Shqipëria, një anije që nuk arrin dot në "tokën e premtuar"

31 Dhjetor 2022, 19:44Blog TEMA

 

Shqipëria, një anije që nuk arrin dot në "tokën e

 

Nga Ben Blushi

VITI 2023
Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor për të shkuar në Perëndim.
Është Shqipëria.
Shqipëria i ngjan një anije e cila është nisur por nuk po mbërrin në destinacion. Gjatë këtij udhëtimi që mund të zgjasë edhe 40 vjet, pra edhe 10 vjet të tjera, kanë ndodhur shumë gjëra siç ndodh zakonisht në çdo anije kur marinarët janë të varfër, të pamësuar dhe ku komanda ndryshon shpesh për shkak të betejave të brendshme.
Ka ndodhur që anijen e ka drejtuar dikush, i cili e ka kthyer timonin në drejtime të tjera dhe kjo fatkeqësi, që është përsëritur e ka shtyrë mbërritjen edhe më shumë.
Por grindjet e brendshme, nuk kanë qenë përherë paqësore.
Një herë pasagjerët dhe marinarët u ndanë keq në dy grupe dhe morrën armët kundër njëri- tjetrit siç ndodh shpesh nëpër filmat me piratë, kur palët bëjnë luftë mbi kuvertë apo ca të marrë ngjiten nëpër direkë dhe shqyejnë velat duke u hedhur nga lartësitë e qiejve mbi kokat e kundërshtarëve, të cilët deri dje i kishin shokë.
Kur kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi, në vitin 1997, anija e Shqipërisë u dëmtua shumë rëndë nga të shëtnat, nga rrëmbimet, nga zjarret, nga dhuna dhe kaosi saqë lundrimi u bë i pamundur dhe Shqipëria ndaloi. Atëherë u desh që nga Perëndimi të vijnë anije të tjera për ta ndihmuar të riparohet dhe të rinisë udhëtimin, që ende vazhdon.
Sot që flasim anija me emrin Shqipëri, që sipas kalendarit të portit ka lënë brigjet shqiptare në datën 8 dhjetor 1990 vazhdon lundrimin duke kaluar dallgë të vogla por herë pas here edhe të mëdha që vijnë nga vetë Perëndimi ku ajo përpiqet të shkojë.
Në jetën e detrave vetëm Odisea ka lundruar pothuajse kaq gjatë. Udhëtimet e tij zgjatën 25 vite. Por aventurat e Odiseut ishin më të lehta dhe shpesh shumë të bukura. Kurse Shqipëria, ka pësuar humbje të mëdha. Në 30 vjet, më shumë se një e treta e pasagjerëve dhe marinarëve e kanë braktisur anijen. Shumë të tjerë kanë vjedhur ushqimet dhe sendet dhe me varka të vogla i kanë cuar nëpër shtëpi. Një pjesë e madhe sot janë të lodhur apo janë plakur dhe besimi se Shqipëria do mbrrijë ndonjëherë në Perëndim i ka lënë me kohë.
Aktualisht në anije shumica është e palumtur. Udhëtimi ka qenë i gjatë dhe shumë i ngadaltë. Ata që ishin fëmijë kur Shqipëria u nis, sot janë burra dhe gra që duhet të bindin çdo ditë fëmijët e tyre, të kenë dhe pak durim dhe mos ikin me not, për ta lënë anijen. Pleqtë janë shtuar dhe nevojat e tyre për kujdes, shërim dhe ilace i marrin buxhetit të përbashkët shumë energji dhe poaq kohë. Gjithmonë e më pak fëmijë lindin në anije duke rritur dyshimet se, kur Shqipëria të arrijë në Perëndim, numri i udhëtarëve të saj do jetë edhe më i vogël nga ç’është sot.
Tani që flasim moti është i mirë, përreth anijes janë shtuar jahtet dhe varkat me vela, nëpërgjithësi ushqimet dhe kënaqësitë teknologjike nuk mungojnë, tregtarët e lindjes sjellin mallra dhe blejnë erë, nga Perëndimi janë shtuar delegacionet që premtojnë mikpritje, e me pak fjalë gjërat nuk duken keq.
Ai që mungon është besimi. Dhe sigurisht lumturia e pasagjerëve. Ata kanë kohë që nuk janë të lumtur. Rrinë në kuvertë kur është kohë e mirë dhe duke parë yjet mendojnë se ajo që vjen nuk dallon shumë nga ajo që po ikën. Numërimi i viteve në këto raste bëhet i kotë. Numrat e viteve të fundit kanë qenë me shumë dysha dhe është e vështirë të dallosh njërin nga tjetri.
Edhe viti 2023 që hyn për pak nuk pritet të sjellë ndonjë gjë ndryshe nga 2022 apo 2021.
Kështu mendojnë udhëtarët, kështu mendoj dhe unë.
Nëse do duhej të bëja një udhëtim në të ardhmen, pra në vitin 2023 nuk kam çfarë parashikoj sepse shumë pak ka për të ndodhur.
Anija nuk do lundrojë shumë shpejt sepse ata që duhet të vozisin janë të lodhur, por për fat nuk do ndalojë sepse ata që duan ta ndalojnë janë edhe më të lodhur dhe taktikat e tyre të frenimit janë vjetëruar.
Unë po përpiqem ta shoh Shqipërinë nga lartësitë e qiejve të Adriatikut duke matur shpejtësinë e lundrimit dhe trajektoren,pra drejtimin, sepse nuk dua ta ul syrin e kamerës më poshtë mbi ndodhitë e jetës e përditshme , konfliktet, grindjet, vjedhjet, tradhëtitë, divorcet, pusitë, blerjet, shitjet, shtypjet, grabitjet, vrasjet, zbrazjet, trafiqet dhe kontrabandën që bëjnë varkat e vogla çdo natë, apo mitingjet dhe protestat të cilat të gjitha bashkë mbushin ditët dhe netët e një anije që megjithatë lundron.
Duke ndjekur në mënyrë të imët gjithshka ndodh në Shqipëri gjatë një dite, apo gjatë një viti dhe që janë ato që përshkrova më lart natyrisht bëhesh pesimist.
Ne sot mendojmë se jetojmë më keq se ç’duhet dhe shumë më keq se ç’e meritojmë. Prandaj jemi të palumtur. Edhe popujt e tjerë në Europë nuk janë të lumtur. Europa sot, sipas statistikave të veta, është kontinenti më pesimist në botë. Ajo nuk shkëlqen si përpara 30 vitesh dhe dielli i saj i ngroh më pak popujt, përfshi edhe ne.
Në vitin 2013 kam shkruar një libër që quhet Hëna e Shqipërisë, duke u përpjekur të shpjegoj se pse vendi ka hyrë në shenjën e Hënës që do të thotë se njerezit kanë më pak besim tek vetja, tek vendi, tek shoqëria, tek demokracia,tek Europa dhe tek Perëndimi. Të gjitha matjet e lumturisë së shqiptarëve tregojnë se pesimizmi është sëmundja e dekadës. Duket sikur asgjë nuk na kënaq. Shija e jetës ka ndryshuar.
Shqipëria është një vend lunatik, dmth me humor të ndryshueshëm. Shqipëria ka hyrë në shenjën e Hënës sepse planetët dhe yjet që i ndikojnë fatin, Amerika, Demokracia, Ekonomia, Evropa, Kosova dhe Rusia ia diktojnë këtë gjendje. Sipas horoskopit të lumturisë, Shqipëria do qëndrojë edhe disa vjet në shenjën e Hënës. Megjithatë pyetja është kjo : kur ka qenë Shqipëria në shenjën e Diellit?
Pra me pak fjalë në cilën fazë të historisë kemi qenë më mirë?
Nuk po shkoj 600 vite më parë në vitet 1400, kur turqit erdhën për herë të parë në viset tona, as në 1479 kur ra Shkodra, as në 1600 kur Tirana nuk ishte ende qytet, as në 1769 kur digjej Voskopoja, as në 1822 kur vrisnin Ali Pashë Tepelenën, as në 1848 kur gjthë Shqipëria perëndimore nga Lezha deri në Vlorë ishte një mocal malarje, as në 1878 kur humbëm Ulqinin dhe Camërinë në Kongresin e Berlinit, as në 1913 kur humbëm Kosovën,një pjesë të Malit të Zi, një pjesë të Maqedonisë bashkë me Janinën, as në 1914 kur donin të na kthenin prapë nën Turqi,as në 1926 kur nuk kishim pothuajse asnjë spital dhe jo më shumë se dy tre shkolla, as në 1939 kur u pushtuam nga Italia, as në 1943 kur u pushtuam nga gjermanët, as në 1946 kur u zhdukën zgjedhjet pluraliste me ligj,as në 1976 kur në Kushtetutën e Shqipërisë cdo pronë iu dha shtetit dhe kur Shqipëria u deklarua një vend pa fe, as në 1987 kur jetonim me triska dhe hanim mish një herë në muaj, as në 1990 kur nuk kishim drita një muaj pa pushim, as 1997 kur gjysma e Shqipërisë luftoi me armë kundër gjysmës tjetër, as në 2011 kur katër vetë u vranë në bulevard se nuk donin qeverinë, as në 2020 kur pas Kinës patëm mbylljen më të ashpër në planet për shkak të Covid.
Kjo revistë historike tregon se nuk kemi qenë shtet jemi, kemi qenë të pushtuar nuk jemi, kemi qenë pa flamur e kemi, kemi qenë të pafe e kemi, kemi qenë të sëmurë nuk jemi, kemi qenë pa alfabet e kemi, kemi qenë pa prona i kemi, kemi qenë në lindje nuk jemi, kemi qenë të vegjel jemi,kemi qenë vetëm nuk jemi.
Ky është bilanci i 1000 viteve. Dhe nuk është i keq.
Natyrisht nëse një satelit hapësinor ka rregjistruar me xhiro të shpejta gjithë trajektoren e Shqipërisë në 1000 vitet e fundit sigurisht mund të gjejë ditë kur jemi më mirë se sot, por nuk do gjejë kohë kur jemi më mirë se sot.
Që të bëj dallimin e ditëve me kohën. Një ditë në jetën e një populli është të themi, data 31 dhjetor 2022. Kjo ditë mund të jetë më e keqe se shumë ditë të vitit 1935 kur dukej sikur Shqipëria po ndryshonte në Mbretëri. Por nëse krahasimin e bëjmë me kohë, pra me etapa, pa asnjë dyshim koha kur jetojmë, pra 30 vitet e fundit janë më të mirat në histori për Shqipërinë.
Ne nuk kemi qenë kurrë më të lirë të zgjedhim dhe nuk kemi patur kurrë më shumë zgjedhje.
Për sa kohë që lundrojmë drejt Perëndimit, jemi futur në një rutinë pozitive, pavarësisht se shpejtësia është e ulët dhe shumë njerëz ankohen për cilësinë e vozitjes, për ushqimin, për lëkundjet e anijes, për pasigurinë në bord apo për pabarazinë dhe favorizimin e disa udhëtarëve.
Kështu do jetë edhe viti 2023. Një rutinë, gjatë të cilës nuk do na ndodhi asgjë që nuk na ka ndodhur, ç’ka është mirë. Madje është shumë mirë. S’na mbetet vetëm të shijojmë udhëtimin.
Në anije shitet gjithshka me përjashtim të optimizmit. Optimizmi është malli më i kërkuar jo vetëm në Shqipëri. Europa ka kohë që e ka humbur optimizmin dhe nuk po e gjen dot sepse sot, tregu i optimizmit në botë është shumë i kufizuar dhe cuditërisht ndodhet në Lindje, nga ku ne diçka mund të marrim akoma.
Nëse në çdo formë do siguronim pak më shumë optimizëm, udhëtimi ynë mund të jetë pak më i rehatshëm dhe ndoshta më i shpejtë.
Mirupafshim në 2023, Vitin kur nuk do ndodhi asgjë.
Sigurisht asgjë e madhe.Dhe shpresoj asgjë e keqe.

16 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Nje carcaf me pordhe me rigon.....per anijen/varken Albanistan qe nuk pritet te dal ne breg.....!!! Fare e thjesht,kjo pasi asnje vend arab nuk ka mundesi nga vet natyra te behet shtet dhe as arabi njeri....pune DNA Kush beson te kunderten thjesht ka nevoj per psikiatro..... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Super shkrim! Kush lexon e njeh historine e Shqiperise ne shekuj zor se gjen ndonje kohë kur kemi qenë më mirë se sot.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Telavivi

        Doli ky hajduti i mutit i biri i Kicos kushuriri i Fatos Nanos, sa i ndyre hajut , tani na ben filozofin fare e keqe rrca me e keqe ne bote rrace Cifuti.

        Përgjigjjuni
        1. EPOPEJA E "SAGËS SHQIPTARE" ○ KALVARI YNË ○ Replikë me Çet Musën dhe Dajë Qaniun(ndjesë paçin se shpëtuan për ato men që kishin) ○ Nga çuni i Tironës Adrian Zagori ○ Pjesa e parë ○ Po ja nis unë, ku njeci Çeti Po jo nga "bishti" as nga sikleti Shkrute ky robi, demek epopen. N''kaptin kish patllaken Me fishek mren Ne shate "kuqlashi", me soj e fis Ne ata që s'njifte, i ka telenis. Se bote ca vargje ne gjete ca rrima. Me kobure n'dor, bohen t'gjith trima Na u ul ky Çeti, mi i plis non pem. Ne qet kalemin, me shkrujt poem Me shkrujt, po kujt? Ne pyt rradaken....?? Kush o me t'hujt, merito patllaken Rezil i boni, ministra, shërbtor.. S'i durote dot hiç, ky cop gamor. Se kishte majt, shtetin ky fis S'dote me dit, Ky mi n'gjiriz I xiu me pen, ne shkrujti ca lista. Legen poet me "pluma" t'pista. Se kur t'gju fjala, e ka thonë truni Po ku ka men, kjo rrac majmuni Shkruj EPOPE! gafurret ky Çeti: "Jasht prej Tirone, daj Qaniu ne mreti" "Ky mreti Zog S'hy mo n'kët ven Le t'hiki ka doj N'Tiron ai s'vjen" "E kena thonë E kena venos".... U n'rejt n'kom zgjyra, ne thot: jom bos. U t'hongert dreqi, flamur pa shkop. Ti thu jom kal, Unë t'them je lop. Epope Tirone Po shkru nji ky çun Që i do robt, po ne ata e dun. Osht çun Tirone, O rrit mes hurmash. E zgjedh shoqninë, nuk futet turmash. Qerpiç Tirona, M'cepa e m'qenër "Nusen" po e njofim, Kush o ky dhonër? Kaptera t'gjith. Veri e jug Pa shkoll tru-trongull, me i hy n'plug Po i morin gocat, po i mysin n'dru Dun ne familje, Ky milet pa tru. Na polli belaja, me ksi mynxyra. Tërbim qeni, Ja trego fytyra. U ngref ne Çeti, Na hypi n'detyr Ke lidhja shkrimtarëve, Si gjella pa lyr. Lloj lloj gamori Tu lidh ca shkronja. S'ja kan haberin, Pemë pa rronja. Ja nisi qeveria, me plumb e dajak. S'pysnin katilat për t'ri apo plak Byth-brek me Titon, Mu si lavire. "Ganimeti" me "Fiton", Dy gra vampire. S'lan jaran pa puth Prej Jugosllavie: Nuk o horrllik. Por shenj dashnije. Se komunizmi, O non e babë. Ç'e dum shqiponjën, kur kemi shkabë. Sa hiku Tito . Me vrap te Stalini. Hargaliset Veri Baba jem Lenini. Marksist i modh, ky kodosh pusht. I rrujti ca shok, Piu gjakun si musht . Me rronj e farë, N'birruc i futi. S'dulën mo gjallë, I myti harbuti. Mjek dhe artistë, I nxurr n'gurore, I bon ne molet, toka pjellore. Punë pa pages Puno si skllavi. Golgat e vshtirë, Siç e dote sllavi. Çuna me men, Na u kalben n'hu. Fshati socialist, skëterr si Babrru. U therrën mes vedi, për gjo prej gjoje . Paf gishtin i modhi, Ti m'grop maroje. Nji e ka nji, "fshihej oborri". U bon eksperta, për mçefje vorri. Të zhdukte shoku, pa nom e nishon. Hikshe për pun, s'vishe sagllom. Hafije gruja, spiun ne burri. Kush e nigjote T'lvizte truni. U bon ca gjona, se punoi gjin'ja. Ama bullona, vinin nga Kina. Nderto si kali, hap mole, kodra Prej Konispoli, E der te Shkodra. Për t'gjitha k'to, Ku ishte ky Çeti? Pse gojën msheli, squk si puldeti Apo ra mren N'petlla me mjolt Harroi fakiret Garip me 'Colt" Ne zuni post I hypi kalit Shkruajti ca gjona Bisht i kavallit U onj u fry Si kaposh deti Sdote me dit Veç "uniteti" Ça ishte kjo farë Që fshiu njerzllikun Ne nrejti nolt Dallaver-pisllikun Kur e kujtoj At koh'n e vjetër Nis e lotoj Tironën tjetër Maj men i vogël Bonbonerinë Ate pitexhiun Ne berberinë. Të "Flora" Xhati Burr babaxhon Hyshe "lugat" Dilshe Delon Nuk e zgjas mo Se ngryk vjen molli Ka erdh kjo "rrac" Kush dreq e polli E thyn çdo gjo Me lezet e vlerë Rras i flamur Me nji yll pler. Ç'e do shqiponja Yll me pesë cepa Ajo do moja N'mole me shkrepa Ja vuni flamurit Ate pisllik Ky "Biçim klyshi" Nga nji kurvllik. U zhgryn me sllavin Harun pereninë U hiku truni Humën fisninë. Si klysha kurve Rrujtën pushtet Vrit ene prit Bojm si dum vet Ne kalun vitet Ton poplli n' burg Tela me gjoma Jeto si murg T'thojshe no njonit Jasht du me shku Të rrasnin mrena Të shqepnin n'dru T'guxojshe me ik Vite plumi ballit Jetojshe me frikë E modhe pika hallit Për i kokërr damote Që s'gjinej m'dyqon Ta qitshin skalpin Për agjitacion. Me frikë robi i zotit "Truni mush" n'porosi E haje kot s'kotit Dhe me "ooomëlsi"... Fundi pjesës së 1 Dua të theksoj RESPEKTIN për të gjithë njerëzit e ndershëm të çdo profesioni që punuan me ndershmëri dhe devotshmëri për këtë vend,por që u përdorën dhe u anashkaluan nga ai regjim. Ja dedikoj TIRONËS që më rriti si çunin e vet.

          Përgjigjjuni
          1. z
            ziguri

            Njeri plere....

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cariim

              Gjetje e bukur por jo origjinale. Dikush tjeter e ka thene me pare. Anija socialiste shkon drejt kapitalizmit dhe ne rrugetimin e vet Kapiteni (kapitenet) hedh ne det cdo dite cdo gje socialiste. Per ca kohe gjerrat duken mire. Por, Qe te arrije ne bregun tjeter Kapiteni duhet te hidhet vete ne det.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Si duket ky me siper i duket mire Shqiperia mbasi do ket pi noi gote ose ka pare klanifonine te Sander Frangaj.Shqiptari sa del ne mengjes perballet me stresin e trafikut,kur arrin ne pune perballet me injorancen e shefit e kapadaillikun e pronarit qe pastron leket e politikaneve,vjen dreka shkoj te haj diku,prap nuk eshte i sigurte ca han e sa kohe ka mishi ne frgorifer,vjen darka shikon tv dhe parballet me femrat e ardhura ne Tirone, qe mbasi kan gjet dashnoret jan bo vipse,aq sa hap tv degjon komentet anash,kjo eshte dashnore e filan politikani ose filan mallisti,ne fund Sbqiptatet te shpetojne marrin rruget e Amerikes Anglis e Europes,a rrihet me kta ktu,ketij me siper qe i duket mire uroj te zej rrenje e mos iki sa te jete gjalle,mos harrojme qe kontribut te madh per te qene ktu ku jemi ka dhene dhe ky Blushi qe ka bere ket shkrim.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andi

                  Kta jemi ne. Njerez te mbrapshte. Shqiperia ka dekada qe lengon.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fred

                    Ho me Blusho. Vazhdon më me Valbona Selimllarin apo u ktheve te gruaja?

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dulla Nesër

                      Ke ikur per lesh në mënyrë totale. Lajthitjet e tua prej intelektuali pak kujt i hyjnë në punë. Ku të vejë Shqipërija more derdimen?? Nuk e ke dëgjuar atë thënien: dardha bie nën dardhë.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cinci N .

                        Tregu ? T'jetë në lindje ? Besa , jo ! Në dyshon , më dyëzon e të dy n'i ndan a e gris atë t'mëndafshtë s'shitet si një , a n'do i marrë era , patjatër , patjatër , me të dyja të mëndafshtat copa jo , besa , jo , akllas është !? Q'hyn e del ç'she'q'shitet ësht'ç'mban gjallë jo n'optimale por n'harmoni ç'harmoninë sterale , astrale po ashtu , por sipër ka tjatër ligonjë asterjalja , e njëjta shterpësi nga nën t'ë ç'shomë e ç'hënë e në rëntë e martë dita , si i bëhet ?! Aheng ?! N'qoftë optimizmi që supozojmë , kur m'i vijnë regullat , ose , pa hënë s'dez shandanin ad vitam...ç'kuptim do ketë lindja përveç të përfituarit sa më lirë një kokër grurë që j'a zhvasin e n'a e shërbejnë . Jetën që ka më të paçmuar . Taktikat tektonike hipo-kritika kratike , zia vs zisë mondiale . Kalërsuesi s'është kalorës . Si të shomë Orionin nga këtu pse s'ri jo drejt a si një grafit mural , X , se ashtu si ri e i ka hije pa i bërë hije kujt s'ka not'optimale n'syt e kujt . Optimizëm ? Depresiv ? Po aq sa dhe shpresa , dy pritje të kota , e pasiguri , dy dorashka . Ma ç'luks ka mbi kokat tona ?! Veç bizhu . Por jo ! Prapë nuk mjaftonkanë bizhutë . As hamëshori që e solli të vdekurin e drejt e kalli në var të gjallë , thikat në koskë t'shom'a n'a kanë palcë eshtërat . lmagjino , imagjino të xhbresë Orioni nga qielli X , t'a rëmbejë e bukura e dheut , e ti kërkojë të shuxet . A ç'masakër do'shte tek'e saj vetëm e vetëm të më ngallë q'ajo të lindë .

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andi

                          Viset tona ore Ben koqja i cliruam me ardhjen e turqeve dhe i humbem me ikjen e turqeve. Turqia na cliroj nga mbreteria e Serbise e cila shtrihej deri ne Greqine e sotme. Shkodra ishte nen sundimin gjakatar te Venedikut. Me ardhjen e turqeve shqiptaret u cliruan. Dhe u nderuan duke i vendosir ne krye te perandorise Turke. Dhe me renien e perandorise viset shqiptare u coptuan nga Europa kurve. E cila rrinte duarkryq kur greket dhe serbet benin genocidin kunder shqitareve. Dhe shqiptaret te vetmin shpetim kishin Turqine dhe jo Europen dhe u strehuan atje. Ku sot shume nga ata udheheqin shtetin Turk. Nderkohe qe Europa jote i trajton si njerez te dores se trete. Por ti ske faj se nuk je shqiptar Ben Blushi por je vlleh nga Vllahia. Andej nga ishte dhe Drakula. Prandaj mos u ngaterro me punet e shqiptareve koqe.Por rri me mire beji fresk Drakules.Idiot.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Donna Wolska

                            Janë fise ILIRE që të huajt u vunë vendalinjëve . Volskë ( Vllahia e vogël ) në jug dhe Daket ( Vllahia e madhe ).Të tjerat i administroi Mauri që sa herë qasej e shkionin në hell .

                            Përgjigjjuni
                          2. F
                            Fener Zizi

                            Pse e ka Daten Gabim 8 Dhjetor 1990, kjo Anije sdo te arrij kure ne Bregun tjeter. Data e sakte eshte 2 Korrik 1990 ,vetem athere kjo Anije mund te Ankorohet ne Brigjet e BE-se si Marinaret e saj te 2 Korrikut.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shaqir

                              Një nga ata që keni qenë DIKUSHI në Këtë Anije dhe bëtë që të mos arrijë në cak, ishit dhe jeni edhe ju z. Blushi!

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mark

                                Ska ma mire qe I ke rreshtuar keto vargje I dashur shkrimtar por ekuipazhi I anijes po Ben sikur nuk degjon

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje