Sikur në 2023 të shkruhej për shqiptarët, aq sa për Ramën dhe Berishën!

29 Dhjetor 2022, 10:15Blog Nga Ben Andoni

Sikur në 2023 të shkruhej për shqiptarët, aq sa për

Nëse do të kishte një matës të enteve mediatikë për vendin që zë politika e përfaqësuar nga Berisha dhe Rama me lajmet për njerëzit e thjeshtë, atëherë disniveli do të ishte i dukshëm.

Për njeriun e thjeshtë, heronjtë e përditshëm të pazë, për mbijetesën e fshatarit dhe cfilitjen e një familje të thjeshtë ka gjithnjë e më pak në media, kur mungon elementi i spektokularitetit, kurse për politikën qoftë dhe banale dhe tashmë edhe për shown hapësirë pa fund.

Media i lë vend të gjitha mbroçkullave të politikanëve, atyre që e sfidojnë ligjin, patetikëve patriotë dhe sidomos atyre, por aspak të thjeshtëve, që nuk përbëjnë lajm me skamjen e tyre. Po, ka vend për kinse patriotët e Facebook dhe Instagram, që i kanë ‘hequr’ barrikadat në Veri të Kosovës dhe ata dhe ato që e sfidojnë policinë dhe pastaj dalin heronj.

Dhe, kuptohet politikanët, që i kemi përballë dhe që media (ku shumë nga ne kontribuojnë) flet vetëm për luksin sesi jetojnë, si gatuajnë, si bëjnë paradën e veshjeve në parlament, si shkollojnë fëmijët jashtë me para që asnjëherë nuk i justifikojnë, çfarë makinash kanë dhe sa të zotë janë kur na marrin votat.

Aman, për njerëzit e thjeshtë ka gjithnjë e më pak vend, kurse në rubrikat e gazetave dhe të TV-ve ka shumë pak vend për gazetarët e rretheve, që u lihet hapësirë (në ato pak organet e shkruara për përditmërinë) vetëm kur ka krime dhe kundravajtje.

Dhe, vetëm kur ndodh që vritet dikush, dhunohet shtazërisht dikush tjetër, ndodh diku ndonjë krim makabër dhe kupton një zinxhir të tërë ngjarjesh sociale, për të cilat nuk është shkruar deri më atëherë, e që zbulojnë sesi mungojnë shërbimet e duhura sociale, pse njerëzit janë aq të rrëmujshëm, pse ka pak kujdes për ‘pakicat’: individët e thjeshtë që mezi e përballin jetën. “Pakica më e vogël në tokë është individi.

Ata që mohojnë të drejtat individuale nuk mund të pretendojnë se janë mbrojtës të pakicave”, shkruante me cinizëm mendimtarja dhe shkrimtarja Ayn Rand.

Për njeriun e thjeshtë nuk ka më zë, nuk i përfaqëson askush, sepse deputetët sapo zgjidhen i harrojnë zonat e tyre, kurse politikanët e tjerë lokalë thjesht luftojnë se cili mund të përfitojë dhe sa do mund të përfitojë deri në fund të mandatit.

Çdo vit bëjmë të njëjtin urim: Ky vit edhe më i mirë për shqiptarët! Po për ta ndryshon fare pak sepse ndryshimi duhet të kalojë më parë te oreksi i politikanëve, që ditët e zgjedhjeve kujtohen aq shumë dhe shpesh me të thjeshtët apo në festa ndajnë ushqime dhe shkojnë “ulen gju më gju me popullin”.

E mbase ky do ishte urimi i mirë për këtë vit: Sa mirë do të ishte sikur të kishte pak më shumë kohë për të thjeshtët në vend të politikanëve që vetëm të shesin ajër dhe të bindin t’u japësh votën?! 

3 Komente

  1. t
    te barazosh Kryekurven Esadiste me Ramen !!!!!!!!!

    te barazosh Kryeshkerdhaten e Kombit ,injorantin kriminelin funderinen berisha ,me Kryeqytetarin e te vetmin Politikan KM Rama , qe i ndryshoj Fytyren Shqiperise dhe e ngriti ne Nivele te paimagjinuara nga te gjithe ne ate vend ,si ne aspektin e Politikes se Jashteme kur dikur Bota talleshin me Shpellaret ,vetem kur i shikonin prane tyre ,le pastaj per Brockullat qe qisnin nga goja , eshte vertet me shume se Dashakeqje per Shqiperine jo personin E,Rama . Dhe ktu ,ne kte drejtim ,qe ti behet shparje truri opinionit e barazoshe Te Mirin e Shqiperise dhe shqiptareve me Te Keqin e ktij vendi e Kombi ,punohet e financohet forte nga Djalli greko serb , i cili nuk hesht asnji cast ,qe sulmuari Shqiperine e shqiptaret kudo jane dhe me gjithcka munden ose ne vet i lejojme ,siedhe kto Shkrime Dashakaqe prej plehrash toksike

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Per kete e keni fajin ju, “ajka” intelektuale, “gazetaret “, opinionistet, “anal-istet” qe vetem komentoni politike, vrasje, perdhunime, hashash, droge, edhe kur krimet ndodhin jashte Shqiperise. Eshte e cuditshme sesi gjurmoni cdo te zeze te bere nga shqiptaret per ta pasqyruar neper faqet tuaja. Keni 6 muaj qe po merreni me Vis Martinajn dhe sojin e tij, e ca me shume me Foltoren, Saliun, Meten, Ramen dhe sojin e tyre, me cdo kriminel shqiptar ne Greqi dhe Itali, ne cdo loqe qe vret gruan e femijet se s’mbush mire. Pse nuk merreni 6 muaj per te ndryshuar ligjin dhe opinionin per dhunen ne familje? Pse nuk ngrini zerin kur njerezit bejne aksidente dhe largohen nga skena, por ju jepni platforme dhe e thone kete gje publikisht e duke qeshur? Pse nuk ngrini zerin se jeni pa uje e drita 24 ore, se s’ka libra ne shkolla per femijet? Bejini jehone njeriut te mire, qe ben dicka me jeten e tij, qe ndihmon komshiun apo nje te panjohur, qe behet frymezim per femijet, qe u jep shprese atyre qe jane vetem e ne pike te hallit. Me shume se cdo gje tjeter Shqiperine e vret negativiteti qe perconi ju, qe supozohet te jeni te arsimuarit, mendjehapurit, ata qe duhet ta ndryshojne ate vend per mire. Cfare shembulli marrin femijet kur shikojne kete katrahure?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqir

        Saktë!I pari që duhet të bëjë ndryshim është artikullshkruesi!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje