Shtatë shenjat e Kijametit

1 Janar 2023, 12:00Blog TEMA

Shtatë shenjat e Kijametit

Nga Kimete Berisha

1. Koha po kalon shpejt.

2. Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.

3. Marrëzia u bë modë.

Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē budallenjëve.

I mençuri u përjashtua, u izolua, u la në lloç.

E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë.

Nëse s'dukesh bukur - nuk ekziston.

Nëse s'je budalla - nuk je interesant.

4. Paraja u bë zot - Ideali më i madh.

5. Krejt janë djallëzuar.

Nuk dihet më kush është Dexhalli.

6. U zhduk besnikëria.

Shumica e burrave të rrejnë në sy - pa asnjë zor, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin.

7. Jo rrallë herë u lakmon atyre që kanë shkuar prej këtuhi - e kanë heq gajlen.

P.S. Mrekulli sot është NJERIU NORMAL

29 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Faleminderit e nderuar Zonje!

    Përgjigjjuni
    1. c
      cuf dabjoni

      Xhibrili pyeti të dërguarin e Allahut për Kijametin. Pejgamberi i tha: “Ai që pyet, nuk di më shumë se ai që pyetet”. Atëhere, Xhibrili i tha: “Më trego për shenjat e tij!”. Profeti tha: “Kur skllavja të lind zotërinë e vet dhe kur këmbëzbathurit, të zhveshurit, më të varfrit, barinjtë e deleve të hahen kush e kush të ngrejë ndërtesa sa më të larta.” Kur një burrë e pyeti Pejgamberin: “Kur do bëhet Kijameti” Ai iu përgjigj: “ Në se humb Amaneti, atëherë - prite Orën” (Kijametin). Burri e pyeti përsëri: “Po si është humbja e amanetit?” profeti ju përgjigj “Kur ti jepet detyra atij që nuk është i aftë prit Kijametin!” Shenjat e mëdha të Kijametit janë dukuritë, pas të cilave do të ndodh ai. Ato do ta pasojnë njëra tjetrin ashtu si rruazat, kur u këputet peri.

      Përgjigjjuni
    2. l
      luli

      shum e sakte

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.Xh

        Autores i uroj gezuar vitin e ri. I lutem, të më sqarojë (përkthejë) në SHQIP, çdo të thotë fjala “DEXHALL” ? ????

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hulumtuesi

          https://www.britannica.com/topic/al-Dajjal

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marko Polo

            Dexhall = Djall, Dreq

            Përgjigjjuni
          2. k
            klienti

            Kimete ,Ju uroj Gezuar Vitin e Ri 2023.Uroj qe te jesh me reacionale e me me kemb ne toke.Nuk mund te pretendosh e predikosh moral ne nje kuplara!Ajo sherben vetem per prostituim.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Së pari, gjithë komentuesve të këtij forumi në gazetën Tema, dhe vetë stafit të saj urimet më të mira për vitin e Ri 2023. Të njëjtat dhe për Kimete Berishën, por me një vërejtje për të: Nëse ajo, shkruan vetëm për kosovarët, ok, por ne që nuk jemi prej andej, përkundrazi jemi nga ekstremi jugor i Shqipërisë, por besoj dhe për këdo, përherë kuptimi i zhargoneve është i vështirë, atëhere dikush nga komentuesit, që nuk përton, do të jetë i lutur të më shpjegojë kuptimin e fjalëve të tilla si: lloç, llukizëm dhe Dexhalli! Faleminderit, paraprakisht!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                Fjala lloc eshte edhe ne fjalorin e gjuhes se sotme shqipe dhe e ka kuptimin e baltes s e qullet dhe te holle. Sa per fjalen llukizem nuk jam bash i sigurte por mund ta kete kuptimin e njeriut te trashe per nga mendja.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjergji

                  Ik more idiot se jafute kot . Pastaj Skenderbeu skalidhje me Garden Pretoriane prandaj ndrysho ilacet

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Ore injorant dhe idiot. Ushtria kryesore e Skenderbeut, ajo qe drejteperdrejte udheheqej nga ai quhej "Garda Pretoriane". E sa per kuptimin e fjaleve qe e dhash, hape fjalorin e do e shohesh qe kam te drejte.

                    Përgjigjjuni
                2. H
                  Hulumtuesi

                  https://www.britannica.com/topic/al-Dajjal

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marko Polo

                    Lloç = baltë ; Dexhall = Djallë, Dreq; "Llukizmi" nuk jam i sigurt, por e lidha me fjalën lluku = frizura, pamja e jashtme, por me hamendje. Kjo fjalë nuk kuptohet nga shumica e lexuesve, as në Kosovë! Në google po e përkthejnë gjermanisht si "glück" që shqip i bie "fat". Kështu po e përkthen edhe kroatisht. Nuk po e besoj se e ka këtë kuptim.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Liria

                    Kimete, e paske filluar keq vitin e ri 2023, me pesimizem...

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Normali

                      Shume e sakte, bravo !

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Ora

                        Ik moj islamiste qelbur

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Ora

                          Ik moj islamiste qelbur

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tata luigji i reabilituar.

                            Duke lexuar komentet mendova sa mire qe nuk po ofendojne autoren por u zhgenjeva shpejt, sepse ti ora e prishun dhe ky suniti ketu posht nuk mund te rrini pa ofendu tjetrin kot. As une nuk e pelqej autoren e ketij shkrimi ( e kush eshte ai njeri ne bote qe pelqehet nga te gjithe ) por nuk ofendoj.

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                            E vlefshme kjo vec per muslimon brother's......

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              MAJAKOVSKI

                              Kur nuk ke lexuar e nuk ke kulture nuk e kap dot mesazhin aq te bukur te saj.

                              Përgjigjjuni
                            2. Çekiçi

                              Kimete vertetë je më kimet Te lumtë ajo dorë qe shkruan ate qe e mëndon Në shkrimin tënd secili ose secila e gjendë vendin kush është dhe çka është Respekte

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirona

                                Bravo goce,me sakte dhe bukur qe e ke thene,perfekt,por halli eshte se nuk do te kuptojne,me sakte nuk duan

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Miri. Suedi

                                  Nuk eshte problem te shkruash bukur po' te mbahesh mend brava kimete

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    LVXanno

                                    E'po t'a ndajmë edhe një të plotë mollë mbi tryezë , disa as do n'a linin ti ndinim aromën . Kohën do lia të rridhte me dy gjysmat edhe këtë shekull . Le të ken'atë t'sherit se jan'tshumtë , e do ngopesha me një thelë Hëne deri në të plotën dit'tsaja e kur s'e shoh si t'mbaja peris . Fundja pse mos t'helohen e të nduken si kur Hëna e të tërëve s'është veç e Diellit.Se mos mollët në sepete s'janë për tu ngrënë ?! Hënën thela thela do e ndanin veç mos ta shihja , jo më t'i a ndia aromën mollës e të mos më thoshin - është e helmuar . Dielli do buzëqeshte me zhguallin e tyre të trashur duke i shëmtuar me tatuazhe si kukulla vitrine që t'na pështiren , e , ç'kuptim do kishte pastaj kopea e tyre ? Çoban a bari vath me a pa trinë , kanë a s'kanë baresha ; se pse u quajt ylli i batiut ylli polar e jo i bareshes margaritar hë ? Edhe diellin do ta shuanin që u trashi zhguallin e zverkun e i nxori vitrinës . Margaritari i Margaritës ose margaritari polar os'i Margaritës në do thoshte Mërgimtari , përsëri do ti thyenin kryqet , do gjuanin me heshta Diellin e Hënën do ta zinin me gurrë , mollën - jo të sepetes - e sherit mbi kokën e Deës e , as aromë nuk do n'a linin veç një masakër si maskarenjtë e mejhaneve pa finesë . Maquiage e masquara e manicure edhe Hëna do i bënte besoj e s'do i druhej Diellit si një Pandorë , djallit po . Ai lë një cergë , dhe e heq osh fillin nga do ku vërdallon .The look , dexhelli , në pëlhurën e mrekullia e tetë . Optima , që ësht'art me u duk si Margaritari i mergimtarit ....po dhe pse jo Margaritari i Bareshës . Po u'a lëmë polar n'duan verdhanin scenique me e pa , e gjeçin udhët që hapën vet'me ec . Edhe ti sho't'shtarin shaluar tuj mllaçit mollt e ndukme kavalierisë , ata hanë ç'u serviret n'gavet . LVXanno

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      MAJAKOVSKI

                                      Gezuar Znj Kimete. Gjithnje e sakte ne goditje. Ju jeni varianti femror i Migjenit ose Migjeni i rilindur. Ju uroj 2023 te qendroni ne keto pozita te sinqerietit, ndershmerise dhe patriotizmit. Respekte

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        SPAK

                                        Une do te isha me i drejtperdrejte! Muli, Tritani, Albana dhe te tjere jane realiteti per ke flet Kimetja! Dhe ne krye eshte krye idioti Sali! Urime per Vitin e RI!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sotiri nga Tirana

                                          Zonjushe/Zonje! Bukur, shume bukur i keni thene gjerat! Une mendoj se nuk behet fjale per shenjat, sepse ato tani duken qsrtazi kudo! Honore Balzak ka thene: “Menyra me e mire per te qene i varfer eshte te jesh i ndershem!” Dhe, mendoj une, mjafton te mos jesh i ndershem dhe i ke fituar te gjitha! Ketu tek une, ne Shqiperi, vajzat e skenave na dalin pa breke, pa sytjena, kembe mbi kembe me shalet jashte, pa ndroje dhe pa finese! Sot, ajo qe eshte e moralshme, quhet imorale, dhe ajo imorale quhet e moralshme! Njeriu i mire dhe e dituri shperfillen dhe nuk guxojne te flasin se mbeten pa pune! Ndersa turma, apo turmat, u shkojne nga pas udheheqesve te tyre - edhe pse ata jane vrases, hajdute, mashtrues, kriminele, genjeshtare, percares te shoqerise adhurohen me shume se vete Perendia! Madje edhe shkollimi, dija dhe miresjellja jane te teperta! Njerezit sot kerkojne oara, seks dhe droge, por per me teper para, se kjo siguron edhe seksin edhe drogen! Gezuar Vitin 2023!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Malo

                                            Lukizmi - mendoj se eshte marre nga gjuha angleze lukewarm - i vaket, jo veprues, as mish as peshk, i qullet, i ngathet!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              BUBULINA

                                              ky eshte teksti i duhur, me kendu sot. Jo neser. Merreni, dhe Kimetes i "hiqni kapelen".

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje