
Ka ardhur koha t'i jepet fund spektaklit banal që luhet brenda PD-së. Një vit të tërë rrihemi, shahemi, anatemohemi, shtyhemi, pështyhemi, ndahemi, zihemi, përbuzemi, turpërohemi, urrehemi, ndërsehemi, demaskohemi, si Alibashë, pengje të Ramës, tradhtarë, të korruptuar, të shitur, të blerë, armiq të demokracisë etj, nga Sali Berisha dhe mbështetsit e tij, ndëra pala tjetër, kjo e PD e ka quajtur atë "foltore, non grata, berishizëm, trekëndëshi i Bermudës, politikë e vjetër, punistë, ramizistë, të pashpresë, të refuzuar nga perëndimi, leninistë", etj, dhe... dhe.... dhe..... befasisht, shikon që ata pra, që dhe dy ditë më parë desh na u vranë e desh na u prenë me njëri tjetrin, jo në një skutë do si do, por mu në mes të sallës së Kuvendit, i shikon në një foto duke ngritur dolli sikur asgjë nga këto që sapo citova të mos kishin ndodhur kurrë në sytë e gjithë botës.
Jorida, Gazi e të tjerët që i shkuan Saliut në drekë, në mos janë në lojë, treguan që janë naivë. Por, urojmë që të paktën, pas kësaj të mos quhen më Alibashë, pengje të Ramës, të shitur edhe nëse nga nesër do vazhdojnë të mos jenë sërish me non gratën. Afërmendsh, kjo që ka ndodhur në fermën e kafshëve shtëpiake të burrit të nderuar Rexhep Uka, në mos naivitet i deputetëve të PD, do mbahet mend në historinë politike si një akt diletant politik. Miopi e shkallës më të lartë. Mungesë e inteligjencës dhe intuitës politike. Mosnjohje e thellë e taktikave të Sali Berishës, mjeshtrit të kulisave, kurtheve dhe intrigave ballkanike.
Do uroja sinqerisht, që në mos të gjithë deputetëve që ishin në drekë me Berishën, që i rezistuan deri sot në mëngjes sulmeve dhe presionit të jashtëzakonshëm të makinerisë berishiste duke i qëndruar përballë, disave prej tyre, historia shqiptare, por edhe partnerët ndërkombëtarë, të mos ua kujtojnë drekën e sotme të gabuar si luga e çorbës që hëngrën në fermën e kafshëve të Rexhepit në fundvitin e 2022-it. Sepse në sy të tyre, Sali Berisha, i pozicionuar në mes të sofrës si Jezusi në "darkën e fundit", i njoftoi shqiptarët për një fillim të ri të grupit të tij parlamentar.
Ashtu qoftë! Dhe ashtu u bëftë! Ndaj sot është pikërisht dita që të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Boll më me pirueta deputetësh të hallakatur që s'dinë ku janë, s'dinë pse janë aty ku janë, s'dinë kush janë, dhe ku do shkojnë. Gjithsecili duhet të pozicionohet qartë me veten, me mbështetësit e tij në zonat elektorale, me qeverinë Amerikane, Britanike, BE-në, partitë popullore dhe me mbarë opinionin publik. E lavdërueshme është e vërteta që nuk fsheh gënjeshtrën! Ndaj boll më! Deputetët duhet të pozicionohen qartë dhe përfundimisht. O me PD dhe Amerikën, o me foltoren dhe non gratën. Neutralët janë në të drejtën e tyre për të qenë të tillë, por ata nuk ka pse të llogariten herë me PD, dhe herë të foltores.
Sepse siç thotë Nathaniel Hawthorne jemi në kushtet kur "Askush nuk mund të mbajë për shumë kohë, një fytyrë në privatësi, e një tjetër në publik, duke harruar pastaj se cila është fytyra e vërtetë." Ne këtu dallohemi nga foltoria dhe non grata e pasuesit e tij. Ne nuk anatemojmë askënd. Ne nuk i paragjykojmë, as i shajmë, as i urrejmë ata që zgjodhën t'i bashkoheshin Atij që një vit më parë e përjashtuan nga partia për nxitjen e dhunës më 8 janar 2022. Ne nuk i quajmë pengje të non gratës as ata që iu bashkuan pas 6 marsit, as ata që shkuan pas tij në verën e nxehtë, as ata që shkuan gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkishë. Ne nuk do anatemojmë, shajmë a urrejmë as ata që mund t'i jenë bashkëngjitur sot në fermën e Xhepit, Non Gratës dhe foltores. Përkundrazi, i mirëkuptojmë.
Ne nuk shajmë sepse e dimë që njeriu në politikë veç idealit ka dhe interesa. Ka dhe halle. Bën llogari karrierën personale. Ndoshta, ka dhe relacione private. Tek e fundit, lëvizja është zgjedhje. Dhe zgjedhja, është zgjidhje. Ama, zgjedhja është akt. Këtë nuk duhet ta harojë askush prej tyre. Aktin, deputeti duhet ta mendojë mirë para se ta kryej në raport me pasojat që mund të prodhojë. Për shembull. Shtrohet pyetja. Akshët që do t'i bashkangjiten foltores (nëse do ketë vërtet të tillë), a janë të gatshëm të ballafaqohen me faktin që Non Gratën anglo-amerikano-evropiane ta bëjnë me grup parlamentar vitin e ardhshëm?!
A i llogarisin pasojat që do ketë PD në terma afatmesëm dhe afatgjatë nëse ajo bie tërësisht në duart e Non Gratës së refuzuar përjetësisht nga perëndimi?! Kaq. Asgjë më shumë nuk duhet të llogarisin në mendjen e tyre para se sa të hedhin hapin final. Me qëllim që ai të mos jetë hapi i tyre fatal. Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PD, i lejoj vetes t'i them kujtdo që nuk e ka gjetur ende rrugën e vet, KUSH TË DOJË, TË RRIJË! KUSH TË MUNDË, TË RRIJË NË PD, dhe të jetë aktiv. Kush nuk mund dhe kush nuk do, të ikë!
Duke ikur, na ndihmon shumë. Nuk të urrejmë, të falënderojmë Është emergjencë që nga ana e Enkelejd Alibeaj të mblidhet kryesia e PD. Ajo duhet bërë funksionale dhe të prodhojë politikë në mjedise të reja të marra me qera, për aq kohë sa selia qëndrore është uzurpuar forcërisht nga Sali Berisha. Ne, lipset të organizohemi, të komunikojmë politikisht me opinionin publik, të shpalosim platformën tonë, t'u ofrojmë shqiptarëve politikën ndryshe me një ekip pa mëkatet e korrupsionit të së shkuarës si një lëvizje me vokacion të qartë demokratik dhe properëndimor.
Pra, sot pas kësaj dreke të gabuar, është pikërisht koha ta ndajmë kush është me ne dhe kush me foltoren. Kush nuk është qartësisht me ne, nuk ka pse të kosiderohet si yni, por, dale se ashtu e ka një hall. Jo më! Duhet me qenë të qartë. Kush nuk e di se ku do mbërrijë, nuk ka pse niset në atë rrugë. Ne e dimë ku do shkojmë. Ndarja nga e shkuara, është imediate. Ndaj fokusi ynë do jenë qytetarët shqiptarë, jo foltorja me besnikët e vet. Ata janë duke konsumuar kohën e tyre deri sa të shkojë në fundin e saj të paracaktuar.
Ps: (Ti japim Çezarit atë që i takon. Nga të gjithë ata që ishin në atë sallë vetëm dy vetë ishin në vendin e duhur; Sali Berisha dhe Rexhep Uka.Njëri politikan dhe tjetri biznesmen. Berisha bëri lajmin për militantët dhe opinionin publik. Të tjerët dolën dhe përgënjeshtruan Berishën.... Xhepi fitoi paratë.
Ti bole artikull shkrues qenke merzit shume derisa harxhon kohe per te shkruajtur kaq gjate. Cke mos u merzit. Ca halli ke.ca te djeg. U sha rama me meten aq shume sa..u vrane 4 veta se u zu rama me meten per videon e tan priftit. Pastaj ne 2013 si per cudi i harruan te tera dhe u puthen. Ik mos na hap barkun me artikuj kot. Puno fort per partine tende ate bej.
Gazja se ka problem ta haje tullumin. Ate e pallojne cdo dite. Kurse sy-çatalluara Joride vuan për çike vemendje si mediokre qe eshte. Nje PeDe mbush e permbush gallate.
Shikoni patronazhistet ju te ps se mire qe vjedhin vota po ja u kapen dhe me droge si sot
Nuk është se kam mbajt inventar të deklaratave të grupit anti "non gratta" por më në fund dikush artikulon qartë dhe pa mëdyshje arsyet e divorcit me berishizmin e instaluar në P.D. Pak a shumë ato që Baze ka mbi dy vjet që i arsyeton për natë në editorialet e Temës. Dhe diçka tjetër: pavarsisht asaj që Departamenti i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë shpallur hapur ..... nuk do të mjaftonin ato deklarata por vetë historia 30 vjeçare atragjike e berishizmit që syleshët e P.D-së të vazhdojnë të ëndërrojnë si puna e gomarit me shpresën se ju ka ngulur dhëmbët në prapanicë Sorosi
O @Rama, jo pe vërteti! Po më duket se Bejko, atë po bën, po merret me partinë e vet që për shkak të nongratës, po shkon në drejtim të paditur. Ai krahas shqetësimit për gjëndjen ku ndodhet ajo parti, partia e tij, jep dhe disa nga rrugët që duhen ndjekur, për të shpëtuar atë ç'ka mund të shpëtohet prej saj, e cila për interesa të Berishës dhe klanit të tij, është katandisur si mos më keq!
Zoti Bejko ka shumë të drejtë............ . Alibeaj bëri shumë mirë që nuk shkoi vetë, dhe tha se e kuptoi kurthin......................................................................... Po pse kur e kuptoi, nuk ju bëri thirrje për kujdes deputetëve të tjerë.....?............................................... Zoti Bejko ....! Alibeaj mesa shifet nuk është për atë punë............ . Nuk ka vendosmëri e guxim që ti vërë gjoksin punës si drejtues i PD............................ . Nuk ka autoritetin e duhur , që kur duhet të jetë edhe i rreptë me vartësit duke i orjentuar drejt ata.............................................................................. . Sepse ai nuk ka vetë orjentimin e duhur.................... . Duke ju ndjekur, kam vënë re se keni pjekurinë në kuptimin e situatave dhe orjentimin anglo-amerikano-europian që mund të pozicionojë si duhet edhe pjesën tjetër të PD në këto shina................................................................... Duhet dalë nga guaska e rehatisë së përkohëshme dhe të përballeni me problematikat e bazës, qoftë edhe me përplasje, nëse doni të tërhiqni mbështetës dhe sidomos militantët dhe simpatizantët e PD-së.
Jane pjelle e kermes se vicidolit , skane ku te shkojne ne bythe te plakut do futen
MORE PO KETA TE FOLTORES DHE ATA TE PD SIKUR E KANE FESTEN E TYRE ME 8 (TETE) JANAR .
Tamam dreka e turpit, e si te mos jete e tille kur bashkohen shpellaret me nje NON GRATA....
Dava plehrash pa shtylle kurrizore,pa qendrim dhe identitet njerez vk
Exelent, Artikull me filizofik dhe te drejtperdrejte nuk mund te behet. Bravo Roland , nje njeri me vizion si ti i duhet pds per tu rikthyer ne pushtet, por sa kohe ajo mban ne radhet e saj, kricin e faros, Muli horrin, Strazon me patllake, paloqen , vokshi gerdallen ajo nuk vjen me ne pushtet jo te bashkohet me spiunin Agush askush kokeducja por dhe me partine komuniste te kurtistanit , ajo tashme do jete ne opozite te perjeteshme.
Jo more sallake me tete janar ata mbushin motin qe kane vdekur dhe sipas zakonit bejne vitin e perkujtimores .Sipas zakonit zbriten disa dite per aq kalamaj qe ka lene pas .Kete kane zbritur Nr e deputeteve qe jane larguar si GRIDA Rroku Marku ect pas drekes se pershpirtjes do te rifillojne avazin e perhershem ate qe e dine vete ata.
Landi ke thene disa te verteta te pamohueshme qe c'dokush i mendon por nuk i thote! Me shkon mendja tek Jorida dhe bythqiri Bardhi! Jane niperit e Saliut,pasi Lulja eshte mamaja e tyre! Flasin njelloj si Gjyshi i tyre Sali qe ju ka futur te gjitheve te njejten CD dhe te na rroje sa malet e Vicidolit Saliu,hajdut,vrases dhe spiun! Nuk behet "stan me lepuj dhe lepurushka" thoshte Gjyshi im. Viti 2024 do te na gjeje pa PD! Urime Sali dhe lepuj e shkateruat PD!
Je vertet idiot si gjyshi yt. Berisha vertet ka bere gabime, por gabimi I tij me I madh eshte ai, qe nuk zhduku plehrat si puna jote, gjyshin, dhe rrenegatin Bejko, qe qelb televizionet qe e ftojne.
Po faktin se Rexhep Uka eshte djal tezje ma Sali RRumpallen pse nuk e permend askush , hileja nuk eshte ke Xhelai por vjen nga Rexhepi, Sheqerja eshte tezja e Rexhepit
Po faktinqe rama me meten pasi u vrane me 21 janar u martuan ne 2013 dhe u puthen pse se permendniapo lejohet ajo hahhahaha
Këta janë mjeranët miliarderë, që nuk e lenë dot pa shijuar një drekë qyl, t'a shtrojë kush të dojë.
Bravo Roland je deputeti me ndershem ne ate shqup ,eshte e tepert te beje analize per ate ( dreje turpi ) ku me te drejte e ke cilesuar ,me vjen keq per ty qe ben pjese te ajo parti kurve ,largohu sa me shpejt ,se te gjithe jane maskarenj per derisa ulen ne nje tavoline me kriminelin Non Grata ,ata qe u ulen te ( dreka e turpit ) haruan se cfare ju beri ky krimineli Non Grata ,fati i tyre ishte se nderhyri policia ,se po mos kishte ardhur policia te gjithe cfare ishin brenda do ishin vrare ,por fajin e kishte Rama qe i mbrojti ,megjithese e kishin hak ,edhe nje here vetem ju keni mbajtur qendrim burreror mbas asaj dite te zeze te 8 Janarit ,te gjithe te tjeret eshte per tu shkerdhy cfare kane ne shtepi .e kam kete urejtje se me dhemb shpirti per ate parti se kam sakrifikuar shume si familje ,e prandaj kam urejtjen me te madhe per te gjithe ata qe miren pjese te ( vakia e xhenazes Non Grata .
O. Idiot. R. Pordha nuk eshte deputete. Vertet cdo njeri ka drejten te shprehet, por ne rradhe te pare duhet te jete njeri, jo shtaze si puna jote.
Non grata mos e hengert vitin tjeter darken e fund vitit! Per ato te grupit Basha turp qe moren pjese ne ke drek te byth lepiresve te non grates.
E çfar ka per tu çudit ktu? Kafshet e egra e Py Dy - se, u mblodhen me hor kafshet e bute te Py Dy - se . Pse lebetiteni o komentusa skuther?
Rexhep Uka. Gjalle o ky malok monster? Ky qe i boni varrin bujqesise se venit. Maloket e qelbur qe edhen me opinga me balte m Tiron, e u bon ministra qe per zanat kishin vjedhjen dhe vrasjen n pusi e npa besi.
Rrofshin maloket, lokomotiva qe po e con shqipnin ne grop te hales me shpejtsi 300 km per ore.
Zoti Bejko ka te drejte.Po qe se ata qe kane qene aty ulin binden eshte fundi i tyre .PD me Berishën eshte e mbaruar sepse eshte e denuar perjete sepse amerikanet nuk te apelojnë.
O noc rroku. Na rrofsh bythen bashke me Amerika et
Bravo Roland per shkrimin , po pa ardhur 8 janari i harruan qysqite e varrete dhe i vajten nongrades per fillim te ri . Roland ne ate parti te quajtur demokratike nuk ka ideale , nuk besoj qe ka ngelur ndonje pa gelltitur nje luge nga corba Sali , per ty me e ndershmja eshte qe largohesh menjehere dhe vazhdoje luften nga jashte vetem kujdes mos dalesh per gjah kujdes se ka fillim te ri
Bravo Roland per shkrimin , po pa ardhur 8 janari i harruan qysqite e varrete dhe i vajten nongrades per fillim te ri . Roland ne ate parti te quajtur demokratike nuk ka ideale , nuk besoj qe ka ngelur ndonje pa gelltitur nje luge nga corba Sali , per ty me e ndershmja eshte qe largohesh menjehere dhe vazhdoje luften nga jashte vetem kujdes mos dalesh per gjah kujdes se ka fillim te ri
Shume sakte!
Respekt per njerezit qe kane pak dinjitet. Jeni te vetmit qe po mbani shpresen e Shqiptareve gjalle.