A do të marrë ndonjëherë fund lufta e Kosovës?

4 Janar 2023, 18:41Blog Nga Tim Judah

 

A do të marrë ndonjëherë fund lufta e Kosovës?

Krizat në Kosovë kanë një kronologji të njohur. Fillimisht, pas një mosmarrëveshjeje mes udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës, vendoset një afat nga ana kosovare për të bërë diçka dhe në veriun e banuar nga serbët ngrihen barrikada.

Diplomatët karikohen, bëjnë deklarata të ashpra dhe ushtria serbe zbarkon në kufi duke nxjerrë edhe pamje të autokolonave në rrjete sociale. Nacionalistët serbë fantazojnë se do të bëjnë diçka dhe tabloidet serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do t’u shpallin luftë serbëve.
Kur arrihet kjo pikë, një pjesë e medias perëndimore zgjohet dhe gazetarët, që duket sikur nuk arrijnë ta ngulitin në mendje faktin se NATO-ja ka me mijëra trupa në Kosovë dhe se është zotuar që ta mbrojë nga Serbia, mendojnë se kjo e fundit do ta pushtojë atë. Më pas arrihet një ujdi dhe barrikadat hiqen deri në krizën e radhës.

Sot ndodhemi në fund të këtij cikli. Barrikadat, që qëndruan të ngritura për 20 ditë me radhë, janë hequr dhe të gjithë janë kthyer nëpër shtëpia, por këtë herë, situata ishte kritike. Barrikadat konsistonin në kamionë që kishin bllokuar rrugët në 14 pika.

Një javë më parë, teksa po vizitoja fshatin e Rudarës, një prej kolegëve të mi më tregoi një autobot me karburant. Njerëzit nuk janë aspak të kënaqur me këtë gjë, më tha ai. Autoboti ishte plot dhe po të ndodhte ndonjë incident i dhunshëm, ai mund të shpërthente.

Teksa flisnim, gjykatës, mësuese, doktorë, në fakt dukej sikur e gjithë borgjezia e lartë e veriut të Kosovës së banuar nga popullsia serbe, vinte vërdallë duke biseduar me miq dhe duke ngrohur duart në zjarr. Disa ndodheshin këtu me dëshirë, disa të tjerë ngaqë shefat e tyre politikë i kishin urdhëruar të vinin këtu. Këtu ndodheshin edhe udhëheqës të partisë më të madhe serbe të Kosovës.

Në një moment të caktuar, aty u shfaq një makinë dhe prej saj dolën katër djem të rinj me maska në kokë. Në qytetin e Mitrovicës, ku veriu banohet nga popullsia serbe dhe jugu nga ajo shqiptare, pjesa veriore është e mbushur me flamuj serbë dhe me grafiti të asaj që quhet “Brigada Veriore”. Në to shkruhej: “Mos u bëni merak... Ne po presim!” Por kush janë ata? Një milici serbe që qëndron në pritje? Askush nuk e di me siguri.

Me zë të ulët, banorët më thonë se gjatë vitit të fundit, 600 burra janë dërguar për stërvitje ushtarake në Serbi. Por nuk ekziston asnjë mënyrë për ta ditur me siguri këtë.

Ndërkohë, banorët vendas kishin zënë radhën nëpër bankomate. Duke qenë se barrikadat kishin mbyllur dy pika kufitare në veri, ata ishin të shqetësuar se bankave mund t’u mbaroheshin paratë.

Po të pyesësh banorët e Mitrovicës së veriut se çfarë duan, me shumë gjasa ata do të kërkonin një jetë normale, atë jetë që të gjithë kanë pasur mundësi ta jetojnë për një çerek shekulli. Por sa gjasa ka kjo gjë të ndodhë? Si mund të pritet nyja gordiane e Kosovës, që ka lidhur fatin e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës (bashkë me atë të Kosovës dhe Serbisë)? Lufta në Kosovë përfundoi në vitin 1999, por megjithatë, diplomatë dhe udhëheqës politikë nuk kanë arritur dhe nuk kanë qenë të gatshëm të bien dakord për një kornizë përfundimtare që do të mundësonte një bashkëjetesë paqësore.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90, Kosova, një provincë jugore e Serbisë, ishte pjesë e saj, edhe pse shumica e popullsisë së saj ishte shqiptare, refuzonte sundimin serb dhe shtypej nga Slobodan Milosheviç, udhëheqësi i atëhershëm serb, i cili ia hoqi kësaj province autonominë e saj. Pas luftës së Kosovës në vitin 1998-99 mes forcave guerile shqiptare dhe forcave serbe dhe pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova u bë një protektorat i OKB-së. Në vitin 2008, vendi shpalli pavarësinë. Kjo pavarësi u njoh nga shumica, por jo nga të gjitha vendet perëndimore dhe nuk u njoh nga Serbia, Rusia dhe Kina. Shqiptarët e Kosovës thanë se gëzonin të drejtën e vetëvendosjes; Serbia pretendonte se iu cenua integriteti i saj territorial, edhe pse asnjë në Serbi nuk donte apo nuk do të ri-integrojë një rajon plot me shqiptarë armiqësorë.

Nga një popullsi prej 1.8 milionësh që ka Kosova, komuniteti serb ka 100 deri në 120 mijë banorë. Më shumë se gjysma jetojnë në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër në veri, një zonë ngjitur me Serbinë. Tani, thonë serbë në veri të Kosovës, situata është përmbysur. Marko Jaksiç, avokat dhe aktivist politik nga Mitrovica e veriut, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “po bën të njëjtat gjëra që bënte Milosheviçi në vitet ‘90”. Por ky është një argument që i zemëron shumë shqiptarët e Kosovës.

Unë dhe Jaksiçi po bisedonim në “Number One”, një hotel dhe kafene, që ndodhet disa qindra metra nga ura mbi lumin Ibër, që ndan qytetin në dy pjesë. Ai e fillon bisedën duke thënë se 10 vite më parë, unë e kisha pyetur se cila do të ishte zgjidhja për Kosovën dhe se ai kishte thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte “atje”, pra, në veri, por “në urë”. Sipas tij, Kosova duhet të ndahet. Kjo është një ide që shkon e vjen njësoj si batica. Deri në momentin që shkoi në Hanë, në vitin 2020, për t’u përballur me akuza për krime lufte, Hashim Thaci, i cili deri në atë çast kishte shërbyer si president i Kosovës, dhe udhëheqësi serb, Aleksandar Vucic, kishin luajtur me këtë ide, por vendet perëndimore e kishin refuzuar në mënyrë kategorike.

As ideja e ndarjes nuk gëzonte mbështetje në Kosovë dhe në Serbi. Problemi nuk ishte veriu i Kosovës, por precedenti që do të krijohej. Nëse veriu i Kosovës do t’i shkonte Serbisë, atëherë çfarë do të ndodhte me luginën e Preshevës në Serbi, që banohet nga një shumicë shqiptare apo me rajonet me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut ose me rajonet me shumicë serbe dhe kroate të Bosnjë dhe Hercegovinës? Kështu, Kutia e Pandorës mbetet e mbyllur. Atëherë, si mund të bëjnë një jetë normale serbët e Kosovës, veçanërisht në veri?

Çuditërisht, përgjigjja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë. Nëse ekziston vullnet politik, nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet mes Kosovës dhe Serbisë dhe serbëve dhe shqiptarëve. Dy palët kanë qenë pjesë e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë se një dekadë dhe fakë këtij procesi janë arritur një sërë marrëveshjesh, ndonëse jo të gjitha janë zbatuar.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë po ashtu i ka dhënë një frymë të re këtyre bisedimeve, që kryesohen nga emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili mbështetet nga diplomati amerikan, Gabriel Eskobar. Megjithatë, që prej qershorit, kanë mbizotëruar çështje të tilla si targat, kartat e identitetit dhe tani barrikadat. Megjithatë, ata kanë një plan që mbështetet nga Franca dhe Gjermania, që mund të shërbejë si bazë për një zgjidhje afatgjatë. Diplomatët flasin për “dy Gjermani” dhe me këtë nënkuptojnë faktin se Serbia dhe Kosova mund të jetojnë përkrah njëra-tjetrës (siç bënin Gjermanitë e Luftës së Ftohtë), duke mos e njohur njëra-tjetrën zyrtarisht, por si shtete të pavarura.

Por kjo është vetëm gjysma e ekuacionit. Në këmbim të njohjes de fakto, që do të thotë që Serbia ta trajtojë si një shtet fqinj, Kosova duhet të përmbushë zotimin e bërë në vitin 2013 dhe që parashikon që komunat serbe në Kosovë mund të themelojnë një lloj asociacioni, duke u dhënë atyre autonomi në fusha të tilla si shëndetësia dhe arsimi. Gjykata kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë këtë dhe kur ishte në opozitë, Kurti e ka kundërshtuar këtë gjë fuqishëm. Megjithatë, faktori ndërkombëtar po ushtron presion ndaj tij që në një mënyrë apo një tjetër, të gjejë një zgjidhje për këtë gjë.

Kriza aktuale e ka bërë mjaft të vështirë arritjen e normalizimit të raporteve mes dy vendeve. Serbët kanë dhënë dorëheqje nga parlamenti, nga sistemi gjyqësor dhe në veri, nga policia e Kosovës. Ata po ashtu kanë dhënë dorëheqjen nga këshillat vendorë, duke bërë që të shpallej një datë e re zgjedhjesh, por që janë shtyrë për në prill pas sulmit të zyrave zgjedhore në veri të vendit. Tatjana Lazareviç, redaktore e portalit KoSSev në veri të vendit, thotë se që prej largimit të serbëve nga policia, në veri janë dërguar policë shqiptarë dhe vendasit i shohin ata si një forcë tërësisht pushtuese. Ajo shton se serbët në veri “nuk donin të integroheshin në një shtet kosovar dhe këtë gjë nuk duan ta bëjnë as sot”. Por nëse arrihet një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ajo mendon se njerëzit duhet ta pranojnë këtë gjë.

Nëse arrihet një marrëveshje, atëherë çfarë mund të bënin serbët e Kosovës? Veriu i Kosovës mund të konsiderohet një vend i rrezikshëm. Nëse marrëveshja është edhe në interes të Serbisë, atëherë rebelimi nuk do të tolerohet. Ky është një vend ku politika dhe krimi i organizuar bashkëjetojnë më shumë se kudo tjetër në Ballkan.

Pavarësisht situatës kritike të krijuar me barrikadat gjatë javëve të fundit, gjendja nuk është e pashpresë. Lajçak më tha: “Situata nuk ka qenë ndonjëherë më e tensionuar se kaq gjatë 20 viteve të fundit dhe klima e mosbesimit s’ka qenë ndonjëherë kaq e theksuar.” Por ambasadori amerikan në Kosovë, Xhef Hovenier shfaqet më optimist. Ai më tha se ndërkohë që qëllimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, “gjë e cila për fat të keq nuk është e mundur tani për tani, sfidat aktuale ende mund të kapërcehen. Po të shohim këtë marrëveshje të arritur, atëherë kjo mund të konsiderohet si një hap drejt marrëveshjes përfundimtare...ekzistojnë mundësi reale për këtë.”.

Ivan Vejvoda, një analist serb dhe kreu i programit “E ardhmja e Evropës” në Institutin e Shkencave Sociale në Vjenë pajtohet me këtë ide. Pavarësisht acarimeve, “që të dyja palët e kuptojnë se duhet bërë një gjë të tillë, por ato ende po kërkojnë një mënyrë për të dalë fitimtare. Megjithatë, në këtë situatë nuk ka fitimtarë. Secila palë do të humbasë diçka apo më mirë të themi, asnjëra palë nuk do të marrë atë që do. Por qëllimi i kompromisit ky është: të arrish një situatë ku të mund të ecet përpara.” Më pas ai radhit një sërë shembujsh nga Irlanda e Veriut, Ishujt Faroe, territoret baske apo Tiroli i Jugut, ku janë arritur zgjidhje të mira për të drejtat e minoriteteve.

Vetë Kurti është i mendimit se Serbia nuk është e interesuar për të arritur një kompromis, ndërkohë që Vuçiç thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Vuçiçi ende kërkon ndarjen, më tha Kurti, dhe ai flet si të ishte “në kërkim të një makine kohe...ndonjëherë do të donte të kthehej në vitin 1999 dhe ndonjëherë në vitin 2007 (para se Kosova të shpallte pavarësinë), por ai tren e ka lënë atë stacion. Është e pamundur që të kthehemi më atje. Shumë prej diplomatëve e konsiderojnë Kurtin si mjaft kokëfortë dhe se ai ka humbur mbështetjen e perëndimorëve, megjithatë, kjo politikë e tij ka dhënë rezultate. Vuçiç duket se është në disavantazh dhe atij i është dashur të bëjë lëshime për një sërë çështjesh gjatë muajve të fundit: më 15 dhjetor, Kurti bëri kërkesë për anëtarësimin e vendit në BE dhe ka marrë edhe premtimin se qytetarët e Kosovës nuk do të udhëtojnë më me viza në vitin 2024.

Megjithatë, mes gjithë këtyre zgjidhjeve teknike, një pjesë e problemit, në fakt, një pjesë e madhe e problemit, është personale. Disa vite më parë unë mora në intervistë Hashim Thaçin, i cili ka pasur një rol drejtues në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur Vuçiçi shërbente si ministër në qeverinë e Milosheviçit. Pas përfundimit të intervistës, ai më pyeti: “Po kërkon Aleksandarin?” Në fillim nuk po kuptoja asgjë, por më pas kuptova që e kishte fjalën për Vuçiçin. Ditët e sotme Vuçiçi dhe Kurti nuk i drejtohen njëri-tjetrit në emër dhe ata kanë një urrejtje të madhe për njëri-tjetrin. Kur Vuçiçi ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në një burg serb. Më 1 dhjetor, në mënyrë publike, Vuçiçi e etiketoi Kurtin si një “terrorist të ndyrë”. Mungesa e raporteve personale e bën arritjen e marrëveshjes akoma më të vështirë.

Pasi dolëm nga “Number One” në Mitrovicën e veriut, unë dhe Jaksiçi shkuam tek ura mbi lumin Ibër teksa unë po bëhesha gati të kthehesha për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ura mund të përshkohet në këmbë, por për makinat është mbyllur që në vitin 1999. Jaksiçi më tha se si ai dhe kolegët e tij shqiptarë në gjykatën e Mitrovicës ishin ndarë me lot në sy kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, tani nuk kishte më kthim pas. Por më pas filluam të qeshnim kur ai më pyeti nëse do të më drejtonte sërish të njëjtën pyetje pas dhjetë vjetësh. Për mendimin tim, mundësitë që të bëj të njëjtën pyetje janë 60 me 40.

22 Komente

  1. D
    Dauti ta fut......

    SERBIA NUK BESOJ QE SHPRESON SE MUND TE HYJE ME USHTRI NE KOSOVE POR PO SHTYN DITET DREJT NJE RRENIM PERFUNDIMTAR TE SHTETIT FALE ALBINOVIC OSMANOVICIT.....................EDHE PAVARESIA. ..............DUKET SHUME LARG SIDOMOZ ANO EMONOMIKE FLAS PER SERBINE...................POR NDERKOHE KA FITUAR PAVARESINE NGA SHQIPERIA.... .......NQS KA NJE ANTISHQIPTAR SOT PERVEC SALEHUT E ILIRMUTIT NGA SHQIPERIA AI ESHTE ALBINKURTOVIC OSMANOVIC GERDALLA E RADONIQI

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dauti ta fut......

      SERBIA NUK BESOJ QE SHPRESON SE MUND TE HYJE ME USHTRI NE KOSOVE POR PO SHTYN DITET DREJT NJE RRENIM PERFUNDIMTAR TE SHTETIT FALE ALBINOVIC OSMANOVICIT.....................EDHE PAVARESIA. ..............DUKET SHUME LARG SIDOMOZ ANO EMONOMIKE FLAS PER SERBINE...................POR NDERKOHE KA FITUAR PAVARESINE NGA SHQIPERIA.... .......NQS KA NJE ANTISHQIPTAR SOT PERVEC SALEHUT E ILIRMUTIT NGA SHQIPERIA AI ESHTE ALBINKURTOVIC OSMANOVIC GERDALLA E RADONIQI

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dauti ta fut......

        SERBIA NUK BESOJ QE SHPRESON SE MUND TE HYJE ME USHTRI NE KOSOVE POR PO SHTYN DITET DREJT NJE RRENIM PERFUNDIMTAR TE SHTETIT FALE ALBINOVIC OSMANOVICIT.....................EDHE PAVARESIA. ..............DUKET SHUME LARG SIDOMOZ ANO EMONOMIKE FLAS PER SERBINE...................POR NDERKOHE KA FITUAR PAVARESINE NGA SHQIPERIA.... .......NQS KA NJE ANTISHQIPTAR SOT PERVEC SALEHUT E ILIRMUTIT NGA SHQIPERIA AI ESHTE ALBINKURTOVIC OSMANOVIC GERDALLA E RADONIQI

        Përgjigjjuni
        1. k
          kur te behet Bashkimi Kombetare Shqiptare

          Hienat rreth Shqiptareve do pushojn se lehuri ,kur e para Kosova e Shqiperia te ndertojne Ushtrin e Perbashket _Kombetare . _ Shifeni perse nuk ndihen me Kroacine

          Përgjigjjuni
          1. a
            alphazeta

            Ka vetëm një zgjidhje. Dhe ajo quhet statu-kuo. Ose ndryshe të mos trazohen urat! Që do të thotë që serbët e Kosovës të kenë një autonomi de jure aty ku banojnë. Le të mbajnë targat që duan, kartat e identitetit që duan etj etj. Prishtina as të mos u marrë as të mos u japë gjë. Le të mbajnë lidhje me Serbinë sa të duan. Prishtina të kujdeset vetëm të mbajë nën kontroll Ujmanin dhe Trepçën. Por jo serbët. Me një fjalë formalisht veriu i Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesê e Kosovës, por praktikisht serbët atje do të jenë pothuajse autonomë nga qeveria në Prishtinë. Nuk do t'i paguajnë taksa shtetit të Kosovês, por nuk do të marrin as edhe një rrogê apo shërbim prej tij. Edhe telekomin le ta kenë me atë serb. Është e ditur se shqiptarët nuk jetonin dot (dhe me të drejtë) nën Serbinë, edhe serbët që e mbajnë veten si më "lart" nuk pranojnë të qeverisen nga shqiptarët.Prandaj autonomia de fakto mbetet e vetmja zgjidhje e pranueshme dhe e mundshme. Serbia do të vazhdojë t'i mbajë nën "kujdesin" e saj serbët në Veri, ndërsa Perëndimi nuk do që t'i prishë përfundimisht marrëdhëniet me Serbinë për hir të Mitrovicës së veriut.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              E vetmja zgjidhje historike eshte: kalimi i kater komunave serbe ve Veri te Kosoves nen administrimin e Serbise dhe kalimi i territoreve te Presheves, Bujanocit e Medvegjes nen administrimin e Kosoven dhe perfundimisht bashkimi i tyre me trungun ame-Shqiperine.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Celo Mezani

                Kjo eshte zgjidhja me e mire per Kosoven, por nuk do te pranohet kurre nga BE, sepse do hapte kutine e Pandores ne Europen Lindore. Ky eshte edhe qendrimi i autorit qe eshte njohes i jashtezakonshem e marredhenieneve Serbi-Kosove.

                Përgjigjjuni
            2. p
              pjeter

              Ky autori harron nje detaj te vogel,Kosova ishte proivince autonome e Serbise Jugosllave,Jugosllavia e drejtuar nga Serbi Millosheviç ja hoqi kete te drejte kesaj province pa marre parasysh vullnetin e popullit te asaj province,gje qe shkaktoi fillimin e shperberjes se Jugosllavise.Megalomania serbe arriti deri aty ,sa ja bene gropen vetes,ne kuptimin e fjales qe, u nisen per pi... e hengren K... me fillimin e mbarimin prej tyre te luftrave ne ish Jugosllavi,e vazhdojne edhe tani nje komb i tere, te identifikohet ne humbjet e tyre historike si krenari kombetare!!!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Celo Mezani

                Ky autori eshte ndoshta njohesi me i mire i historise dhe politikave Serbi-Kosove, por artikulli i drejtohet publikut britanik dhe atij boteror, dhe per ruajtur fokusin pa u sterzgjatur disa detaje kapercehen. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Thelbi i artikullit eshte qe problemet tashme jane kryesisht personale. Agresiviteti i Kurtit ndonese ne fillim dha ca rezultete ka mbjellur vetem tension dhe pakenaqesine e te gjitheve me Kurtin. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Gjithashtu ai argumenton qe opsioni i kembimit te territoreve (qe paten si ide Trump-Thaci- Vucic) nuk funksionon pasi do hapte kutine e Pandores ne Europen Lindore.

                Përgjigjjuni
              2. F
                Flamur Struga

                Lufta e popullit tone per Liri dhe Pavaresi,nuk ka pushuar deri ne vitin1999 atehere kur bijt bijat me te mire te kombit tone,Shqiponjat e UCK-ese te lavdishme dhe fale ndihmes te Nato,Usa!Gjermani Angli !kolonizatoret ruso serb i shporri pergjithmone nga trojet tona shekullore.Qe do te thote lufte me pushke nuk do kemi por Liria sovraniteti nuk eshte fituar ashtu sic e kane deshiruar herojt ,deshmoret e luftes te fundit,na duhet qe te bashkohemi drejt nje partie sic eshte kjo e Presidentes Vjosa Osmani ,Kryeministrit Albin Kurti ,per te cilet Republika e Kosoves ka patur nevoje ta udhehwein para dy dekadave.Enderrat e kanibalisteve te Karpateve edhe pse jane te pa besuara per ata!Republika e Kosoves eshte nje realitet i pa mohuar!Kosova eshte nje Keshtjelle e pamposhtur fale shume faktoreve dhe digastereve qe i ka!fale USA ,NATO,Gjermania,Anglia Ushtrin e saje te lavdishme emri i Republikes te Kosoves ne OK B ne organizma te ndryshme europiane dhe boterore si e denje me shume vlera demokratike.Popullit tone si nje komb i nevoitet nje Ushtri nje Platforme qe ne meforvattonakulcedren rudo derbe ta hedhim ne vollge.Lavdi deshmoreve qe kokat e tyre gjakun e tyre e vuren ne bedenet e Republikes se Kosoves.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dani

                  Ti flam.str.e ke felliq ate emer.Ti duhet te jesh nje injorant,edhe UCK edhe Osmanka,Kur tovici nuk shkon !

                  Përgjigjjuni
                2. t
                  tata luigji

                  Kure palestina me izraelin ti rregullojne mardhenjet atehere dhe kosova ndoshta eshte gati Deri atehere vetem filma me lufte do shikoni

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtaraku

                    Hapi i pare - Ushtrite Shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves duhet te fillojne te bejne strevitje ushtarake te te perbashketa - te pakten njehere ne vit. Hapi i dyte - Shqiptaret e Kosoves duhet te bejne stervitje ushtarke te gjithe si popull - burra e gra - si Izraeli. Gra e burra duhet te mesojne si perdoren ARMET!!! Hapi i trete - Studente e Oficere te Kosoves dhe Shqipersie duhen cuar per edukim ne akademite ushtarke me te mira te USA dhe Europes.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptaret mbahen nga Dikush te c'armatosur !

                      Ushtaraku rrespekt ,rrofsh i Nderuar . _Eshte Zgjidhja e Vetme qe i pergjigjet situatave sot e mot perball Armiqeve Shekullore . Shqiperia e Kosova pra Shqiptaret , jane i vetmi popull e Komb ne Kontinentin Europian madje per mos te thene _ne Bote _qe s'kan Ushtri ,sot ne Shekullin e 21 . _ Bashkimi ne nji Ushtri eshte i vetmi Hap drejt Fuqizimit te Kombit tone dhe sigurine e Paqes ne Ballkan . Gjithmon i bejme pyetje vetes tone _pa gjetur asnji pergjigje : _________Kush i Ndalon Shqiptaret ,te ken Ushtrine e tyre si gjithe Shtetet ??????? A eshte kjo nji Politike e cila , tenton ti imponoje Shqiptareve _Politikat e asimilimit ti dobesoje si Komb e Identitet madje te len ne meshire te fatit ne raste Agresioni ,t'ju bejne leshime teritoriale Shteve Hiena rreth Shqiptareve ??????? A ka pas ndonji Grup Veteranesh Ushtarake te grupuar ne nji Shoqate _ qe ti kerkoj Qeverrise pse jo nji Kerkese ne Parlament dhe shikojme se cili do jet Pergjigja e Qeverrise ???? Nqs ne vet ,nuk i ngacmojme gjerat ,nuk kerkojme aty ku duhet e si duhet , ate qe na takon si Kombe Qeverrive tona , Te Fortet qe kan ne Trashegimi c'armatosjen e Shqiptareve qysh nga Konferenca e Londres _kur Anglezet i thane Isa Boletinit _ ja pra qe me ne fund , te c'armatosem Isa Bej , mirpo Legjenda Shqiptarizmit Isa Boletini -si e dijme ju pergjigj : JO besa ,nuk c'armatoset Shqiptari dhe nxori Koburen nga ku e kishte fshehur . _____ Pra kjo Histori e Isa Boletinit tregon qarte se Europianet e kan pas qysh ne formimin e Kombeve Europiane _ iden e Planin e c'armatosjes se Shqiptareve dhe kjo per cudi e budallek te Shqiptareve (perjashto pushtetn e saleh kryekurves Esadiste ) vazhdon ala sot ! Perse o Qeverri ?????

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Edi

                      Lufta do te merrte fund nese prona do te shkonte tek i zoti. Kosova ka qene pjese e perandorise Osmane. Meqe perandoria nuk egziston me. Lufta do te vazhdoje kush ta kapi kete cope te mbetur.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        alphade

                        Vucici ka deklaruar qe sa te jeme UNE pre- sident nuk do te firmos Pavaresine e Koso- ves…….. Deklarata e tij keto ditet e fundit ishte se ne Janar te vittit 2024, Vucici nuk do te jete me President i Serbise ……. Llogjika ta do qe njphja si shtet i psvsrur e sovran do te pranohet nga Predidenti i ar- ardhshem i Serbise, ma do mendja qofte i djathte apo i majte …..Historia ka treguar se te djathtet jane treguar me rrealiste ne raste te caktuara ! Elokuent ka qene Ai I vendosjes se m-dh midis Shqperise e Greqise nga “Koronelet e Zinj” greke qe moren pushtetin me “Coup d’Eta”, gje qe nuk e bene as Demokratet e Konservatoret greke……! Any Way……!

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          telenovela turke

                          per sa kohe bylldym çengelat shipkare jane me breke neper kembe, gjendja keshtu do te mbetet. Vend pa ushtri e pa ekonomi qe pret qe dikush tjeter tja nxjerri geshtenjat nga zjarri. ….. Shqiperi te kam dhjere, ste kuprova asnjehere….

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            emigranti

                            Ne rast se Kosova do te dorezoje asosacionin tani, sic I sugjerojne edhe nderkombetaret, dhe jo ne kembim te njohjes nga Serbia, atehere nuk ka per te pasur asnjehere qetesi ne Kosove, pasi serbet lokale te urdheruar nga Beogradi do te shkaktojne trazira per cdo gje qe ka te beje me kontrollin e territorit nga ana e shtetit kosovar. Keshtu, me konflikte te stisura vepruan per targat, e deri tek vendosja e barrikadave e incidentet me arme per te liruar ish policin serb, pjesemarres ne akte terroriste ndaj institucioneve shteterore te Kosoves. Problemet ne Kosova filluan qe me zbatimin e planit Ahtisari ku serbeve ju dha me shume te drejta se shqiptareve, aq sa vota e nje serbi te kete shume me teper vlere se ajo e nje shqiptari. Ketu e kane burimin mosrespekti dhe dhuna e ushtruar ne drejtim te shtetit te Kosoves nga serbet, tek trajtimi I tyre ndryshe nga te tjeret aq sa ata te kujtojne se jane ato qe duhet te bejne ligjin, nderkohe qe shqiptaret ne Presheve diskriminohen nga autoritetet serbe. Kerkesat e Serbise nuk do kene te mbaruar deri sa ta kthejne Kosoven ne nje shtet jofunksional per ta ripushtuar perseri, ne vend qe te japin llogari per krimet dhe genocidin e ushtruar nga ata mbi popullsine shqiptare ne Kosove. Ketu eshte faji edhe I kancelarive perendimore qe I kane futur bisedimet ne nje rruge pa krye, aq sa agresori te duket sot si viktime dhe viktima si agresor.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TEGA i Pollogut

                              RIDemarkacioni, rikufizimi është zgjidhja përfundimtare, por hall se nuk iu pëlqen as shkive të Beogradit se humbin sundimin De Facto edhe në Makedonijata Severnata. Pos kësaj, po ky Perëndim krijoi përbindëshin Republika Serbska. Dhuratë gjenocide për aktin gjenocidal serb,me shfarrosjen e boshnjakëve në disa zona të Bosnjës krijuan korridore pa boshnjakë, një përparësi që e kemi ne shqiptarët arbnorë se kudo që jetojmë jashta kufinjve politikë Shqipëri - Dardani, jemi popullatë shumicë në një territor tërësor. Kjo do të thotë në rastin e Bosnjës, aty ku etnitë jetonin mbi "lëkurën" me pulla të ndryshme etnike , për të krijuar territor tërësor serb, shkiet vranë dhe dëbuan boshnjakët e ngjorë. Ja nyja e pazgjitshme e Bosnjës, e krijuar edhe artificialisht, përmes dhunës barbare serbe..

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                TEGA i GocetiVARIT

                                Plani Ahtisari, në thelb është plan nazist - siguron supremacionin e serbëve mbi shqiptaët, boshnjakët Do të DOJA një PLAN ANEKS AHTISARI edhe në Makedoniata Severna - ku të "diskriminuar" si serbët e "Kosovo" të ishim edhe ne shqiptarët. Neve na siguruan dhe betonuan statusin e minoritarëve pa identitet, respektivisht STATUS KODI 20%. shovenizëm i kulluar

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Flamur Struga

                                  Po ky Dani-c .nga cila kuzhine doli?Vetem nga ajo e beogradit dhe e moskes,mbahet qendrim fashisti ndaj luftes te drejte dhe shpetimtares UCK -e cila gezon respekt ne mbare boten perparimtare.Shqiptaret Danovic,din te vleresojne se kush eshte i pa perkulur i pa korruptuar dhe lufton me armiqet dhekullor (tani lufta behet neper kancelarit e europes plake)por me nje kembengulje dhe asesi largim ose trembje per te shkuar pas,Sot Qeveria e Republikes te Kosoves,eshte shembulli me i mire qe dallohet per nje perpjekje stoike drejt realizimit te aspiratave kombetare,kete ti Danic e di?apo je ndonje humorist i teatrove rusoserbe ?qe nje shqiptar te shprehet keshtu,ai eshte kokee kembe pro sllav ne sherbim te tyre dhe qe paguhet nga armiku shekullor....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Edlira Gravani

                                    Përshëndetje, unë jam Edlira Gravani, jam këtu për të përcjellë këtë lajm të mirë për të gjithë botën se si e rifitova dashurinë e burrit tim. Unë isha duke u çmendur kur dashuria ime më la për një vajzë tjetër muajin e kaluar, por kur takova një mik që më prezantoi me Dr.WAVA, lajmëtarin e madh, i tregova problemin tim Dr.WAVA se si më la burri im dhe gjithashtu se si unë nevojiten për të gjetur një punë në një kompani shumë të madhe. Ai vetëm më tha se kam ardhur në vendin e duhur ku do të marr dëshirën time të zemrës pa asnjë efekt anësor. Ai më tha se çfarë duhet të bëja, pasi u bë, në 2 ditët e ardhshme, dashuria ime më thirri në telefon dhe më tha më fal që më jetova më parë dhe gjithashtu në një javë të ardhshme pasi dashuria ime më thirri në duke u lutur për falje, unë u thirra për intervistë në kompaninë time të dëshiruar nëse më duhej të punoja si mbikëqyrës. Jam kaq i lumtur dhe i tronditur sa duhet t'ia tregoj këtë gjithë botës se si Dr.WAVA më ndihmon të plotësoj dëshirën time të zemrës. Dr.WAVA është një specialist në të gjitha llojet e magjive dhe magjive të mira. Nëse keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, kontaktoni Dr.WAVA në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected] gjithashtu mund të telefononi ose whatsapp/Viber 66992602953 nëse keni nevojë për ndihmën e tij. https://www.drwavaofspirituallovespells.com/

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje