
Nga Ardit Rada
Teksa ka hyrë viti i ri, shqiptarët që hapin ende televizorin i pret e vjetra. Sali Berisha ishte protagonisti kryesor tek programi i Klanit natën e 31 dhjetorit. Foli aty se cilën fëmijë do më shumë, kur e ka dhënë puthjen e parë dhe si e thërret nusja e dytë e djalit të vetëm. Asgjë me interes, jo për faj të Saliut, por të televizioneve që mbajnë një licencë kombëtare në mungesë të një investimi për një programacion festiv për çdo familje shqiptare.
Sigurisht, një mendje e sëmurë pas parave dhe që ka gisht në gatimin e kësaj çorbë pyet: “A të bëmë ty ta shihje? Kaq ishte misioni ynë”.
Por në fakt, pyetjet nuk i duhen drejtuar teleshikuesit, por te ftuarit. Se që të gjithë i neverisin këto emisionet Showbiz me pleq, nuk do as mend e as kalem. Por fjala bie, kush ka interes sesi e thërrasin Saliun në shtëpi? Miti i tij ra qëkurse e bëri njësh me asfaltin një budalla dhe tashëm nuk e shohim më si njeriun që ha krudo me kostum në kuzhinën e tij, por të moshurarin që me tuta ulet para pjatës së groshës dhe shkon në tualet 5 herë në ditë.
Duket qesharake, por kjo është jeta e çdo shqiptari në 30 vitet e fundit. Vetëm tutat bëjnë diferencën se ka dhe që rrijnë ende me pizhama fanellatë. Falë Saliut.
Ky vit padyshim do të jetë më i mirë se ai që shkoi, por edhe më i vështirë. Sepse Saliu është ende nëpër këmbë dhe të kërkonte veç vulën e PD ku ta gjesh. Por kërkon edhe të vejë njerëzit e tij në çdo bashki të mundshme.
I vetmi shqiptar i shpallur non-grata nga Amerika dhe Britania e Madhe, vijon të bëjë si shejtan budalla në ekran.
Më tepër për faj të ekranit.
Televizioni që i krihte bishtin s’e pyeti gjallë në botë për gjyqin e Parisit që e ka nisur dy vite më parë. “Ore, në çfarë faze është ai gjyqi yt me sekretarin Antony Blinken?”. Të paktën këtë pyetje, se vetëm Saliun që s’e pyesin kurrë për më tepër. Se ku i gjen lekët? Me çfarë e pagon gjyqin,? Me çfarë i pagoi foltoret qytet më qytet. Me çfarë e pagoi “Kuvendin” tek Air Albania? Me çfarë i paguan ata badigardët me flokët me xhel që s’ishin aty kur duheshin? Me çfare lekësh do t’ia pagojë fushatën Bardh Spahisë, Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit?
Hall i madh që edhe ky vit i ri na gjen me të njëjtat pyetje si 32 vite më parë!
Fai eshte i mediave dhe gazetareve qe kerkojne te bejne qereles me lajme nga sali miu
Gazetat dh TV e korruptuara qe e quajnë "kryetar i partisë! pa qenë ,"Zoti berisha "kur eshte non grata ndërkombetar per korrupsion madhor,jane shenja e degjenerimit te pa korrigjueshëm i shoqërisë se degjeneruar shqiptare.
@Mara emigrante në Itali, drejt e ke! Media ka kohë që e ka humbur orientimin kryesor të saj, atë të shërbimit, kryesisht, ndaj publikut. Po nuk është pa faj dhe ky i fundit, i cili i ndjek, dhe audienca e të cilit, u rrit asaj fitimet. Për të ardhur keq, pir edhe TVSh, si televizion publik, që financohet direkt nga publiku shqiptar, ka filluar të orientohet dhe ai nga komercializmi, fitimi. Në fund për ju kam një vërejtje. Gjithmonë, në respekt të publikut, a mund t'i shpjegosh atij se cili është kuptimi i fjalës "qereles"?!?! Unë me intuitë, nga konteksti, edhe mund t'ia gjej kuptimin, por druaj se shumë nuk do munden. Ndaj kushdo kur shkruan diçka që shpresojnë se e lexojnë dhe ndoca të tjerë, duhet të mos jetë "careless"! Miqësisht dhe gëzuar 2023!
Jo, ne vitin 2023 ka Sali Berisha pune me ju se u mesuat keq keto 10 vite-
Te na haje mune, sic na e ka ngrene 30 vjet
KENI SHUME TE DREJTE NE KETE OPINION QE KE PARAQITUR POR MOR ZOTNI I FLET NJEREZVE ME PA DINJITET QE JANE SOT NEPER EKRANET E TELEVIZIONEVE,SEPSE ATA JANE ME BYTHLEPIRESIT DHE SKANE SI TI BEJNE ATO PYETJE QE THUA TI NETE OPINION TE MREKULLUESHEMZOTERI.
ky mut maloku ja nxiu jeten shqiptareve dhe e beri Shqiperine te bjere era shurre,kush jane keta muter qe e nxjerin ne tv ,dhe kush e ndjek kete mut shpellari qe puthjen e pare dhe prishi virgjerine me dhine e tij.
Po ti o sharlatan Rada , nuk te bejne pershtypje vjedhjet e tmerreshme qe ben vellai i Vucicit , Edvin Rama , por merresh me liderin e Opozites Ca vemje je ti mor zvarranik , qe ta paska prishur gjumin Berisha qe eshte ne Opozite dhe nuk ka azgje ne dore , nderkaq ky sherbetori i Serbise, Rama hajduti , po vjedh Shqiperine ne menyre shkaterrimtare duke e boshatisur Shqiperine per dite e me shume nga rinia qe iken ne ikje pa kthim
Nuk thonë kot që cave, Salehu, u ka shtënë trutë e gomarit. Do ishte mrekullia e vitit 2023, që i vetmi i tillë të mbetet ky më sipër, ndoshta dhe kërriçi i Faroballiut.
Duket se paguan mirë, po lan paratë e vjedhura shqiptarëve. Sa mirë që nuk pashë tv-shqiptare, dëgjuam muzikë me fëmijët dhe i uruam njëri tjetrit një vit të mbarë e shëndet. Ky Sali kur ishte në pushtet e mbyllte natën e 31 dhjetorit, ky kur ishte në opozitë, ky kur erdhi prapë në pushtet e vrau e dogji e vodhi sa deshi, ky kur shpallet non grata, prapë ky në TV, e jo tek i biri se atë e ka përditë, por tek tv-kombëtare. Sa për TVSH, mendova se kishin ndrruar kahje të ishin për njerëzit, por jo edhe ata Saliun japin të parin, pastaj ndonjë lajm nga qeveria që ka për detyrë të informojë shtetasit për vendimet që merr. Më shumë ndjekim FB për të marrë vesh vendimet e qeverisë se TV-të. Kaq shumë para ka Saliu sa paguan edhe për të paktën 10 vjet, pra edhe 10 vjet do na mbijë në TV. Sa për gazetarët, joooo ata s'e pyesin fare për krime, vetëm e lajnë dhe e lyejnë ndonëse ta shpif ngado që ta kthesh, si nga pamja, mentaliteti, shpirtligësia, mënyra si flet pa fare elokuencë, thjeshtë të bën të ndrrosh kanal. Në djall vaftë Saliu dhe gazetarët e analistët që i lëpihen për ditë.
Sali plehu rri serish maje plehut. Palaçoja qelbac qe na mori ne qafe, llumi.
Shikoni si eshte bere si “pirrati i Caraibeve”, mos i hiq me ato syze se te shkojne shume. Kete ta thote nje mik qe te do te miren, o faqezi. Mos fli me gjume se te del Edi Rama ne enderr, dhe behesh si i cmendur pastaj.