen ishin bythe grisur jo me te ishin te kenduar. Ta kishe transferuar ne kalabri tek arbereshet do ishte dhe sot.

          Përgjigjjuni
          1. X
            X bole Muzaken

            Po c'pasuri zeza, ai kishte vetem borxhe dhe borxhlinjve u thoshte do ju ngethej parane kur te shes librarine, pra mashtrues esapi ...

            Përgjigjjuni
          2. J
            Juli

            Edhe Ilir Meta bibloteken e tij me dy libra,vilat,llogarite bankare jashte Shqiperise,paret cash poshte jastekut,do ja lere Shqiperise.

            Përgjigjjuni
            1. d
              demo

              TRADHTIA SLLAVOKOMUNISTE SOT I PRISHI VARRIN.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eva Vruk

                Vardisu fand spathi vardisu .

                Përgjigjjuni
              2. M
                Miti Stena

                Sharto një frashër me një rap mbase xbret noi frat në Rapckë pa bisht...Shoashoima : dhe lutja ime drejtuarë fuqis'së madhe që tani se kuptojmë dot....

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ceni

                  Burra te tille vine rralle ne jeten e nje kombi. Bota i degjon dhe i ndjek na pas. Ne i perbuzim dhe i shajme sa jane gjalle. As te vdekur nuk i leme te prehen te qete. Duket se nuk i meritojme.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Nje patriot i madh qe ja kushtoi gjithe jeten kombit shqiptar. Biblioteka Kombetare Shqiptare ka ne baze librarine e pasur te Mit'hat Frasherit . Eshte detyre e shtetit shqiptar qe ti hape rruge historianeve te rishkruajne historine e vertete pa ndikime politike dhe te vleresojne lart figura te tilla me kontibut te vecante per kombin shqiptar.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Franci

                      Ke haruar dhe nje dicka te vogel ndoshta te pallogaritshme emigrant .....Mit'hat Frasheri ishte kolaboraconist i flakt i Third Reich ...., nuk eshte kush e di se cfare , vec per disa kafshata e kolaboracionistit kalon kollaj drejt stomakut dhe tretet leht ....veti e tradhetarit .....

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pano Çohaxhiu

                      Burri Burrë o Cen Trimi është si ajo guna që të ri sipër e ka hie skalitur trupit me sqimë e ai trup n'ësht'e tëra dhe e pljella mbi të tëndja ajo gunë duhet ti fshellë të gjith'gjymtyrët . E pa gjymtyrë të jeç , një jelek e nxjer pa mëngë nga çoha . Ama , kostum e gunë pa der'ne llëra e të duaç nuk ta qep .

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SALLAKJA

                        O FISNIK BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTEARE NUK BEHET ME TE KERKUAR POR ME TE LUFTUAR .SI TE DUKET TY SERBIA PO LUTET PER VERIUN E KOSOVES APO PO LUFTON .SA PER MIT'HATIN ATIJ JU DOGJEN KARTAT NE DUAR MENDOI SE SHQIPTARET DO TI SHKONIN PAS SEPSE ISHTE I BIRI I ABDYLIT. KESHTU BERI DHE ME 1908 NE MANASTIR KU VURI KUSHTIN O TE ISHTE KRYETAR OSE NUK MERRTE PJESE NE KONGRESIN E MANASTIRIT CAJUPI DUHET TE KETE QE KOMUNIST QE NE KOHEN E TURQISE KUR SHKROI "KLUBI I SELANIKUT " TUJ TJETA MONO KALO IHER NGA AMERIKA.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SALLAKJA

                          O FISNIK BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTEARE NUK BEHET ME TE KERKUAR POR ME TE LUFTUAR .SI TE DUKET TY SERBIA PO LUTET PER VERIUN E KOSOVES APO PO LUFTON .SA PER MIT'HATIN ATIJ JU DOGJEN KARTAT NE DUAR MENDOI SE SHQIPTARET DO TI SHKONIN PAS SEPSE ISHTE I BIRI I ABDYLIT. KESHTU BERI DHE ME 1908 NE MANASTIR KU VURI KUSHTIN O TE ISHTE KRYETAR OSE NUK MERRTE PJESE NE KONGRESIN E MANASTIRIT CAJUPI DUHET TE KETE QE KOMUNIST QE NE KOHEN E TURQISE KUR SHKROI "KLUBI I SELANIKUT " TUJ TJETA MONO KALO IHER NGA AMERIKA.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje