Njerëz të mirë anembanë!

1 Janar 2023, 11:21Blog TEMA

Njerëz të mirë anembanë!

Nga Enver Robelli

Shumë urime për Vitin e Ri – 2023. Si përherë në ditën e fundit të vitit, më 31 dhjetor, bashkohen ëndrra të mëdha e dëshira të pakufishme. Me shpresën se ëndrrat dhe dëshirat ta gjejnë rrugën e duhur në Vitin e Ri – gëzuar! Para së gjithash na sjelltë viti 2023 të gjithëve më shumë dritë, më shumë duar miqësore që na mbajnë për të ecur pa u rrëzuar, më shumë arsye, më shumë tolerancë dhe më shumë shpresa që na pëshpëritin uratat më të mira - çdo mëngjes.

Lexuese e lexues të nderuar!

E ardhmja u takon atyre që qëndrojnë. Kur më 24 shkurt të këtij viti Rusia e sulmoi Ukrainën, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski incizoi veten në një rrugë të Kievit dhe tha: “Unë jam këtu. Mirëmëngjesi të gjithëve”. Në adresë të shteteve perëndimore që, sigurisht me qëllim të mirë, deshën ta evakuojnë nga Kievi, Zelenski u përgjigj: “Lufta po zhvillohet këtu; më duhet municion, jo mundësi për të hipur në një veturë dhe ikur”.

Shpesh fjalët e një njeriu e bëjnë dallimin. Vendimtar.

Çfarë na mëson shembulli i Zelenskit?

Në kontekstin shqiptar na mëson se pa rrezikuar diçka, nuk arrihet asgjë. Kështu ka qenë përherë (edhe në historinë shqiptare, të lashtë e të re). Mund të gërmojmë thellë në histori. Ose mund të ndalemi në Manastir. Është viti 1908. Paraardhësit tanë janë shtetas osmanë. Disa janë madje zyrtarë të lartë osmanë. Përkrahësit e independencës shqiptare nëpër botën e trazuar janë të paktë. E ardhmja e paraardhësve tanë duket e zymtë. Në gjithë atë zymtësi ndodh një mrekulli: intelektualë e klerikë shqiptarë ndërmarrin një hap historik: aty e tutje shqiptarët do të shkruanin me shkronja latine. Më 1929, pra mbi dy dekada më vonë, Turqia moderne si të thuash e kopjoi vendimin e shqiptarëve në Kongresin e Manastirit dhe vendosi po ashtu që turqit të shkruajnë me shkronja latine. Guximtarë e vizionarë ishin shqiptarët e vitit 1908. Së paku ata që morën pjesë në Kongresin e Manastirit. Dhe ata që i përkrahën.

Kë të kujtojmë më 31 dhjetor 2022? Sa shumë emra duhet kujtuar.

Le t’i veçojmë:

1.

Adem Demaçin për rezistencën e tij veçanërisht në fillim të viteve 1960-të. E pagoi shtrenjtë këtë rezistencë. Emrin e tij më 1991 e përjetësoi Parlamenti Europian me Çmimin Saharov. Andrei Saharov ka qenë disident sovjetik. A mund ta paramendojmë Prishtinën e fillimviteve 60-të? Zymtësi. Varfëri. Dhimbje. Dëshpërim. Dhe si gjithkund në Kosovë: njerëz që gjenden para vendimeve të vështira: të mërgojnë në Turqi, të ikin në Perëndim apo të qëndrojnë në Kosovë. Para së gjithash: ata që qëndruan – e shpëtuan. Kosovën.

2.

Esad Mekulin, poet e iluminist. Ai është Bertolt Brechti i Kosovës. Ata që kanë më pak ambicie mund ta quajnë Migjeni i Kosovës. Më pëlqen ta quaj Bertolt Brechti i Kosovës për poezitë e tij me tematikë të revoltës sociale. Vargje vetëdijesimi. Gati çdo varg i shkruar prej tij është një grusht i shtrënguar – në xhep ose në qiell. Por është grusht! Esad Mekulit i takojnë meritat e mëdha për hapjen e shtigjeve kulturore të Kosovës – nga revista letrare “Jeta e re” deri te organizimi i aktiviteteve të rëndësishme kulturore.

3.

Më 1968 një djalë i ri, i ardhur nga provinca në Prishtinë, një djalë me një emër krejtësisht të rëndomtë, Ibrahim, me një mbiemër jo aq të rëndomtë, Rugova, do të shkruante një shkrim në gazetën “Bota e re” në kujtim të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Mesazhi i shkrimit, pak a shumë, është ky: në rrjedhën e historisë shumë armiq deshën të na zhdukin, por ne qëndruam. Pjesa tjetër e biografisë së Rugovës dihet, duhet të dihet. Kosova është ndër vendet e rralla në botë që i ka dy politikanë të nderuar me Çmimin Saharov – pas Demaçit Parlamenti Europian më 1998 nderoi edhe Ibrahim Rugovën, atë djalin dikur të hajthëm nga Istogu që edhe në vapën e gushtit vishej si me qenë 12 shkurti i vitit 1945 – dita kur në Prizren doli numri i parë i gazetës “Rilindja” ose “Lirindja”, siç thoshin shpesh kositësit dhe kosaxhinjtë nga Dragashi në Kamenicë.

4.

Mijëra gra të guximshme të Kosovës që u ngritën mbi rrënojat e patriarkalizmit edhe luftuan orë e çast për iluminimin, emancipimin dhe arsimimin e shoqërisë së Kosovës. Mësuese e mjeke si Sadete Mekuli, artiste si Nexhmije Pagarusha, aktore si Melihate Ajeti.

31 dhjetori është ditë e datë kur duhet të kujtojmë ata që sot nuk flasin, por kanë folur kumbueshëm me veprat e tyre. S’flasin, sepse shumë prej tyre janë nën dhé. Sepse ata janë vdekatarë të pazakonshëm, janë çlirimtarë, ndërsa ne më së shumti mund të jemi – vdekatarë të zakonshëm.

Është një skenë nga greva e gazetarëve, shkrimtarëve dhe publicistëve të “Rilindjes” më 1993 kundër regjimit serb: komandanti i grevës Adem Demaçi pret e përcjell mysafirë që vijnë për t’u solidarizuar. Ukshin Hotin e pret me këto fjalë ironike që mund dhe kishte të drejtë t’i thoshte vetëm Adem Demaçi: “Si të kam o vëlla? A po të palavitin nëpër burgje, po? Hajt se qëndron ti!” Një njeri që jetonte në burgun e hapur të quajtur Kosovë tallej me burgjet e vërteta të Jugosllavisë. Mbesin në histori ata që qëndrojnë.

Skena tjetër nga greva në “Rilindje”: Ali Podrimja ia ka vendosur krahun mbi supe Bajram Kosumit, një përqafim me dashamirësi vëllazërore, dhe reciton poezi – Ali Podrimja, ai djali i ri nga Gjakova, të cilit Azem Shkreli, i veshur elegant si përherë, në një mbrëmje – hajde të themi letrare – në Zürich i thoshte me qesëndi: “O ti pehlivan, po si nuk vendose një kravatë njëherë?” Ndërsa dy poetët e mëdhenj të Kosovës ngacmonin njëri-tjetrin në një sallë në periferi të Zürichut, një djalë i hajthëm me emrin Agim Ramadani recitonte poezi me plot patos. Përulësi pa nënshtrim. Barazi. Drejtësi. Paqe. Kryengritje. Këto qenë fjalët që mund të dëgjoje në atë mbrëmje në Zürich.

E kujtova atë mbrëmje të mesit të viteve 1990-të kur më 13 nëntor 2022 bashkë me alpinistin Granit Temaj, herët në mëngjes, u gjendem para varrit të Agim Ramadanit në Koshare. Kur jetonte në Zürich, Agim Ramadanit i pëlqente ta citonte Elias Canettin, shkrimtarin nobelist hebraik nga Bullgaria, i cili është i varrosur në Zürich. “Vdekja është skandal”, thoshte Agim Ramadani duke cituar Canettin, pastaj shtonte: “Përveçse kur vdes për atdhe”.

Te rrëfimet e vogla mbi dhe me zotin Keuner, Bertolt Brecht shkruan: “Një njeri i cili gjatë nuk e kishte parë zotin K., e përshëndeti me këto fjalë: ‘Hiç nuk paskeni ndryshuar’. ‘Oh!’, tha zoti K. dhe u zbeh”.

Ndryshofshim të gjithë edhe më shumë për të mirë në vitin 2023. Dhe mos paçim arsye për t’u zbehur, por miliona arsye për t’u gëzuar!

Urime Viti i Ri!

Sidomos Babadimrit!

PS. Në postimet e tyre disa bëjnë reklamë për suxhuk (dhe bëjnë mirë!), ndërsa unë po e shfrytëzoj rastin të rikujtoj këtu botimin e librit tim ditë më parë: “Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të”. Lexim të këndshëm!

15 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Ups, material per automasturbim tourkokomentuesesh..... allah uakbar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Micotaqis

      Mut i minoritarizuar 300 eurosh. Rri kujdestar për të vjellë urrejtje primitive. Racist nga më primitivët në planet.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Baliu

      Pika 2. me interesantja. Pa ndonje arsye te shendoshe Esad Mekuli eshte lene ne harrese, edhe pse e ka vendin ne mesin e intelektualve dhe atdhetarve me te medhenje. Robelli meriton respekt.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        O VERI GJITHE BALLKANI KA QENE DHE ESHTE ILIR.........................PO ASHTU SHQIPETARET PARA ARDHJES SE TURQEVE ISHIN TE KRISHTERE..............TURQIA ME DISA METODA (Me dhune,me taksa ,me joshje etj) ARITI TI KETHEJE CA NE MYSKIMANE DHE KETA I FUTI NE PERPLASJE ME VELLEZERIT E KRISHTERE................FATKEQESISHT JASHTE SHQIPERISE VETEM MYSLIMANET QUHEN SHQIPETARE GJE QE E BEN POSHTERSISHT TI DHE SHUME TE TJERE QE E QUAJNE VEHTEN TE ZGJUAR..............VETEM PAQJA O VERI ESHTE AJO QE E KETHEN BALLKANIN NE VELLAZERINE ILIRO SHQIPETARE....... ........NE KETE DREJTIM PUNON VETEM EDI RAMA. DHE ASHIM THACI QE E CUAT NE HAGE MASKARENJ....................BASTARDE SI TY E ALBINOVIC OSMANOVIC SALIC E ILIRMUTI......... .....QE LUFTONI QE NE LUFTE TE JENE EDHE ATA SHQIPETARE QE VAZHDOJNE TE QUHEN TE TILLE ......... .

                1. B
                  Bureto

                  Bukur Robell! Mesazhe dhe shembuj shumë kuptimplotë.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Erdogan

                    Per cfare Ilyresh e ke Llafne o Poseidon. Per Perandoret Greke te Ilyrise si Megas Kostantinos i lindur ne Nish te pushtuesve Sllave Serb? Apo te Perandorit Ilyre Greke Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D te kthyer ne Xhami nga Baba Sulltani i Enver Robellit? Per cfare Ilyresh o Poseidon po flisni? Per Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos qe you e quani Stamboll? Mos e kini llafnin per Ata "Ilyre" qe do vijne nga Planeti Mars?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Micotaqis

                      Veç në kokën "tate" të racistit mund ta lidhësh sulltanin me Autorin e këtij shkrimi, Enver Robellin! Je i çorientuar, i humbur në kohë dhe hapësirë! Je në llumin e racizmit ultraprimitiv që dëshmon urrejtje patologjike kundër shqiptarëve. Mut i minoritarizuar 300 eurosh.

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Me nder teje

                      Le te kujtojme...Le te kujtojme qe ne vitin 1943 "intelektuali" Xhafer Deva takoi ne Beograd komandantin e ushtrise pushtuese gjermane, bashke me shefin e qeverise kolaboracioniste serbe, dhe "vendosi" te krijoje nje regjiment SS, me emrin "Skenderbeg", me te cilin do luftonte ne krah te "clirimtareve gjermane" dhe te "cetnikeve serbe" kunder antifashisteve shqiptare(???!!!)...Le te kujtojme, qe ne shkurt 1945 Fadil Hoxha me te tjeret votuan ne Kuvendin e Prizrenit per mbetjen e Kosoves si province serbe....Le te kujtojme qe ne prill 1999 Ibrahim Rugova dridhej ne Beograd perpara Miloshevicit qe ckermiste dhembet dhe per ta qetesuar ate, i beri thirrje NATO-s te pushonte bombardimet mbi Serbi...dhe kur pastaj i kerkoi kasapit te shqiptareve qe ta linte te largohej nga Kosova "meqenese i kushte ikur populli, dhe nuk kishte me ke te drejtonte ne Kosove", Miloshevici e shperbleu duke i vene avionin e tij ne dispozicion per ta derguar ne Itali (Ne fund te fundit, ky kishte qene qellimi i operacionit "patkoi", te debonte nga Kosova te gjithe shqiptaret, perfshire edhe hyzmeqaret e tij te Lidhjes se Shkrimtareve te Prishtines)...Pra, le t'i kujtojme edhe keto bema te koheve jo fort te largeta. Vetem nje gje mos kujtojme, UCK-ne dhe ata djem e vajza qe u bene therror per lirine e Kosoves. Sepse ata na hapen pune duke na kujtuar mesazhin e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kurse neve na vjen per shtat mesazhi i Xhafer Deves dhe i versionit SS te Skenderbeut, ai i regjimentit te peshtire "Skenderbeu", i cili i leu duart vetem e vetem me gjak shqiptaresh patriote...Keshtu jane punet, Robell Corba

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tamama me nder teje

                        Tamam me nder teje... dmth me nder me thene... qenke nje koce qe se paske shokun... te pakten per Rugoven,,, dhe per votimin e 1945 qe prizreni te ishte province serbe... Rugova nuk u dridh fare para Miloshevicit edhe pse ishte marre peng nga barbaret serbe...dhe se dyti nuk i pyeti njeri Shqiptaret e as Fadil Hoxhen se me ke duhet te ishte prizreni e as qytetet e tjera te Kosoves... kufijte i vendosen fuqite e medha or toç

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Kastriot

                        Më dhimbsen më shumë ata intelektualë të lartë dhe patriotë që i dhanë aq shumë popullit të vet por nuk e panë Kosovën e lirë dhe të pavarur! Nuk janë pak por mua më shkon mendja te Anton Çetta, Azem Shkreli, Ali Hadri, Fehmi Agani dhe Ukshin Hoti. Këta dy të fundit së paku e përjetuan bombardimin e Serbisë.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Abc

                          Respekt Robell, shkrim i ndjere, me shume dhimbsuri. Nderim per krejt ata qe u sakrifikuan per identitet, paqe dhe progres.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje