Artan Fuga ngre alarmin: Kam dëgjuar se në kopshte po mësojnë Prindi 1 e Prindi 2

3 Janar 2023, 22:00Blog TEMA

Artan Fuga ngre alarmin: Kam dëgjuar se në kopshte po

Nga Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!
Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë "baba", "nënë" me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.
Veç të tjerash, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!
Eksperiment i bukur në vetvete, por krim megjithatë!
Veç kësaj është edhe antiligjor sepse bie ndesh me kodin e familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet. Prandaj eksperimentuesit duhet të vihen para përgjgjësisë ligjore!
Veç antiligjor është edhe një paradoks logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve. Por Prind 1 kush quhet? T'a zemë se baba! A nuk privilegjohet përsëri baba? Pse të quhet 1 dhe jo 2? A nuk mbetet edhe dallimi mes sekseve vetëm se tani i shprehur numerikisht? Prindi 1 - baba, prindi 2 - nëna! Jo ush po gomar! Këta matematikë nuk dinë si duket, por nuk dinë as logjikën e thjeshtë! Ku i shuan dot matematika dallimet reale? 1 dhe 2 janë po aq të ndryshëm sa baba dhe nëna, dhe për t'a quajtur 1 ose 2 prindi ka nevojë të tregojë seksin, se përndryshe kush do të quhet 1 dhe kush 2?
Pra, kemi një vërë në ujë!
Veç një eksperiment të rrezikshëm, kemi edhe një mosfunksionim nga ana operacionale.
Pse?
Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç'vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua! Shkoni në një bankë dhe hapni një llogari rjedhëse, pikë rëndësie nuk ka nëse jeni burrë a grua. Por, nëse bëni synet fëmijën, kujdes! - duhet ta provoni se është djalë, se ndryshe nuk ecën!!! Shkoni të merrni pensionin, ose të regjistroheni në zyrën e punës, e ç'ju duhet atyre se jeni burrë a grua? Pikë rëndësie nuk ka. Por, kujdes, kur është fjala të qënë këngëtar lirik, nuk mund të thoni se unë nuk jam as burrë as grua sepse jam 1,2,3 e kështu idiotësira. Do jepni gjak? Nuk ka rëndësi jeni burrë a grua, bëjuni 1,2,3... sa të doni! Por kujdes nëse kërkohet qumësht për bebet, ka shumë rëndësi nëse jeni burrë a grua.
Për familjen në disa raste nuk ka rëndësi a je burrë a grua, por në raste të tjera thelbësore ka shumë rëndësi. Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3, kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë, por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzënë! Nuk ka 1,2,3, nuk tërci e vërci!
Për fëmijët dallimi nënë - baba shumë thelbësor, nuk bëhet dot prindi 1 dhe prindi 2. Pse? Sepse është nëna që e mban beben në trupin e saj dhe jo baba! Se është nëna që mban embrionin dhe jo baba! Le të jetë edhe homoseksual, e drejtë e tij! Se është nëna që e ushqen me qumësht, jo baba, se ky qumështin veç në dyqan mund ta blejë! Se në muajt e vitet e parë bebja është lidhur me trupin e nënës kryesisht, me aromën, frymën, zërin, e saj, dhe më pak me të babës! Se fëmija sheh që nëna ka dy gjinj kurse baba jo, se baba ka përkundrazi diçka të fryrë poshtë mbathjeve, kurse nëna e ka ndryshe, mos duhet Frojdi ngjallur t'ua shpjegojë? Fëmija sheh që baba rruan faqet, kurse nëna jo! Babës mund t'i bien edhe flokët, nënës jo! Se fëmija pak më i rritur do kuptojë se dikur nëna si ai kishte menstruacione, kurse baba si ai nuk kishte! etj, etj.
Si t'u themi fëmijëve që për ju nuk ka më nënë e babë, por ka idiotizma : Prindi 1 dhe Prindi 2? Se kush i ndihmon për mësimet, asnjë rëndësi seksi i njërit dhe i tjetrit. Se kush bën punët në shtëpi, etj., pa rëndësi. Se kush është deputet dhe tjetri biznesmen, fare!
Unë nuk kam asgjë me sjelljen seksuale të 1 dhe 2. Po fare! Le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan. Secili në qejf të vet! Por edhe homoseksualët, mesa njoh literaturën, duan ta dinë se me cilin seks kanë të bëjnë: leisbiket duan grua partneren, homoseksualët përgjithësisht burrin. Nuk mund t'u thuash nuk ka rëndësi, keni dikë pa seks, 1, ose 2 !!!
Transeksualët janë gjë tjetër pastaj. Flasim njëherë tjetër! Edhe ajo çështje kur të vijë radha zgjidhet pa shqetësuar të tjerët në të drejtat e tyre për të qenë babë e nënë!
Por, mos bëni shkelje ligji, shkelje të të drejtave të fëmijëve nëpër shkolla, kopështe dhe çerdhe!
Drejtësia ka fushë veprimi krejt të legjitimuar për t'ua vënë këmbët në një këpucë pastaj prindit 1 dhe prindit 2, madje në këpucë uniseks po deshët!

26 Komente

  1. P
    Plaka

    CESHTE E VERTETA KE ME SE DREJTE PROFESOR ! Por qe po iken per lesh kjo dynja, eshte me se e vertete. Po filozologu e politkanohistorianologu Agron Gjekmarkaj, car mund te na thote per kete artikull te profesorit te nderuar A. Fuga.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sabrima_ehhhh

      Ke te drejte vella, po keshtu thote Amerika dhe Sorosi. Dylberi 1 Dylberi 2. Transi 1 Transi 2. Keshtu qe duhet bere thote Edi Rama. O me Ameriken dhe Europen ose na fshine si komb (Serbi dhe Greku). Shqiptari e ka shitur historikisht vendin per fat te keq. Dileme per njerezit e lire.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatkeqesisht

        Kur ka të drejtë, ka të drejtë. Pikë.

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          O GJENI I PAPRSHKRUARE , 1000 HERE DAKORT ME MENDIMET TUAJA BRILANTE , PO ME KE FLET MORE ARTAN , ME INJORANTET , TURP TE KENE DHE NJE TURPI I MADH . SE CFARE MESOJNE NE ATO SHKOLLA , KU NUK NDIGJOHET NE TJETER VEND , JE I MADH I KOHERAVE MODERNE , RESPEKTE TE PAFUND PER JU O MENDJE NDRITUR, USA

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parruca

            Keto jane agjenda te erreta qe zbatohen ne prapaskene nga Veliaj me ndihmen e funderrinave si Pinderi dhe ajo lesbikja histerike. Keta thone: na lini te jetojme si te duam, por ju nuk duhet te jetoni si te doni ju, duhet te jetoni si t’ju themi ne. Neveri!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Axhenda: Ulja e popullsise

              Ke te drejte or z. Fuga edhe pse jun e trajtoni nga pikepamja filozofike dhe sociale problemin. Politikanet ne pushtet kane hequr breket dhe bejne cfare ju thone "partneret", dmth ata qe i kane zhvilluar keto axhenda. Ndoshta ju nuk keni dijeni, por po nxitet nje axhende qe ka te beje me uljen e popullsise. Kjo do te arrihet, ndermjet te tjerave, me ndryshime te nxitura fiziologjike tek vajzat dhe djemte, ne menyre qe te behen martesa te te njejtit seks. Ku 1 dhe 2 nuk bejne dot femije, por axhenda eshte qe sa me shume te behen te tilla martesa aq me shume do te bjere popullsia e botes. Sepse shume shpejt do te futet ligj ne Parlament qe te njihen martesat e te njejtit seks. Ishte nje fitore e madhe qe Parlamenti i Zvicres, ne Dhjetor 2022, nuk pranojn te njohe pervec meshkujve dhe femrave si gjini njerezore. Femijet po pergatiten qe te pranojne martesat e seksit te njejte, madje te konfuzohen qe te martohen brenda seksit. Eshte teper djallezore! Sot ne Amerike ka 20% te popullsise qe e shpallin veten homoseksuale. Dis adekada me pare kjo ka qene vetem 0.2% e popullsise, por ne nje kohe te shkurter numri eshte rritur ne menyre te frikeshme. Si u arrit kjo? Po ju jap nje shembull nga Afrika. Nje agjent britanik ne nje interviste televizive pranoj qe ne vaksinat e cuara ne Afrike kane futur semundje. Nuk eshte konsipracion! Ja lexoni artikullin ketu botuar nga revista britanike "The Guardian". Personi qe ka marre pjese ne perhapjen e AIDS ne Afrike eshte cifut dhe quhet Keith Maxwell. Perse e thashe kete ngjarje? Sepse ne vaksinat per femije permbahen lende si thimerolal (emer i bukur por qe eshte ethyl i plumbit). Ky komponim i plumbit (qe eshte edhe shume toksik) eshte pjese e vaksinave perendimore. Ja cfare shkakton ky komponim ne mijte ne studim. Eshte ne anglisht, per ata qe dine anglisht: "Different doses of thimerosal significantly decreased (p 

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mbroni femijet tuaj

                Thimerosal eshte etil i zhives (me sakte eshte sodium ethylmercury-thiosalicylate) dhe ka dekada qe ju injektohet femijeve me vaksinat qe marrin. Dmth vaksinave ju hidht zhive. Po, po zhive. Ja lexo ketu qe kjo lende eshte perdorur per dekada ne vaksinat qe jane perdorur ne Amerike dhe vendet Europiane: https://www.cdc.gov/vaccinesafety/concerns/thimerosal/index.html. E pranon vete Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve ne Amerike. Tani ne vitin 2022 nje punim shekncor ka raportuar qe thmerosal shkaton ulje te estrogjeni ne minjte e kesperimentit, hormonit luteinizant, dhe hormoinit folikulo stimulues qe jane shume te rendesishme per rpodhimin e spermatozoideve ne meshkujt. Po ashtu injektimi i disa dozave te thimerosalit shkaktoj uljen ditore te prodhimit te spermatozoideve (qelizave mashkullore ne sperme). Thimerosal po ashtu shkakton ndryshime morfologjike ne indin e testeve. Per ata qe dine anglisht lexoni artikullin shkencor ketu: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC7499386/. Pervec efekteve ne organet mashkullore etil i zhives vret qelizat nervore ne tru. Ja ku eshte artikulli shkencor ne anglisht ketu: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/16273274/, Ja perse numri i femijeve me autizem eshte rritur ne menyre te frikeshme.

                Përgjigjjuni
              2. E
                EMIGRANTI

                SHme qarte e ka shpjeguar .Bile do isha e mendimit qe femijet ta zgjedhin vetepas moshes 25 vjecare pa bere propagande kte lloj prinderimi .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Ja ke fute kote plako. Ose nuk ishte Gjin Gjoni qe mori keje lindje? Shume shtete e heqin emrin e nenes dhe babes kur merr pasaporten mbi 18 vjece. Nuk qe Papa qe lejon martesat me te njejten gjini. Ne kete rast te dy prindet jane meshkuj ose Femara, keshtu qe femija do ti therapist 1, 2. As une qe shkruaje nuk jame dakort me kete teori, por ndryshimet po vijne nga te gjitha anet.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nardi

                    MOS U ÇUDIT FARE PROFESOR,JANE TE VERTETA.QENTE E SORROSIT SI E.VELIAJ PO BEJNE TE NJEJTEN GJE NE USA DHE EUROPE.DUAN TE SHPERBEJNE FAMILJEN TRADICIONALE DHE TI KTHEJNE NJEREZIT NE BAGETI QE KONTROLLOHEN ME FACEBOOK.PRINDI PER TA ESHTE DORE E DYTE,PRAPAGANDA E TYRE QE APLIKOHET NE SHKOLLA KA VETEM RENDESI.SHPRESOJ QE PRINDERIT TE ZGJOHEN DHE TI DALIN ZOT FEMIJEVE TE TYRE SA NUK ESHTE VONE.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      ee,

                      Edhe ketu Sorroso, Nardi? Po ju keni mbaruar para se te mbaroje prindi nje e dy, se jeni prodhim trans-salidobiçsheqere!

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pjeter

                        Po te mos jete kaq tragjike, ketu te dhjesin se qeshuri!!! "Kam degjuar" thote ai,e vuuuu "agjendat e erreta te Sorrosit",fiks sic degjohet me te madhe qe, ne Shqiperi ka edhe akademike!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shqip

                          Sipas nevojtores; desha te them foltores se Berishes, cdo gje e keqe vjen nga Sorosi dhe Berisha nuk ha mut kot se e di i gjo ai, po kush e degjon se? Nejse, keto qe po ndodhin ne shoqerine njerezore sot tregojne degradimin e saj. Nese keta femije kane prinder, ata duhet me ja perdredh koken atyre palo mesuesve qe ju mesojne femijeve ndyrresira te tilla. Nje miku im polak me tregonte per dhenderrin e tij, nje kolonel te forcave speciale te Polonise, i cili kur kthehet nga Afganistani pas 6 muajsh qe ishte atje, pa se si binjaket e tij 6 vjecare (nje vajze e nje djale) po luanin ne shtepi me lodrat e tjetrit, pra vajza po luante me arme lodra dhe djali me kukullat e se motres. I jati i thirri prane dhe i pyeti se perse po luanin me lodrat e njeri tjetrit. Doli se ne klasen e pare te shkolles, mesuesja u kishte thene se m.q.s. ata ishin shume te vegjel qe te zgjidhnin se ciles gjini i perkisnin, duhet te provonin qe te luanin me lodrat e seksit te kundert. Te nesermen, me te dy femijet per dore, koloneli u paraqit ne shkolle. Aty mesuesja i shpjegoi se kjo ishte nje direktive e re nga drejtoresha e shkolles. Mbasi mesoi kete gje, koloneli kerkoi nje takim me te tere mesuesit dhe drejtoreshen, gjate te cilit, kjo e fundit i spjegoi se kjo direktive ishte futur ne shkollat polake, si pjese e perditesimeve te kerkuara nga BE-ja, pasi Polonia u anetaresua ne BE. Mbasi drejtoresha mbaroi spjegimet e saja, koloneli, qe sipas mikut tim, eshte 2 metra burre tere muskuj (forcat speciale jane te tille), i drejtohet te tere mesuesve prezent ne salle dhe ju thote: - Nese une i gjej perseri femijet e mi qe te luajne me lodrat e njeri tjetrit, do te vi ne shkolle dhe do t'ju ekzekutoj qe te gjitheve nje e nga nje dhe as mos u lodhni qe te shkoni ne polici, pasi nuk ka polic qe t'ju mbroje nga nje ushtarak i kalibrit tim. Nuk e di se cfare ndodhi me vone, por kam nje pyetje per disa prej jush qe me padurim po presin qe Shqiperia te anetaresohet ne BE: Tani me thoni a vazhdoni qe te kerkoni qe te beheni pjese e BE-se, ku perversiteti ka arritur kulmin? Ku familja, si baze e shoqerise eshte totalisht e shkaterruar dhe ku femijet rriten pa figuren e babait apo te nenes, sic jemi rritur ne te gjithe?

                          Përgjigjjuni
                    2. e
                      elton

                      Jane Pederat e Rilindjes qe e perkrahin kete shpifesire .

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vezhguesi

                        elton-politikanet tane te te dyja kraheve jane pergjegjes per cfare po ndodh ne shoqerine tone, ku perversiteti quhet zhvillim. Salihu nuk eshte aspak me i mire se Rilindja e Rames, pasi edhe ai rri gatitu para te huajve, bile edhe me keq se sa Rama, qe disa here i kundershton me argumente. Salihun e kemi pare qe eshte nje kriminel i sprovuar, mjafton qe te kujtojme 97-ten, Gerdecin, rrahjen dhe persekutimin e tere atyre qe i prishnin pune e shume e shume krimeve te tjera, pa permendur korrupsionin galopant te te gjitha institucioneve shteterore dhe shkaterrimin e gjygjesorit. Per fat te keq, Rama eshte e keqja me e vogel.

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Jari

                        O Fuga, më mirë thuaj, Likja 1, e Likje Spiuni 2, ose Saji Mortja 1, e Sali Shpellari 2, po çi ke këto dëgjesa a hamëndësi o Skuth.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          as din as iman ,s'ka kjo fare e ndyre Sharlatanesh

                          ky Shkerdhate i sherben se Keqes ,Krimineleve Politike , gjithcka ka shkruajtur ku Plehre Kazani ka pasur per Shqiptaret Vleren e nji PLehre ,ajo eshte ky vet Koke e Kembe , pra gjithe kohes futur koken ne Hale e papriur ,mbasi ka ndyr ,me llapen e tij te qelbt gjithcka ,paska shku ke Femijet ,me Sharlatani bo gjasme "te shqtesuarin" per Edukimin e Femijeve ne Kopeshte ,hahahahah si mundet te shkoj nji gje e tille ,i bije qe Idhulli i ktij Haleje saleh brrrisha ,te dali i flasi shqioptareve per Ndershmeri , per Patriotizem ,per Kulture dhe Edukate Qytetare , dhe per Esadistet _hahahah me cilin Moral mor ta dhjefte Shqiperia ate surrat muti , cfar lloj njeriu eshte kjo rrace e ndyre qe s'ka as din as iman !!!!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            ben

                            C'lidhje ka e shkuara, apo e sotmja e Artan Fuges me ato preobleme qe ngre ne kete artikull? Personalisht nuk kam fare respekt per kete person, por kur ka te drejte, duhet pranuar ajo qe shkruan. Nje fjale e vjeter thote: "Kije inat, por jepi hakun"

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Demokrati i tradhetuar

                            Ky Fuga djali i Veres Kushuria e Diktatorit Enver Hoxha, ka te drejtee ta dine Shqiptaret se Shoku Enver eshte mes nesh dhe sot, nepermjet Fuges me shoke mesojeni qeverisin Enveristet... Demokracia e krijuar nga Ramizi dhe e udhehequr nga Saliu....!!???

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nardi

                              KOMENTUSI e,e DO JETE ELISA SPIROPIDHI SE SKA MUNDESI TE MBROJE LALI FIKUN ME KAQ ZELL.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sea

                                Më , a ka më hë ? ! Pa idhi'i sy ........ Of ky kortezh që më bë'ën nj'bisht si t'kometës koh'mparë . S'e fshiku ajo shtëllugë siç prisnin lavdëranët . Ç'mëkat .

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Normali

                                  Zoti Fuga, per fat te keq si gjithnje, je jo vetem mbrapa por dhe anash. Mos komplikojme gjerat e thjeshta e qe per turp ju I keqinterpretoni. Prindi 1 e Prindi 2 jane thjesht prinderit. Kaq ! Crendesi ka per ty dhe ata qe bejne sikur te kuptojne nese 1 eshte nena apo babaji. Kushte 1 shi ne rastin tend? E nese do kishe 2 nena osé te vije 2 baballare kush do ishte 1 shi per ty e per te tjeret? Nuk ishte idea e evropes endrra e te gjitheve? Mbase Turqia eshte e juaja professor, por pederastia aty lindi professor! Eunuket nuk Ishin te tille ? Prind jini dhe ju professor e nese yt bir do vinte per doré te te prezantonte te dashurin, cfare do tu sqaroje femijeve te Tyre? Po ka me imoral se ju vete e gjithe klika politike qe ju dilni ne krah e qe sulmoni? A ka me immorale e me te madh homosexual se ai plere qe vrau njerez ne manifestim? Qe zhduku nje fshat te tere nga harta. A ka me pederast se ata pijanece e te droguar neper parlamente e neper universitete qe jane gati te marrin dhe qindarken e fundit PA piken e moralit? P. S per ata qe mendoj e se e shara eshte nje argument : ju kam qire rrobt ku ti kini! Kur jini Kara mos béni intelektual se ju hyn ndonji aty ka jua ka qefi! Baxhella Nderro profesion, professor nuk ci jep mend ketij populli

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dajti

                                    Po pse habiteni kaq shume sikur cka thene Artan Fuga. Keto probleme kane 20 vjet qe kane filluar ne Amerike dhe Evrope. Pse problem shqiptar eshte ky? As une nuk ja dakord fare me keto idiotsira por cfare ti besh se vijne si detyrime nga Amerika dhe Bashkimi Evropian, Do te hysh ne evrope do pershtasesh idiotesite e evropes. Kaq. Keto jane politkat ultraliberale qe po e cojne boten drejt katastrofes. Per hire te nje pakice duhet ti nenshtrohet shumica. Kjo eshte diktature ne perendim ne USA, ne Kanada, Angli dhe BE

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Agron

                                      Ka edhe me keq se prindi 1 , prindi 2 ne disa shtete perendimore femijeve u jepen hormone qe te vonohet pjekuria seksuale dhe ti lihet kohe femjes te zgjeddh seksin. Dhe keto behen pa lejen e prindereve gjithemone ne shtet ku drejtojne ultraliberalet

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        daja

                                        Argumentat e Fuges qendrojne por besoi se ato probleme qe ai i kritikon me te drejte ( prindi 2 prindi 1 ) nuk do gjejne zbaton ne shoqerine tone, nisur nga fakti i thjeshte qe leket u mderruam ne vitin 1966 , pra 57 vjet me pare e asnjeri nuk flet me leket e rij, e jo më te pyesin kush asht prindi 1 e kush asht dyshi .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. o
                                          odin

                                          Pellazgmban veten profesor, filozof e fillon shkrimin dacibao me "kam dëgjuar". Mos degjo por informohu o pjelle e erresires, dil nga shpella mentale, kerko ligjin, lexoje pastaj shkruaj. Si mund te shkruash nje çarçaf pa ndodhur asgje, pa pare asgje, pa lexuar asgje, pa pasur nje fakt se ka ndodhur diçka...kam dëgjuar se...e po doli e vertete kjo qe kam dëgjuar se...bir selmon o nones. Pellazg mos hani shumë m... pa ditur, pa u informuar, pa lexuar konkretisht per cfare behet fjale. Eshte e tmerrshme te lexosh perdite komentare idiotesh qe nuk kane lexuar asgje qe mallkojne fantazmat e trurit te tyre. Nuk heq kush mamin e babin te dashur pellazge, qetësohuni. Eshte vetem nje teknikalitet burokratik administrativ për emërtimin e duhur te atyre qe adoptojne, nqs e kuptoni kete, e qe jo detyrimisht mund te jete mami apo babi, por prind.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje