Me ç’metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

5 Janar 2023, 11:54Blog TEMA

Me ç’metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

Nga Andi Bushati

Disa episode të tërheqjes së kryeministrit Albin Kurti përballë presionit dhe qasjeve taktike të ndërkombëtarëve, kanë entusiazmuar kritikët e tij të paepur, po aq sa kanë ligështuar mbështetësit e vet të arsyeshëm. 

Vetëm në muajt e fundit të vitit që sapo mbyllëm, lideri i Vetëvendosjes është detyruar të bëjë zbrapsje jo të lavdishme për energjinë, dokumentat dhe targat ilegale, për mosndëshkimet e banditëve serbë që organizojnë trazira në veri, si dhe per anullimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat e bojkotuara nga Lista Serbska. 

Kompromisi i heshtur për lirimin nga arresti të Dejan Pantiç, policit të akuzuar për terrorizëm, të cilin policia e Kosovës u tregua e paaftë ta sillte deri në Prishtinë, është simboli më i dukshëm i këtyre lëshimeve. 

Menjëherë pas këtij akti, u duk se kriza u zgjidh dhe kjo tërheqje e palës shqiptare e bëri Vuçiçin të urdhërojë fanatikët e vet të çlirojnë rrugët nga barrikadat.

Duhet thënë se në të tëra këto raste, qeveria e Kosovës është përballur jo vetëm me “armikun tradicional”, por edhe me padurimin, nervat e dobta dhe verbërinë, që shfaqin shpesh kancelaritë perendimore, për të sakrifikuar parimet e qëndrueshme në emër të një stabiliteti fallco, momental. 

Disa deklarata si ato të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Borelli, apo pezullimi i udhëtimeve drejt ShBA-së për ndonjë ministër, kanë lënë në publik shijen se, ndryshe nga aureola që ka krijuar, Kurti as po u rreziston ndërkombëtarëve, as po ruan dot me ta marrëdhënien “e mirë”, tradicionale, të liderëve që dinë ta kërrusin lehtë shpinën. 

Kjo ka bërë që bashkë me këto zbrapsje, të kriset edhe kredoja që lideri i Vetëvendosjes ka predikuar me pathos gjatë kohës së opozitës, ajo pra, se ata udhëheqës që nuk vjedhin, nuk përzihen me bandat dhe nuk kanë akuza për krime mbi shpinë, janë të pashantazhueshëm dhe nuk bien pre e asnjë presioni diplomatik. 

Në këtë pikë, koha e idealizmit opozitar ka marrë fund dhe papritmas kryeministri i Kosovës është zgjuar në realitetin cinik të ekuilibrit të forcave dhe politikës të së mundshmes. Bashkë me këtë zgjim është flijuar dhe bindja se mjafton të jesh i pastër dhe i ndershëm për të ruajtur të pacënuar sovranitetin absolut të Kosovës. 

Ky i fundit varet njëkohësisht edhe nga sfida momentale gjeopolitike, si lufta në Ukrainë, nga gjykime të aty për atyshme të diplomatëve, vendi i punës i të cilëve shpesh varet nga zgjidhja e një episodi të vetëm, nga trysnia e të gjithë faktorëve që janë në lojë. 

Prandaj, në këtë pikë, Albin Kurti gjendet në një kthesë historike të karrierës, kur i duhet ta vrasë rebelin e dikurshëm flokëgjatë e pa kollare, që përmbyste me entusiazëm fuoristradat e UMNIK–ut. Politikani që pretendon se pushtetin nuk e ka qëllim në vetvete, por një mjet për të mbërritur në pikën ku beson, tashmë duhet të ndërgjegjësohet se, në situatën ku ndodhet, nuk e ruan dot më koherencën e plotë mes idealit të opozitës dhe realizmit të pushtetit.

Natyrisht, që kurdoherë në politikë një zgjedhje e tillë ka kosto. Ajo shoqërohet me tërheqjen e mbështetjes të një pjese të atyre që e kanë parë si idhull dhe me zhgënjimin e atyre që kanë besuar të pamundshmen.

Këtej e tutje Albin Kurti duhet t’i bëjë llogaritë edhe me këtë shkëputje. Nga ana tjetër, ata që e gjykojnë atë, ndonëse janë në të drejtën e tyre për të mos lënë rast pa i përmendur dështimin për të mbajtur gjallë iluzionet që ndezi dikur, duhet të jenë të ftohtë e të drejtë në hartimin e bilancit total të tij. 

Ata mund ta kritikojnë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, se i gënjeu teksa predikonte që pastërtia dhe morali janë armë të mjaftueshme për të pasur sukses në politikë, por ama nuk mund ta mohojnë se, qoftë edhe në humbje, kryeministri i Kosovës i ka kultivuar këto vlera.

Sot qeveria e Vetëvendosjes është një rast sui generis në një rajon ku, nga Beogradi në Tiranë, sundojnë klika që grabisin popullin e tyre, vjedhin zgjedhjet dhe blejnë mediat. 

Për kabinetin Kurti as dhe kundërshtarët më të mëdhej nuk guxojnë të pretendojnë afera korruptive, lidhje me krimin e organizuar, joshje të mediave apo prapësim të standarteve demokratike. Dhe ky është një tjetër metër me të cilin duhet të matet qeveria më demokratike në rajon. Kjo qasje e virtytshme nuk duhet anashkaluar.

Ndonëse ajo nuk është garanci për të korrur fitore maksimale ndaj Beogradit, as për të kthyer mendjen e ndërkombëtarëve të lëkundur, sërisht ajo mbetet një fat për qytetarët e Kosovës, që kanë privilegjin e përfitimit nga një shtet ligjor ku me ku më të lartë se fqinjët e tyre serbë apo shqiptarë.

18 Komente

  1. L
    Luani

    Ti je pinjollë komunisti , qe eshte shumë më i rrdzikshëm se komunisti vete.., Soji jusj duhet të jete me pullë të kuqe , njëllojë si filmat horrore,!!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sadushi

      Aaa Bbb

      Përgjigjjuni
      1. s
        shelegura

        Ky dhe Agim nesho soj kan ngren dhe po hane me servilizem ose si lapanjoze.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          Bushati, ti je një vemje helmuese me rrezikshmëri shumë të madhe sociale.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Sipas Bushatit, vetem Kurti (dhe Bushati) veprojne me parime, ndersa "kancelaritë perendimore, i sakrifikojne parimet e qëndrueshme në emër të një stabiliteti fallco, momental"!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Pra, edhe SHBA, edhe Franca, edhe Italia, edhe Gjermania, edhe Austria, edhe Anglia, edhe Holanda, te gjithe jane kunder principeve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Mbasi e "ndriti" duke induktuar urrejtjen toksike ne gazetarine brenda vendit, tani do jape mend edhe per Europen, SHBA-ne dhe Kosoven, duke iu thene atyre se gazetaria toksike eshte gazetaria qe i duhet Perendimit! Vajmedet per Gazeten TEMA qe toleron te tille mendje toksike!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jari

              Akoma rron ti o Andi Bibilushi o Rr/K, i pa fytyrë, nuk le Kazon pa hëgër M,,,t , i degjeneruar, ke surrat e shkruat ti, Jazëk.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                Ok ja i sigirove ca rubla duke lavderuar albin kurtovicin qe cdo dite shkrep ndonje shkrepse per luften ne Ballkan Albini ka ushtrine me te madhe ne Europe per te bere te mundir bashkimin me Serbine

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  E megjithate shkrimi eshte mjaft realist.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pjeter

                    E megjithate, vetem nje si ky klyshi i bllokut mund te pretendoje nje gjykim me meter!!

                    Përgjigjjuni
                  2. b
                    billi

                    me kur..... vera kapo

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmiri

                      Nuk ke pune aspak te vlersosh kryeministrin e Kosoves!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TEGA

                        ANDI, brenda kësaj periudhe kohore, nuk kemi pasur politikanë më me integritet njerëzor dhe kombëtar, se Albin Kurti Valesa Zelensky Unë jam "nip" i Ballit KOMBËTAR, sa për komunizmin e inskenuar ndaj teje

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arcadia Lines

                          Që u korit një pjesë , se ç'ishte kur e nisi si nën gurrë e s'po e mas me tët kut por , e parë si i matur në pragun e vet , e zënë me gurrë këdo i'u pranua " autizmi " . Q'ai u ysht a u mat nga ustallarë ti rijë korpi spicë a më një anë si t'ish veç një faqe e historisë , nuk mund të i a mohojmë as histerinë . Si mos t'arrish te gjykimi , me një etalon . Ç'monedhë u shkri për t'a e kush e bindi të matet ne pragu , diç ai di e e di mirë ku e kush i'a kon sahanin .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arber

                            Kur boton nje shkrim, normalisht kerkon te dish edhe opinionin e lexuesve. Pra, komentet e ketushme. Nese i lexon, e vë re se 95% e lexuesve NUK JANË FARE DAKORD me ty, per te mos thene se je i urryer. Ik o bllokmeni i vogel, ik! Ik o sahanlepiresi i saliqenit, qe te vrau gjysh "Husniun" ne spital ne France më 1979, dhe megjithatë ti sot i lepihesh për nje kocke qe te hedh... ! Je i neveritshem.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nipi diktatorit djali spiunit

                              Mate me metrin e Hysni Kapo gjyshit apo me metrin e Pellumb Kapo apo me metrin e bllokut te enverit ku u rite mate me metrin e Gaqo Nesho apo me metrin e Xhelil Gjoni mate me metrin e spiunit Bushati prindi juaj ke shume njesi matese per te matur bolshevikun kurti. Ndersa per korrupsionin po nuk hengre buke nuk bene therime o idiot i lindur te ka bere Rama budalla ta nxori trurin

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Modara

                                Pse mos ta masë . Do ma na qep kostumin dimer pranvere ...me zor . As fals

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  H.Berisha

                                  Nuk jan be leshime ne erresire dhe heshje siq kishin dasht shum anmiq te Kosoves nga ana e Kurtit por leshime me presion te pa pare deri tash duke qitur ne shesh dyftyrsin e shum armiqve te perbetuar brenda ashtu edhe jasht Kosove, perfshij nje number i madh i shqiptarve te Shqiperie dhe "miqve" nderkombetar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    anti anarkisti

                                    Kurti nuk ka çka matë para - veq mbrapa, sepse me pushtetarët siç i quan ai "analfabet fuksional", Kosova është kthyer në vitet 90 dhe vaj medet për popullin. I vetmi sukses i këtij regjimi bolsheviko - komunist pro rus - serb është prishja me miqtë SHBA, Shqipërinë dhe shumicën e vendeve të BE duke e rezikuar seriozisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Tash dy vite kemi humb mbi 20 Çnjohje dhe skemi asnjë njohje, ska shëndetësi arsim, Serbia na bllokon sa herë të doj e pushterët me mendjemadhësi bëjnë gabimet dhe lusin faktorët e jashtëm ti shpëtojnë Kosovën nga rreziku dhe turpi. Ka bllokim të mjetve financiare, ska investim ska shnëdetësi arsim cilsorë dhe asgjë nuk po fukssionon si duhet edhe pse ka mjete finaciare nga taksa të popullit dhe nuk jepen sepse priten të hapen tendere kur të fillojnë zgjedhjet etj etj. Kjo gjendje me inflacion enorm mbi 20 % ka varfëruar jetën e qytetarëve veçnarishtë skaamorëve - rstate sociale dhe pensionistëve dhe askush nuk brengoset nga Qeveria për barnat që njerëzit po hynë në kredi për tu shëruar përderisa pushetarët bëjnë jetë superluxoze etej etj. TURP

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje