
Dhunimi i varrit të Mit’hat Frasherit është i disati në rradhën e përdhosjes që shqiptarët i bëjnë figurave të tyre madje edhe punës së tyre.
Filloi me hedhjen në erë të varrit të nënës së Ahmet Zogut nga partizanët e sapohyrë në Tiranë, për të vazhduar më vonë me eshtrat e Gjergj Fishtës.
Me rënien e komunizmit filloi edhe zhvarrosja e ish udhëheqësve komunistë. Kush i mban mend ato vite, kujton kronikat e televizionit të drejtuar nga Skënder Buçpapaj ku lajmet gjysmën e kohës e zinin me ç’varrime e varrime, duke e bërë RTSH një televizion të llojit të veçantë, si stacion i një agjensie funebre.
Krahas kësaj ka qënë edhe procesi i dhunimit të monumenteve. E në këtë traditë nuk mund të harrohet edhe dëmi ekonomik i miliarda dollarëve me shkatërrimin e uzinave, fabrikave, hekurudhave, magazinave, armatimit dhe strukturës së ushtrisë, për të vazhduar me atë të superstrukturës siç ka qënë ç’montimi i institucioneve.
E gjitha kjo nuk është punë fanatikësh ideologjikë. Ata që iniciojnë dhe stimulojnë shkatërrimin nuk janë injorantë. Faktikisht sot Shqipëria është një fushë ku lulëzojnë vetëm restorantet dhe kafenetë, kurse industria përfaqësohet vetëm nga një grusht oligarkësh piranja që thithin buxhetin dhe atë çfarë ka mbetur aset i këtij vendi.
Mbetja e vendit në llogoret e Luftës së II Botërore, nuk i intereson askujt tjetër vetëm atyre që janë te interesuar për shkatërrimin e këtij vendi.
Lufta e Dytë Botërore ishte një përleshje titanike që e fragmentarizoi botën edhe për dekadat që erdhën. Ishte e kuptueshme hakmarrja e fituesve ndaj të mundurve, proces i cili në botë zgjati gati dhjetë vjet. Ne shqiptarët e shtymë deri në rënien e Murit të Berlinit. Por tejzgjatja e saj në Shqipëri deri në ditët e sotme, është asgjë më shumë se e qëllimshme. Partitë politike shqiptare që tashmë nuk kanë asnjë identitet ideologjik, qënien e tyre e justifikojnë me rreshtimin në atë luftë.
“Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e një lufte” është një thënie e George Santayana, por në Shqipëri e kanë kthyer tokën në një vend zombish ku të vdekurit vazhdojnë të luftojnë e të mënçurit të ikin.
E nën parrullën e vazhdimit të luftës, e kemi shkatërruar vendin moralisht dhe fizikisht.
Lufta botërore ka marrë fund në vitin 1945. Hesapet jnë larë dhe tejlarë. Të mundurit duket të bien në paqe me veten që ishin në anën e gabuar dhe nuk mund ta fitojnë në tastierë atë që humbën në sheshbeteja. Kurse fitimtarët duhet të mbledhin mendjen e të shikojnë përpara pasi lavdia e dikurshme nuk mjafton të ndërtosh të ardhmen. Palët duhet të bien në qetësi dhe të shikonë përpara pasi bota nuk i pret që të lajnë hesapet e gjyshërve. Rishikimi i personazheve të asaj kohe është momenti që të bëhet nga historianë dhe jo të hidhet si ushqim për qentë e politikës.
E shkuara duhet parë në raport me atë që personazhet e saj kanë bërë për kombin, pa harruar se asnjë prej tyre nuk është pa dritëhijet e tij, ku një herë ishte themelues i shtetit e më vonë shitës i tij, një herë çlirimtar e më vonë kasap, një herë sjellës lirie e pastaj vrasës i saj. Por kush përpiqet ta shtrijë edhe mbi monumetet dhe atë çfarë ka mbetur, ose është pijanec ose i shitur. Asnjërit nuk ia vlen t’i shkosh pas.
Super sakte! No Comment!
Dritan ! 1. Na bej nje liste te deshmoreve komunist qe u zhvarosen nga VARREZAT E DESHMOREVE....dmth jo te atyre qe vdiqen rehat ne krevat.. 2. Na bej nje Liste te veprave te epokes komuniste dhe DATËN kur u shkaterruane u vodhen per skrap... pastaj debatojme ketu po deshe
Une mendoj se lidhet me krizen Veri te Kosoves...dhe jane piruetat proserbe qe kerkojne acarim politik ne vendin tone....
shqipe hesapi pa kultur pa komb VK njerz pa lidhje
Na hongsh mootin
Prepara te shikojme por e shkuara sduhet harruar.thjesht mos te gabojme e gjerave tu veme emrin qe kane.lncl eshte beteja me thelbesore e tere luftes ,historise se shqipetareve per Liri e pavarsi,me e organizuara ,me e egera , me objektiva te qarta,me nje mobilizim e mbeshtetje te madhe popullore etj por edhe me e dokumentuara,per te cilen sado te perpiqen per ta erresuar do jete e pamundur..partizanet nuk mund ti rreshtojme bashke me bashkepunetoret e nazizmit..cdo gje te shkruhet drejte qe te na sherbeje si busull per te mos u bere pis sidomos brezi i ri
WW2 solli permbysje klasore, formacion tjeter ekonomik, shpronsime e heqje privilegjesh, zhdukjen e regjimit feudal...asnje pinjoll nuk gal, aq me pak ata qe derdhen gjak
Mirë .....duhet të mbyllet e dyta pasi ka filluar e treta luftë botërore !
Hila! Kush janë fituesit dhe kush humbësit e Luftës II Botërore? Kush janë heronjtë, çlirimtarët, dhe kush pushtuesit e tradhëtarët? Në asnjë vend të Botës që morën pjesë në Luftën II, heronjtë nuk u kthyen në tradhëtar dhe tradhëtarët në heronj. Një hero i Luftës I Botërore, gjenerali francez Philippe Petain, në Luftën II Botërore i shërbeu qeverisë kukull nën pushtimin nazist. Mbas luftës u dënua për tradhëti nga gjykata e shtetit francez. Çfarë bëri më tepër Mit'hat Frashëri që mbas viteve '90 duhet të nderohet si hero apo patriot kur në të njëjtën kohë lufta nacional çlirimtare dhe heronjtë e saj si përgjegjës të "luftës civile"?!!!! Gjergj Kastrioti është hero kombëtar, por nipi i tij, Hamza, një tradhëtar që i shërbeu osmanëve deri në vdekje ashtu si qindra e qindra pashallarë ndër shekuj. Historia nuk mund të harrohet dhe nuk mund të fallsifikohet e tjetërsohet!
Druzhe Klimax. Po "çlirimtaret" (pushtuesit) sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas "çlirimit"?
Shume e sakte Klimx
ME urdhrin e Mtatit u dogjen me mijra shtepi ne gjithe Shqiperin,me dhjetra fshatra, nuk e besoj qe Gjermanet i njihnin me emra Partizanet por ua tregonin Ballistet qe komandant kishin Mitatin, bashkpuntorin e gjermaneve prandaj gjithe jeten nqoftse nuk e heqin nga atje ku eshte dhe ta cojne ne varreza ne sharre ne gjithmon mbi varrin e tij do bejme shurren ose do dhjesim mbi te ,prandaj mos e provokoni popullin duke ringjallur kriminelet.
Po mirë zoti Klimax, po marrim vetem një gje mes shumë syresh: tufezimin qe solli gjendje urie dhe qe perben krim e genocid... A nuk duhet shpallur Enveri, Ramizi dhe Nexhmia tradhetare dhe terroriste...
A ka ngelur ndonjë bust apo monument i Enverit dhe pushtetit të tij? Sigurisht që jo sepse është shpallur diktator dhe pushteti i tij diktatorial! Mbi 30 vjet kanë kaluar, akoma nuk e ke kuptuar?
Kush e haron historine ajo perseritet. Shqiptaret duhet te jene te vemendshem me historine e tyre qe ne thelb qe nga viti 1912 eshte nje histori dhune, vrasjesh e grabitje. Prishja e vareve te te vdekureve na kujton se sa barbare jemi.
Vetem ne shqiperi respektohen trathtaret dhecat qe lufuan vdiqen per atdhe Harroen..toptanet more toka qe ja u fallen turqit...mbreti ka monument kur vodhi shqiperine dhe e braktisi
PER MUA KUSH KA BERE KRIME ME URDHER ME SHKRIM OSE ME DOREN E TIJ NUK DUHEN BERE HERONJ ..................QENDRIMI I BALLIT NE ANEN E GJERMANEVE REZULTOI I GABUAR SEPSE ATA HUMBEN POR PREMTIMI I GJERMANEVE PER TE BERE NJE SHTET SHQIPETAR PER TE GJITHE TROJET ISHTE TEPER I BUKUR PO TE REALIZOHEJ PRANDAJ EDHE ATA U VUNE NE ANEN E GJERMANEVE ................MEGJITHATE ATA QE KANE KONTRIBUTE PER KOMBIN SI RASTI I MEHDI FRASHERIT POR EDHE PER PREARDHJEN E TIJ DUHET TE NDEROHET...............VLERESIMET NUK DUHEN BERE PER KOHEN QE JEMI POR PER KOHEN DHE MOMENTIN HISTORIK KUR ATA VEPRUAN E JETUAN.................. PERVEC KRIMINELEVE OSE ATYRE QE SHITEN TOKA SHQIPETARE TE TJERET MERITOJNE RESPEKT ,SEPSE NE FUND TE FUNDIT KA VEND PER TE GJITHE.....
PER MUA KUSH KA BERE KRIME ME URDHER ME SHKRIM OSE ME DOREN E TIJ NUK DUHEN BERE HERONJ ..................QENDRIMI I BALLIT NE ANEN E GJERMANEVE REZULTOI I GABUAR SEPSE ATA HUMBEN POR PREMTIMI I GJERMANEVE PER TE BERE NJE SHTET SHQIPETAR PER TE GJITHE TROJET ISHTE TEPER I BUKUR PO TE REALIZOHEJ PRANDAJ EDHE ATA U VUNE NE ANEN E GJERMANEVE ................MEGJITHATE ATA QE KANE KONTRIBUTE PER KOMBIN SI RASTI I MEHDI FRASHERIT POR EDHE PER PREARDHJEN E TIJ DUHET TE NDEROHET...............VLERESIMET NUK DUHEN BERE PER KOHEN QE JEMI POR PER KOHEN DHE MOMENTIN HISTORIK KUR ATA VEPRUAN E JETUAN.................. PERVEC KRIMINELEVE OSE ATYRE QE SHITEN TOKA SHQIPETARE TE TJERET MERITOJNE RESPEKT ,SEPSE NE FUND TE FUNDIT KA VEND PER TE GJITHE.....
Atë që nuk dua të shoh më është që : tani , po vazhojmë t'ju exekutojmë "paqësisht" në paqe , se t'ishte për luftë....i pa drejti kurrë nuk ka fituar . Ka përfituar ndoshta , por edhe të më bëjnë të besoj se do bënin gjëmën e madhe kur ç'do gjë u shit , pra , nuk ishe Prikë , apo ish'Prika si Prima'xakonit ?! Loloagallarë , nan'um'b un's'lojta . Vrimë n'gjeçin .
Ballistet e arrestuan gjyshin tim brenda ne qytet me miratimin e gjermanevee, I prene hunde sy e veshe ,e e lane te vrare ne buze te qytetit. Ti me thua mrroklla .Sa te jete gjalle brezi im dhe nja tri breza mbas lufta nuk harrohetLuftetari per liri nuk perzihet me tradhetaret e atdheut.
Eh n'ectsha si i verbër sokaqeve të Prizërenit atyre netëve q'u pash fundin e i shporrëm , kurrë nuk do ti falësh .... Im gjysh korrier i brigades së Vl - të sulmuese . Në jetë të jetëve . Pyet ç'i kanë pas për 7- ë breza atë që do të të dojë më mbeti në nu . Prizërenin , i verbuar nga mosha , e pa me sytë e të birit , e më pas dha shpirt . Atë shpirë të lirë që endet dua të shoh në sërën time të më lindë .
Dritan bravo, te lumte dora dhe mendja.Shkrimet dhe analizat e TUA nuk kan nevoj per koment,se gjithmon jan te sakta dhe te drejta .Gezuar vitin e ri dhe suksese .