Nga Ben Andoni
Nuk mbarojnë paradokset e kohës sonë: SPAK-u, p.sh. më shumë bëhet i dukshëm kur e viziton ambasadorja amerikane sesa kur hap ndonjë dosje. Të mjafton të shikosh gjuhën e trupit të zyrtarëve të saj dhe kupton se Institucioni me më shumë pritshmëri në Shqipëri, madje edhe më shumë sesa vetë Ekzekutivi i Ramës, është ende i brishtë. Shikon nxënës dhe jo zyrtarë plot besim para autoriteteve të huaja. Deklarata e ambasadores në kohën e zgjedhjeve të kreut të SPAK-ut për problemet që mund të dilnin nga votimi i vendosën edhe një vulë jo idealizmi asaj. Do të duhet kohë, punë dhe rezultate që ky institucion i Drejtësisë së re të tregojë se është pikërisht ai që presin shqiptarët.
Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat e Yuri Kim se SHBA-ë do të vazhdojnë ta mbështesin. Pasi pas tre vitesh, kjo fjalë nuk ka mjaftuar, ashtu si nuk kanë mjaftuar dhe ecejaket e diplomates amerikane, që përsërit të njëjtat fjalë: jemi me Ju dhe presim shumë nga ju! Është e vërtetë që institucioni në një farë mënyre ka lëvizur. Fakti se pas hekurave gjenden dy ministra, të cilët nuk kishin këtë tagër kur u arrestuan nuk e mbush pritshmërinë e njerëzve, që në fakt kanë humbur konceptin e peshës së Prokurorisë dhe gjithçka tashmë e lidhin me SPAK-un.
Akronimet, që duhet t’i tundin politikanët për hir të së vërtetës, jo vetëm nuk po i frikësojnë por më shumë se kaq, shumë syresh gjejnë kohë edhe t’i anatemojnë. Dhe, kjo është ajo që e zbeh realisht pritshmërinë ndaj këtij institucioni: mosngjallja e frikës tek kundravajtësit bajagi të mirë të politikës, që e akuzojnë keqazi dhe fare hapur njëri-tjetrin nga parlamenti dhe në çdo forum, ku u jepet mundësia.
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut do t’u duhet ende shumë punë që të ngrihen nga ikja e mandatit të Krajës, një drejtuesi disi flegmatik deri për përpjekjet, ku duhet të intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore.
Megjithatë me forcën që ka krimi, lluksin e ngritur mbi informalitet dhe fuqinë e ndikimin e politikës ka ende shumë pak hapësirë për SPAK-un. Idealistët e saj, nëse do të vendosin t’i thërrasin ndjenjës dhe përgjegjësisë së detyrës u duhet të kalojnë fillimisht sprovën me veten, për të përballur dosjet që i presin nga Inceneratorët e me radhë.
Deri më tani, kemi një pritshmëri tej mundësive për një institucion, që i kanë vënë mbi shpatulla, penalizimin e një korrupsioni që ka emrat më të lartë të piramidës shqiptare të politikës dhe që gjejnë kohë ta përqeshin paq institucionin, në vend që duhej t’u dridhej goja dhe kur përmendej SPAK-u.
O Ben Andoni, jeni bere te gjithe si mos me keq; nuk jane inceneratoret te paret, bile jane te fundit, jane prona socialiste qe u vodh e gjitha, krimet monstruoze nga 1992 e deri me sot, jane vjedhja dhe helmi qe kane pire shqiptaret per 32 vjet e pastaj vijne ata çfare u thoni emrin ju se une i ngaterroj. A ka radhe per te blere buke? Keshtu ka radhe edhe per krimet qe te filloje ndalimi tyre, ndryshe kriminelet do birbilojne si birbilon dobiçi sheqeres.
Përderisa gogolët e hajdutët e kriminelët janë të lirë, darkave mblidhen nëpër resortet e tyre dhe kërkojnë të marin pushtet, Shtet nuk ka. SPAK ka marë një neveri popullore nga fillimini saj, ku kraja hëngri e piu gjith kohën e tij, dhe nuk bëri as dhe një gjë, përvtë luftuar korrupsionin. Dhe meqenëse nuk bëri asgjë, ju prap e mbajtët në atë institucion, ku pret rradhën të bëhet prap kryetar. Çfar do mund të presësh nga ky institucion?, ku iku një, e vjen një si ai, me krajën dhe si kraja do bëjë punën dumani apo dumanët?, ai që nuk bën punën duhet të largohet nga ai institucion, sepse vetëm shkopij në rrota do vejë, ose do bëjë punën si i infiltruari të shum përfolurve nga populli.
???? eshte në natyrën e njeriut që të kërkojë gjithmonë me të mirën, te beje drejtësi , të fitojë mbi të keqen , ta bëjmë naten ditë...thonin te paret...kur u votua reforma për drejtësi ne parlament , mori 140 vota , s'ishte parë ndonjëherë unanimitet i tillë ????...te majte dhe te djathte përgëzonin njëri tjetrin ,erdhi dita , do ndahet shapi nga sheqeri...jemi Ne , superioret...që dënojmë..dhe janë Ata ...shtresa poshte ..lypēsit , xhepistat ,vrasësit... zhuli poshte që prish rendin...Tek ne , sapo dikush bëhet i pushtetshëm , gjëja e parë që bën, është një vilë larg zhurmës , distancim dhe izolim nga populli i thjeshte ... ça mut spaku , me ner me thon...po këtu hall nuk është korrupsioni hapesira mes pallateve qe po zhduket , ka rruge po ska trotuare , ka shkolla me turne me mbipopullim , ka egersi ne rritje te adoleshdnteve , qe s'dine ta shpjegojnë , ka ndotje te ajrit , ka zhurma pa fund , ka hile dhe gënjeshtra në biznes , ka mos besim , ka zhgënjim ,ka parregullsi pa fund ,ka dhunë, ka trishtim .....shtëpia fillon nga themelet jo nga çatia...bēni ndonje artikull për edukatorët dhe per mësuesit , se nga ato vjen hajri jo nga spaku....( të dhjefsha artikullin , vetem per te derdh helm jeni )

Perseri “Quasimodo” ne SPAK ?! Une mendoja se Ai, KRAJA do qerohej nga SPAK ?! Zonja KIM, ambasadore e Mikut tone te Madh,SHBA ketu duhen ndryshuar rreguat e Lojes ! KRAJA nuk beri asgje ne drejtim te Luftes kunder korrupsionit ! Koka dhe Bllako qe sot jane ne qeli, megjithe postet qe kane pasur perseri bejne pjese ne “Cironkat” dhe per fajin e tyre jo si te korruptuar por se ndryshuan Partite ! Ilir Meta(j) dhe bachella e tij , Mona, nuk do t’ja falnin atij “tradhetine” qe shkoi te socialistet Prandaj iu qepen me buke ne traste per inseratoret dhe e kapen ! Dhe po te mos ishte nga Iliri dhe Mona sot Kemba nuk do t’i binte Kokes !? Do te bente gjumin e embel ne Gj. e Lalezit si moms i mire i 11 haleve dhe njera per MACET !
Zonje e nderuar KIM, ambasadore e Shtetit “Numbur One” ne Bote, mos kij ilizione as per krajat,as per dumanet e te tjeret qe vije pas, Jane te gjithe brumi i gatuar nga NON GRATA i Vicidolit ! Ata jane zgjedhur me maje lapsi nga Berisha duke u betuar para “Godfatherit” per besnikerine ndaj tij ! Ky betim ben pjese ne kodiget e Kanunit te Lek Duksgjinit” me titullin “BESA”, dhenja e BESES ! Dhe mosmbajtja e saj zgjidhet me plumb duke u konsideruar si Tradheti e Larte…..! Prandaj edhe Dumani e dumanet do ju dhurojne juve vetem buzeqeshje hipokrite dhe asgje me teper ! Ka vetem dy rruge : E para : ketyre duhen vene kembet ne nje kepuce “Big Steek-un” ose Reformatimi i SPAK-ut ku 50% shqiptare dhe 50% nderkombetare, ku ne krye te jete nje JOB- SON me te Drejte veto-je ! Ndryshe punet ne SPAK do te shkojne rroko- pune duke u majmur me pagat marramendese dhe duke bere gjumin letsrgjik ! Oh sa mire te marresh dengun me Euro apo USD pa i thene plac punes…….!
Korigjim : Edhe Koka e Bllako te korruptuar e hajdute jane por ne nuk mund t’i krahasasosh me binomin Berisha-Meta dhe shume te tjere para tyre …..Prandaj i konsideroj keta dy “ciron- ka”……..!